Shendetesi

Bilanc lufte 542 persona tentuan vetevrasje ne vendin tone vitin e shkuar!

[sgmb id=”1″]

Jo pak herë në vendin tonë dëgjojmë për tentativa vetëvrasjesh apo njerëz që kërkojnë t’i japin fund jetës së tyre. Shkaqet që çojnë njerëzit drejt aktit final janë të shumta po padyshim varfëria apo sëmundjet e depresionit janë më kryesoret.

542 persona kanë tentuar të vrasin veten gjatë 2016-s, ku 227 prej tyre kanë humbur jetën. Shifrat janë bërë të ditura nga Policia e Shtetit në konferencën Shkencore “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

Drejtuesit e Policisë dhe Ministria e Brendshme kërkojnë që të parët të jenë policët, ata të cilët duhet të ndërgjegjësohen. Drejtori i Policisë Haki Çako ngriti edhe shqetësimin e tentativave të vetëvrasjes brenda radhëve të policisë, për shkak të stresit në punë.

“Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”, tha Haki Çako.

Synimi i konferencës ishte trajtimi dhe parandalimi i këtyre rasteve nga Policia e Shtetit. Sipas studimit të Policisë së Shtetit, kryesisht vetëvrasjet vijnë për shkak të problemeve financiare tek moshat e mesme dhe të moshuarit, ndërsa tek të rinjtë shpesh vetëvrasjet ndodhin për shkak të shkollës apo problemeve me partnerët e tyre. 


Bilanc lufte 542 persona tentuan vetevrasje ne vendin tone vitin e shkuar! Read More »

Lajme të këqija për ata që kanë grup gjaku A, B ose AB!

[sgmb id=”1″]

Njerëzit me grup gjaku A, B ose AB kanë më shumë gjasa që të preken nga goditjet në zemër. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, të cilët besojnë se këta njerëz kanë nivele me të larta të një proteine koaguluese, e cila mund të pengojë gjakun që të arrijë në organet vitale.

Siç shkruan e përditshmja “DailyMail”, të dhënat janë shqetësuese, duke marrë parasysh që grupi i gjakut është diçka jashtë dorës së njeriut, por tërësisht genetike.

Megjithatë ekspertët thonë se duke patur një stil jetese të mirë, si mos pirja e duhanit dhe të ushqyerit shëndetshëm janë mënyra më e mirë për të ulur rrezikun për prekjen nga goditjet në zemër.

Shkencëtarët holandezë analizuan të dhënat nga disa studime shkencore të 1.3 milionë njerëz. Ata dalluan se 14 në 1000 persona me grup gjaku 0, grupi më i zakonshëm, pësonte goditje në zemër.

Ndërsa ata që i përkisnin grupit A, B apo AB, kishin një rritje të lehtë, me 15 në 1000 persona.

Ekspertët thonë se duhen më shumë studime për të kuptuar lidhjen mes rrezikut për goditje në zemër dhe grupit të gjakut të një personi.

Megjithatë, sipas tyre, në të ardhmen grupi i gjakut duhet të merret parasysh si një faktor risku për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëbashku me kolesterolin, moshën, seksin, presionin e gjakut.

Këto të dhëna vijnë pasi shkencëtarët zbuluan një mënyrë të re për të identifikuar grupin e gjakut të një pacienti brenda pak sekondave, me 99.9 përqind saktësi.

Lajme të këqija për ata që kanë grup gjaku A, B ose AB! Read More »

Kamomili është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të bimëve shëruese, është i pranishëm edhe në dollapët tonë të kuzhinës, por a i dini të gjitha efektet magjike të tij?

[sgmb id=”1″]

Kamomili është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të bimëve shëruese, është i pranishëm edhe në dollapët tonë të kuzhinës, por a i dini të gjitha efektet magjike të tij? Kjo bimë aromatike mund të ndikojë edhe në pamjen tuaj të mirë, por dhe në disponim.

