ShowBiz

Përveç Anxhela Peristerit në finalen e Eurovizion, do të shohim edhe një tjetër shqiptar

Përveç Anxhela Peristerit në finalen e Eurovizion, do të shohim edhe një tjetër shqiptar.

Gjon Muharremaj, ka arritur të kualifikojë Zvicrën në natën finale të këtij evenimenti muzikor.

Gjon Muharremaj konkurron për Zvicrën me këngën “Tout l’Univers”.

Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Mbrëmja finale e Eurovision 2021 do të mbahet këtë të shtunë më 22 maj në “Ahoy Arena” të Rotterdamit./noa.al/

Përveç Anxhela Peristerit në finalen e Eurovizion, do të shohim edhe një tjetër shqiptar Read More »

Ja pse ia plas të qarës Arjani në studio

Arjan Konomi ka dhënë komentin e tij për Mevlanin, i cili sot e ka ditën e tij të fundit në programin Për’puthen. Teksa fliste për mirësinë e Mevlanit, opinionisti nuk arriti të përmbante lotët. Nuk mungoi dhe përqafimi mes tyre në shenjë mirënjohje dhe respekti që kanë për njëri-tjetrin.

Arjani: Është një nga personat që kemi lidhur dhe një afeksion dhe prej vlerësimit dhe respektit që kemi për ty dhe thelbi i të gjithë debateve e diskutimeve ka qenë kjo gjë. Dua të vlerësoj se në cdo moment ekzagjerimi, ke pasur mirësinë dhe atë madhështinë e shpirtit.

Mevlani: Na bëre tani të të përqafojmë pak se e ke merituar.

Arjani: Ajo që dua të them është që Zoti që bën njerëz të mirë dhe shumë të paktë si Mevlani.

Ja pse ia plas të qarës Arjani në studio Read More »

E gjeni dot sa vjeç mbush? Në ditën e tij të lindjes, Blendi Fevziu bëhet nostalgjik dhe publikon foton kur ishte beb

Gazetari i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Blendi Fevziu feston ditën e sotme 52-vjetorin e lindjes.

Ai ka publikuar urimet që i kanë bërë kolegët, bashkëpunëtorët e ngushtë por edhe familja, e veçanërisht e bija Misheli, por ajo që ra në sy ishte fotoja para shumë vitesh, së bashku me nënën e tij.
Kjo fotografi duket se është realizuar në Tiranën e asaj kohe teksa Blendi qëndron në krahët e nënës.

“Një nga ditëlindjet e para”, ka shkruar ai krahas fotos duke lënë të kuptohet se fotoja është bërë për përvjetorin e ditës së lindjes.

E gjeni dot sa vjeç mbush? Në ditën e tij të lindjes, Blendi Fevziu bëhet nostalgjik dhe publikon foton kur ishte beb Read More »

Kur do të fillojë ‘Big Brother’? Vjen lajmi i shumëpritur…

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banoret e saj.

Por këtë radhe ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne të famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit të pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar per spektakle te tilla madhështore.

Big Brother Vip është mbetet një nder Reality Shoë më të suksesshëm ne bote, vjen në Shqipëri ne formatin e tij më të fundit, pas suksesit te mëparshme, prodhuar nga Top Channel.Big Brother i kthen njerëzit e zakonshëm në të jashtëzakonshëm.
Kurse në Big Brother VIP njerëzit e famshëm kthehen në të zakonshëm. A e keni menduar ndonjëherë se cfare ndodh në mendjen e nje VIP-i? A janë ata vërtet si gjithë të tjerët. Ju mund ta zbuloni këtë tani sepse Big Brother VIP i nxjerr te pasurit e të famshmit nga shtepia e tyre e rehatshme dhe i fut në shtëpine më të famshme në bote – Shtepine e Big Brother.Personazhe VIP do të përjetojnë përvojën e vërtetë. Të izoluar nga bota jashtë, ata do të jene të ekspozuar para syve kurioze të shqiptareve 24 ore ne 24 ore në 7 dite te javës.

Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon!

Kur do të fillojë ‘Big Brother’? Vjen lajmi i shumëpritur… Read More »

Cfarë ndodhi së fundmi në Për’puthen

Në takimin e tij me Olën në emisionin “Përputhen”, Murati e ka ftuar që të udhëtojnë drejt Turqisë për tu takuar me prindërit e tij.

Ajo nuk është menduar dy herë dhe i ka thënë se mund ta caktojë datën për të shkuar.

