ShowBiz

“Me dhimbje, grupi ia doli deri në majë”, Tahiri zbulon se kush e shoqëronte në Tepelenë

Ditën e djeshme ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pushtoi mediat online me foton veshur si ushtar në majën e Kendrevicës në Tepelenë, e ndërsa sot ka zbuluar kush e shoqëronte. Tahiri përmes një postimi në Instastory ka zbuluar se së bashku me 6 persona të tjerë ka arritur të ngjisë malin e Kendrevicës, rreth 2122 metra mbi nivelin e detit.

“Me dhimbje, grupi ia doli deri në majë”, shkruan ai, ndërsa shkrimin e shoqëron me një “fytyrë gazmore”.

“Me dhimbje, grupi ia doli deri në majë”, Tahiri zbulon se kush e shoqëronte në Tepelenë Read More »

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel

Lëvizjet e programeve dhe emrave të sezonit të ri kanë nisur të bëhen publike edhe në Top Channel. Krahas programeve të njohura tashmë në ekranin e Top-it, sfidë për të janë edhe transmetimet e reja që do të nisin sezonin e vjeshtës.

Eno Popi ishte ndër të parët moderatorë që, përmes spotit të programit të tij, njoftoi për “Dilema”, programi argëtues game show, që do të nisë së shpjeti në këtë ekran.

Pas tij, edhe Bieta Sulo konfirmoi se do të jetë pjesë e pasdites me “Ftesë për 5”, ndërsa sonte, Top Channel, përmes profilit zyrtar në Instagram, ka njoftuar edhe një program të ri të përditshëm, i cili do të jetë i fokusuar në temat e aktualitetit.

“Top Talk” do të transmetohet çdo ditë në orën 15:45 në Top Channel dhe do të drejtohet nga gazetari njohur i këtij ekrani, Denis Dyrnjaja: “Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti dhe gjithçka tjetër përballë faktit. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “Top Talk”, çdo ditë në orën 15:45, në Top Channel”- shkruhet në profilin zyrtar të Top Channel.

Po Pop Culture me Dojnën dhe Kelvin? Sipas programit, menjëherë pas lajmeve të drekës në Top, niste Pop Culture, i cili vijonte deri në orën 17.00. Pas tyre, niste një serial për t’ia lënë vendin “Pasdite në Top Channel”. Po tani që menjëherë pas lajmeve nis “Pop Talk” dhe në orën 17.00 nis “Ftesë për 5” me Bieta Sulon, kur do të transmetohet Pop Culture?

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel Read More »

Armina Mevlani ndahet nga Shkëlzen Berisha

Nga Bledi Mane

E kishte kapur disa herë mat por per shkak te lekëve, i duhej ta toleronte. Nje nga vajzat e papuna te rruges “Myslym Shyri” ne Tirane , Armina Mevlani, ish e dashura e djalit te papunë të Sali Berishes, eshte ndare nga Shkelzeni. Djali i vetem i ish presidentit dhe kryemistrit demokrat Berisha, e kishte tepruar shoqerine e tij me djalin e ish presidentit socialist Rexhep Meidani. Denion Meidani, nje nga homoseksualet me te parregullt e më të konsumuar te Tiranes pati depertuar ne familjen e djalit te Saliut duke shkaterruar keshtu edhe zakonet kanunore, edhe traditat fisnore.

Pavaresisht katrahures, ne te gjithe kete mesele bajate më e humbura doli Armina Mevlani e cila kurre nuk u martua dhe kurre nuk lindi femije me djalin e Saliut. Fundja Sali Berishes i intereson me shume krushqia e re me Rexhep Meidanin se ne kete menyre mban lidhje delikate me Edi Ramen.

Kemi vettingun neper kembe. Sakrifikojme Arminen, fitojme djalin e Rexhepit e njekohesisht fitojme edhe mos ndëshkimin!!!

Armina Mevlani ndahet nga Shkëlzen Berisha Read More »

Saimir Tahiri ngjitet në majën e Kendrevicës, por zbulon diçka të frikshme që s’do donte ta shihnit

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Saimir Tahiri është distancuar plotësisht nga jeta politike. Ish-ministri i Brendshëm ka postuar shpesh foto në rrjetet sociale nga vendet që ka vizituar. Më i fundit ishte Maja e Kendrevicës.

Ndërsa duhet edhe pak kohë që të kalojë afati i hetimeve për ish-ministrin e brendshëm, Saimir tahiri, ky i fundit po e shijon lirinë që fitoi pas vendimit të gjykatës për ta nxjerrë nga arresti shtëpiak.