Çaji i kamomilit

Pirja çudibërëse, e cila lehtëson llojet e ndryshme të inflamacioneve, njëkohësisht vepron edhe si antiseptik. Ka efekt qetësues në stomakun e irrituar, trup dhe shpirt pas ditëve stresuese dhe të lodhshme dhe ndihmon edhe tek pagjumësia dhe dhimbjet menstruale. Nëse jeni nervoz apo madje edhe të dëshpëruar, kjo bimë do t’ju ndihmojë, transmeton Koha.net. Nëse e përdorni këtë bimë si kompresë qetësuese për sy dhe rrathët rreth syve, rezultati do të jetë një pamje më e freskët dhe më e pushuar.

Banjë me vaj eterik të kamomilit

Me aromën e vet të lehtë dhe të këndshme, vaji eterik i kamomilit qetëson mendjen dhe relakson trupin. Përgatiteni një banjë me disa pika vaj dhe pak mjaltë dhe shijoni efektin relaksues. Banja do të qetësojë lëkurën tuaj të irrituar, të skuqur, të prirë ndaj alergjive. Ndërsa lëkurën e thatë do ta bëjë më të butë dhe elastike. Pikërisht, për shkak të këtyre dhe shumë arsyeve tjera ky vaj eterik është edhe një nga ata që përdoren më së shpeshti.

Inhalimi

Po kështu, disa pika vaj të kamomilit mund t’i përdorni për inhalim për të qetësuar dhimbjen e kokës ose të dhëmbëve. Apo më thjesht, vendosni disa pika vaj në fashë dhe merrni frymë nga ajo disa minuta.

Masazhi

Këtë vaj mund ta përdorni edhe për masazh të muskujve dhe nyjave të pezmatuara. Në këtë mënyrë rrisni efektin terapeutik dhe me aromën e tij të lehtë dhe të ëmbël arrini harmoninë e trupit dhe të mendjes.

Kamomili është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të bimëve shëruese, është i pranishëm edhe në dollapët tonë të kuzhinës, por a i dini të gjitha efektet magjike të tij? Read More »

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”!

[sgmb id=”1″]

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë në bashkëpunim me përfaqësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Fakultetin e Shkencave Sociale, Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe repartin e Toksikologjise të QSUT, organizuan Konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Zv/ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme Znj. Elona Gjebrea, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Nazira Artykova si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, referues në këtë Konferencë.

Në fjalën e tij Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj theksoi se fenomeni i Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është problem vetëm i shoqërisë sonë, por i kalon kufijtë duke u bërë një problem global, ndaj konferenca e sotme dhe studimi i përgatitur janë një vlerë e shtuar në ndihmë të Policisë së Shtetit për frenimin e këtij fenomeni.

Bilbil Memaj:

Më lejoni që në emër të Akademisë së Sigurisë t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju uroj mirëseardhjen në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” organizuar dhe përgatitur nga Akademia e Sigurisë dhe Policia e Shtetit.

Depresioni dhe vetëvrasja është një problem global ndaj Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë përgatiti këtë studim për të dhënë ndihmesën e vetë në frenimin dhe në parandalimin e këtij fenomeni që po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë.

Për të bërë të mundur këtë studim grupi i punës i Qendrës Studimore dhe Shkencore të Akademisë së Sigurisë u ndihmua nga disa institucione të tjera si: Insituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Instituti i Mjekësisë, Laboratori Qendor i Kriminalistikës, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Fakulteti i Mjekësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilën në mënyrë të veçantë e falenderojmë për bashkëpunim, shoqëria “Albsig” dhe kompania “Security Pelican”.

I falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë pasi ky studim nuk i përket vetëm Policisë, nuk i përket Akademisë po i përket mbarë shoqërisë.

Ndaj më lejoni që dhe një herë t’iu falenderoj për pjesëmarrjen dhe ta deklaroj të hapur konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, theksoi rëndësinë që ka ky studim në rastet e trajtimit të këtij fenomeni, duke vënë në pah se konferenca e sotme do të ndihmojë në mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit si dhe do të japë rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave për parandalimin e kësaj dukurie.

