Shendetesi

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të përcaktojnë gjininë e një fëmije

Shkencëtarët kanë zbuluar se si mund të përcaktoni gjininë e fëmijës.

Disa prindër presin një vajzë, disa një djalë, dhe gjinia e fëmijës është sigurisht e rëndësishme.

Kur lind një fëmijë, ai trashëgon gjysmën e materialit gjenetik nga nëna dhe gjysmën tjetër nga babai. Nënat kanë dy kromozome seksuale x, ndërsa baballarët përmbajnë një kombinim të xy. Gjatë konceptimit, nëse fetusi trashëgon një kromozom x nga babai, do të jetë një vajzë, dhe nëse trashëgon një kromozom y, do të lindë një djalë.

Koha e konceptimit dhe gjinia e fëmijës

Në shumicën e rasteve, cikli tek femrat zgjat 28 ditë, dhe ovulimi ndodh në gjysmë të ciklit, në ditën e 14-të. Ndodh kur një spermatozoid me një kromozom x ose y arrin vezën dhe e fekondon atë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte, shkencëtarët besojnë se:

1. Nëse doni një vajzë, duhet të kryeni marrëdhënie katër ditë para ovulacionit, në mënyrë që spermatozoidet, të cilat janë më të ngadalta, të arrijnë vezën deri në ditën e ovulacionit. Është shumë e rëndësishme që të praktikoni marrëdhënie vetëm katër ose pesë ditë para ovulacionit dhe më pas të bëni një pushim.

2. Nëse planifikoni një djalë, praktikoni marrëdhëniet sa më afër ditës së ovulacionit dhe një ditë para ovulacionit. Në këtë mënyrë, spermatozoa e shpejtë me kromozomin y do të jetë e para që do të arrijë vezën dhe do ta fekondojë atë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të përcaktojnë gjininë e një fëmije Read More »

Mjekja gjinekologe: Femrat duhet t’i mbyllin lindjet para…

Mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi thotë se femrat duhet të mbyllin lindjet para moshës 35-vjeçare, që të kenë fëmijë më të shëndetshëm dhe shtatzani të mbarë.

Në emisionin “Good Morning Albanians”, Kroi nënvizoi se është rritur mosha e femrave, të cilat bëhen nëna për herë të parë, por edhe të atyre që i mbyllin shtatzanitë.

“Për t’u bërë nënë, nuk është e nevojshme të mbarosh fakultetin, të bësh masterin apo doktoraturën. Madje, do ishte mirë që nën moshën 35-vjeç, femra t’i ketë mbyllur lindjet, në prizmin që të kemi fëmijë më të shëndetshëm, shtatzanitë janë më të mbara.

Megjithatë, prej disa vitesh, ne gjinekologët kemi vënë re që është rritur mosha e nënës, jo vetëm në shtatzaninë e parë, por përgjithësisht kur i mbyllin shtatzanitë. Unë kam paciente, të cilat janë shtatzanë në moshën 45-vjeç”, theksoi ajo.

Mjekja gjinekologe: Femrat duhet t’i mbyllin lindjet para… Read More »

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse për 1 muaj hani çdo ditë avokado

Nga mbrojtja e syve dhe rritja e sistemit imunitar deri tek mbrojtja e trupit tuaj kundër qelizave të kancerit. Nuk ka rëndësi se si i konsumoni, nuk mund të mohohet që avokadot janë po aq të shijshme sa dhe të dobishme për trupin tuaj, sipas “Bright Side”.

Avokadot janë të pasura me kalium, kështu që nëse keni ndonjë lloj problemi me veshkat, mund ta përfshini këtë frut në dietën tuaj.

Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e avokados rregullisht është një mënyrë e shëndetshme për të përmirësuar funksionimin e veshkave.

Nëse jeni duke kërkuar një freskues natyral të gojës, është koha të mendoni për avokadot. Ata kanë aktivitet të lartë antibakterial dhe nëse konsumoni një në ditë mund të largoni bakteret nga goja.

Ngrënia e një avokadoje të freskët bën që sytë të funksionojnë më mirë . Kjo ndodh sepse avokadot mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të karotenoidit në trupin tonë, duke punuar si një agjent antioksidant dhe anti-inflamator.

Nëse ftoheni shpesh, mbase sistemi juaj imunitar po kërkon më shumë vëmendje. Për fat të mirë, është raportuar se disa përbërës të avokados mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të largojnë viruset dhe infeksionet e tjera.

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, avokadot mund të jenë aleati juaj më i madh. Përmbajtja e tyre e lartë e kaliumit dhe luteinës është e njohur për përmirësimin e sëmundjeve vaskulare dhe rritjen e lipideve në trupat tanë.

Mëlçia rregullon shumicën e niveleve kimike në gjakun tonë, dhe është shumë e rëndësishme që të jetë e sheëndetshme për të funksionuar si duhet. Është raportuar se ngrënia e avokados mund të ndihmojë në zvogëlimin e dëmtimit të mëlçisë, kështu që shtimi i këtij fruti në dietën tuaj është një zgjedhje e mirë.

