Alban Ramosaj u shpall fitues i “Kënga Magjike” 2021 me këngën “Thikat e mia”, duke qëndruar në vendin e parë në në tri fazat e votimit, atë të artistëve për njëri-tjetrin, votimit të jurisë dhe në fund të publikut.
E vetmja këngëtare që u duk sikur do të vendoste pak në rrezik fitoren e Ramosajt ishte Nutsa (kategoria Big International), megjithëse në përfundim të votimit, “Thikat e mia” ruajti diferencën e theksuar.
Rezultatet finale
Anxhela Peristeri ka vendosur të ndryshojë “look” pas pjesëmarrjes në “Eurovision”. E sigurisht tashmë që vera po afron një ndryshim i tillë bëhet edhe më i nevojshëm. Këngëtarja ka publikuar ditën e sotme disa foto në Instagram, ku shihet se ka prerë flokët dhe duket sërish kaq bukur. Tani e tutje Anxhelën do e shohim me flokë të shkurtër që për hir të së vërtetës i shkojnë shumë. Kështu duket Anxhela me “look-un” e ri.
Në fakt Anxhelës nuk i pëlqen të luajë shumë me flokët e saj, përtej disa eksperimenteve që ka bërë ndër vite. Prej muajsh e kemi parë si bjonde balayage, ku artistja e ka gjetur veten. Kujtojmë se kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në “Eurovision”, ku na përfaqësoi denjësisht me këngën “Karma”.
Ish- konkurentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Why Not” në RTV Ora. Ana ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike se ishte ndarë nga ajo në moshën 3 vjeçe.
“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e hum bur për motive dhe arsye të tjerëve”, tha Ana.
Ish-konkurrentja tregoi se po planifikon të hapë një shoqatë për vajzat që sapo dalin nga Shtëpia e Fëmijës dhe nuk kanë një ndihmë.
“Është shoqatë për vajzat pasi dalin nga Shtëpia e Fëmijës, mosha më delikate 16-18 që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit”, tha Ana.
Roza: Personalisht ke qenë pjesë e kësaj gjëje?
Ana: Po tani te jem e sinqerte nuk ka si t’i lind kjo ide një vajze 25-vjeçare nga hiçi.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela pranoi në rubrikën “Trotuar” në Top Channel se Mevlanin e ka pëlqyer me të vërtetë, mirëpo nuk e ka dashuruar. “Të kisha rënë në dashuri do e rrë mbeja”, u shpreh Antonela.
E vendosur në zgjedhje mes Atdheut dhe Mevlanit, ish-konkurrentja deklaroi se pëlqimin më të fortë e ka pasur për Mevlanin, si fizikisht ashtu dhe emocionalisht.
“Nuk ishte aq mirë fizikisht Atdheu. Mua më pëlqejnë meshkujt me ba rk”, tha ajo.
Juristja dhe figura e dashur e ekranit Eni Çobani ka festuar ditëlindjen e saj të dyzet e nëntë.
Mes shumë miqve dhe dashamirësve, urimin më të veçantë ia ka bërë moderatori i njohur dhe bashkëpuntori i saj prej shumë vitesh, Ardit Gjebrea.
Krahas fotos ku të dy duken të qeshur dhe mbajnë në duar një tortë ai ka bërë edhe dedikimin special.
“Tashmë jemi një familje dhe shumë dashuri për ty! Ditë të bekuara paç në jetë dhe vetëm gëzime. Gëzuar ditëlindjen,– shkroi moderatori.
Tre muaj më parë përfundoi sezoni i parë i spektaklit “Love Story”, ku protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij, duke i shprehur dhe dashurinë publikisht.
Pas mbarimit të “Love Story”, u vu në dyshim nëse Meri dhe Saimiri e vazhdonin lidhjen e tyre dhe duket se këto dyshime po përforcohen edhe më shumë.
Prej 3 muajsh nuk kemi asnjë shenjë se ata janë bashkë.
Saimiri erdhi në Shqipëri, qëndroi disa ditë dhe nuk e pamë në asnjë moment në praninë e Merit.
Jo më kot prej kohësh fansat në Instagram po i kërkojnë llogari Saimirit duke e kritikuar se gjithçka e ka bërë për show, por deri tani nuk kemi një reagim nga princi modern.
Arbana Osmani është një nga moderatoret më të preferuara dhe të komentuara në televizionin shqiptar.
Ajo gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë kri tikat në lidhje me look-un e saj.
Në foton e fundit të publikuar, një ndjekëse, ka komentuar: “Bëj edhe pak fitness, pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”
Arbana nuk e ka lënë këtë koment pa përgjigje. “Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër”, shkruan moderatorja.
Disa muaj më parë Arjoni u përjashtua nga Përputhen, pasi publikoi një foto me Anën në krevat. Ditën e sotme ai ishte sërish pjesë e programit, ku tha troç që nuk është penduar për veprimin e tij.
“Jo. Nuk jam penduar”, tha Arjoni. “Çdo gjë që kam kaluar dhe me femra të tjera më përpara, sot nëse do i takoja rrugës do i puthja në dy faqet dhe ku di unë, do i uroja gjitha të mirat. Unë nuk jam njeri që mbaj inate me njerëzit”, shtoi ai. “Disa persona e kërkojnë. Nuk e meritojnë. Ky ka qenë mësim, sepse ka shumë femra që kanë atë lloj karakteri”, tha Arjoni.