Tahiri është shfaqur në majën e një mali ku dhe ndodhej një stan. “Maja e Kendrevices – 2122″, Përshëndetje nga çatia e Labërisë”-ka shkruar Tahiri. Por këtë herë Tahiri ka zbuluar edhe një tatuazh që e ka te pjesa e poshtme e gjurit të këmbës së djathtë. Tatuazhi duket sikur është në formën e flakëve të zjarrit.

Saimir Tahiri ngjitet në majën e Kendrevicës, por zbulon diçka të frikshme që s’do donte ta shihnit Read More »

E mbani mend brenda Big Brother? Uau, shikoni sa ka ndryshuar Qetsori

Qetsori, djali nga Vlora, i cili la familjen, gruan dhe djalin për t’u mbyllur tre muaj brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, Big Brother Albania, vazhdon me bizneset e tij në Vlorë.

Por ai eshte fotografuar fundjavën e kaluar ne plazh. Ajo që të bie në sy është fakti se Qetsori ka ndryshuar mjaft.

Ai ka lënë mjekër, ndërkohë që i kanë dalë edhe thinjat.

E mbani mend brenda Big Brother? Uau, shikoni sa ka ndryshuar Qetsori Read More »

Befason Bes Kallaku, shfaqet krah për krah me liderin komunist

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka postuar në profilin e tij një foto mjaft interesante.

Në këtë fotomontazh, Besi shihet duke i treguar Kim Jong-ut për domaten dhe shpjegimin e emrit të saj në latinisht, e ndërsa Jong e dëgjon gjithë vëmendje.

“Nigjo mu, domotja osht frut edhe jo perim, ne latinisht i thone “solanum lycopersicum”, edhe mbaje mend se nuk ta perseris mo”, ka shkruar aktori.

Kohët e fundit, Besi ka postuar fotomontazhe me aktorë dhe personazhe të famshëm.

Befason Bes Kallaku, shfaqet krah për krah me liderin komunist Read More »

I veshur si ushtar e me shkop në dorë, një mesazh i qartë nga Saimir Tahiri nga çatia e Labërisë

Ai vijon të kapë majat për të treguar të gjithëve se ai do të qëndrojë në gjithnjë në krye. Po flasim për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Përmes një foto të postuar pak momente më parë në rrjetin social facebook, ai shihet i veshur si ushtarë, në Majën e Kendrevicës, e ndërsa në dorë mban një shkop.
“Maja e Kendrevices – 2122 m ? Pershendetje nga çatia e Laberise #tepelene #laberi #climbing #kendrevice”, ka shkruar Tahiri.

I veshur si ushtar e me shkop në dorë, një mesazh i qartë nga Saimir Tahiri nga çatia e Labërisë Read More »

Kjo martesë ka mahnitur të gjithë, lexoni historin e çiftit nga Prizreni

Kosovarja-

Në stinën e verës më së shumti të rinjtë kurorëzojnë dashuritë e tyre me martesë.

Secili në mënyrën e vet, duke tentuar që të lëjnë vepra të cilat me emocione do të mund t’i kujtojnë më vonë.

Viti 2018 ka qenë një vit i ngjeshur sa i përket martesave në Prizren, shkruan 04 Online. Por, ne ju kemi sjellur dasmën e këtij viti e cila do të mbahet mend për shumë vite dhe për shumë arsye. Dy të ri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre të cilën e kanë ushqyer me respekt, mirësjellje e harmoni ndër vite. Bëhet fjalë për Mahmut Tarashaj dhe Valentina Elshani – Tarashaj.

Ju kujtojmë se Mahmuti ka patur para disa viteve një aksident, nga i cili ka mbetur në karrocë. Por angazhimi i tij në fusha të ndryshme nuk ka munguar. Ka organizuar mbrëmje muzikore, ka menaxhuar këngëtar dhe ka realizuar disa biznese. Ndërsa Valentina është e njohur në fushën e modës, shkruan 04 Online.

Ne jo rastësisht e kemi quajtur si dasmën e vitit 2018, pasi çifti në vazhdimësi ka përcjellur një mesazh që aty këtu i ka munguar shoqërisë sonë, pra që të gjendemi në të mirë e në të keq pranë atyre që i duam dhe na duan. Këtë e kanë dëshmuar Mahmuti me Valentinën. Çdoherë pranë njëri tjetrit, çdoherë për njëri tjetrin derisa janë bërë model për të rijtë tjerë, shkruan 04 Online.

Për më shumë ne ju kemi sjellur disa fotografi të çiftit, ndërsa ne i urojmë martesën dhe urojmë të trashëgohen.

Kjo martesë ka mahnitur të gjithë, lexoni historin e çiftit nga Prizreni Read More »