ShowBiz

Frangajt i plas sherri në Klan, Mamaqi sulmon Ardit Gjebrean, kurse Fevziu, Jul Deda dhe Bes Kallkaku…

Televizioni Klan ëstë në luftë të vazhdueshme me Top Channel për të marrë sa më shumë audiencë dhe në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv duket se, janë shfaqur dhe ato detaje që fshihen. Blendi Fevziu hoqi dorë nga largimi pasi mori rritje të pagës, por ka ende disa gjëra që nuk shkojnë mesa duket.

Së fundmi, pikërisht në kohën kur merkatua e medieve televizive është në kulm të saj, Ermal Mamaqi, që deri dje është konsideruar si më i përkëdheluri në Tv Klan, ka provokuar rëndshëm me anë të një fotomontazhi në rrjetet sociale. Me një ironi që për hir të së vërtetës është mjaft e goditur, ai ka inflirtuar në një faqe në Instagram një montazh ku personazhi i njohur në emisionin e Arian Çanit si i “varfri më i famshëm”, Ard Daullxhiu, shfaqet duke dhënë edicionin kryesor të lajmeve në TV Klan.

Duket se në këtë sezon “shitje-blerjesh” mes televizioneve kryesore në vend, Ermal Mamaqi, po ndihet i kërcënuar. Tashmë është konfirmuar se ish bashkëpunëtori dhe miku i tij Julian Deda do të ketë hapësirën e tij në këtë TV dhe sipas burimeve të sigurta, ajo do të spostojë emisionin e Mamaqit. Nga ana tjetër në këtë TV po mbërrijnë edhe shumë ish-kolegë të tjerë të “Portokallisë” si Bes Kallaku dhe “Duçka”, ndaj Mamaqi në fakt ka përse të ndihet i kërcënuar.

Por loja është më e thellë dhe më e rëndë dhe në gjithë këtë që po ndodh, nuk ka si të mos jetë i përfshirë edhe Blendi Fevziu si strumbullar i çdo gjëje që ndikon te pronari Aleksandër Frangaj. Por edhe Ardit Gjebrea. Fevziu pasi “hoqi qafe” Andi Bejten detyroi Frangajn ti rrisë rrogën duke përdorur në mënyrë brilante Ben Blushin, tani ja ka vënë syrin Ermal Mamaqit.

Leva që po përdoret në këtë operacion është vetë Ardit Gjebrea, i cili njihet brenda këtij TV-je si babaxhan që beson çdo gjë që i thonë. Gjebrea thonë të njëjtat burime për të sfumuar sa më shumë Mamaqin, ka planifikuar që të lëshojë një hapësirë në emisionin e tij të të dielës pikërisht, për Bes Sallakun dhe Duçkën…

E gjithë kjo e ka trembur dhe e ka tërbuar Mamaqin, i cili ka nisur që të marrë masat. Por deri më tani as emisionin e tij nuk ka mundur që ta mbajë pa u spostuar nga orari dhe dita, kur janë mësuar ta shohin shikuesit e tij. Në gjigantin e superfryrë që vazhdon të fryhet, duket se ka plasur lufta…Të shohim se çfarë viktimash, do të ketë pas shpërthimit!/Syri

Frangajt i plas sherri në Klan, Mamaqi sulmon Ardit Gjebrean, kurse Fevziu, Jul Deda dhe Bes Kallkaku… Read More »

Ajo na e ka mbajtur gjithmonë të fshehur, por ja sa vite diferencë ka Alketa Vejsiun me bashkëshortin

Është një nga personazhet publikë më të njohur në Shqipëri, por Alketa  Vejsiu ka ditur ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private.

Ndërkohë që në internet nuk qarkullon as edhe një foto e vetme familjare e moderatres së njohur (të paktën asnjë ku të dallohen fytyrat) dhe një gjë e tillë sigurisht që ka shtuar edhe kuriozitetin e publikut për të ditur diçka më shumë, veçanërisht rreth bashkëshortit të saj.

Bashkëshorti i saj Ardiani, kanë plot 15-vite diferencë moshe me njëri-tjetrin: ajo 33 vjeçe ndërsa ai 48.

