Shendetesi

Perimet ne mengjes:Pse duhen patjeter per shendetin

Mëngjesi i mirë është gjysma e punës, ndaj edhe perimet duhen ngrënë në mëngjes.

Të dhënat shkencore provojnë që nëse shtoni perimet në mëngjes, do të keni plotësuar shumicën e rekomandimeve për një shëndet më të mirë.

A do të donit ta nisnit ditën plot ankth dhe stres? Me siguri jo!

Po të marrim në konsideratë faktin që një përqindje mjaft e ulët e shqiptarëve hanë shumë pak perime, atëherë duhet të gjejmë motivimin e duhur që të shtojmë dozat e ushqimeve të shëndetshme.

Vlerat e perimeve për mëngjes

Ngrënia e perimeve në mëngjes është mjaft e thjeshtë, e lehtë dhe e shijshme.

Vende të ndryshme të botës i kanë perimet pjesë të pandarë të mëngjesit.

Francezët për shembull hanë rregullisht kastravecë, domate dhe ullinj në mëngjes.

Në Spanjë, hanë sallatë perimesh në mëngjes.

Rekomandohet fort përvetësimin e kësaj tradite edhe në regjimin ushqimor të shqiptarëve.

Më poshtë do të gjeni disa receta të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të ngrënë sa më shumë perime në mëngjes

Brokoli me vezë të skuqur

Në fillim zjejmë për 10 minuta brokolit e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Krepa me miell misri me spinaq dhe djathë të bardhë

Brumin e krepave e përgatisni me miell misri në vend të miellit të grurit.

Për mbushjen e nje krepe, në një tigan hidhni një grusht me spinaq.

Lëreni në zjarr sa të avullojë uji, hidhini pak kripë, vaj ulliri dhe thërrime djathi dhe mbushni krepën.

Omletë me spinaq dhe avokado

Grini një grusht me spinaq, gjysmë avokado të prerë në kubikë.

Hidhni në një tas dy vezë, pak kripë dhe rrihini fortë. Më pas shtoni spinaqin dhe avokadon dhe përzjejini bashkë.

Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtroni omletën në tigan. Lëreni të skuqet mirë nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

Vezë dhe spinaq

Grini një grusht me spinaq.

Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni spinaqin e grirë hollë dhe lëreni sa të avullojë uji, hidhini më pas pak vaj ulliri, kripë dhe hidhni vezët sy që të skuqen.

Lulelakër të skuqur me vezë

Në fillim zjejmë për 10 minuta lulelakrat e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim lulelakrat dhe vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Ju mund të përzieni të gjithë perimet që ju pëlqejnë dhe të angazhoheni në krijime të reja në kuzhinë.

Perimet ne mengjes:Pse duhen patjeter per shendetin Read More »

Pini vetëm një gotë nga ky lëngu magjik dhe i thoni lamtumirë çdo problemi me mëlçinë

Mëlçia është një organ në trupin e njeriut që shumica e njerëzve harrojnë të kujdesen. Nëse vuani nga Hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme.

Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë (cirroza) dhe kancerit të mëlçisë të cilat të dyja mund të jenë vdekjeprurëse.

Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.

Ja një përzierje që funksionon:

Përbërësit:

Lëng limoni, Lëng  portokalli, Mente të freskët, 1 litër ujë, Mjaltë organik

Përgatitja:

Vendosni ujin në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentes dhe valojeni për 5 minuta të tjera.

Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni dhe në fund hidhni mjaltin.

Konsumoni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë. Ajo pastron mëlçinë tuaj dhe ndërkohë gjithmonë sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.

Pini vetëm një gotë nga ky lëngu magjik dhe i thoni lamtumirë çdo problemi me mëlçinë Read More »

Çorape me kripë të nxehtë, zgjidhja ideale për kollën dhe jo vetëm

Gjyshet na këshillojnë shpesh që kur kemi probleme me kollën ose frymëmarrjen të përdorim kripën e nxehtë. Veçanërsisht tek fëmijët efekti është mahnitës, pasi i liron ato menjëherë duke i dhënë mundësinë të qetësohen dhe të marrin frymë lirisht.

Për të gjithë ju që ndoshta nuk e dini si përdoret, ne po ju tregojmë se sa e thjeshtë është:

Merrni një pako kripë të zezë (ose kripë e trashë) dhe ngroheni me një tigan në sobë.

Më pas hidheni në një napë ose futeni në një çorape pambuku, pasi keni mundësi ta lidhni lehtësisht. Vendoseni në kraharor, ose në kurriz (Varet nga pozicioni që jeni shtrirë) dhe mbajeni sa më gjatë. (Kujdes nëse e aplikoni tek fëmijët, kotrolloni herë pas here nxehtësinë).

