Shendetesi

Per sherim te shpejte perdorni cajin e rigonit.Ja cfare sheron

Jemi në periudhën kur problemet me rrugët e frymëmarrjes arrijnë kulmin. 

Lëngu i rigonit është zgjidhja më e mirë që ofron natyra për problemet e stinës. Alergjitë, azma, organizmat e dëmshëm dhe ndotësit e ndryshëm shkaktojnë probleme të shumta për rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Simptomat e këtyre problemeve përfshijnë por nuk janë të kufizuara me bllokimet e kraharorit, vështirësitë në frymëmarrje, irritimet në fyt dhe në hundë.

Aktualisht jemi në periudhën kur problemet me rrugët e frymëmarrjes arrijnë kulmin, ndaj AgroWeb.org ju rekomandon të lexoni për lëngun e rigonit, aleati i mushkërive tuaja.

Rigoni organik është efikas dhe i fuqishëm. Ai është i pasur me karvakrol, flavonoidë dhe substanca të tjera që luajnë rol zhbllokues dhe anti-alergjikë.

Rigoni është një bimë e veçantë që ka sukses jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore. Kjo bimë është përdorur në kura mjekësore që në lashtësi, falë fuqive të mëdha në ndihmë të shëndetit.

Rigoni i përket familjes botanike Lamiaceae ku bën pjesë edhe mentja. Substancat kimike natyrale që i japin rigonit aromën unike dhe të kënaqshme janë të shumta.

Ato e plotësojnë rigonin me antioksidantë dhe e bëjnë efikas kundër baktereve, kancerit, inflamacionit e të tjerë.

Vlerat Ushqimore nga lëngu i rigonit 

Rigoni përmban vitaminat A, C, E dhe K. Ai është gjithashtu i pasur me fibër, kalcium, niacinë, mangan, folat, magnez, hekur, luteinë, zeaksanthinë dhe kriptoksanthinë.

Rigoni është i mrekullueshëm kundër shumë sëmundjeve. Kjo bimë aromatike e Mesdheut ndihmon në detoksifikimin e organizmit por edhe balancon hormonet.

Rigoni kundër alergjive

Në një stinë si kjo, organizmi është i brishtë sepse sulmohet nga poleni, pluhurat, myku, kimikatet dhe bakteret.

Këta agjentë sulmues çojnë në çlirimin e një kimikati që njihet si histaminë që shkakton një reagim alergjik  — bllokime hundësh, sekrecione dhe tështima. Rigoni pengon çlirimin e histaminës dhe zbut këto reagime alergjike.

Rigoni kundër kollës

Studimet kanë zbuluar se shumë bimë aromatike siç është edhe rigoni kanë potencial terapeutik.

Rigoni ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në traktin respirator, kollën dhe qarkullimin e lirë në rrugët e frymëmarrjes.

Rigoni përmban edhe kalcium, magnez, zink, hekur, kalium, vitaminat A dhe C, si dhe niacinë.

Ndonëse këta përbërës nuk kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, ato influencojnë shëndetin e mirë të të gjitha sistemeve të tjera të trupit, përfshirë atë imunitar.

Dozat e mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve janë të rëndësishme për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe parandaluar problemet në rrugët e frymëmarrjes.

Përgatitja dhe përdorimi i lëngut të rigonit

-Zieni një tufë me gjethe të freskëta të rigonit në 3 filxhanë ujë për 10-15 minuta.

Nëse jeni ftohur, atëherë pini gjysëm filxhani tre herë në ditë.

-Nëse dëshironi një lëng më të përqendruar, atëherë shtrydhini gjethet e rigonit dhe merrni një lugë gjelle çdo një orë për të zbutur kollën kronike, reumatizmën, azmën bronkiale dhe dispepsinë.

Per sherim te shpejte perdorni cajin e rigonit.Ja cfare sheron Read More »

Arrat Shqiptare:Vlerat dhe semundjet qe parandalojne

Një regjim ushqimor i larmishëm dhe i pasur nga arrat mund të parandalojë një sërë sëmundjesh.

Arrat janë të afta të frenojnë shumë komplikacione shëndetësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, thotë një studim ndërkombëtar mbi rolin e arrave.