Shtimi i tepërt i peshës është një shqetësim në të gjithë botën. Edhe pse është e rëndësishme që kjo të diskutohet së pari me një profesionist, është provuar që avokadot mund të ndihmojnë në uljen e peshës. Ato shkaktojnë ndjesinë e ngopjes dhe kanë një ndikim pozitiv në hormonet tona të zorrës.

Avokado veti citotoksike, që do të thotë se mund të vrasin qelizat kancerogjene dhe të parandalojnë rritjen e kësaj sëmundjeje.

Mund ta hani ose ta aplikoni direkt në lëkurë. Nuk ka rëndësi se si e përdorni avokadon, por ky frut rekomandohet shumë për shëndetin e lëkurës. Karakteristikat e tyre të karotenoideve mund të ndihmojnë në mbrojtjen e rrezeve ultraviolet, duke çuar në një fytyrë dhe trup më rinor dhe me shkëlqim.

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse për 1 muaj hani çdo ditë avokado Read More »

Këto janë 5 përfitimet nga konsumi i lëngut të shegës/ Një frut mrekullibërës për shëndetin!

Fruti i shëgës është një ndër frutat që me lëngun e saj shëron disa lloje sëmundjesh. Tashmë që jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, ky frut ka arritur pjekjen maksimale.

Shega është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese, ndaj këshillohet konsumoni rregullisht i lëngut të saj.

Më poshtë po renditim 5 përfiimet shëndetësore nga konsumimi i lëngut të shegës:

Acidet yndyrore që përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.

Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:

Sëmundjet e stomakut

Sëmundjet e zorrëve

Dhimbjet e barkut

Ënjtjen e bajameve

Acarimin e mishrave të dhëmbëve.

Këto janë 5 përfitimet nga konsumi i lëngut të shegës/ Një frut mrekullibërës për shëndetin! Read More »

Ja në cilat ushqime mund ta gjejmë zinkun e domosdoshëm, mungesa e tij sjell rënie të flokëve dhe impotencë

Zinku është nutrien esencial i cili është i domosdoshëm për funksionim të drejtë të sistemit të imunitetit dhe metabolizmit

Edhe pse na duhen vetëm sasi të vogla, zinku është minerali më i bollshëm në trupat tanë pas hekurit.

Sasi të mjaftueshme zinku mund të merren nëpërmjet ushqimit, posaçërisht është e rëndësishme që t’i përkushtojnë kujdes në sezonin e ftohjeve, viruseve dhe gripit, transmeton Telegrafi.

Sistemi ynë imunitar paraqet një armatë qelizash dhe mekanizmash mbrojtës të nevojshëm për luftën kundër baktereve dhe viruseve të cilët mund të çojnë në infeksione, ndërsa zinku është jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e imunitetit.

Cilat janë shenjat e mungesës së zinkut?

▪ ftohjet dhe infeksionet e shpeshta
▪ thatësi dhe vrazhdësi e lëkurës
▪ shërimin e ngadalshëm të plagëve, rënien e flokëve (përfshirë qimet e vetullave dhe qerpikëve)

▪ humbje oreksi dhe humbje peshe e papritur
▪ përshtatje e vështirë e syve me errësirën
▪ sjellje apatike, harrese dhe ndjenja depresive
▪ impotencë dhe infertilitet (të dy gjinitë)

Burimet vegane të zinkut janë thekonet e tharmit nutritiv, të cilat kanë sasi të mëdha zinku nga 6 mg në një lugë supe. Po ashtu, vetëm dy lugë fara kungulli dhe 2 lugë fara luledielli të hedhura mbi ushqimin e kafjallit do të sigurojnë 3,5 mg zink. Shtoni një grusht shqeme për 1.8 mg të tjera.

Tempeh është një produkt soje i fermentuar dhe është një shtesë e shkëlqyer për çdo dietë për shkak të pasurisë së saj me proteina, si dhe 1.8 mg zink për 100 g. Nëse ju pëlqen quinoa ose orizi kaf, qëndroni të qetë duke ditur se do të merrni 1.6 mg zink me çdo porcion. Shtimi i drithërave si quinoa ose orizi kaf në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar zink në vaktet tuaja.

Burime të tjera të zinkut janë buka integrale, kuskusi, farat e susamit, fasulet e pjekura, kikirikët, tërshëra, farat e kërpit, spinaqi, qiqrat, thjerrëzat, kërpudhat, arrat dhe tofu.

Ka shumë ushqime bimore që ofrojnë zink, dhe këto janë ushqime që zakonisht konsumohen në një dietë të plotë, me bazë bimore. Nëse ndiqni një dietë vegane, ngrënia e ushqimeve të plota bimore në vend të ushqimeve të përpunuara sa më shumë që të mundeni, do të mbështesë marrjen tuaj të lëndëve ushqyese jetike.

