ShowBiz

Pas lirimit Rezarta Shkurta publikon videon me Ermal Hoxhën

Pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin e Ermal Hoxhës, bashkëshortja e tij, ish-miss dhe këngëtare Rezarta Shkurta publikon videon. Janë momente pas lirimit ku Ermal Hoxha mban për dore të bijën.

Videoja shoqërohet me këngën e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit “Dhurata”. Rezarta ka edhe një mesazh.

“Familja ime e vockel u bashku! Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju, keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, shkruan ajo.

Nipi i ish-diktatorit i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë ka dalë në liri me kusht.

Hoxhës i kishte mbetur dhe 1 vit 6 muaj burg pa vuajtur por ka fituar lirinë me kusht. Ai ka lënë qelitë e burgut të Fierit më 13 shtator.

Pas lirimit Rezarta Shkurta publikon videon me Ermal Hoxhën Read More »

Këngëtarja e njohur zbulon se ka abortuar tri herë brenda dy vjetëve

Artistët kohët e fundit po flasin çdo herë e më shumë për problemet që kanë kaluar me shtatzënitë.
E këtë herë është këngëtarja e njohur Carrie Underwood është ajo që ka befasuar të gjithë, ndërsa ka pranuar se ajo ka abortuar tri herë.

Artistja e muzikës Country ka folur në një intervistë ekskluzive për CBS, ku edhe ka shpjeguar pak kuptimin prapa këngës së saj më të re, ‘Cry Pretty”.

Ajo ka thënë se gjëja më e vështirë që është dashur të bëjë është të humbë tre fëmijë derisa ishte duke punuar për muzikë të re.

Carrie gjithashtu ka përjetuar një lëndim serioz të fytyrës vitin e kaluar, kur është dashur të bëjë 50 qepje.

Megjithatë, këngëtarja tani është shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë, për të cilin ka treguar muajin e kaluar.

Këngëtarja e njohur zbulon se ka abortuar tri herë brenda dy vjetëve Read More »

Kampioni i boksit i shkruan këngëtares shqiptare, ja si ia kthen ajo (fotolajm)

Ai njihet si kampioni i boksit në peshë të rënda në Evropë, por nuk dihet nëse ka ndonjë origjinë shqiptare. Agit Kabayel i ka shkruar këngëtares Enca në shqip në profilin e saj në Instagram.

“Oh shqiptar,”- shkruan Kabayel, krahas fotos ku Enca shfaqet shumë seksi me bikini. Këngëtarja e ka vënë re komentin e kampionatit dhe ja ka kthyer. “Shqipe a je mirë,”- ka shkruar Enca Haxhia.

Kjo e fundit është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Këngët e saj numërojnë miliona klikime në platformën “Youtube” dhe mesa duket fama e Encës ka kaluar edhe kufijtë.

Kampioni i boksit i shkruan këngëtares shqiptare, ja si ia kthen ajo (fotolajm) Read More »

‘Mbani një m*t heshtje’, gafat e njerëzve të ekranit që shkatërruan së qeshuri publikun

Të gjithëve na ndodh që në mes një bisede mes miqsh teksa pimë kafe dhe hamë ndonjë darkë të qeshim me gafat e njëri tjetrit por nuk i dëgjon askush përveç nesh. Ndryshe nga gafat e njerëzve të ekranit që drejtojnë emisione të ndryshme si politike edhe argëtuese. Kur bëhet fjalë për gafat e personazheve të njohur publiku i shijon më shumë dhe i regjistron për shumë gjatë në memorien e tyre. Ne po iu sjellim në kujtesën tuaj vetëm disa nga gafat më të mëdha që me siguri do t’iu shkrijnë së qeshuri.