Shkëncëtarët dhe profesionistët e fushës së Ushqyerjes, Sëmundjeve Kardiovaskulare, Alzheimerit dhe Diabetit janë të bindur se arrat luajnë një rol domethënës në parandalimin e sëmundjeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit.

Qytetarët shqiptarë përballen me një sërë sëmundjesh siç janë hipertensioni, diabeti, sëmundjet koronare e shumë të tjera.

Njerëzit duhet të rrisin konsumin e frutave, perimeve, bishtajoreve, drithërave dhe arrorëve.

Këto të fundit janë një burim i pasur i acideve yndyrore mono-të-pangopura.

Fuqi natyrale për zemrën dhe trurin 

Ndërkohë që arrat në veçanti përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme.

Për më tepër, arrat dhe arrorët në përgjithësi janë të dobishëm në përmirësimin e funksioneve të trurit.

Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit.

Në rastin më të keq, këto ushqime vonojnë ose ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme, thonë shkencëtarët.

Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht.

Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.

Arrorët përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm

Profili i tyre ushqimor i bën ato lehtësisht të kombinueshme me një sërë produktesh të stinës.

Shkencëtarët ndërkombëtarë kanë kryer plot 180 studime mbi vlerat e arrave dhe rolin e tyre në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Nëpërmjet këtyre studimeve, shkencëtarët kanë përcaktuar më mirë regjimin e duhur ushqimor.

Ashtu si dhe stilin e duhur të jetesës që një njeri duhet të ndjekë që të ketë shëndet të mirë.

Arrat Shqiptare:Vlerat dhe semundjet qe parandalojne Read More »

Cfare i ndodh trupit kur eshte ftohte?Keshilla si te veproni

Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është me të vërtetë i ashpër.

Sipas të dhënave i ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes.

Çfarë Ndodh me Ju Kur Bën Ftohtë?

Digjni më shumë kalori

Studimet kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët.

Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit.

Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

Dhimbje më të forta në gishta

Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit.

Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak.

Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje.

Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

Probleme me sytë

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit.

Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

Mbani syze veçanërisht nëse gjendeni në zona me dëborë.

Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë.

Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

Probleme me zemrën

Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër.

Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

Luhatje humori

Dimri ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë.

Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D.

Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin.

Cfare i ndodh trupit kur eshte ftohte?Keshilla si te veproni Read More »

Lengu i lakres:Perdorimen surprize per shemdetin

Lëngu i lakrës është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

Është i pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik.

Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike.

Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.

Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar, shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve, lëkurës, mëlçisë, nervave, syve e shumë të tjera.

Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.

Lakra përmban më shumë vitaminë C se portokallet, një karakteristikë që e bën lakrën të domosdoshme kundër shumë sëmundjesh.

Lakra është një nga 10 ushqimet më të pasura me vitamiNë K, e cila është thelbësore kundër sëmundjeve të zemrës dhe kockave.

Arsye përse duhet të pini lëng lakre

Kundër ulçerës në stomak

Lëngu i lakrës trajton ulçerën në stomak, sipas të dhënave mbi këtë perime.

Sipas shkencëtarëve, ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve.

Ndihmon funksionin e mëlçisë

Lëngu i lakrës përmban antioksidantë që luajnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë.

Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit.

Kundër helmimit nga alkoli

Lëngu i lakrës rekomandohet kur e keni tepruar me alkolin apo jeni helmuar nga ushqimi.

Alkoli shkatërron shumë prej baktereve të shëndetshme në stomak dhe vitaminave apo mineraleve.

Lëngu i lakrës pastron sistemin tretës sepse përmban shumë ushqyes.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me lëng lakre në ditë me stomak bosh dhe më pas rritjen e dozës në dy gota në ditë.

Kundër shenjave të moshës

Pini një gotë me lëng lakre në ditë për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës dhe tharjen e saj.

Lëngun e lakrës mund ta përdorni edhe si një maskë lëkure.

Nëse dëshironi të hiqni njollat apo të zbusni pigmentimin e lëkurës përzieni një lugë gjelle me mjaltë, pak shafran Indie dhe një çerek gote me lëng lakre.

Më pas shtoni miell orizi dhe përzijeni mirë që të krijoni një pastë të mirëfilltë. Lyeni zonat e njollave me këtë pastë, mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.

