ShowBiz

Moderatorja publikon foto lakuriq, nuk përmbahet Aulona Musta: Le nam, je dhe nënë ti

Prezantuesja shqiptare, Aulona Musta ka habitur me komentin e fundit që  i ka bërë në rrjetet sociale modeles dhe prezantueses së njohur italiane Belen Rodriguez, e cila ka postuar një foto lakuriq.

Në këtë foto nuk ka munguar komenti i Aulonës, e cila me ironi i shkruan: “Ngele lakuriq mi goce! Le nam! Ca do të thotë çuni, kur të të shohë fotot? Je dhe nënë ti! Pff”, i ka thënë Aulona asaj, duke ironizuar kështu edhe njerëzit që e kritikojnë shpesh kur publikon foto me bikini./korrieri

Moderatorja publikon foto lakuriq, nuk përmbahet Aulona Musta: Le nam, je dhe nënë ti Read More »

Shoqata me emrin e Ferdinand Dedës punësonte vajza prostituta, Shpëtim Saraçi apel nga SHBA: Forca Toni!…

Dy ditë më parë në emisionin “Fiks Fare” u transmetua një kronikë në lidhje me shoqatën artistike “Ferdinand Deda” e cila merrte vajza si sekretare dhe më pas i punësonte si prostituta.

Për ngjarjenn reagoi dje edhe kompozitori dhe këngëtari i njohur Elton Deda, djali i Ferdinand Dedës, emrin e të cilit mban shoqata në fjalë duke shkruar se do bëjë të pamundurën për të hequr fytyrën e të atit nga ajo vulë dhe nga ai aktivitët i ndyrë, siç e ka quajtur ai.

Ndërsa miqtë artisë i kanë shprehur mbështetjen Elton Dedës. Një ndër ta është edhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi.

“Forca Toni. Zhduke këtë paturpësi. Maestros (së vërtetë të kombit) i ka borxh e gjithë Shqipëria e jo vetëm…Sa nostalgji….eeeeeeehhhhhhh…..

Pushoftë në paqe mjeshtri. Përqafime shumë”, ka shkruar Saraçi, i cili prej kohësh jeton në SHBA.

Shoqata me emrin e Ferdinand Dedës punësonte vajza prostituta, Shpëtim Saraçi apel nga SHBA: Forca Toni!… Read More »

“Bëj qejf me lekët e shqiptarëve”, nusja e Sali Berishës nxehet keq me komentuesin: Unë jam…

Armina Mevlani është një ndër blogeret shqiptare më të suksesshme dhe është gjithmonë në koherencë me trendet e fundit.

Me anë të rrjeteve sociale ajo qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj, me të cilët ndan momente jo vetëm nga përditshmëria, por edhe nga puna e saj si blogere.

Së fundmi ka marrë një kritikë nga një fans i saj në “Instagram”, kjo për faktin pse ka zgjedhur shtetin grek si destinacion, e në fund e ka akuzuar se shkon me pushime me lekët e shqiptarëve.

Arminës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe nuk ka mundur të qëndrojë pa një përgjigje dhe i është kthyer kështu.

“Mirë bën të lexoni cfarë shkruaj. Unë jam e ftuar në Mykonos si ambasadore e shampanjës Moët&Chandon dhe nuk ka lidhje ky koment”- shkruan blogerja duke mbyllur kështu gojët e liga, por bisedimi mes tyre vazhdo, siç mund ta shihni më poshtë.

“Bëj qejf me lekët e shqiptarëve”, nusja e Sali Berishës nxehet keq me komentuesin: Unë jam… Read More »

Zyrtare/ Adi Krasta rikthehet në ekran, ja emisioni dhe projektet e reja

Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv Adi Krasta sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.

E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.

Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.

Pritet që prezantuesi i njohur të ketë një bashkëpunim afatgjatë me televizioninin informativ . Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.