Çako:

Përshëndetje të gjithëve.

Një falenderim të veçantë për të gjithë miqtë tanë që ndodhen sot në këtë konferencë sa të rëndësishme dhe të veçantë, për partnerët tanë strategjikë dhe të kudondodhur në punët tona dhe për Dr. Artykova përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të nderuar pjesëmarrës.

Së pari do të doja të falenderoja edhe studiuesit, Akademinë e Sigurisë, Komitetin Organizator, Komitetin Shkencor dhe koordinatorët e konferencës për organizimin dhe mundësimin e këtij aktiviteti shkencor, që trajton një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet sot jo vetëm shoqëria Shqiptare.

Ky problem delikat dhe me ndjeshmëri të gjerë kombëtare e kapërcen kufirin e Shqipërisë dhe gjendet i shpërndarë në mënyrë globale.

Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.

Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje.

Nisur nga përmasat e fenomenit përballja e vazhdueshme dhe vëmendja e strukturave policore në të, përballja e vetë shoqërisë Shqiptare me raste të tilla si dhe nga mungesa e studimeve të mirëfillta në këtë fushë u propozua dhe u realizua nga Qendra Kërkimore Shkencore e Akademisë së Sigurisë një studim mbi depresionin dhe vetëvrasjen, i cili nëpërmjet kumtesave do të prezantohet përpara këtij auditori të nderuar.

Kjo konferencë është organizuar me qëllim mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe eksplorimin në thellësi, trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të dukurisë së vetëvrasjes, të tendencës së saj sidomos në 10-vjeçarin e fundit analizën shumë dimensionale të kësaj dukurie për të evidentuar problematikat faktorët që e nxisin e mundësojnë e që krijojnë terren për zhvillimin e saj, ndikimin e tyre në fushën e sigurisë si dhe për dhënien e rekomandimeve për hartimin e politikave për parandalimin e reduktimit të kësaj dukurie.

Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta.

Gjetjet interesante të studimeve që do të prezantohen në këtë konferencë do të na ndihmojnë për të përcaktuar hapat dhe masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e saj, me synim sensibilizimin e institucioneve përgjegjës për hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin e kësaj dukurie.

Kjo i shërben edhe punës si institucion Policisë, për monitorimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë shkencore dhe jo shtetërorë, grupe potenciale të rrezikuara nga kjo dukuri si dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Duke uruar që institucionet pjesëmarrëse të gjenden përsëri bashkë në këtë bashkëpunim shkencor të mëtejshëm, uroj që punimet e kësaj konference të sjellin rezultate pozitive nëpërmjet përfundimeve dhe rekomandimeve të saj për të ardhmen . I uroj konferencës punë të mbarë.

Në vijim të konferencës, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea theksoi rëndësinë e kësaj konference e cila organizohet për herë të parë në vendin tonë duke nënvizuar se çështja e fenomenit të Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është një çështje vetëm e Evropës por ka një shtrirje akoma edhe më të gjerë në Ballkan dhe në Shqipëri.

 

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”! Read More »

Si ndikojne filmat horror ne shendetin tone.

[sgmb id=”1″]

Një studim i ri ka zbuluar se shikimi i filmave horror mund të rrisë përkohësisht sistemin imunitar.

Hulumtuesit shkencor tek Universiteti Coventry, në Britani, morën mostra gjaku nga vullnetarët para, gjatë dhe pasi qëndruan vetëm në një dhomë dhe pasi shikuan një film horror. Pasi kryen analizat, ata panë se ishin rritur nivelet e qelizave të bardha të gjakut, që rriten zakonisht kur duhet të luftohet një infeksion.

Shikimi i filmave horror gjithashtu rrit hormonin e adrenalinës, e cila mobilizon sistemin imunitar.

