ShowBiz

Prezantuesi i njohur i Top Channel më në fund pranon se është gej, qytetarët e masakrojnë me komente

Guximi i prezantuesit të njohur për të treguar hapur preferencën e tij seksual dhe fotot ku tregonte martesën me një mashkull, kanë bërë që një lumë ofendimesh shkojnë në drejtim të tillë në profilet e rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për prezantuesin e emisionit “Select” në Top Channel, Mishel Rrena. Ai kurorëzoi dashurinë e tij me partnerin Tian Oliver Murray, në Londër. Mësohet se dyshja kishin një lidhje të fshehtë që prej vitit 2014. Dy ditë më parë 22-vjeçari sfidoi opinionin publik dhe u martua me një mashkull. Mishel Rrena ish-moderatori nga Kavaja u shpërngul në Londër në mënyrë që të realizonte objektivat e jetës së tij.

Fotot nga ceremonia bënë xhiron e mediave në vend dhe Misheli njihet si i pari personazh publik në vend që shfaqet kaq hapur duke bërë publike edhe martesën e tij gay. Menjëherë pas publikimit të fotove, moderatori ra pre e ‘kryqëzimit’ në rrjetet sociale për shkak të komenteve ofenduese.

Misheli dhe partneri i tij, Tian Oliver Murray, që prej vitit 2014 kishin marrëdhënie sentimentale të fshehur, por më në fund të dy dolën me vendimin e martesës. Ajo që i martoi është pikërisht mikja e bashkëshortit të Rrenës, Brixhilda Rose, e cila në këtë rast kreu rolin e një prifti. Mësohet se ky vendim nuk ëhstë pritur aspak mirë nga familjarët e Rrenës. Siç dihet, mentaliteti shqiptar nuk ka arritur akoma në nivele të tilla.

Prezantuesi i njohur i Top Channel më në fund pranon se është gej, qytetarët e masakrojnë me komente Read More »

Moda, 10 veshjet që duhet të keni në vjeshtë

Shtatori dhe sezoni i ri i modës janë pothuajse në derë. Ndërsa jemi duke pritur, nuk ka asgjë më të mirë se të fillosh të marrësh një ide në lidhje me veshjet që sigurisht nuk mund të mungojnë në kodin tonë të veshjes për pamjen magjepsëse nga mëngjesi në darkë.

Duke filluar me disa artikuj të padiskutueshëm për veshjet me gjelbërim të përhershëm si; pëlhura klasike me ngjyrë bezhë, xhaketat ‘biker’ në versionin prej kamoshi dhe fundin e zi për ta veshur gjatë gjithë ditës.

Për t’u kombinuar me disa veshje të posaçme si pantallona të gjera, fustanet me gjatësi mesatare, trikot me shkrime dhe bluzat me temina për të shkëlqyer në mbrëmje.
Për të mos gabuar, ne kemi zgjedhur 10 nga tendencat më të forta të sezonit të ardhshëm, për të cilat do të jetë shumë e vështirë për të thënë jo./atsh

Moda, 10 veshjet që duhet të keni në vjeshtë Read More »

“Uuuu vdeksh ishalla o shtrig o qelpsin”, aktori bën për një lekë moderatoren e njohur

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar gje, jane perfolur per nje lidhje mes tyre. Por cfare ka mes moderatores shqiptare dhe këngëtarit bukurosh? Disa kohe me pare foto të ndryshme qarkulluan ku Kiara Tito dhe Butrint Imeri shiheshin së bashku.

Mirëpo pas shkëputjes së dyshes së famshme, fansat e këngëtarit filluan të shfrynin inatin me moderatoren. Në shumë foto kishte ofendime nga më të ndryshmet, madje disa arrinin deri në pikën ku i kërkonin llogari se pse e la yllin e hitit “Xhanëm”.

Teksa së fundmi Tito ka publikuar një foto me bikini, ku shihet e ulur mbi je shezlon.

Ai që ka rënë në sy ka qenë komenti i aktorit të njohur të humorit. Olsi Bylyku i njohur ndryshe si Kimikati e ka ofenduar shumë keq moderatoren. “Uaaa ndyrsina ke kto gurat edhe ke ky shazlloni ka hedh foto edhe butrinti , uuuu vdeksh ishalla o shtrig o qelpsin,”- shkruan aktori krahas fotos.

Mirëpo duke mos pasur asnjë reagim nga ana e moderatores, nuk dimë nëse ky koment ka qenë dashakeqës apo u është bashkuar me humor fansave të Butrintit.

“Uuuu vdeksh ishalla o shtrig o qelpsin”, aktori bën për një lekë moderatoren e njohur Read More »

Nga vendi i diskos me prezervativë, detajet që nuk i tha njeri nga dasma e Sarës dhe Ledionit

“Iconstyle” na ka zbuluar detaje të tjera nga dasma në Como te Italise e Ledionit dhe Sara Hoxhes, detaje që askush nuk i mori vesh më parë. Të ftuarve u është dashur të paguajnë vetëm biletën për në Itali, pasi çdo gjë tjetër ishte e paguar. Familja Hoxha dhe dy mikeshat e ngushta të Sarës dhe Lorit kanë udhëtuar më parë se të tjerët në Itali, ku kanë festuar edhe ditëlindjen e njërës prej tyre më datë 10.