Ja në cilat ushqime mund ta gjejmë zinkun e domosdoshëm, mungesa e tij sjell rënie të flokëve dhe impotencë Read More »

Ja sa kafe në ditë duhet të pini për të jetuar më gjatë

Kafja është thelbësore, madje disa e konsiderojnë si karburant, sipas një studimi të ri shkencor. Nëse konsumoni dy deri në tre filxhanë kafe në ditë, do të jetoni më gjatë dhe sipas studiuesve do të jeni më pak të rrez ikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo vlen për të gjitha llojet e kafesë.

Studiuesit analizuan të dhënat e 450,000 personave me një moshë mesatare 58 vjeç. Studimi zgjati 12 vite, gjatë të cilave 27,809 (6,2%) vdiqën ndërsa 43,173 (9,6%) u diagnostikuan me sëmundje kardiovaskulare dhe 30,100 (6,7%) me aritmi.

Shumica zakonisht pinin kafe turke (44%), 15% pinin kafe pa kafeinë, ndërsa 22% nuk pinin fare kafe. Sipas studimit, ata që pinin dy deri në tre kafe në ditë kishin më shumë gjasa të jetonin më gjatë në krahasim me ata që nuk pinin kafe fare.

Përkatësisht 27%. 14% dhe 11%

E njejta gjë vlente edhe për sëmundjet kardiovaskulare. Reduktimi i gjasave për sëmundje kardiovaskulare ishte 20%. Së fundmi, në lidhje me diagnozën e aritmisë, kafeja me kafeinë, por jo kafeja pa kafeinë, u shoqërua me një rrezik të reduktuar.

Rreziku më i ulët, përkatësisht 17% dhe 12% ishte për ata që pinin katër deri në pesë kafe të bluar dhe dy deri në tre kafe ekspres.

“Kafeina është përbërësi më i njohur i kafesë. Gjetjet tona sugjerojnë që pirja e sasive të moderuara të kafesë të të gjitha llojeve duhet të cilësohet si një rutinë e shëndetshme për zemrën, “ tha Dr. Kistler.

Ja sa kafe në ditë duhet të pini për të jetuar më gjatë Read More »

Përfitimet e jashtëzakonshme që merri nga konsumi i hurmave, nga rënia në peshë te ulja e tensionit

Hurma është një frut që mund të konsumohet e gatuar, e tharë, e përpunuar ose e freskët.

E veçanta e saj është se mund ta hani edhe kur është shumë e pjekur, ndërkohë që frutat e tjera në të njëjtin stad konsiderohen të kalbura.

Hurmat janë të shkëlqyera për shëndetit, sidomos tani në vjeshtë kur kanë sezonin e tyre.

Ato zvogëlojnë shenjat e plakjes, përmirësojnë shëndetin e syve, ulin tensionin e gjakut dhe ju ndihmojnë të humbisni peshë. Gjithashtu duke konsumuar hurma ju rrisni energjitë tuaja.

Përfitimet e jashtëzakonshme që merri nga konsumi i hurmave, nga rënia në peshë te ulja e tensionit Read More »

Shkencëtarët zbulojnë virusin që ‘vr et’ kancerin,

Një lloj i ri i terapisë së kancerit që përdor një virus të zakonshëm për të infektuar dhe shkat ërruar qelizat e dëmshme po jep shpresa në provat e para thonë shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Kanceri i një pacienti u zhduk, ndërsa tek tw tjerwt u vu re që tumoret e tyre po zvogëloheshin.

Ilaçi është një formë e dobësuar e virusit të ftohjes – herpes simplex – që është modifikuar për të vra rë tumoret.

Do të nevojiten studime më të mëdha dhe më të gjata, por ekspertët thonë se injeksioni në fund mund të ofrojë një shpëtim për më shumë njerëz me kancer të avancuar.

Krzysztof Wojkowski, një 39-vjeçar nga Londra perëndimore, është një nga pacientët që mori pjesë në provën në fazën e parë, të drejtuar nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Fondacionin Royal Marsden NHS Trust

Ai u diagnostikua në vitin 2017 me kancer të gjëndrave të pështymës,. Pavarësisht operacionit dhe trajtimeve të tjera në atë kohë, kanceri i tij vazhdoi të avanconte.

Një trajtim me terapinw e virusit – i cili është një version i modifikuar posaçërisht i virusit herpes – duket se ka pastruar kancerin e tij.

“Kam bërë injeksione çdo dy javë për pesë javë, të cilat më zhdukën plotësisht kancerin. Unë jam pa kancer për dy vjet tani.”, tha ai.

Injeksionet, sul mojnë kancerin në dy mënyra – duke su lmuar qelizat kancerogjene e duke aktivizuar sistemin imunitar.

Shkencëtarët zbulojnë virusin që ‘vr et’ kancerin, Read More »