Shendetesi

Ja ushqimet qe pastrojne mushkrite nga kimikatet

Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme.

Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë.

Largimi i saj i plotë nga trupi kërkon dy deri në tre ditë. Nikotina shkakton varësi, por ka disa ushqime që ndihmojnë në pastrimin e organizmit. Më poshtë do të gjeni një listë ushqimesh të rëndësishme të rekomanduara  për largimin e nikotinës toksike nga sistemi.

Konsumimi i rregullit i tyre e pastron organizmin tërësisht nga nikotina.

Lëngu i karrotës

Një cigare e vetme e mbush trupin me nikotinë. Lëkura humbet shkëlqimin dhe gjallërinë. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është një burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B. Ky lëng ushqen lëkurën dhe largon nikotinën.

Lëngu i qitros

Nëse pini një litër me lëng qitro në ditë do të pastroni organizmin nga nikotina. Ky lëng përmirëson ritmin e veshkave në eliminimin e nikotinës nga trupi.

Brokoli

Brokoli është një perime e pasur me vitaminë C dhe B5. Duhanpirja e tepërt ul nivelin e vitaminës C dhe konsumimi i brokolit i rrit këto nivele. Kjo vitamin zbut nivelet e toksinave dhe ju jep energji.

Shega dhe frutat e pyllit

Shega është një frut i kuq dhe plot lëng që ushqen gjakun. Ajo pastron organizmin dhe ju ndihmon të hiqni dorë nga duhani.

Frutat e pyllit janë një burim i mirë vitaminash dhe ju ndihmojnë të largoni nikotinën toksike nga sistemi. Acidi që gjendet tek frutat e pyllit ndihmon në eliminimin e toksinave më shpejt se zakonisht, por edhe në zbutjen e simptomave që shfaqen kur hiqni dorë nga duhani.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ka shumë vlera të shëndetshme. Ai heq dëshirën për të pirë duhan, ndihmon në rënien në peshë dhe largon toksinat nga gjaku. Xhenxhefili është një nga më të mirët kundër nikotinës.

Portokalli

Ky agrum është i pasur me vitaminë C, nivelet e së cilës bien ndjeshëm nga nikotina. Konsumimi i portokalleve çdo ditë ndihmon në ngritjen e niveleve të vitaminës C, në largimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit.

Së bashku me këto ushqime, pini shumë ujë që të hidratoheni sepse duhanpirja e dehidraton trupin.  Uji është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar nikotinën. Përpiquni të mbroni trupin tuaj dhe ushqehuni siç duhet.

Ja ushqimet qe pastrojne mushkrite nga kimikatet Read More »

Qepa apo preshi?Kush ka me shume vlera shendetesore?

Qepa dhe preshi janë dy perime të shëndetshme me pak kalori që kombinohen mjaft mirë së bashku në supa, gatime të pjekura e të ziera.

Të dyja këto perime ofrojnë pak proteinë ndaj duhen kombinuar me perime të tjera me shumë proteinë për të garantuar një ushqyerje të balancuar e të shëndetshme.

Gatimi i tyre është një proces që ndikon në vlerat ushqyese. Skuqja për shembull rrit nivelin e yndyrnave tek secila prej perimeve, ndaj nuk rekomandohet.

Vlerat e qepës

Kur e hani të pagatuar, qepa ka më pak kalori dhe yndyrë në krahasim me preshin.

Nëse jeni të përqendruar në uljen e sasisë së kalorive, rënies në peshë apo ruajtjen e peshës, atëherë zgjidhni qepën sepse ka më pak kalori se preshi.

Megjithatë si preshi ashtu edhe qepa kanë pak yndyrë dhe kalori. Një avantazh potencial i qepës qëndron tek aroma që është më e fortë se ajo e preshit.

Aroma do ju bëjë të hani më pak qepë, sepse është shumë e fortë. Qepa përmban më pak sodium se preshi.

Në 100 gramë qepë gjenden 4 mg sodium por në të njëjtën sasi preshi gjenden 20 mg sodium.

Vlerat e preshit

Preshi është më i pasur në disa vitamina dhe minerale në krahasim me qepën. Në 100 gramë presh gjenden 2.1 g hekur — 10 herë më shumë se sasia e gjendur tek qepa.

Të dhënat  për qepën dhe preshin tregojnë se përmbajtja e kalciumit tek preshi është më e lartë, me përjashtim të qepëve të njoma.

Hekuri është i domosdoshëm për parandalimin e anemisë dhe kalciumi mbështet shëndetin e kockave.