Rudina Magjistari

Rudina Magjisatri e kryeson listën e gafave aq të shumta kanë qenë. Ne po iu kujtojmë dy prej tyre më të mëdhatë. Kohë më parë e ftuar në emisionin e saj ishte Mariza Ikonomi dhe gjatë një bisede për daljet e para të Marizës në ekran Rudina bëri gafën duke iu drejtuar:Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”

Mariza ndërkohë i është përgjigjur se nuk është xhaxhai i saj dhe Rudina vazhdon ende me gafën e saj: “Pse nuk është xhaxhai jot Françesk Radi?”
Dhe kjo nuk është e vetmja ka dhe shumë të tilla si përshembulll gafa me Erik Fullanin teksa ai po tregonte pak për marrëdhëniet e tij më të motrën dhe u shpreh që emrin ia kishte vënë e motra, moderatorja Rudina Magjistari i kthehet dhe i thotë: Po motra është më e madhe apo më e vogël se ty?
Mund të themi që Rudina është një nga moderatoret më me shumë gafa pasi dhe në shown e humorit Portokallli është imituar nga aktorët për gafat e saj të shumta.

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi prej kohësh e shohim në rolin e moderatorit e duhet thënë se e kemi parë të bëjë gafa gjatë “Xing Me Ermalin”. Njëra prej tyre ka qenë kur ai dhe Rashel, vajza e cila e ka shoqëruar për muaj me radhë në një nga rubrikat e emisionit, diskutojnë me njëri-tjetrin në studio për situata të ndryshme. Gjatë xhirimeve Ermali donte të thoshte shprehimisht kështu: “Kalojmë tek logoja e radhës” . Por fjalët iu bënë lëmsh aq sa në fund doli një fjalë jo fort e këndshme e cila shkaktoi të qeshura tek ai dhe Rashel, e cila e vuri akoma edhe më në dukje gabimin.

Blerina Shehu

E keni parasysh kur ngatërron emrin dhe personin që ke përballë i drejtohesh me një tjetër emër? Epo ja që një situatë e tillë i ka ndodhur moderatores së “Mirmëngjes Shqipëri”, Blerina Shehut e cila mund të themi se ka bërë gafën që është diskutuar më së shumti këtë vit. Ajo kishte të ftuar në emision poeten Adriatike Lami por që gabimisht e quajti Rudina Çupi.
Poetja: ”Quhem Adriatike Lami dhe emri e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit.”
Prezantuesja: “Megjithatë ju mbeteni poete”
Poetja: “Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi.”

Edi Manushi

Kohë më parë kur Edi Manushi ishte moderator i një emisioni argëtues si “Tjetri” ka lënë batutën epike që besojmë se shumë nga ju e mbajnë mend edhe tani. Në sfidën e të folurit zhdërvjellët moderatori paralajmëroi se nuk ishte shumë i mirë dhe gafën e bëri që në momentin e parë që foli.“Qantë Naq*u, jo Qaniu.. pas qerres së qumështit se qeni qimekuq i qe qepur pas” ,- tha Manushi një situatë kjo që shkaktoi shumë të qeshura për javë e javë të tëra.

Jonida Maliqi

Epo ja që nuk kanë qenë vetëm moderatorët ata që kanë bërë gafa të tilla le të themi. Edhe këngëtarët nuk mbeten pas.E ftuar në emisionin “Pop Culture” këngëtarja Jonida Maliqi u ngatërrua paksa ndërkohë që i uronte dy moderatorëve për sezonin e ri.“Meqenëse jam e dyta ju uroj sa më shumë seks…suksese në këtë sezon të ri.”, – është shprehur Jonida një gabim të cilin e ka kuptuar menjëherë dhe bashkë me dy moderatorët e kanë kaluar me shaka.

Eduart Ndocaj

A keni mbajtur ndonjëherë në jetën tuaj një m*t heshtje? Epo ja që deputeti Eduart Ndocaj e ka kërkuar këtë gabimisht në parlament. Teksa kërkonte një minutë heshtje në sallën e Kuvendit për ndarjen nga jetë të nipit të Dom Nikoll Kaçorrit, Ndocaj në fakt ka thënë një tjetër fjalë në vend të fjalës “minutë”.

Devis Xherahu

Epike janë edhe ato gafa të cilat të paktën ti ke mundësinë t’i fshish edhe pse portalet ta kanë dokumentuar që në momentin e parë. Një prej tyre ka qenë gafa e Devis Xherahut i cili kishte kaluar një moment shumë të këndshëm me Eduard Ndocajn por mendonte se ai ishte Nard Ndoka. Ose në fakt këtë na la neve të kuptonim postimi i tij.

