Shendetesi

Cilat ushqime duhen shmangur në verë?

Gjatë periudhës së verës duket se rreziku i helmimit është më pranë nesh. Të gjithë duhet të tregojnë kujdesin e duhur ndaj ushqimeve që konsumojnë pasi me rritjen e temperaturave rriten dhe mundësitë që ushqimet të prishin metabolizmin.

Fëmijët dhe moshat e treta janë më të riskuar ndaj këtyre problemeve, por vlen të theksohet që çdokush që konsumon ushqimet e mëposhtme mund të përballet me simptomat e helmimit.

Nuk mjafton që frutat, perimet të jenë të freskëta e të lara mirë, por muajt e verës ushqimet përgjithësisht rekomandohen të konsumohen të gatuara. Pjatave të mëposhtme bëni mirë t’u thoni JO, në rast se nuk dëshrioni të përfundoni të helmuar

1.Frutat e detit krudo, ostriket e papërgatitura

2.Perimet e parpërgatitura e të paketuara në qese duhen shmnagur.

3.Mishit me gjak duhet t’i thoni jo në verë, nëse nuk dëshironi të përfundoni në spital

4.Në rast se vezët i preferoni të pagatuara, duhet të filloni t’i skuqni apo t’i zieni në mënyrë që të ulni riskun ndaj helmimit

5.Jo vetëm në stinën e verës, por gjatë gjithë vitit qumështi duhet të jetë i pastërizuar në të kundërt mund të helmohen

Cilat ushqime duhen shmangur në verë? Read More »

Nuk është uji, por një tjetër pije si hidratues më i mirë për organizmin gjatë verës

Studiuesit zbuluan se ndërsa uji, natyral dhe i gazuar, bën një punë mjaft të mirë për të hidratuar shpejt trupin, pijet me pak sheqer, yndyrë ose proteina bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë.

Arsyeja ka të bëjë me mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj pijeve, sipas Ronald Maughan, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të St. Andrews dhe autor i studimit.

Një faktor është vëllimi i një pije të caktuar: Sa më shumë të pini, aq më shpejt pija zbrazet nga stomaku dhe përthithet në qarkullimin e gjakut, ku mund të hollojë lëngjet e trupit dhe t’ju hidratojë.

Qumështi është më hidratues se uji.

Qumështi u zbulua të jetë edhe më hidratues se uji i thjeshtë sepse përmban sheqer laktozë, disa proteina dhe disa yndyra, të cilat të gjitha ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe për të mbajtur hidratimin për një periudhë më të gjatë.

Qumështi gjithashtu ka natrium, i cili vepron si një sfungjer dhe mban ujin në trup dhe rezulton në më pak urinë të prodhuar.

Nuk është uji, por një tjetër pije si hidratues më i mirë për organizmin gjatë verës Read More »

Rama ‘ultimatum’ për studentët e mjekësisë: Nëse duan të arsimohen në këtë degë dhe diplomë, duhet të pranojnë kontratën 5 vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka treguar vendimin e qeverisë për kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Vendimi ka të bëjë më studentët e mjekësisë dhe detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar, thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar që paguan taksa. Shteti e financon Universitetin në këtë rast, formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe të garantojë shëndetin e qytetarëve të vetë, nuk është si profesionet e veta, por i lidhur me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.

Në kushtet kur Gjermania dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me plakjen e popullsisë nevojën për burime njerëzore, dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionist dhe njerëz të kualifikuar ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, më normal dhe i lehtë. Çdo student që do të hyjë në universitet duhet të njihet me faktin se për t’u pajisur me diplomë duhet shërbim 5 vjet në vend, ata që janë duke vazhduar studimet vitet janë më të vogla. Nëse duan mjekësi duhet të pranojnë këtë kusht”, tha Rama.

Rama ‘ultimatum’ për studentët e mjekësisë: Nëse duan të arsimohen në këtë degë dhe diplomë, duhet të pranojnë kontratën 5 vjeçare Read More »

Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, ja si mund të arrijmë parandalimin e sëmundjeve lidhur me nxehtësinë

Temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën. Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.

Çfarë është goditja nga i nxehti?

Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë.

Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën. Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:

trurin dhe sistemin nervor

sistemin e qarkullimit të gjakut

mushkëritë

mëlçinë

veshkat

aparatin tretës

muskujt

Goditja nga i nxehti mund të fillojë me simptoma kërcënuese për jetën, të cilat mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke përfshirë:

temperaturë e lartë

lëkurë e nxehtë dhe e thatë

rrahje të shpejta të zemrës

konfuzion

humbje të vetëdijes

koma deri në humbje jete

Çfarë është lodhja nga i nxehti?

Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose
brenda disa ditëve.

Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:

ngërçe të muskujve

një puls të shpejtë ose të dobët

një ndjenjë e përgjithshme dobësie

të vjella

djersitje

lëkurë e ftohtë, e njomë

marramendje dhe nganjëherë gjendje të fikëti

urinë me ngjyrë të errët

dhimbje koke

Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta.

Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.

Faktorët e rrezikut

Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:

mbipesha

sëmundjet ekzistuese

djegia nga dielli

ilaçe të caktuara për sëmundjet e zemrës ose presionin e lartë të gjakut, veçanërisht diuretikët

ndryshimet e papritura të temperaturës

qëndrimi jashtë në nxehtësi ekstreme, ose në ambiente të mbyllura pa ndonjë mënyrë për tu freskuar

Parandalimi

Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët. Këtë mund ta arrini duke:

qëndruar brenda në pjesën më të nxehtë të ditës, me ajër më të freskët

përpiquni të qëndroni në hije kur jeni jashtë

konsumoni 2-4 gota ujë çdo orë, kur jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të larta

bëni pushime të shpeshta kur punoni ose stërviteni jashtë në ditët e nxehta

vishni rroba të gjera pambuku, me ngjyrë të hapur

përdorni ujë më të ftohtë kur bëni dush

mbani një kapelë për të mbrojtur fytyrën nga dielli

shmangni pijet që ju dehidratojnë, si ato me kafeinë ose alkool

Trajtimi

Nëse dyshoni se keni lodhje nga nxehtësia, duhet të ndërmerrni menjëherë hapa për tu qetësuar, të tilla si:

qëndroni në një vend ku ka hije

hiqni ndonjë veshje të tepërt

ndizni ventilatorin ose kondicionerin

freskohuni me ujë të ftohtë, vendosni peshqirë të lagur në trup ose akull

konsumoni lëngje dhe ujë

Njohja e simptomave të sipër përmendura, mund të parandalojë që gjendja të mos përkeqësohet. Dhe nëse merrni trajtim e duhur në kohë, ju mund të shëroheni plotësisht nga sëmundjet e lidhura me
nxehtësinë.

Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, ja si mund të arrijmë parandalimin e sëmundjeve lidhur me nxehtësinë Read More »

Operacioni i rrallë te Trauma/ Tri ndërhyrje në tru dhe shtyllë kurrizore, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale operacionin e rrallë në Spitalin Universitar të Traumës që i shpëtoi jetën një 55-vjeçari më dëmtime të shumta, të shkaktuara pas rënies nga një lartësi e madhe.

“Tre ndërhyrje të shkallës shumë të lartë të vështirësisë, në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, u realizuan me sukses nga një ekip multidisiplinar i mjekëve neurokirurgë, ortopedë dhe reanimatorë në Spitalin Universitar të Traumës, duke i shpëtuar jetën pacientit 55-vjeçar”, shkruan ministrja.

Më tej, ministrja uron mjekët e spitalit të Traumës për profesionalizmin e treguar.

“Urime ekipit të Spitalit Universitar të Traumës, mjekët neurokirurgë, Dr. Fatos Olldashi, Dr. Geldon Fejzo, mjekët ortopedë, Dr. Viktor Marku, Dr. Drini Bardhi, Anestezist-Reanimatore Dr. Rexhina Sturçe, Flutura Balla ndihmës anestezist, Sokol Xhafaj dhe instrumentare Elsa Agalliu”, shkruan Manastirliu.

Operacioni i rrallë te Trauma/ Tri ndërhyrje në tru dhe shtyllë kurrizore, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit Read More »

Nëse fëmija yt bën këtë gjë, kini shumë kujdes! Lira Gjika shtang prindërit shqiptarë

Shumë prindër, nëna dhe baballarë, shqetësohen më shumë kur fëmijët nuk reagojnë me dhu në ndaj shokëve të tyre, që i ngacmojnë, sesa kur arrijnë të shmangin ng acmimin e shokëve me inteligjencë dhe kurajo.

Këtë mënyrë, prindërit nuk e vlerësojnë, madje ju duket e turpshme dhe fëmija i tyre frikacak. Prindërit shkojnë deri aty sa i fyejnë dhe i rra fin pse fëmija nuk reagon me të njëjtën mënyrë. Në këtë histori më nxitëse dhe agr esive janë nënat.

Ato, nënat, kur fëmija u përgjigjet:- po ata janë shokët e mi dhe ne po luanim.- nëna e para dhe babai i dyti, shkojnë deri aty sa dyshojnë për fëmijën e tyre, mos ka ndonjë çrregullim.

Ky perceptim i dh unës si forcë, është një perceptim gjymtues dhe jo vetëm për fëmijët, por për gjithë shoqërinë.