Zyrtare/ Adi Krasta rikthehet në ekran, ja emisioni dhe projektet e reja Read More »

“O të ngrefet, o s’të ngrefet”, martesat mes të njëjtës gjini përplasin gazetaren me juristin (Video)

Dasma gay e moderatorit shqiptar Mishel Rrena ishte tema e djeshme e emisionit Rudina, ku të ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë fenomen ishin gazetarja Dasara Karaiskaj dhe juristi Altin Hazizaj.

Si mbështetës i ambasadës Pink, Hazizaj u shpreh tërësisht pro martesave të çifteve gay dhe jo vetëm, por hasi në kundërshtim të fortë me mendimin e Dasarës, e cila mbron konceptin e familjes, bërthamë të shoqërisë, të përbërë nga nëna dhe babai.

Në debat e sipër, Altini mundohet t’i sqarojë Dasarës në mënyrë shkencore konceptin e orientimit seksual.

Ai thotë:

“Orientimi seksual është çfarë e ke ti që në lindje dhe po të duash ta provosh, shtë e drejta jote, por nuk e ndryshon dot. Po ta them trashë “o të ngrefet, o s’të ngrefet”. E thënë troç fare. Po ia thjeshtësoj. Orientimi seksual është të tërheq apo s’të tërheq. Mendja nuk të ngrehet për të bërë…”

“O të ngrefet, o s’të ngrefet”, martesat mes të njëjtës gjini përplasin gazetaren me juristin (Video) Read More »

Vajza e shqiptares mes finalistëve të Miss Italia

19 vjeçarja, Denisa Ayroldi do të vazhdojë ëndrrën e saj drejt çmimit të madh “Miss Italia”. 19 vjeçarja me baba italian dhe nënë shqiptare, do të jetë në mesin e 60 vajzave që do të prekin ëndrrën për t’u ngjitur në skënën e kompeticionit të Miss Italia.

Vajza ndjek studimet për juridik në Universitetin e Milanos dhe ambicia e saj më e madhe është të behet një avokate e suksesshme ndërkombëtare.

Vajza e shqiptares mes finalistëve të Miss Italia Read More »

Arbana Osmani i bën lëmsh të gjithë: Kush do t’a prezantojë Big Brother

Që prej ditës kur u bë e ditur se së shpejti do të nis “Big Brother VIP”, thashethemet kanë qenë të shumta mbi pjesën se kush do e prezantojë spektaklin.

Fillimisht u tha se do e prezantojë Ledioni, por ky i fundit e mohoi ditën e djeshme.

Po ashtu u përmend edhe emri i Luanës si prezantuese, por edhe ajo këtë sezon nis emisionin e saj. Ndërsa Arbana Osmani nuk ka deklaruar ende asgjë.

Ndërkohë një postim në Instagram i ka bërë të gjithë lëmsh ditën e sotme.

“Prezantuesja e Big Brother VIP do jem une”, shkruhet në një postim të një llogarie fallco në Instagram me emrin e Arbanës, shkruan Xing.

Shumë njerëz që e ndjekin këtë faqe e kanë besuar e kjo shihet nga komentet e shumta. Vetë Arbana nuk ka konfirmuar asgjë.

Arbana Osmani i bën lëmsh të gjithë: Kush do t’a prezantojë Big Brother Read More »

“Jam shqiptare”, këngëtarja deklaron origjinën në Greqi

Një tjetër këngëtare në Greqi ka deklaruar se është me origjinë shqiptare.
23-vjeçarja Bela Meri, e cila kishte marrë pjesë në X Factor në shtetin grek, tregoi publikisht se është nga Shqipëria, konkretisht nga Korça.

Ajo e ka zbuluar të vërtetën në një studio televizive ku ka folur për karrierën e saj dhe për origjinën.

“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, u shpreh ajo.

Bela Meri është në fillimet e karrierës së saj në Greqi, megjithatë ka kënduar cover disa këngë mjaft të njohura greke.

Disa muaj më parë, Eleni Foureira deklaroi publikisht se është shqiptare. Ajo është këngëtare mjaft e suksesshme në Greqi dhe së fundmi përfaqësoi Qipron në Eurovizion ku zuri vendin e dytë.

“Jam shqiptare”, këngëtarja deklaron origjinën në Greqi Read More »