Preshi përmban sasi të larta të vitaminës C në krahasim me qepën. Preshi përmban edhe vitaminë A ndërkohë që qepa jo.

Të dhënat ushqimore të qepës

Në 100 gramë qepë gjenden 40 kalori, 1.1 gr proteinë, 0.1 gr yndyrna. 9.3 gr karbohidrate, 1.7 gr fibër dietike dhe 4.2 gr sheqerna.

Mineralet përfshirë kalciumin, hekurin, magnezin, fosforin, kaliumin, sodiumin, zinkun, manganin, bakrin dhe seleniumin, gjenden gjithashtu tek qepa.

Të dhënat ushqimore të preshit

Në një racion prej 100 gramësh të preshit, gjenden 61 kalori, 1.5 gr proteinë, 0.3 gr yndyrna, 14.1 gr karbohidrate, 1.8 gr fibër dietike dhe 3.9 gr sheqerna.

Mineralet si kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez, sodium, zink, bakër, mangan dhe selenium, gjenden gjithashtu tek preshi.

Të dyja janë shumë të shëndetshme, ndaj rekomandohet t’i përfshini patjetër në ushqimin tuaj.

Qepa apo preshi?Kush ka me shume vlera shendetesore? Read More »

Ja pse duhet konsumuar cdo dite sallata jeshile

Shqipëria është një vend ku sallata jeshile rritet masivisht. Zonat më të njohura për kultivimin e sallatës janë Lushnja dhe Divjaka, por atë mund ta gjeni në çdo zonë në jugperëndim të vendit.

Vërtet sallata jeshile shoqëron në mënyrë të mrekullueshme çdo gatim tradicional ose jo, por nga ana tjetër ajo konsiderohet nga dietologët ashtu si edhe nga ekspertët si një ndër ushqimet fantastike që ndihmon në mbrojtjen e organizmit, sidomos tretjen e ushqimit.

Nisur nga përfitimet e larta shëndetësore që merr organizmi, sallata jeshile rekomandohet që të konsumohet çdo ditë.

Ajo është përdorur rregullisht për të trajtuar çrregullimet e tensionit të gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe sistemin tretës në përgjithësi.

Më poshtë do të lexoni vlerat e panjohura shëndetësore të sallatës për të kuptuar dhe aryset se përse duhet ta konsumoni përditë.

Vlerat Shëndetësore të Sallatës Jeshile

Nëse konsumohet çdo ditë, sallata jeshile do të ndihmojë organizmin për të patur një aktivitet energjik përgjatë gjithë ditës.

Konsumimi i sallatës jeshile ndihmon në largimin e inflamacionit.

Sallata jeshile shuan etjen dhe hidraton qelizat. Ajo pastron qelizat nga toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.

Gjithashtu, antioksidantët sulmojnë substancat e huaja në organizëm, ndërkohë që kaliumi që gjendet tek sallata jeshile largon toksinat dhe pastron zorrën e trashë prej tyre.

Sallata jeshile ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit, që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe simptoma të tjera të rrezikshme.

Mënyrat e Shëndetshme të Gatimit të Sallatës Jeshile 

Sallata jeshile mund të gatuhet edhe në avull ose kavërdiset.

Mund t’i shtoni lakër të kuqe rradhiqe dhe vaj ulliri mundësisht ekstra të virgjër.

Të gjitha sallatat përdoren në panine dhe ushqime të shpejta por edhe për lëngje të plota.

Si të Zgjedhim Sallatën më Cilësore dhe si Ta Ruajmë Atë

Kur t’i blini kujdesuni që gjethet e sallatës të jenë të mirëmbajtura dhe jo të qullëta.

Shmangni gjethet me njolla, vrima, rrudha. Sallata jeshile duhet ruajtur për jo më shumë se një javë që të ruajë vlerat.

Asnjë prej sallatave nuk duhet ruajtur krah bananeve, mollëve dhe dardhave.

Mbështilleni sallatën me një letër kuzhine ose qese me vakum, për të shmangur dehidratimin e gjetheve.

Ja pse duhet konsumuar cdo dite sallata jeshile Read More »

Caji i bananes mrekulli kunder pagjumesise

Të gjithë prej nesh kemi kaluar shumë ose disa netë pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë, qetësinë vrastare dhe mendjen bredharake që nuk di të ndalojë.

Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi.

Pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjerë.

Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin.

Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.

Në këtë artikull do të lexoni për një kurë ideale kundër pagjumësisë që funksionon vërtetë.

Çaji i Bananes Kundër Pagjumësisë

Kjo kurë organike bën mrekullira për gjumin.