Kjo metodë efikase ju ndihmon shumë në fazat e para të bllokimit.

Gjithashtu është shumë e mirë edhe nëse keni dhimbje veshi. Efekti qetësues është mahnitës.

Në cilat raste mund ta përdorim tjetër:

Sinozit

Bronkit

Dhimbje menstruale

Dhimbje dhëmbi

Reumatizëm.

Çorape me kripë të nxehtë, zgjidhja ideale për kollën dhe jo vetëm Read More »

Uje me kanelle:Per te mbrojtur organizmin nga virozat

Me aromën dhe delikatesën e saj, kanella është një erëz fisnike me një rol të pazëvendësueshëm në kuzhinë dhe në trajtimet mjekësore apo ato të bukurisë.

Kjo erëz në formën e pluhurit është përdorur gjerësisht në trajtimet kundër problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, organeve riprodhuese dhe tretjen.

Uji me kanellë mund t’ju shoqërojë mjaft mirë këto ditë të ftohta dhe t’ju mbrojë nga një sërë virozash.

Mjafton të zjeni ujin, për një filxhan çaji ujë duhet një lugë çaji kanellë pluhur. Pasi të ketë zjerë ujin, shtoni kanellën dhe lëreni për 10 minuta sa të tretet plotësisht duke e trazuar. E ëmbëlsojmë me pak mjaltë ose pak sheqer sipas dëshirës.

Sipas dëshirës, për më shumë shije dhe vlera kur ta konsumoni mund t’i shtoni disa feta mollë.

Më poshtë do të gjeni disa sugjerime për vlerat më të  mira shëndetësore që përfitoni duke pirë çajin me kanellë.

Ushqyesit e erëzës 

Kanella është shumë e pasur me antioksidantë.

Ajo përmban gjithashtu minerale si kalium, kalcium, mangan, hekur, zink dhe magnez.

Kjo erëz e mrekullueshme është e pasur edhe me vitaminë A.

Llojet e kanellës

Në botë gjenden qindra lloje të kësaj erëze, por njeriu mund të përdorë vetëm katër prej tyre: Kanella Autentike e Sri Lankës, Kanella Cassia e Kinës, Kanella Korintje e Indonezisë dhe Kanella Saigon e Vietnamit.

Kanella pluhur ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të humbur në peshë.

Kanellën mund ta përzieni me tërshërë, çaj ose lëngje frutash.

Nëse jeni minimalistë në shije, mund të zgjidhni ujin me kanellë që ofron vlerat e mëposhtme.

Kanella përmirëson tonalitetin e lëkurës

Konsumoni të paktën një lugë gjelle me kanelle në ditë që të merrni sa më shumë fibër.

Kanella largon toksinat dhe përmirëson tonalitetin e lëkurës.

Ajo është miqësore me lëkurën e ndjeshme ndaj rekomandohet kundër akneve dhe problemeve të tjera.

Ndihmon në rënien në peshë

Çaji me kanellë dhe mjaltë është shumë i mirë për të rënë në peshë.

Kombinimi i të dyjave shuan urinë dhe parandalon ngrënien e tepërt.

Përmirëson funksionet e trurit

Me ujin me kanellë do të jenë më të përqendruar dhe vigjilentë.

Ai vazhdon të përdoret kundër disa sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni sidomos tek të moshuarit.

Pasi të lexoni këtë artikull përgatisni një çaj ose lëng me kanellë për gjyshërit.

Kuron dhimbjen e dhëmbit

Herën tjetër kur t’ju dhembë dhëmbi përzieni pak kanellë me mjaltë dhe vendoseni direkt mbi dhëmb.

Mbajeni pastën për pak kohë dhe më pas lani dhëmëbt.

Forcon sistemin imunitar dhe dëgjimin

Nëse pini rregullisht ujë me kanellë, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur nga bakteret dhe virozat.

Për më tepër, kanella ka aftësinë të rimëkëmbë dëgjimin e dëmtuar.

Përdorimet e kanellës në shtëpi.

Përveç të mirave që i sjell të shëndetit, kanellën mund ta përdorni në shtëpi edhe për të neutralizuar aromat e këqija, larguar insektet, masazhe,  e të tjera.

Kini kujdes

Kanella shoqërohet me efekte anësore siç janë: rritja e temperaturës, probleme gjatë shtatzanisë sidomos kontraktime dhe lindje të parakohshme.

Në rastin e grave lehonë, kanella nuk duhet konsumuar sepse mund të shkaktojë alergji tek fëmijët.

Shmangni çdo produkt me kanellë nëse jeni shtatzënë apo lehonë.