Adrenalina rrit gjithashtu rrahjet e zemrës dhe normën metabolike të trupit, shpejtësia me të cilën harxhohet energjia e ruajtur, prandaj shikimi i filmave horror ju ndihmon edhe për të rënë në peshë.

Një studim i kryer në vitin 2012 nga Universiteti Westminster mati numrin e kalorive të djegura nga vullnetarët që shikuan 10 filma horror.

Si ndikojne filmat horror ne shendetin tone. Read More »

Nutella, embelsira qe mbart helmin e avashte ! Ja perse nuk duhet konsumuar !

[sgmb id=”1″]Motoja e tyre është ‘lumturia në një kavanoz’.

Zor se ka një shtëpi që nuk e ka një kavanoz me Nutella.

Nutella është kaq e përhapur dhe kaq e mirë, sa edhe Shteti Islamik e përdorte për të joshur luftëtarët e rinj.

Por gazeta britanike, Mirror shkruan se duhet të ndaloni urgjentisht së ngrëni Nutella.

Ferrero, kompania që e prodhon, është paditur në SHBA pasi ka bërë reklamë false, duke sugjeruar se ky ushqim sjell përfitime shëndetësore.

Por çfarë përmban Nutella?

Sheqer, vaj palme, lajthi, kakao, sojë lecitin dhe vanilje.

Le ta nisim nga soja lecitin.

Sipas Mirror, ndryshe nga soja natyrale e fermentuar që përdoret gjerësisht në dietat aziatike, kjo është një sojë e modifikuar gjenetikisht, të cilën trupi e tret me vështirësi.

Disa ekspertë kanë këshilluar gratë shtatzëna, fëmijët dhe të mbijetuarat e kancerit të gjirit që të mos e përdorin pasi ndikon në nivelet e hormoneve në trup.

Pastaj është vanilina, një përbërës i vaniljes.

Ky nuk është ai afrodiziaku, qetësuesi dhe përmirësuesi i humorit që blihet kaq shtrenjtë në Madagaskar.

Është një kimikat i lirë që ka shijen dhe aromën e vaniljes.

Disa thonë se përmban MSG, i mbiquajtur ‘helmi i avashtë’.

Pastaj është vaji i palmës.

I mbushur me yndyrna, ai sjell rritje të kolesterolit dhe shtim të rrezikut për sëmundje zemre.

Tretet me vështirësi dhe rrit nivelin e toksinave në veshka, mëlçi dhe mushkëri.

Nutella ka edhe shumë kalori.

Dy lugë kanë 200 kalori, 11 gram yndyrna dhe 21 gram sheqer, thuajse sa dy kanoçe me kola.

Sidomos ajo nuk u duhet dhënë fëmijëve në mëngjes pasi rrit nivelin e sheqerit në gjak, dobëson përqendrimin dhe sjell hiperaktivitet.

Prandaj hiqeni lugën nga kavanozi…

 

Nutella, embelsira qe mbart helmin e avashte ! Ja perse nuk duhet konsumuar ! Read More »

Nje burre bie nga shkembi,ne gjendje kritike per jeten!

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme në fshatin Polis Vilan të Librazhdit ka ndodhur një aksident: Një banor i këtij fshati ka rënë nga shkëmbi dhe është kushte kritike për jetën. Ai quhet

Liman Muzhaqi.

Sipas burimeve mësohet se një helikpter i ministrisë së Shëndetësisë është dërguar për ta marrë të plagosurin dhe sjellë për kurim në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Nje burre bie nga shkembi,ne gjendje kritike per jeten! Read More »

Top 3 ushtrime për një shpinë të përsosur!

[sgmb id=”1″]

Krah të gjerë, shpinë të formuar dhe zhvillim i mjaftueshëm për pjesën e epërme të shpinës janë të gjitha aspekte të një simetrie për një fizik shumë të zhvilluara. Ka me tona artikuj të shkruar për këtë temë.