Banania, veçanërisht lëkura e saj është e pasur me kalium dhe magnez.

Ky i fundit shmang çrregullimet e gjumit dhe relakson muskujt.

Magnezi është një nga mineralet më të mira për qetësinë e mendjes.

Çaji përgatitet në vetëm 10 minuta dhe mund të pihet çdo mbrëmje përpara gjumit.

Përbërësit e Çajit të Bananes:

1 banane

1 çajnik

1 majë luge me kanellë

Përgatitja e Çajit të Bananes:

Prijeni bishtin dhe majën e bananes dhe vendoseni me gjithë lëkurë në ujë të valuar.

Lëreni të ziejë për 10 minuta.

Përdorni një kullesë dhe hidheni çajin në një filxhan.

Nëse dëshironi mund të shtoni kanellën dhe ta pini një orë përpara gjumit.

Nëse shqetësoheni për shijjen, nuk ka arsye, sepse ky caj i ngrohtë është i shijshëm dhe çaji ka efekt qetësues.

Varësia e Rrezikshme Ndaj Ilaçeve të Gjumit

Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.

Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.

E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë:

Konstipacion

Marramendje

Vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën

Dhimbje stomaku

Dobësi

Lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit

Ngadalësim të frymëmarrjes. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga azma.

Mungesa e Gjumit dhe Ndikimi në Organizëm

Kur trupi nuk pushon sa duhet (më pak se tetë orë) atëherë vuajtjet e trupit dhe organizmit janë të mëdha.

AgroWeb.org këshillon që për gjumin të pini qetësues sa më natyralë.

Caji i bananes mrekulli kunder pagjumesise Read More »

Majdanoz,limon,mjalte dhe nje mendje e shendoshe

Kur dëgjon për majdanozin, gjëja e parë që të vjen ndërmend është një supë e shëndetshme, ose një sallatë e zbukuruar me gjethet e gjelbra të kësaj barishteje.

Majdanozi mund të quhet kampion i barishteve që përdoren për shije shtesë në gatimet tona, por vlerat e tij janë shumë herë më të mëdha.

Majdanozi nuk është thjesht për zbukurim. Çaji i majdanozit është një nga mënyrat më të mira për të përfituar vlerat e jashtëzakonshme të tij, siç do ta mësoni më poshtë.

Çaji i majdanozit me limon e mjaltë ul inflamacionin

Inflamacioni është nga fajtorët më të mëdhenj të sëmundjeve kronike, siç është atriti ose osteoartriti.

Majdanozi vjen në ndihmë kundër inflamacionit pasi është i pasur me vitaminë C dhe kombinuar me limonin, japin një dozë shumë të mirë të kësaj vitamine.

Trajton dëmtimet e nervave

Majdanozi është mjaft i dobishëm sa i përket dëmtimeve të nervave.

Ekspozimi ndaj substancave toksike, përfshirë metalet e rënda dhe pesticidet mund të tjetërsojnë aktivitetin normal të sistemit nervor dhe mund të shkaktojnë dëmtime në tru.

Kjo është mjaft shqetësuese, duke qenë se nervat luajnë një rol kryesor në transmetimin dhe përpunimin e informacionit në tru dhe në zona të tjera të sistemit nervor.

Lëngu i majdanozit është shumë efikas në heqjen e simptomave të neurotoksicitetit. Studimet e fundit kanë konfirmuar këtë aftësi të majdanozit.

Ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave

Kjo barishte ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, falë pranisë së miristicinës, një përbërës që gjendet natyralisht tek majdanozi.

Kjo substancë parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të dëmtuara, veçanërisht në mushkëri.

Receta e çajit të majdanozit me limon e mjaltë

Ndiqni udhëzimet e thjeshta për përgatitjen e çajit të majdanozit dhe përfitoni prej tij vlera fantastike shëruese.


Përbërësit:

– 4-5 tufa me majdanoz
– Gjysmë limoni
– 1 lugë çaji me mjaltë cilësor
– 3 gota ujë

Udhëzimet:

Hidhni ujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët. Lani dhe prisni hollë tufat e majdanozit.

Hidhini së bashku me limonin në një filxhan ose enë që duron temperaturën e nxehtë.

Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lërini së bashku për pesë minuta.

Më pas hiqni majdanozin dhe limonin, shtoni mjaltin dhe pini çajin plot vlera.

Majdanoz,limon,mjalte dhe nje mendje e shendoshe Read More »

Ftonjte dhe vlerat e rralla qe kane

Ftoi është një frut kokëfortë, por ama i ëmbël shumë.

