ShowBiz

Befason këngëtarja e njohur shqiptare, heq dorë nga muzika: Nuk këndoj më, jam lodhur

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka habitur fansat me deklaratën e fundit që ka bërë.

Ajo është shprehur se do të heqë dorë nga muzika, dhe si shkak ka thënë lodhjen dhe jetën e parregullt që bën.

Në Promenadë Vere te T7, Zanfina u shpreh: “Jam lodh me jetën e këngëtares. Udhëtime, shpenzime. Po dua të bëj jetë të rregullt”, ka thënë Zanfina.

zanfina-ismaili1_1470417494-8129349_0.jpg

Befason këngëtarja e njohur shqiptare, heq dorë nga muzika: Nuk këndoj më, jam lodhur Read More »

“10 mijë euro nata”, rrëfehet Kallashi, nga ngacmimet e politikanëve e deri tek dhuratat e çmendura

Është një nga vajzat më të komentuara nga bota e show-bizzit, e cila befasoi jo pak par pak kohësh kur u “zhduk” nga rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Fjala është për Donjeta Kosumin apo siç njihet gjerësisht Kallashi, e cila jo vetëm i është rikthyer rrjeteve sociale por edhe në Kosovë. Ndërsa në postimin e saj të fundit, kohë më parë, njoftoi se do të hiqte dorë nga kërcimi, tashmë i është rikthyer profesionit të saj. Por çfarë ka ndodhur meKallashin që nga ajo kohë e deri më tani?

Në një intervistë për “Blueetooth GSH”, ajo rrëfen arsyet e largimit dhe të rikthimit në profesion dhe në Kosovë. Ka qenë e kërcënuar? Dikush e ka detyruar të largohet, apo ka qenë vendimi i saj?

Pjesë nga intervista e Kallashit:

Pas një shkëputjeje të gjatë u rikthyet në Kosovë? Çfarë projekti do të sillni? Unë isha aktive në Zvicër. Kam bërë mbrëmje, koncerte, pastaj u ktheva në Kosovë, sepse kisha nevojë për pushim. Ndërkohë që tani jam duke punuar tek “Princesha Palace”.

Thatë se do realizonit një këngë dhe videoklip. Është bashkëpunim apo solo? Po, kam klipin tim, i cili është duke u realizuar. Por do ketë dhe bashkëpunim tjetër.

Cila është arsyeja e shkëputjes suaj nga klubi “Cobra City” dhe mbyllja e gjithë rrjeteve sociale?
Unë kam mbaruar kontratën në “Cobra City”, kjo ishte dhe arsyeja pse u largova. Ndërsa për sa i përket rrjeteve sociale, ato më janë vjedhur, nuk i kam mbyllur. Pastaj kam arritur të rikthej ‘Snap Chat’ dhe ‘Facebook’, kurse ‘Instagramin’ nuk kam mundur ta rimarr.

A keni pasur ndonjë kërcënim nga ndonjë personazh i njohur që ju detyroi të largoheshit Kërcënime? Jo, skam pasur direkt nga askush. Thjesht kam dëgjuar, por nuk kisha askujt borxh dhe s’kam frikë kështu që u ktheva në Kosovë.

A ju ka ofruar ndonjë politikan apo personazh i njohur ndonjë shumë të majme për të kaluar natën me ju? Nëse po, Sa ka qenë shifra? Nuk kam pas kontakte me politikanë dhe si pëlqej këto oferta.

A ka pasur raste që kur keni kërcyer ju ka ngacmuar ndonjë? Si keni reaguar? Po, ka ndodhur. Por e kam marrë më shumë me buzëqeshje.

Si ju ka ngacmuar? Me fjalë apo dhe me gjeste? Çfarë keni bërë konkretisht? E kam qëlluar me shishe ose kam bërtitur.

Ka pasur raste që dikush është fiksuar pas jush e ju ka ndjekur kudo që shkonit? Nëse po, ka qenë personazh i njohur? Si keni vepruar? Po ka pasur. Ka qenë shumë e vështirë, por normalisht na ndodh të takohemi në vende ku ka njerëz dhe nuk ka ndodhur diçka më shumë, sepse gjithmonë kam pasur kujdes.