Kanella nuk rekomandohet për diabetikët sepse mund të ulë ndjeshëm nivelet e glukozës në gjak.

Nëse hani sasi të mëdha të kanellës do të përballeni me një nivel të madh toksinash në organizëm.

Dozat e rekomanduara

Mos konsumoni kurrë më shumë se 1-6 gramë kanellë në ditë.

Kanella Autentike është më e mira dhe më e shëndetshmja nga të gjitha.

Uje me kanelle:Per te mbrojtur organizmin nga virozat Read More »

Kallezim penal per stafin mjekesor te Spitalit Vlore

Më datë 19.01.2018, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale ”Mjekimi i pakujdesshëm”, të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, sepse:

Shtetasia E.R., ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë pasi pretendon se më datë 18.01.2018, bashkëshorti i saj shtetasi V.C., 66 vjeç, ka ndëruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Kallezim penal per stafin mjekesor te Spitalit Vlore Read More »

Si te perdorni frutat dhe perimet per rinine e lekures

Frigoriferi është streha më e mirë e disa prej recetave ideale për kujdesin e lëkurës .Më poshtë disa metoda efikase në përpilimin e disa maskave të thjeshta nga ushqime të freskëta që i bëjnë lëkurës një transformim të mirëfilltë.

Maska për lëkurë të thatë

Përbërësit

Një Avokado

2 Lugë gjelle me kos

Një lugë gjelle me vaj ulliri

Një lugë gjelle me mjaltë

Kjo maskë e pasur me acide yndyrore omega-3 forcon qelizat e lëkurës.

Falë mjaltit dhe kosit, fytyra do të jetë më e tendosur dhe e butë.

Maskë për lëkurat problematike

Përbërësit

Një banane

Gjysëm luge çaji me sodë  buke

Gjysëm luge çaji me shafran indie

Nëse lëkura juaj është problematike dhe ka tendencën të ketë akne të shumëta, atëherë provojeni këtë maskë.

Bananet janë të pasura me vitaminë A që rigjallëron qelizat dhe pastron poret.

Shafrani shkatërron bakteret që shkaktojnë akne, ndërsa soda e bukës përthith yndyrën e tepërt në lëkurë.

Maskë për lëkurë të ashpër

Përbërësit:

Gjysëm kastraveci i bërë pelte

Çerek gote me qumësht

Një lugë gjelle me mjaltë

Një lugë gjelle me sheqer kaf

Kastraveci largon skuqjet.

Për më tepër, ai përçon një aromë freskie sa do ju duket sikur jeni në një qendër estetike.

Kjo maskë e zbut lëkurën ndjeshëm vetëm pas një përdorimi.

Maskë për lëkurë të ndjeshme

Përbërësit:

Një lugë gjelle  me kos

Një lugë çaji me mjaltë

Një lugë çaji me kakao pluhur

Lëkurat e ndjeshme kanë tendencën të përjetojnë më shumë skuqje.

Kosi është baza e maskave të suksesshme.

Ai është i pasur me probiotikë dhe proteina që qetësojnë lëkurën.

Mjalti ngushton puret dhe largon infeksionet.

Kakaoja përmban flavonolë qetëson lëkurën nga irritimet e ndryshme.

Maska për lëkurë të yndyrshme

Përbërësit

Gjysëm filxhani me tërshërë të gatuar e të ftohtë.

Një vezë

Një lugë gjelle me lëng limoni.

Acidi tek lëngu i limonit largon yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura ndërsa tërshëra e zbut lëkurën dhe heq skuqjen.

Maskë për lëkurë me njolla

Përbërësit

Një kungull dimri nga ato që rritet në vreshta.

Kungulli duhet bërë pelte në një mikser

Një lugë gjelle me mjaltë

Dy pika nga vaji i pemës së çajit

Kjo maskë jo vetëm që largon aknet por edhe nxit prodhimin e kolagjenin.

Mjalti në veçanti zbardh lëkurën.

Maska duhet bërë një herë në javë.

Maska për lëkurë të lodhur

Përbërësit

Lëngu i një limoni

Dy lugë gjelle me sheqer

Një lugë gjelle me vaj ulliri

Me këtë maskë fytyra juaj do të jetë e freskët dhe e qetë.

Limoni dhe sheqeri do të ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura.

Vaji i ullirit do të hidratojë lëkurën dhe do t’i japë shëndetin dhe freskinë e munguar.

Si te perdorni frutat dhe perimet per rinine e lekures Read More »

Mjalte me spec djeges,efekte fantastike per organizmin

A e keni provuar ndonjëherë mjaltin me spec djegës?