Flokë të shëndetshëm

Lëngu i lakrës përmban shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre.

Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni lëngun edhe si maskë flokësh..

 Lëngu i lakrës çdo ditë

Lëngu i lakrës do të plotësojë nevojat ushqyese të trupit dhe do ju ndihmojë të humbisni në peshë, të forconi sistemin imunitar dhe të mbani sëmundjet larg.

Si të përgatisni lëngun e lakrës

Është shumë e thjeshtë për të bërë lëng të freskët lakre në shtëpi. Merrni një lakër të fortë dhe hiqni gjethet e sipërme. Lajeni mirë me ujë dhe pastaj thajeni.

Nëse ka ndonjë njollë ngjyrë kafe, prejeni zonën e dëmtuar.

Vendosni gjethet në një shtydhëse, ose në një mikser. Kullojeni dhe pijeni. Ju gjithashtu mund të shtoni gjethe mente, mjaltë dhe limon për të shtuar shije dhe aromë.

Lengu i lakres:Perdorimen surprize per shemdetin Read More »

Vaj ulliri me krip kunder dhimbjes se kyceve.Ja perdorimi

Dhimbjet e kyçeve po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur.

Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues.

Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë.

Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.

Në këtë artikull do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.

Vlerat e Vajit të Ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.

Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave.

Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit.

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Vlerat e Kripës së Detit

Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin.

Kripa e detit përmban magnez që forcon indet.

Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockavedhe muskujve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kyçeve

Përbërësit:

1 gotë me ujë

20 lugë gjelle me vaj ulliri

10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kyçeve

Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku.

Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.

Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta.

Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë.

Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet.

Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë.

Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Vaj ulliri me krip kunder dhimbjes se kyceve.Ja perdorimi Read More »

Fyt i acaruar dhe kolle?Ja kurat natyrale qe mund ti perdorni ne shtepi

Dhimbjet në fyt, acarimi i tij dhe ngacmimet e kollës janë simptomat më të shpeshta që prekin shëndetin.

Është koha kur virozat, gripi dhe i ftohti kërcënon hapur organizmin tonë.

Problemet nisin me problemet në kapërcimin e ushqimit dhe sidomos kollën dhe teshtimat e njëpasnjëshme që shkaktohen pa pushim për shkak të acarimit të fytit.

Por nëse mendoni se mënyra më e shpejtë për të përballuar acarimet e fytit dhe dhimbjet e shkaktuara prej tij është një vizitë në farmaci, zgjidhja është edhe më e shpejtë brenda në shtëpinë tuaja.Një listë me kura natyrale, përbërësit e të cilave gjenden lehtë në kuzhinën e secilit prej nesh.

Mjaftojnë pak minuta në përgatitjen e secilës prej tyre dhe problemet me fytin do të largohen.

Është vet natyra që ofron zgjidhje të shumëfishta për çdo problem shëndetësor përfshirë këtu edhe problemet dhe komplikacionet që vijnë nga i ftohti.

Katër kura natyrale për lehtësimin e fytit të acaruar

Limoni

Përdorni një çaj të ngrohtë limoni me mjaltë.

Kombinoni lëngun e dy kokrra limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë.

Përzjeheni dhe pijeni ngadalë. Përsëriteni këtë 2 deri në 3 herë në ditë.

Uthulla e Mollës

Në një filxhan çaji, hidhni një lugë gjelle me uthull molle,  një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë.

Shtoni ujë të ngrohtë përzjeheni dhe pijeni ngadalë.

Përsëriteni këtë çaj dhe konsumojeni deri tre herë në ditë.

Shumë shpejt do të ndjeni lehtësimin e dhimbjeve nga fyti dhe inflamacioni.

Kanella

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë gjelle kanellë pluhur dhe një lugë gjelle piper të zi pluhur.

Përzjeni solucionin dhe bëni me të gargare.

Përdoreni këtë kurë një herë në ditë, për një javë rresht dhe do të jeni tërësisht të shëruar.

Hudhrat  

Konsumoni një thelpi hudhër çdo ditë në mënyrë që hudhra të çlirojë në trup përbërësin e fuqishëm të njohur me emrin acilinë.