Për çfarë gjëje do të hiqnit dorë njëherë e mirë nga kërcimi? Në qoftë se do krijoj familje, normalisht nuk do kërceja si më parë.

A është dikush në jetën e Kallashit? Kam pasur një lidhje të gjatë prej vitesh, por tanimë jo.

A keni ndonjë plan për ndryshim rrënjësor në jetën tuaj? Po. Do doja të jetoja larg vendit, ku nuk me njohin. Të iki dikund larg, e të krijoj një familje. Dhe s’dua të më njohin si Kallashi.

Cila është shifra më e majme që keni fituar në një mbrëmje që keni kërcyer? Nuk mbaj mend saktë. 10 mijë euro.

Cila është dhurata më e shtrenjtë që ju kanë bërë? Më kanë bërë dhurata të ndryshme. Më e shtrenjta ka qenë një makinë.

Nëse nuk do ishit kërcimtare, çfarë do donit të bënit në jetë? Do doja të isha police.

Pse pikërisht police? Po, sepse më shkojnë gjërat gangsta. Me siguri do ishin dorëzuar të gjithë kriminelët, vullnetarisht.(Qesh)/korrieri

“10 mijë euro nata”, rrëfehet Kallashi, nga ngacmimet e politikanëve e deri tek dhuratat e çmendura Read More »

Zbulohet më në fund, ja në cilin televizion shkon Besi dhe Erioni. Me vete kanë marrë edhe dikë tjetër

Tashmë është konfirmuar se Bes Kallaku dhe Erion Isai do të jenë pjesë e Tv Klan pas shumë aludimesh. Por dyshes do i bashkohet dhe aktori Olsi Bylyku, i njohur ndryshe si Kimikati, i cili ka qenë po ashtu pjesë e “Portokalli”, por vetëm pak ditë më parë u zbulua nga “Chaud Patate” në Radio ENERGY se u largua nga programi humoristik.

Burime pranë “Chaud Patate” bëjnë me dije se xhirimet për show-n e ri televiziv kanë nisur, por nuk dihet ende fasha e orarit e detaje të tjera.

Zbulohet më në fund, ja në cilin televizion shkon Besi dhe Erioni. Me vete kanë marrë edhe dikë tjetër Read More »

Biznesmeni la gruan për Zajmina Vasjarin, por komentuesve nuk u dalin llogaritë e viteve për lidhjen e tyre

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura në tregun muzikor, ku ka mbijetuar prej vitesh. Bëhet fjalë për Zajmina Vasjarin, e cila ka festuar 13-vjetorin e vajzës së partnerit. Kjo pasi, para lidhjes së tyre, biznesmeni ka qenë i martuar.

Këngëtarja shihet që i ka organizuar një festë madhëtore për ditëlindje së bashku me të atin. Zajmina Vasjari është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare përsa i përket jetës së saj personale. Ajo ka më shumë se 13 vite në krahët e partnerit të saj dhe vetëm para pak muajsh bënë gjithçka publike. Dyshja janë tashmë edhe prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khloe.

Mirëpo për ta gjithë ata që se dinë, Biznesmeni Klodian Asllani ka qenë i martuar më parë, dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë një vajzë, Kristel. Kristel sot ka festuar 13-vjetorin e lindjes së saj, dhe babai së bashku me Zajminën i kanë përgatitur një festë surprizë. “Gëzuar ditëlindjen princeshë,”- shkruan Zai krahas fotos së të voglës. Nga ky postim kuptojmë që këngëtarja ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzën e partnerit.

Por duke bërë një llogaritje të vogël të viteve, diçka na bie në kundërshtim. Pasi siç thuhet prej shumë kohësh, Vasjari e ka njohur partnerin e saj kur ishte 17-vjeçe dhe kanë më shumë se 13 vite së bashku. Por ndërkohë që vajza e parë e Klodianit ka mbushur sot 13 vjeçe, do të thotë që kur biznesmeni u njoh me këngëtaren ishte ende i martuar?! Nejse, gjëra të tilla ndodhin, rëndësi ka që të jenë të lumtur.