Është i ëmbël dhe i zjarrtë. Ka një shije, e cila duket sikur të ka munguar gjithë jetën. Në lugën e parë, ëmbëlsia e mjaltit të zgjon qiellzën ndërkohë që pak çaste më vonë përjeton nxehtësinë e papërmbajtur të specit djegës. Thënë shkurt, një kombinim i jashtëzakonshëm.

Duke marrë në konsideratë faktin që specat qëndrojnë shumë pak në përqafimin e ëmbël të mjaltit të ngrohtë, djegësia që ata çlirojnë është befasuese dhe ndjellëse.

Ata që janë të dhënë pas mënyrave të shëndetshme të pastrimit të organizmit, do të gëzohen kur të mësojnë se mjalti me spec djegës është një metodë pastrimi shumë popullore e cila përpos të gjithave ndihmon në rënien në peshë.

Speci djegës është përdorur prej shumë kohësh kundër disa problemeve shëndetsore përfshirë këtu urthin, kllapinë, ethet, sëmundjet e stomakut, temperaturën, problemet me tretjen, fryrjet e stomakut, problemet me fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat, bajamet dhe difterinë.

Detoksifikimi i organizmit nëpërmjet kësaj formule shpesh njihet si ‘dieta e lemonatës.’

Në këtë artikull do të mësoni për vlerat dhe efektet e kësaj metode pastruese për organizmin.

Në mënyrë që ta kuptoni këtë metodë, duhet të dini që përbërësit janë ushqime natyrale të jetës së përditshme, ndaj nuk përbëjnë ndonjë rrezik për trupin.

Metoda e pastrimit ka të bëjë me ushqyerjen me lëngje.

Duhet të pini 1 lugë çaji mjaltë dhe spec djegës të tretur në një gotë ujë të ftohtë ose të vakët të paktën tetë herë në ditë.

Disa njerëz përdorin edhe limonin për një shije më të mirë.

E gjithë metoda e pastrimit synon të çlirojë trupin nga kthetrat e radikaleve të lira që akumulohen në trup dhe rikthimin në normalitet të sistemit tretës.

Nëse e pini limonatën në fjalë për tre deri në katër ditë, shëndeti juaj do të forcohet ndjeshëm. Sidoqoftë, është e udhës që të diskutoni për këtë çështje me mjekun dhe të mos ndërmerrni aktivitete fizike. Kura ka nevojë për pushim.

Si të përgatisni mjaltin me spec djegës

Përbërësit

1 filxhan me mjaltë

3 lugë çaji me speca djegës të grirë ose 5 speca të vegjël e të thatë të grirë.

Udhëzimet

Mjaltin dhe specat vendosini në një enë qelqi, të cilën duhet ta mbani futur në një tenxhere me ujë të valuar.

Përziejini specat dhe mjaltin ndërkohë që ngrohen për disa minuta duke rritur ngadalë temperaturën. Por duhet të kujdeseni që nxehtësia të mos jetë shumë e madhe sepse shkatërron enzimat mirëbërëse të mjaltit.

Fikeni zjarrin dhe lëreni enën me mjaltë të qëndrojë për 10 minuta. Më pas kullojeni mjaltin në një kavanoz qelqi.

Përveçse në formën e limonatës siç përmendëm më lart, mund ta përdorni këtë mjaltë në sallata, me djathë, mish, peshk ose perime.

Nëse jeni prekur nga të ftohtit, hidhni pak prej tretësirës në çajin tuaj me limon ose mente.

Mjalte me spec djeges,efekte fantastike per organizmin Read More »

Kushton 5 usd,e pabesueshme efekti që ka

A e dini qe kostoja për të parandaluar prekjen nga virusi HIV/AIDS, është 5 dollarë? Dhe kjo behet nëpërmjet një instrumenti të ri.

Ajo quhet unaza vaginale, dhe ka qene objekt i dy studimeve me rastin e Conference on Retroviruses and Opportunistic Infection në Boston, SHBA.

Studimi i parë i titulluar “Use of a Vaginal Ring Containing Dapivirine for HIV-1 Prevention in Women”, u publikua në revistën shkencore ‘New England Journal of Medicine’, ndërsa i dyti nuk ka dalë ende, por pritet të publikohet së shpejti.

Por ku konsiston kjo unazë?

Bëhet fjalë për një diapozitiv që çliron dapivirinë dhe që interferon me virusin HIV, duke penguar përhapjen e tij.

Nuk bëhet fjalë për një risi të mirëfilltë, pasi studiuesit po punojnë prej vitesh, por vetëm tani studimet kanë zbuluar efikasitetin.

Kushton 5 usd,e pabesueshme efekti që ka Read More »