Por, çfarë mendoni për trashësinë e shpinës tuaj? Një “formë të shpatullave” në shpinë nuk është vetëm e rëndësishme për estetiken por edhe për fuqinë që vjen gjatë ndërtimit të belit të poshtëm që është i rëndësishëm për mbrojtje nga lëndimet dhe funksione të tjera të forcës.

Mbreti qëndron tek lëvizjet e kombinuara

Gjithsecili lexues për Muskuj dhe Fitines duhet të dijë rëndësinë e lëvizjeve të përziera në zhvillimin e masës dhe forcës. Lëvizjet e kombinuara janë veçanërisht të rëndësishme kur punoni me zonat e ulëta dhe të mesme të shpinës. Disa lëvizje të izoluara mund të japin ndihmë në ndërtimin e dendësisë apo për të ndërtuar masën që e dëshirojmë….por lëvizjet e kombinuara janë mbreti i kësaj gjëje.

Tri ushtrimet më të mira për të ndërtuar formë të mirë të shpinës dhe shpatullave

1. Ushtrime për muskuj

Ky është një numër i lëvizjeve për zhvillimin e shpinës. Nuk është diçka që të kemi vithe të forta duke shtuar feta të mëdha të mishit në shpinën e juaj. Kjo ka rëndësi për punën e muskujve të shpinës në mënyrë efektive, përgjigje hormonale që nxjerr muskujt e shpinës më shumë se sa i ndërton ata. Nëse bëhet mirë, muskujt e shpinës do të ndihmojnë për të ndërtuar si duhet shpinën, dhe ju shumë më pak do të mund të pësoni ndonjë lëndim. Ka shumë lloje të ushtrimeve të muskujve të pjesës së poshtme të shpinës që mund të sjellin benifite, siç është deficiti i muskujve apo ngritjet e peshave këmbalec.

2. Mirëmëngjesi

Kjo është një disiplinë që favorizohet nga Louie Simmons dhe njihet si metoda Westside Barbell. Mirëmëngjeset janë një lëvizje e të pasmeve në formë zinxhiri por nëse bëhet me formë të ulët ju lehtë mund të pësoni lëndime në shpinë. Për të ushtruar mirë “mirëmëngjesin” vendosni shufrën tek beli u juaj, sikurse të jeni të mbledhur galuc. Këmbët e juaja duhet të jenë paksa të ndarë, pjesa e poshtme në hark, kurse pjesa e lart e shpinës duhet të jetë e tërhequr dhe e kthyer në një pozicion vertikal. Sigurohuni që gjatë gjithë kohës t’i keni muskujt e shtrënguar.

3. Ushtrimet rumune për shpatulla

Ky nuk është vetëm një ushtrim për ligamente, por është edhe një formë e mirë për të forcuar dhe zhvilluar muskulaturën e shpinës. Për ta bërë RDLK filloni në një qëndrim të drejt me këmbë dhe krah të ndarë dhe gjunjët pak të përkulur (10-15 shkallë). Duart duhet të jenë pak të hapura pastaj krahët të ndarë. Ju keni dëshirë për një hark të lehtë në shpinë, hapuni krahun dhe tërhiquni me shpatulla. Ky pozicion duhet të bëhet gjatë tërë ngritjeve të juaj. Merrni frymë dhe shtrëngoni shpatullat e juaja dhe anën e poshtme të shpinës. Pastaj ngrehni ijët përsëri siç është edhe shufra, duke e mbajtur më afër trupin tuaj. Pesha e juaja duhet të jetë mbi thembra dhe në mes harkun e mesëm të shpinës dhe shkalla e lakut të gjunjëve duhet të mbesin konstante. Vazhdoni të uleni në shufër me trupin afër derisa arrini në piken e duhur ku nuk mund të mbani shpinën e juaj në atë pozitë më. Ndryshoni drejtimin e shufrës duke e shtrënguar vithet dhe shtyrë ijët më poshtë.

Top 3 ushtrime për një shpinë të përsosur! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com