Biznesmeni la gruan për Zajmina Vasjarin, por komentuesve nuk u dalin llogaritë e viteve për lidhjen e tyre Read More »

Eno Popi publikon për herë të parë foton e vajzës së tij

Eno Popi dhe partnerja e tij Atena prej 3 muajsh janë bërë prindër të një vajze. Vogëlushja quhet Liv, dhe deri më tani nuk ishte publikuar asnjë foto e saj.

Por ditën e sotme Eno ka vendosur të ndajë një foto të vajzës së tij me të gjithë ndjekësit në Instagram. Eno është kujdesur që mos i duket fytyra por vetëm krahët e së bijës, e cila me njërën dorë ka kapur gishtin e të atit, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.

Eno Popi publikon për herë të parë foton e vajzës së tij Read More »

Nga një këngëtare e famshme sot në vështirësi ekonomike dhe punon si kamariere. Ja për cilën bëhet fjalë

Nga një këngëtare e famshme, ajo është sot një mjeri i thjeshtë që punon kameriere për të siguruar jetesën. Fjala është për Silva Gunbardhi, e cila korri shumë sukses me këngën e saj “Të ka lali shpirt”, këngë e cila edhe sot e kësaj dite thyen rekorde klikimesh.

Mirëpo në një intervistë që këngëtarja dha para më shumë se një viti, rrëfeu vështirësitë ekonomike në të cilat po kalonin ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Dafi Derti. Silva u shpreh se ishin të varfër dhe se mezor ja dilnin ndonjëherë, që të përballonin shpenzimet e shumta. Sipas Gunbardhit këngëtarët e pasur shisnin drogë.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Derti u shfaq në disa video me tufa të mëdha eurosh, dhe familja filloi pushimet në një jaht luksoz. Pavarsisht kritikave që mori nga fansat, këngëtarja sërish i qëndronte faktit që nuk ishte e pasur, thjesht Dafi xhiroi klipin e ri dhe ajo bëri një foto.

Mirëpo vështirësitë ekonomike Silva Gunbardhi i ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ajo ka publikuar një foto ku shihet në një lokal duke punuar si kamariere. Silva shihet me një përparëse dhe dy shishe vere në dorë teksa u shërben njerëzve.

Nga një këngëtare e famshme sot në vështirësi ekonomike dhe punon si kamariere. Ja për cilën bëhet fjalë Read More »

Elhaida Dani çon ‘Notre Dame de Paris’ në Kanada

Këngtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada në kuadër të turneut muzikor « Notre Dame de Paris ».

Musicali është i shkruar nga muzikanti Riçardo Coçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror, i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.

“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anëkënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, dhe stacioni i fundit pritet të jetë Kanadaja. Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.

Në një bisedë më Albanian Montreal Press, Elhaida është mjaft e lumtur që të njoftojë të gjithë miqtë, artdashësit dhe shqiptarët që jetojnë në Kanada, ta mbështesin atë gjatë spektaklit. Ndërkohë që turi vazhdon, pas shfaqjeve në Quebec në “Grand Théâtre de Québec.”, datat e spektaklit të Montreal do të jenë më 8, 15 dhe 20 shtator, ndërsa në Otawa ajo do të jetë më 17 tetor.

Image

Elhaida Dani çon ‘Notre Dame de Paris’ në Kanada Read More »

Merret peng Linda Morina?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Ajo është një nga personazhet më të komentuara në Shqipëri dhe Kosovë.

Linda Morina e cila është e cilësuar edhe shpeshherë si këngëtare, padyshim di edhe të tërheqë vëmendjen.

Ka disa kohë që është shkëputur nga rrjetet sociale, por një  postim i fundit ka zbuluar se çfarë ka ndodhur me të.

Ajo as nuk po kërcen apo këndon, por është  e lidhur në një shtyllë ku edhe goja i është mbyllur.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka e Lindës apo vërtet dikush e ka marrë peng atë.

Image

Merret peng Linda Morina?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit Read More »