Të ftuarit kanë marrë një dhuratë pikante. Bëhet fjalë për një pako që mbante brenda gjithçka që nevojitej, duke filluar nga qetësuesit e kokës e deri tek prezervativët.

Dasma ka patur disa ambiente. Në njërën atmosferë ishte disko ku mund të kërceje me muzikë me zë të lartë dhe në ambjentin tjetër një sallë më e qetë, ku të ftuarit mund të bisedonin e të relaksoheshin.

Në dasmën e Sarës dhe Ledionit nuk mungoi muzika popullore dhe vallet tradicionale shqiptare, siç mund ta shkoni në videon e mëposhtme.

Image

ImageImageImageImage

Nga vendi i diskos me prezervativë, detajet që nuk i tha njeri nga dasma e Sarës dhe Ledionit Read More »

Kështu po e kalon pensionin Lorik Cana

Instinktin e futbollistit ende e ka tejet të fortë.

Aq të fortë, sa edhe kur është me pushime ai vazhdon të jetë i shoqëruar nga topi i tij.

Lorik Cana dikur kapiten i Kombëtares Shqiptare në Futboll, tani është pensionuar dhe i tëri është fokusuar te familja.

Me pushime me gruan Monikën dhe të birin Boikenin, ai ka vazhduar të luajë futboll buzë detit.

Është gruaja e tij Monika ajo që ka shpërndarë në rrjete sociale një video, në të cilën ish kapiteni i kombëtares shfaqet duke lozur futboll.

“Një futbollist në pension”, ka shkruar italiania Monika.

Kështu po e kalon pensionin Lorik Cana Read More »

“Të bukurat e dheut”, zbresin në Berat

Të bukurat e dheut” nga 36 vende të botës do të zbresin të martën në qytetin e Beratit në spektaklin “Miss Rainbow of the world”.

Në datat 21 dhe 22 gusht, me mbështetjen e bashkisë së Beratit, do të organizohet eventi ”Miss Rainbow of the World”, një konkurs ndërkombëtar bukurie, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, ku do të garojnë për “Kurorën Shumëngjyrëshe të Ylberit përfaqësueset e 36 shteteve. Aktivitetet që do të zhvillohen në Berat: Datë 21 gusht, ora 18:30, në stadiumin “Tomorri”, ndeshje miqësore futbolli nga konkurrentet. Hyrja është e lirë”, shprehet bashkia e Beratit.

Po ashtu zbardhet axhenda e aktivitetit ku thuhet se në “datë 22 gusht, ora 20:00, në sallën e koncerteve të Qendrës Kulturore, në natën finale të konkursit ‘Miss Rainbow of the World’, do të ndiqni spektaklin e miseve pjesëmarrëse, si dhe performancën e grupit të Qendrës Kulturore ‘Margarita Tutulani’, Berat. Hyrja është e lirë”, thuhet në njoftim. /atsh

“Të bukurat e dheut”, zbresin në Berat Read More »

Nuk është shaka/ Prezantuesi i Top Channel i jep fund beqarisë, martohet me nje mashkull

Një nga prezantuesit e Top Channel, në emisionin rinor të pasdites ‘Top Select’ i ka dhënë fund beqarisë.

Në fakt, mos prisni të shihni pamje nga martesa e zakonshme sepse prezantuesi Mishel Rrena i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me një mashkull.

Ai kishte pranuar hapur orientimin e tij seksual dhe duket se tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe pak ditë më parë ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Dailyxing.com ka publikuar fotot e ceremonisë kur të rinjtë i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit nga dasma e organizuar në Londër.

Nuk është shaka/ Prezantuesi i Top Channel i jep fund beqarisë, martohet me nje mashkull Read More »

Jul Deda flet pas kalimit në Tv Klan/ A do bashkohet me Ermal Mamaqin dhe Gent Zenelajn

“Dublex” është spektakli i ri i humorit në ekranet shqiptare, bazuar në improvizimin, me drejtues artistik Julian Dedën. E njëjta trupë, i njëjti format si “Apartamenti 2 Xl”, me situata të reja, por jo aktorë të rinj. I zhvendosur tashmë në Tv Klan, Julian Deda gjen në këtë televizion edhe dy ish-kolegët e tij të grupit SHBLSH, Ermal Mamaqi dhe Gent Zenelaj.

Dihet tashmë që grupi është ndarë për arsye që djemtë i kanë treguar në të kaluarën. Shkak është bërë vendimi i Gentit për të lënë Vizion + dhe për të kaluar të Agon. Por a mund t’i shohim sërish të tre aktorët. Në një intervistë të gjatë për PanoramaPlus, Deda e ka lënë të hapur bashkëpunimin.

“Po, është e vërtetë që aty punojnë dy kolegët e mi, secili në emisionet e veta. Përsa i përket pyetjes për çfarë arsye do i refuzoja, unë jam një njeri që nuk njihem për refuzime. Nëse refuzoj dikë, e refuzoj përjetë, por ama nuk refuzoj kot. Por, njëkohësisht, jam shumë i vështirë për të ma mbushur mendjen, kështu që do u duhet shumë punë për të ma mbushur mendjen. S’e di, flisni me Ermal Mamaqin! (qesh)” – tha Deda.

Jul Deda flet pas kalimit në Tv Klan/ A do bashkohet me Ermal Mamaqin dhe Gent Zenelajn Read More »