Ndërsa e pyeti se si do të merren vesh sepse nuk e flet as e kupton gjuhën turke, nisën batutat me Muratin.

Murati: Do të kisha shumë dëshirë të shkonim në Turqi, të takoje mamin, babin.

Ola: Caktoje ditën. Po si do merremi vesh?

Murati: Translate. Ti do flasësh, unë do them atë që duan të dëgjojnë ata.

Në takimin e Olës dhe Muratit ka nisur shiu dhe të dy nuk kanë hezituar që të kërcejnë me njëri-tjetrin.

Ola kishte veshur një fustan të zi, me një të çarë në këmbë, e cila duket se ka marrë vëmendjen e Muratit. Sapo u ngritën, ai vendosi menjëherë dorën në fustanin e saj me qëllim që ta mbyllte dhe më pas nisi të kërcente e ta përqafonte Olën, duke i dhuruar edhe puthje.

Cfarë ndodhi së fundmi në Për’puthen Read More »

Moderatorja e njohur në ekranin shqiptar, Marina Vjollca, feston sot ditëlindjen/ Getoar Selimi i bën urimin më romantik që keni lexuar deri më sot

Moderatorja e njohur në ekranin shqiptar, Marina Vjollca, feston sot ditëlindjen. Që në orët e para, ajo ka marrë urimin më romantik të mundshëm nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. E tëra çfarë duhet të bëj është të shikoj në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur…”- shkruan reperi në Instagram krah fotos së Marinës.

Ky postim romantik nuk mund t’i shpëtonte Marina Vjollcës e cila i ka komentuar po aq romantike: “Të dua pafund jetë”. /NOA.al

Moderatorja e njohur në ekranin shqiptar, Marina Vjollca, feston sot ditëlindjen/ Getoar Selimi i bën urimin më romantik që keni lexuar deri më sot Read More »

Arsyeja e fortë pse u kthye në Shqipëri, Këngëtarja Era Rusi përlotet nga mesazhi i së ëmës

Këngëtarja Era Rusi rrëfeu marrëdhënien e ngushtë që ka me familjarët e saj, duke u ndalur më së shumti tek prindërit.

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Dola tek Ola”, këngëtarja tregoi se nëna e saj ishte motivi kryesor që u kthye në Shqipëri.

Pikërisht nga kjo e fundit, Era mori një mesazh që e bëri të emocionohej pafund dhe të mos i kursente as lotët.

“Ti je vlerë e shtuar e familjes sonë, jemi shumë krenarë për arritjet e tua.

Uroj që mbi të gjitha të mbetesh Era fisnike që je, sepse fama është e përkohshme, ndërsa emri i mirë i përjetshëm”,-i tha e ëma.

Arsyeja e fortë pse u kthye në Shqipëri, Këngëtarja Era Rusi përlotet nga mesazhi i së ëmës Read More »

Ja shifrat marramendëse që Arbana, Luana dhe Tea fitojnë nga Instagram-i

Ditët e sotme, “Instagrami” është kthyer në një biznes shumë fitimprurës nga njerëzit që kanë influencë në publik.
Së fundmi është mësuar se dy moderatoret e dashura shqiptare, Luana Vjollca dhe Arbana Osmani, fitojnë shuma marramendëse për një postim.

Luana paguhet rreth 1200 € për një postim. Kryesisht, Luana reklamon kremëra ose produkte të ndryshme make up-i.
Ndërsa, moderatorja dhe autorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, paguhet rreth 1000€, dhe këto janë kryesisht reklama ushqimesh.
Nga ana tjetër, konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun.Si personazhet më të përfolur të momentit dhe më të komentuarit në rrjete sociale, ata janë të kërkuar momentalisht për reklamime të bizneseve të ndryshme dhe po përfitojnë shuma të mëdha parash.

Jeni kuriozë të dini sa fiton ish-konkurrentja e këtij programi, Tea Trifoni nga “Instagrami”?Ajo kërkon 1500€ për postim, të cilin e mban vetëm 3 ditë në këtë rrjet social.Në fakt, Tea nuk ka një standard, por poston çdo produkt që i jep të ardhurat.Ndërsa përsa i përket një tjetë ish-konkurrenti, Atdheut ai paguhet 500 euro për një postim, duke ia kaluar edhe personazheve VIP që kanë vite në ekran./lajmifundit

Ja shifrat marramendëse që Arbana, Luana dhe Tea fitojnë nga Instagram-i Read More »