Prindërit, mësues, të rritur në përgjithësi, përpiquni; të shmangni këtë sjellje si me fëmijët po kështu edhe me njëri tjëtrin. Përpiquni; të kontrolloni zemërimin tuaj dhe reagimet me d hunë edhe pse keni të drejtë.
Duhet të dini se e drejta dhe e mira nuk janë gjithnjë krah për krah.

Ne duhet të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë, dhe më e mira nuk është ti nxitim për dhunë. Të përpiqemi të gjithë, të veprojmë pasi kemi shmangur zemërimin dhe ta mendojmë gjën ashtu siç dëshirojmë vërtetë për fëmijët tanë, që të bëhen të njerëzishëm dhe qytetarë të mirë.

T’bn u mësojmë fëmijëve që dhu na është tregues frike dhe jo trimërije. Të kujtojmë të gjithë shprehjen e urtë popullore “Trimi i vërtetë nuk dhu non, nuk v ret”.

Prindërit që nxitin fëmijët e tyre për të mbrojtur veten nëpërmjet dhu nës, janë prindër që vijnë nga eksperienca dhu ne dhe kanë mbetur peng i dh unës. /

Nëse fëmija yt bën këtë gjë, kini shumë kujdes! Lira Gjika shtang prindërit shqiptarë Read More »

Boronica e veriut, fruti shqiptar më i kërkuar që lufton shumë sëmundje

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Antioksidantët që gjenden te boronicat janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Në Shqipëri boronicat kultivohen gjerësisht në trevat veriore të vendit. Por, boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës e kanë më të lehtë të tregëtohen në Kosovë dhe Mal të Zi dhe që nga aty më pas shpërndahen në tregjet evropiane, sesa të zbresin poshtë në Tiranë apo dhe në çdo qytet tjetër në vend.
Arsyeja se pse boronicat nuk mbërrijnë dot në kryqytet dhe në çdo qytet të vendit është mungesa e dhomave frigoriferike për t’i mbajtur boronicat e freskëta. Udhëtimi prej disa orësh në automjete të zakonshme do të ishte fundi i freskisë së boronicave veriore shqiptare.

Kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese

Boronica është një frut i vogël me ngjyrë blu të purpurt. Boronica janë të vogla, rreth 5-16 milimetra në diametër, dhe një kurorë të vogël në majë. Ato janë ndër manaferrat më vlerat më të mëdha ushqyese. Një kupë (148 gramë) boronica përmban; Fibër 4 gramë, 24% të nevojave ditore për Vitaminë C, 36% të nevojave për Vitaminë K, 25% të nevojave ditore për manganez. Ato kanë 85% ujë në përbërje.

Janë mbreti i ushqimeve antioksidante

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht. Flavonoidët e gjendur tek boronicat janë përbërësi më i mirë antioksdant. Është vërtetuar se këta përbërës rrisin nivelin antioksidues brenda trupit.

Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve

Dëmtimi i ADN-së është pjesë e jetës së përditshme. Thuhet se kjo ndodh dhjetëra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit. Dëmtimi i ADN-së është pjesë e arsyes që ne plakemi dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Për shkak se boronicat kanë sasi të mëdha antioksidantësh, ato ndihmojnë të neutralizohen disa nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtimin e ADN-së tonë. Në një studim që zgjati 4 javë, 168 pjesëmarrës pinë 1 litër përzierje të boronicës me lëng molle, çdo ditë. Në fund të studimit, dëmtimi oksidativ i ADN-së, për shkak të radikaleve të lira, u reduktua me 20%.

Mbrojnë kolesterolin në gjak

Dëmtimi oksidativ nuk ndodh vetëm në qelizat tona dhe në ADN. Ky dëmtim është gjithashtu problematik kur lipoproteina (kolesteroli “i keq”) oksidohet. Në fakt, oksidimi i kolesterolit të keq ndikon shumë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. 50 gramë boronica në ditë shërbyen për të ulur oksidimin e kolesterolit me 27% në disa pjesëmarrës të shëndoshë, pas një periudhe prej tetë javësh.

Ulin tensionin

Në një studim, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të presionit të gjakut (tensionit të lartë), pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Është e rëndësishme të kuptohet se kur flasim për ulje të rrezikut përmes konsumit të boronicave, flasim për faktorët e rrezikut, jo për sëmundjet aktuale. Në një studim të vitit 2013, 93,600 infermierë konsumuan shumë antocinisis (antioksidantë kryesorë që gjenden te boronica) duke ulur me 32% rrezikun për atak të zemrës.

Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës

Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit duke vonuar edhe rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën. Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

Kanë efekt anti-diabetik

Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

Përbërësit e boronicave ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve urinare

Boronicat përmbajnë substanca që mund të parandalojnë veshjen e mureve të fshikëzës nga baktere të ndryshme. Këto përbërës janë të dobishëm në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Ndihmojnë në uljen e dëmtimit të muskujve pas stërvitjes

Stërvitja e fortë për trupin mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe lodhje. Kjo nxitet pjesërisht nga inflamacioni dhe stresi oksidativ në indet e muskujve. Është e qartë se boronicat janë tepër të shëndetshme.

Konsumi i boronicave mund të zvogëlojë dëmin që ndodh në nivel molekular, duke minimizuar dhimbjet dhe reduktuar uljen në performancën e muskujve. Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.

Boronica e veriut, fruti shqiptar më i kërkuar që lufton shumë sëmundje Read More »

E trishtë! Djali u diagnostikua me kancer në shtyllën kurrizore, nëna: Operacioni rrezikonte ta…

Një aksident në moshën 8-vjeçare ndërpreu ëndrrën e parë të Valterit për të ndjekur kërcimin. Edhe pse ishte një moment i vështirë, ai nuk donte të shkëputej nga arti dhe nisi të këndonte, të kishte disa triumfe të vogla në muzikë e madje erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në kompeticione muzikore.

Gjatë kësaj kohe, rrëfeu Ana, nëna e tij në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai shpesh nuk ndihej mirë fizikisht. Ana mendonte se mund të ndikonin ankthi e emocionet ndaj përpiqej ta inkurajonte. Kur Valteri shkoi në Londër për të ndjekur akademinë, gjendja e dobët fizike vazhdonte dhe në kohën e pandemisë, braktis studimet.
Vëllai i tij, Fausto shpjegon se ishte e dukshme që shëndeti i të vëllait ishte i dobët.

Fausto: Ra pandemia dhe ngelëm pa punë. Kur u hap puna, filloi vëllai që donte të vinte të punonte. Në momentin që fillonte punonte, unë e shikoja që pas 5-6 orësh fillonin këto dhimbjet. Një natë ishte shumë keq i bllokuar dhe ikën në urgjencë. Iku në urgjencë në Romë, e mbajtën aty dhe nuk…
Ana: Nuk dukej asgjë.

Fausto: Filluan i dhanë ca ilaçe për dhimbje kurrizi dhe ky për një vit vazhdoi të merrte këto ilaçe, por këto ilaçe sikur e…

Ana: E qetësonin për momentin.

Fausto: E qetësonin.

Ardit Gjebrea: Pra që nga ai moment kaloi një vit?

Ana: Po. Kishte patur shumë raste që ndihej keq dhe shokët e vet që janë studentë, që flenë bashkë në dhomë dhe më thonë “Ana, Valterit i bie të fikët kur ndodhin këto gjëra dhe ndihet shumë keq, nuk rri dot në këmbë dhe ne nuk e prekim dot” se dhimbjet ishin aq të forta saqë në ato momente nuk ishin shumë të gjata, por ishin një moment që s’mund ta prekje dot se atij i binte të fikët direkt. Unë u bëra shumë merak, i them urgjent do vish në shtëpi, nuk më intereson.

Kam bërë prenotime te privatët, të gjitha, e kam kontrolluar, i bëjmë në fillim analizat,e kot, prapë nuk i panë diçka. Më thonë, “zonjë do i bëjmë rezonancë magnetike me kontrast”, tjetër, jo që bëjnë të gjithë. Kur i çoj tim bir që i bëj këtë, doktori direkt më thotë “zonjë, djali yt ka një kancer në vertebrën e shtyllës kurrizore”. Ishte e padukshme gjithmonë por që kur e kapa,” ai e ka me vite” tha, “por ndoshta ju s’ia keni kuptuar dhe ne nuk ia kuptojmë dot”.

Mjekët rekomanduan që t’i bënin një radiofrekuencë sepse operacioni ishte shumë i rrezikshëm sepse mund të paralizohej. Fatkeqësisht, rezultoi pa sukses dhe Valterit i duhej të priste 3 muaj përpara se të futej në sallën e operacionit. Përgjatë këtyre tre muajve, ai përjetonte dhimbje të forta sa mjekët nuk mund t’i bënin asgjë veç disa qetësuesve.

Ana: Në datën 6 Tetor, djali jonë u fut në sallën e operimit. Ka qenë 7 orë operim. Kur mbaroi operimi, dalin doktorët, i takojmë 3 doktorët, e pyeta, tha zonjë “operimi ishte shumë i vështirë por doli me sukses”. O Zot çfarë kënaqësie!/tvklan.al

E trishtë! Djali u diagnostikua me kancer në shtyllën kurrizore, nëna: Operacioni rrezikonte ta… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com