Shendetesi

Respektimi i protokolleve të sigurisë shëndetësore, kusht për strukturat hoteliere

Respektimi i protokolleve të sigurisë shëndetësore nga të gjitha strukturat hoteliere në vend, mbetet një kusht shumë i rëndësishëm sidomos tani me nisjen e sezonit veror.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi solli sot shembullin e një hoteli në kryeqytet, një investim i ri që po përgatitet për të pritur pushuesit e parë duke respektuar protokollet shëndetësore.

“Arte Botique Hotel një investim i ri, i cili po përgatitet për të pritur pushuesit e parë duke respektuar protokollet shëndetësore”, tha Klosi.

Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.

Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe./atsh

Respektimi i protokolleve të sigurisë shëndetësore, kusht për strukturat hoteliere Read More »

Këshilla për kufizimin e përhapjes së virusit për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot disa këshilla për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që i ndihmojnë ata të shmangin infektimin me virusin COVID-19.

“Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga virusi , shprehet Manastirliu.

Disa rregulla që duhet të ndiqen për të kufizuar përhapjen e virusit janë kufizimi i lëvizjes, kufizimi i takimeve sa më shumë të jetë e mundur, shmangia e vizitave në qendrat shëndetësore vetëm në ato raste kur është e domosdoshme dhe kontaktimi me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim.

Po ashtu këshillohet të kontaktohet qendra e Urgjencës Kombëtare 127 nëse ju mendoni se keni shenja të COVID-19./atsh

Këshilla për kufizimin e përhapjes së virusit për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike Read More »

Tomini apel qytetarëve: Evitoni grumbullimet masive, respektoni distancimin fizik dhe higjienën

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Eugena Tomini, deklaroi sot se “kemi një trend në rritje të rasteve të regjistruara COVID-19 të paktën në 4 qytete. Është një trend në rritje krahasuar me dy javë më parë. Mbyllja e kësaj jave përkon me trendin më të lartë në 3-4 javët e fundit”.

Në një intervistë televizive epidemiologia e ISHP-së Eugena Tomini, tha se kjo “duhet të theksohet se ka një zbehje të vigjilencës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale. E kemi shprehur gjithmonë që nga momenti i zbehjes së pandemisë në vend, çdo rast me hapjen e sistemit shëndetësor, me hapjen e lehtësimit të masave në mënyrë graduale, përsa i përket sistemeve shëndetësore ose mosruajtjes së distancimit fizik, çdo person do të konsiderohet si “COVID pozitiv”.

“Ne e kemi theksuar shpesh se 85% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbehja e distancimit fizik, mosrespektimi në largësi 1.5 m dhe më shumë, detyrimisht sjell kontakte të ngushta. Sjell prishje të respektimit të masave mbrojtëse personale dhe për rrjedhojë do kemi një transmetueshmëri nga një individ në tjetrin”, – tha Tomini.

E pyetur nëse edhe personeli shëndetësor i ka zbehur paksa masat mbrojtëse, Tomini tha se “transmetimi i infeksionit i një personeli shëndetësor i cili ka pasur kontakt me burim të jashtëm nga QSUT, u kthye në një burim të brendshëm në qendrën spitalore, duke sjellë infektimin e personelit mjekësor. Sigurisht është një ulje e vigjilencës edhe përkundrejt stafeve mjekësore, përkundrejt një trendi të ulur të infeksionit COVID në vend dhe përkundrejt uljes së numrit të rasteve të shtruar në spital”.

“Sigurisht edhe personeli shëndetësor hyn në pjesën e popullatës, janë njerëz si gjithë të tjerët dhe kanë humbur vigjilencën”, – shtoi ajo.

Tomini tha se se “respektimi i distancimit fizik, por mbi të gjitha i masave mbrojtëse të kontrollit të infeksionit spitalor është tepër i rëndësishëm, për të mos sjellë transmetim të ndërsjellë nga pacienti te personeli dhe anasjelltas”.

“Kjo ka bërë që në trendin e këtyre ditëve tendenca e pozitivitetit të shihet në të dyja anët edhe tek perosoneli shëndetësor edhe tek pacienti”, – u shpreh ajo.

Lidhur me hapjen e turizmit nëse ka rrezik për një infektim masiv, Tomini tha se “trendi i ditëve të fundit ku ka pasur 20-25 raste në ditë ka nxjerrë në alert strukturat shëndetësore por edhe ndërgjegjësimi i popullatës duhet të jetë në të njëjtën linjë me alertin e strukturave shëndetësore”.