‘Mbani një m*t heshtje’, gafat e njerëzve të ekranit që shkatërruan së qeshuri publikun Read More »

Njihuni me ‘fshataren’ më seksi në botë

Kim Kardashian është padyshim një nga personazhet e showbizzit për të cilën flet e gjithë bota. U bë e famshme falë të pasmeve të mëdha dhe videove pornografike. Pasi mori famën prej tyre u fut dhe në botën e biznesit ku zotëron një linjë parfumesh dhe make-up.

Gjithmonë jemi mësuar që ta shohim seksi të kuruar deri në detaj, por këtë herë ajo është shfaqur krejtësisht ndryshe dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Më rroba tradicionale, por të hapura duke ekspozua veçmas gjoksin e saj fantastik, ajo duket tamam si një fshatare, por tejet seksi.

Njihuni me ‘fshataren’ më seksi në botë Read More »

Kejvina Kthella del me peshqir në emision

Peshqiri i banjës nuk përdoret më vetëm, pasi del nga dushi. Ai është kthyer në tendencë dhe mjaft personazhe të njohur kanë dalë në publik veshur me robdeshambër apo peshqir.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rira Ora u kujdes të tërheqë vëmendje që në paraqitjen e saj të parë në evenimentin e madh muzikor, ‘MTV Europe Music Awards’, në Wembley të Londrës e veshur me robdeshambër dhe atlete. Por kjo tendencë duket mjaft e përhapur edhe në Shqipëri.

Në puntatën e parë të emisionit “Xing me Ermalin”, velina Kejvina Kthella doli para publikut e mbuluar me peshqir. Por vetëm pak minuta më vonë ajo e hoqi atë dhe tregoi se poshtë tij kishte veshur një fustan bust të zi.

“Në fakt nuk isha në dijeni që kishte nisur Xingu dhe koha nuk premtoi që të bëhesha gati tamam”, tha Kthella teksa hoqi peshqirin./tvklan.al

Kejvina Kthella del me peshqir në emision Read More »

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, sikur ta dinte shqiptari ç’shkruhet në bluzën e tij

Ditën e sotme ka bërë xhiron e rrjetit një foto e publikuar nga fotografi Gent Onuzi në Instagram.

Teksa kishte vizituar një fshat të Tiranës, ai ka shkrepur një foto me një të moshuar, i cili ka bërë të qeshin të gjithë më shkrimin në bluzën e tij.

’Unë kryej marrëdhënie në takimin e parë’ shkruhej në bluzën e të moshuarit që me siguri nuk e dinte se si përkthehej ky shkrim.

‘Miku më i mirë se unë’ shkroi Genti në postimin që ka shkaktuar të qeshura të mëdha tek ndjekësit e tij.

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, sikur ta dinte shqiptari ç’shkruhet në bluzën e tij Read More »

E dëgjove, mund të ma kërkosh dhe sonte’, Rozana Radi kërkesë live partnerit të saj hetues

Këngëtarja Rozana Radi dhe oficeri i i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Karakushi janë prej vitesh në një marrëdhenie dashurie.

Rozi ka mohuar për Pop Culture zërat se janë fejuar dhe u shpreh se nuk kanë lënë as datë martese. Ata thjesht po bashkëjetojnë.

“Ne jemi njohur rastësisht dhe kështu duam të vijë edhe martesa, kur ta kërkojë njëri prej nesh. Po s’ma kërkoi ai, do ia kërkoj unë. Tani një dasëm do e bëjmë edhe ne me klering si të gjithë”, tha Rozi me nota humori.

“Ti e dëgjove, mund të ma kërkosh dhe sonte. Ose nesër…” shtoi këngëtarja duke qeshur! Epo Shpëtim, ç’pret?!

spetim-2-1-780x439.png

E dëgjove, mund të ma kërkosh dhe sonte’, Rozana Radi kërkesë live partnerit të saj hetues Read More »