Moderatorja dhe biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006 në një dasmë “të blinduar” në periferi të Tiranës dhe kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Nicole dhe djalin Lionel.

Ajo na e ka mbajtur gjithmonë të fshehur, por ja sa vite diferencë ka Alketa Vejsiun me bashkëshortin Read More »

Moderatoren e prekin tek pika e dobët, djali…Ajo shpërthen keq: Si nuk keni frikë as Zotin, jargës të pavlerë

Moderatorja e njohur shqiptare Fiori Dardha, e cila eshte shume aktive ne rrjetet sociale, mesa duket, disa persona i ka bezdisur, te cilet ne vend se ta bejne “unfollow” ne Instagram, marrin mundimin hapin edhe profile false dhe shperthejne me sharje pa kursyer as femijet. Kjo ka irrituar pa mase Fiorin, me shume te drejte, e cila ka bere nje reagim te gjate ku shkruan:

Nuk ndodh te reagoj shpesh ndaj komenteve fyese, denigruese dhe dashakeqe qe lexoj here pas here ne rrjetet e mia sociale.
Mendje te semura ka plot dhe derisa nje individ hap nje profil fals enkas per te te sulmuar, tregon se ka probleme serioze me veten.
Shpesh nuk u kthej fare pergjigje. U bej block dhe nuk harxhoj energjite e mia me shpirtra e mendje te kalbura.

fiori reagim

Me ka ndodhur te sulmohem edhe nga persona qe i njoh, qe u kam ndenjur prane kur kane kaluar situata te veshtira dhe pasi kane kaluar lumin, nuk e kane kursyer “kalin”.

Tipike e mosmirenjohesve kjo!

Nuk do i kuptoj kurre ata qe me ndjekin ne rrjetet e mi sociale dhe me pas bezdisen nga postimet.

Kur nuk te pelqen dikush injoroje!

Pse kaq shume ligesi?

Si ka mundesi qe nuk kursejne as femijet keta ligavece frikacake qe fshihen pas nje profili fals?

Si nuk gjeti guximin nje nga keta mjerane ta thote troç mendimin e tij, me emer dhe mbiemer, pa sajuar profile anonime?

Kaq perfekte jane qe merren me jeten e tjetrit?

Nuk besoj se ka qenie me te peshtira se sa ata qe kane frike edhe nga hija e tyre dhe behen trima pas nje profili anonim, duke sulmuar dhe femijet!

Ku do e çoni shpirtin?

Mire qe ia dilni te fshiheni perpara njerezve dhe gjeni prehje tek nje adrese false, po perpara Zotit nuk fshiheni dot.

Nuk keni frike as nga Zoti?

Nese jo, atehere, jeni ca mjerane qe duheni meshiruar!

Ju vafte mbare ne hapjen e profileve te tjera anonime dhe clironi veten nga vreri qe ju ka pushtuar mendjen e shpirtin!

Jargës të pavlerë!

Moderatoren e prekin tek pika e dobët, djali…Ajo shpërthen keq: Si nuk keni frikë as Zotin, jargës të pavlerë Read More »

Eni Çobani dedikim prekës, zbulon në gjurmët e kujt ecën

Juristja e njohur dhe prezantuesja e dashur per publikun, ne emisionin ‘Shihemi në gjyq’, Eni Çobani është shumë aktive në Instagram, ku ndan me ndjekësit ngjarje nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka qënë në Itali ku ka vizituar muzeun e njërzve që dhanë jetën në emër të drejtesisë.

Ajo ka publikuar një foto ku tregon mirënjohje,respekt dhe detyrim për të nderuar të gjithë ato që dhanë jetën në emër të drejtësisë Paolo Borssellino dhe Giovanni Falcone.Mision u përmbush,thotë juristja.

Eni Çobani dedikim prekës, zbulon në gjurmët e kujt ecën Read More »

Eni Vasili largohet nga ‘News24’, ja televizioni që e ka joshur

Gazetarja Eni Vasili mesa duket eshte joshur nga nje tjeter televizion kete sezon të ri e nuk dihet me siguri nese do e shohim serish ne ekranin e ‘News24’.

Burime pranë ‘revistawho.com’, konfirmojnë se gazetarja ka nënshkruar kontratën me ‘Top Channel’.