Në Shqipëri, ftoi është kultivuar që në kohët e lashta dhe gjendet me bollëk në zonat e Përmetit, Korçës, Pogradecit dhe Beratit, por edhe në zonat qendrore të vendit.

Ftoi është pjesë e traditës së rritjes së pemëve në kopshte e bahçe, por fermerët e kanë kultivuar gjithashtu edhe për motive tregëtare.

Ftoi është një frut pak i pazakontë, i lidhur ngushtë me mollët dhe dardhët.

Pema e ftoit është e vogël, gjetherënëse dhe shëruese. Ajo prodhon ftonj të mëdhenj me ngjyrë të verdhë të artë që i ngjajnë disi dardhës për nga forma dhe përmbajtjes së tulit.

Ftoi është përdorur për ushqim që shumë kohë më parë, por pemët e vogla janë rritur edhe për motive dekorimi për shkak të luleve të vogla ngjyrë rozë që janë shumë tërheqëse.

Ftoi është një frut që nuk të shpenzon shumë kohë nëse do ta konsumosh menjëherë.

Ai është shumë i shijshëm dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, kalium, bakër, hekur dhe fibër. Ftoi gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore atij.

Shqiptarët e shfrytëzojnë ftoin dhe të mirat e tij gjërësisht

Ftoin e përdorin për reçel, ëmbëlsira, puding, gliko, por edhe në mënyra të ngjashme me dardhën.

Vlerat e vërteta të ftoit gjenden jo vetëm të lëkura, por edhe tek tuli i brendshëm që është i mbushur me ushqyes të rëndësishëm, vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibër.

Me ndihmën e pak sheqer ose edhe të mjaltit, fruti merr një shije fantastike.

Vlerat e mrekullueshme të ftoit

Ndihmon me rënien në peshë. Ftoi ka pak kalori, kripë dhe yndyrna

Nga ana tjetër është i mbushur me fibra dhe vitaminë C.

Ndaj nuk keni asnjë pengesë që ta përfshini në planet tuaja për një dietë të shëndetshme.

Ftonjtë mund të piqen ose të zihen për t’i dhënë nuanca të tjera shijes madhështore të tij.

Ka veti antibakteriale

Shfrytëzoni farat e ftoit.

Zijini në ujë, kullojini dhe lëjeni lëngun të ftohet.

Përdoreni për t&eeuml; luftuar erën e keqe të gojës, shëruar fytin dhe lëndimet e ndryshme në gojë. Mund ta përdorni edhe direkt në lëkurë për ta bërë atë më të lëmuar dhe shëruar njollat.

Ngrënia e ftoit parandalon virozat dhe çrregullime të tjera.

Të bën mirë për tretjen

Ftoi mund të ndihmojë në shërimin e ulçerës peptike, zvogëlon problemet me zorrët dhe parandalon diarenë sepse në të vërtetë ftoi ndihmon me tretjen për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës.

Reçeli i ftoit kombinohet mjaft mirë me mishin dhe djathin, pasi e bën më të lehtë përthithjen e këtyre proteinave.

 I bën mirë zemrës 

Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit.

Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë.

Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

I bën mirë gjakut

Përmbajtja e lartë e hekurit tek ftoi e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për parandalimin e anemisë së bashku me një sërë problemesh të gjakut.

I bën mirë sistemit imunitar. Ftoi ka vitaminë C me tepricë

AgroWeb.org ju tregon se kjo vitaminë e bën atë një mburojë fantastike për sistemin imunitar. Për më tepër ftoi ka edhe veti të mrekullueshme kundër plakjes.

Ftoi është i mbushur me antioksidantë

Si çdo frut tjetër, ftoi është i mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira në trup duke ndaluar tendencat e trupit për t’u prekur nga qelizat e dëmshme.

Arsyet për të konsumuar ftoin janë të shumta, justifikimet për mos ta konsumuar atë nuk kanë vlerë.

Ftonjte dhe vlerat e rralla qe kane Read More »

A te ben te lumtur ushqimi?Ja te dhenat e fundit

Ushqimi dhe Truri – Lidhja e Pashmangshme e Mirëqenies.

Specialistët kanë folur prej kohësh për lidhjen e fortë mes ushqyerjes dhe sëmundjeve si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha.

Së fundmi ata po analizojnë lidhjen që ekziston mes ushqyerjes dhe mirëqenies mendore.

Kjo lidhje në të vërtetë është zbuluar që në mesjetë, atëherë kur ushqimet e shpejta ishin thjesht të paimagjinueshme.

Por nga ana tjetër, qytetërimet e asaj kohe ishin shumë të ndërgjegjshme për rëndësinë e shegës.