Ajo do të vrasë bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit.

Përdoreni këtë kurë çdo ditë për një javë.

Jo vetëm që fyti do të shërohet por organizmi do të përfitojë edhe shumë vlera të tjera shëndetësore.

Fyt i acaruar dhe kolle?Ja kurat natyrale qe mund ti perdorni ne shtepi Read More »

Rikthehet gripi i rrezikshëm në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini urgjent

Virusi i gripit të derrit është rikthyer të jetë sërish problem në Shqipëri. Bëhet me diej se disa pacientë janë paraqitur në spitalin e Elbasanit, me simptomat e para të virusit AH1N1.

Pacientët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët bëjnë të ditur se pavarësisht rikthimit të këtij virusi, nuk ka vend për panik.

Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin e frymëmarrjes dhe rëndimi i pacientit shkaktohet pikërisht nga insufiçenca respiratore. Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

Rikthehet gripi i rrezikshëm në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini urgjent Read More »

Pse duhet ta perdorni per shendetin Xhelin e ngrire te AloeVeres

Vlerat e xhelit të Aloe Verës janë me famë.

Ajo njihet si një prej bimëve më mirëbërëse në historinë e njerëzimit.

Grirja e xhelit është akoma më mirëbërës dhe me vlera.

Xheli i ngrirë është i jashtëzakonshëm për lëkurën dhe shëndetin dhe rekomandohet kundër disa problemeve shëndetësore.

Përfitimet Më Të Mëdha të Xhelit Të Ngrirë të Aloe Verës

Problemet me tretjen

Konsumi i rregullt i xhelit të Aloe Verës zgjidh një sërë problemesh me tretjen dhe parandalon rishfaqjen e tyre.

Xheli është shumë i mirë kundër fryrjeve, gazrave të tepërt, tretjes problematike, konstipacionit dhe aciditetit të lartë në stomak.

Rezultatet janë të shpejta.

Detoksifikimi

Konsumi i rregullt i xhelit largon toksinat nga organizmi.

Këtë xhel ju mund ta përfshini në lëngje frutash dhe perimesh dhe ta pini përpara se të hani mëngjes për të përforcuar tretjen dhe metabolizmin.

Kundër Anemisë

Xheli i Aloe Verës është përdorur në kurat natyrale kundër anemisë, verdhëzës, problemeve me fshikëzën dhe tretjen.

Hormonet në ekuilibër

Xheli i Aloe Verës rikthen ekuilibrat hormonalë dhe zgjidh problemet shëndetsore që prekin pankreasin dhe shpretkën.

Për lëkurën dhe flokët

Xheli i Aloe Verës shëron prerjet, çarjet, djegiet dhe e mban lëkurën dhe flokët të hidratuar dhe të butë.

Sistemi imunitar

Nëse e konsumoni këtë xhel në mënyrë të rregullt, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur sidomos në stinën e virozave.

Si  Ta Ngrini Xhelin

Mënyra më e mirë për të përfituar ushqyesit dhe vlerat e xhelit të Aloe Verës është që ta ngrini atë.

Në këtë mënyrë, ju do të ruani freskinë për një periudhë më të gjatë.

Merrni disa gjethe Aloe Vera, hapini pak lehtas dhe nxirrni xhelin prej tyre. Gjethen prijeni në shirita dhe vendoseni në një kavanoz qelqi të cilin duhet ta fusni në frigorifer.

Në këtë mënyrë ju do të keni furnizime të vazhdueshme të xhelit mirëbërës.

Për një përdorim më të thjeshtë, xhelin mund ta hidhni në kubikët e akullit dhe ta ngrini.

Nëse digjini lëkurën mund të merrni një kubik dhe ta mbani mbi zonën e lënduar, ose mbi lëkurën me akne.

Nëse keni rrathë të errët poshtë syve, këto kubikë me xhelin e ngrirë janë miku juaj më i mirë.

Fërkoni zonën me xhelin e ngrirë dhe rrathët e zinj do të zhduken.

Nëse keni probleme me tretjen, konsumoni një kub me xhel dhe lëreni të shkrihet.

Pse duhet ta perdorni per shendetin Xhelin e ngrire te AloeVeres Read More »