“Ndërgjegjësimi i popullatës duhet të vijojë të bashkojmë forcat për të qenë të përgjegjshëm kundrejt shëndetit tonë”, – tha ajo duke shtuar se duhet të evitojmë grumbullimet masive dhe të respektojmë distancimet fizike. /atsh

Tomini apel qytetarëve: Evitoni grumbullimet masive, respektoni distancimin fizik dhe higjienën Read More »

Rritja ditore e rasteve, Brataj: Pritej me lehtësimin e masave, e menaxhueshme në këtë moment

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se pritej shtimi i rasteve të të prekurve me COVID-19 pas lehtësimit të masave të lëvizjes për qytetarët.

Brataj tha se kjo vjen edhe si pasojë e uljes së vigjilencës së qytetarëve dhe mosrespektimit të masave.

Në një intervistë për mediet, Brataj u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat anti-COVID pasi virusi është ende këtu. Sipas tij, distancimi fizik dhe maskat mbrojtëse janë ende të nevojshme.

Këto shifra, sipas Bratajt, janë të kontrollueshme, por kjo nuk duhet të ulë përgjegjshmërinë qytetare për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“I prisnim këto shifra dhe e kemi thënë disa herë edhe para hapjes. Për fatin e mirë janë të kontrollueshme dhe të menaxhueshme në këtë moment pasi janë vatra. Pozitiv është edhe fakti që virulenca e virusit është shumë më e ulët se në fillim”, u shpreh Brataj.

Për shkak të uljes së virulencës, Brataj shprehet se infektimi mund të kalohet edhe më lehtë.

“Sot nga studimet që janë bërë është vlerësuar se pasi virusi të fillojë të japë dëmtimet i duhen 6 ditë, nga tre që ishte në muajin shkurt dhe dëmtimet nuk janë aq të rënda, sa atëherë. Po ashtu, një verifikim tjetër është bërë nga ana e radiologëve që pacientët nuk paraqesin më probleme pulmonare që tregon se agresiviteti është më i ulët”, tha Brataj.

Problemi ynë, u shpreh Brataj, është të mos ketë rritje të pakontrollueshme që të na detyrojë të marrim masa për mbylljen sërish dhe kjo mund të shmanget vetëm nga respektimi i rregullave nga qytetarët, si ruajtja e distancës sociale dhe higjienës.

“Ne me virusin duhet të bashkëjetojmë pasi mjafton një i infektuar dhe do të na infektojë. Ky është momenti më delikat, por nëse nuk do të respektojmë masat, detyrimisht do të ketë rritje të të prekurve dhe do të çojë në shtrëngimin e masave sërish”, u shpreh Brataj./atsh

Rritja ditore e rasteve, Brataj: Pritej me lehtësimin e masave, e menaxhueshme në këtë moment Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë, 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT janë testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Sipas Tominit, 6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

“Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, bëri të ditur ajo.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë, tha Tomini, aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Këshillohet ruajtja e distancimit fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik, përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Këshillohet ruajtja e etiketës respiratore.

Kur kolliteni apo tështini këshillohet përdorimi i shamisë letres ose këndit të brrylit.

Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda.

MSH apelon qytetarët të evitojnë ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

“Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, thuhet në apelin e MSH-së.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale 15595
Testime molekulare 14269
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1099
Raste të shëruara 851
Raste Aktive 215
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 121
Durrës 42
Krujë 17
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 6
Lushnje 4
Berat 2
Fier 2
Korçë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »

11 të shëruar në 24 orët e fundit/ 823 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot në komunikimin e përditshëm se “nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar”.

Sipas saj, në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë./atsh

11 të shëruar në 24 orët e fundit/ 823 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 26 raste të reja në Tiranë, asnjë i infektuar i ri në zonat e tjera

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë, duke e çuar në 1076 numrin e të prekurve.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot në komunikimin e përditshëm se “nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë. Ndërkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë”.

Sipas saj, në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale.

“Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, – tha Daja.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 26 raste të reja në Tiranë, asnjë i infektuar i ri në zonat e tjera Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera

Në 24 orët e fundit janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha sot në komunikimin e përditshëm se “vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve të reja të prekur me COVID-19 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere, e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit”.

“Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend”, – tha Beqo.

Sipas saj, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale.

“Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, – tha Beqo.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale 15094
Testime molekulare 13768
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1050
Raste të shëruara 812
Raste Aktive 205
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera Read More »