Ende nuk ka një reagim nga ana e Vasilit lidhur me këtë ndryshim të logos televizive në të cilin do të shfaqet në sezonin e ri, por tashmë është fakt kjo lëvizje e gazetares.

Nuk dihet në qoftë se emisioni do të vazhdojë të quhet ‘Studio e Hapur’, si ai që gazetarja ka drejtuar në ekranin e ‘News24’ apo do të mendohet një tjetër emër për të

Eni Vasili largohet nga ‘News24’, ja televizioni që e ka joshur Read More »

Reis Çiço ikën nga Tv Klan? Shpërthen rrjeti, foto e spikerit të ri që po i çmend të gjithë

Nje foto qesharake qe po qarkullon ne rrjetet sociale ka ngritur dyshime se Televizioni Klan mund te zevendesoje spikerin e njohur Reis Cico me nje tjeter personazh. Por per humor, rrjeti ka menduar se ky mund te jete Ardi Daullxhiu, edhe ky tashme nje personazh ne ekran pas daljeve te njepasnjeshme te Zone e Lire e Arian Canit.

 

Reis Çiço ikën nga Tv Klan? Shpërthen rrjeti, foto e spikerit të ri që po i çmend të gjithë Read More »

Nga Ilva Tare, te Rudina Xhunga dhe Eni Vasili, ja lëvizjet e bujshme këtë shtator

Teksa shtatori eshte prane dhe sezoni i ri televiziv starton shume shpejt, mësohet se Ilva Tare ka lënë përfundimisht pas shumë vitesh logon e Ora News ku drejtonte jo vetëm redaksinë e informacionit por edhe emisionin Tonight.

Gazetarja e njohur, që karrierën e nisi në TVSH, u bë e njohur tek TeleNorba për të qenëmë pas imazhi i informacionit edhe tek Vizion + dhe TV Klan do t’i bashkohet një projekti të ri televiziv.

Burime të besueshme pohojne se Tare do të nisë aventurën e re në krye të departamentit të lajmeve në një televizion të ri që së shpejti do të prezantohet për publikun. Ekrani i ri,me pronar biznesmenin Theodhori Çami që aktualishtzotëron Radio Televizionin IN, do të jetë pjesë e platformës së Euro News dhe do tëmbulojë jo vetëmShqipërinë por edhe trevatshqipfolëse jashtë saj, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Gjithashtu është zyrtarizuar largimi i Eni Vasilit nga News 24. “Studio e hapur” ka mbyllur portën e bashkëpunimit me Irfan Hysenbelliun dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim në ekranin e Top Channel.

Nuk konfirmohet nëse Vasili do të ruajë të njëjtin format dhe logo emisioni dhe as nëse programi i saj do të jepet ditën e enjte, kur shfaqej “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit.

Ndërkaq vendin e Vasilit në News 24 do ta zërë gazetarja e njohur Rudina Xhunga. Pas mbylljes së emisionit Dritare në Vizion Plus, Xhunga ka arriturmarrëveshjen me drejtuesit e tv për një hapësirë të re televizive.

Nga Ilva Tare, te Rudina Xhunga dhe Eni Vasili, ja lëvizjet e bujshme këtë shtator Read More »

Rama iku me charter për ‘foton e jetës’, Braçes i vjen “Ronaldo” në shtëpi

Kryeministri Edi Rama shkoi në stadiumin e Juventusit për të ndjekur sfidën kundër Lacios, por bëri edhe foto me yllin portugez, Kristiano Ronaldo. Rama postoi foto ne rrjetet sociale ku tregonte se kishte takuar Ronaldon pas ndeshjes, e se kishte marre edhe nje fanelle prej tij.

Por sot, deputeti socialist, Erion Brace ka postuar nje foto ne profilin e tij ne Instagram, me nje bluze te njejte si e Rames dhe shkruan:

“Kur te vjen vllai nga jashte shteti dhe te sjell dhurate Bardh e Zi!”.

Nuk dihet se kush ia ka sjelle Braces kete bluze.

brace bluze

Rama iku me charter për ‘foton e jetës’, Braçes i vjen “Ronaldo” në shtëpi Read More »