Nëse ndiheshin të trishtuar, konsumonin më shumë ftonj dhe hurma.

Në mungesë të valiumit, ata përdornin sallatën jeshile ndërsa për qetësues zgjidhni çikoren.

Me kalimin e viteve, njerëzimi e humbi lidhjen mes trurit dhe ushqimit.

Ushqimet e Shpejta

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se të rinjtë që hanë ushqime të shpejta më shumë se tre herë në javë përballen me një stres të madh mendor.

Ushqimet e shpejta janë të pasura me yndyrna të ngipura, trans dhe acide omega-6 të cilat provokojnë një inflamacion në organizëm që shkakton ankth dhe depresion.

Studimi zbuloi se ngrënia e një niveli të ulët karbohidratesh dhe të lartë frutash dhe perimesh zbut ankthin dhe depresionin.

Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë që promovojnë prodhimin e serotoninës.

Por ajo që shkaktoi habi në studim është mishi dhe rëndësia për trurin

Mishi dhe humori

Shkencëtarja Lina Begdache nga Nju Jorku thotë se mishi dhe humori janë të lidhura fort në një nivel qelizor.

Triptofani tek mishi është pararendës i serotoninës, ‘agjenti i lumturisë’ që ka zanafillën në tru.

Kjo përbën me të vërtetë çudi sepse karbohidratet janë të rrezikshme, por ato të mishit promovojnë prodhimin e serotoninës.

Studimi arriti në konkluzionin se një regjim ushqimor mesdhetar është i mirë për trurin dhe për trupin.

Sipas Begdache, ky regjim ushqimor përmban të gjithë komponentët e një strukture të shëndetshme të trurit: acide yndyrore të pangopura, mineralet nga drithërat, mishi dhe qumështi, magnezi nga barishtet dhe vitaminat B,C dhe E nga frutat, perimet dhe produktet e bylmetit.

Sipas Begdache, lidhja mes humorit dhe ushqimit është individuale.

A te ben te lumtur ushqimi?Ja te dhenat e fundit Read More »

Cfare i ndodh organizmit tuaj nese hani nje qepe ne dite

Qepa është një nga perimet më të lashta në të gjithë historinë e njerëzimit.

Përdorimi i saj daton plot 3,500 vjet më parë.

Qepa është një ushqim i klasit të parë, dhe jo vetëm për përdorimet në kuzhinë.

Qepa kundër sëmundjeve kronike

Bashkë me shegët dhe çajin e malit që cilësohen si ushqimet më të shëndetshme për njeriun, qepa renditet ndër ushqimet superiore.

Qepa ka aftësi parandaluese por edhe është e dobishme në trajtimin e shumë sëmundjeve kronike, siç janë  sëmundjet koronare, diabeti i tipit dy e të tjerë.

Qepa është e rëndësishme edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe mikrobet.

Përbërësit e qepës janë të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e organizmit, sistemit imunitar, funksionin e shëndetshëm të hormoneve e të tjera.

Qepa për zemrën

Qepa arrin të mbrojë zemrën shumë më mirë se produktet e tjera.

Qepa ul kolesterolin, pengon forcimin e enëve të gjakut, i bën ato më elastike dhe mirëmban tensionin e gjakut.

Qepa kundër diabetit

Për fat të mirë, qepa ka aftësinë të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak duke u bërë një aleate e organizmit në betejën kundër diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Sigurisht që qepa nuk mjafton që ju të keni peshën më të mirë trupore, por ajo ju vjen në ndihmë, nëse konsumoni së paku një në ditë.

Falë qepës, zbehet dëmi i yndyrnave dhe sheqenave ndaj duke ngrënë qepë, ju do të mirëmbani nivelin e sheqerit në gjak  dhe peshën trupore.

Qepa, armiku i qelizave të dëmshme

Ekspertët kanë rekomanduar njëzëri se njeriu duhet të konsumojë patjetër një qepë në ditë.

Sipas tyre, qepa e freskët përmban shumë substanca të rëndësishme mbrojtëse për shëndetin.

Megjithatë ata thonë se edhe qepa e gatuar nuk humbet shumë prej aftësive mbrojtëse.

Përfshijini qepët në sallata, perime, gatimet me peshk apo mish.

Ndonëse përlotja është e paevitueshme me qepën, konsumi i saj është padyshim një nga dhuratat më të mira për organizmin.

Hani qepë, të paktën një në ditë dhe të jetoni më mirë.

Cfare i ndodh organizmit tuaj nese hani nje qepe ne dite Read More »