Shendetesi

Stresit, humorit dhe skizofrenisë i duhen vetëm pak pyje

Studimet e fundit të botuara në ”World Economic Forum”, tregojnë se hapësira personale e njëjtë çdo ditë në qytete kërcënon të shkatërrojë sistemin e trurit. Çrregullimet e humorit dhe ankthit, si dhe skizofrenia konsiderohen se prekin deri në 56% njerëzit që jetojnë në mjediset urbane.

Për të luftuar efektet e këqija të jetës në qytet mbi shëndetin mendor dhe fizik, disa qytete kanë ndërtuar parqe dhe hapësira të gjelbra urbane. Në Japoni, në kryeqytetin Tokio që konsiderohet si qyteti më i madh në botë ndodhet Shinrin-yoku, ose “Pishina e pyjeve”, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i viteve 1980. Nuk përfshin asgjë më shumë se sa e pamundura, atje mund të kalosh kohën mes pemëve, duke ecur, duke marrë frymë lirisht e cila sjell uljen e presioni të gjakut e më pas reduktimin e nivelit të kortizolit dhe hormoneve të stresit.

Kështu lind pyetja: Çfarë i bën më mirë trurit?

Ndërsa pyjet kanë efekte pozitive dhe mahnitëse shëndetësore, shkencëtarët në Gjermani donin të tregonin efektin e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra urbane në strukturën aktuale të trurit të banorëve të qytetit. Ata analizuan sekuencat e imazheve të trurit të 341 banorëve të moshuar të Berlinit, duke u fokusuar veçanërisht në amigdala, pjesë e trurit që kontrollon reagimet e frikës dhe panikut dhe është përgjegjëse për çrregullimet e stresit dhe ankthit.

Koha për tu zhvendosur në pyll?

Njerëzit që jetojnë pranë pyjeve kanë ‘amygdala’ të shëndetshme dhe kjo do të thotë të jesh më pak i prirur ndaj çrregullimeve të stresit dhe ankthit të kontrolluar nga kjo pjesë e trurit. Por, para se të shkojmë të gjithë në pyll, shkencëtarët gjermanë thonë se në pamundësi të menjëhershme ndaj këtyre opsioneve pasi popullsia është shumë e madhe, mund të fillohet duke ecur në këmbë në vend që të ngushtohesh e të të merret fryma në autobusë.

Stresit, humorit dhe skizofrenisë i duhen vetëm pak pyje Read More »

Sinoziti:Kurat natyrale per frymemarrje te qete

Inflamacioni akut i flegrave të hundës është një problem shëndetësor shqetësues që shfaqet si pasojë e të ftohurës, alergjive apo baktereve.

Sinoziti shoqërohet me komplikacione të ndryshme si dhimbje koke, gërrhitje apo vështirësi në frymëmarrje.

Në disa raste, ky inflamacion mund të shkaktojë probleme të rënda si meningjiti.

Sinoziti akut zgjat për 4 javë ose më pak ndërkohë që sinoziti kronik mund të zgjasë 8 javë ose më shumë.

Lajmi i mirë është që ju mund të përgatisni disa kura të mira në shtëpi për të trajtuar këtë problem shëndetësor.

Ju duhet të shmangni disa ushqime që nxisin simptomat siç janë ushqimet e skuqura, produktet e bulmetit si kosi, djathi, akulloret orizi, mishi dhe erëzat aromatike.

Qëndroni larg çokollatës, sheqerit dhe pijeve të ftohta.

Ushqimet e pasura me vitaminë A ju ndihmojnë të jeni të mbrojtur nga sinoziti.

Si Ta Ndihmoni Organizmin Të Largojë Sinozitin

Hidratohuni

Pini ujë, çaj apo lëngje pa sheqer që të jeni më të hidratuar.

Këto lëngje ndihmojnë në hollimin e sekrecioneve dhe zbusin irritimet inflamatore.

Shmangni alkolin, kafeinën dhe duhanin

Erëzat me aromë të ndezur

Erëzat me aromë të ndezur si piperi djegës ndihmojnë në shpërbërjen dhe nxjerrjen e sekrecioneve.

Rrepa e bardhë pikante mund të përzihet me uthullën dhe lëngun e limonit për të krijuar një eliksir të shkëlqyer kundër sinozitit.

Ju mund të mbani çerek luge çaji me rrepë të bardhë të grirë në gojë për disa minuta që të përfitoni nga aroma e fortë.

Banjë me avull

Përdorni  tre pika me vaj rozmarine ose pishe së bashku me tre pika me vaj nenexhiku dhe 2 pika vaj eukalipti në një tenxhere me ujë të valuar.

Ju mund të përdorni edhe tre pika me vaj rozmarine, me një pikë vaj trumze dhe nenexhiku në ujin e valuar

Mbani kokën mbi ujin e valuar duke e mbuluar me peshqir dhe nuhasni avullin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë

Të dyja janë të pasura me substanca kundër inflamacionit.

Ju mund t’i përdorni në çaj të ngrohtë për të çliruar rrugët e bllokuara nga sinoziti dhe do të ndiheni mirë menjëherë.

Sugjerohet që të përdorni lëng të freskët xhenxhefili me një lugë çaji me mjaltë dhe ta konsumoni dy ose tre herë në ditë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një përbërës natyral me shumë përfitime shëndetësore.

Përdorni dy ose tre lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar  të tretur në një filxhan me ujë që të zhbllokoni rrugët e frymëmarrjes dhe të tresni sekrecionet.

Këtë çaj mund ta përzieni edhe me limon dhe mjaltë sipas dëshirës.

Më guximtarët mund të konsumojnë nga një lugë çaji me uthull tre herë në ditë për rezultate më të mira.

Supa

Supa me mish pule apo perime është një alternativë shumë e mirë. Ajo është fantastike jo vetëm për të kënaqur stomakun por edhe për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.

Avulli i supës është kurues shumë i mirë kundër sinozitit.

Shpëlarja me kripë

Hidhni gjysëm luge çaji me kripë në gjysëm gote me ujë të ngrohtë.

Tretësirën mund ta hidhni në një shiringë (pa gjilpërë) dhe të hidhni nga pesë pika në secilën flegër të hundës duke lehtësuar kalimin e sekrecionit në flegrën tjetër nëpërmjet lëvizjes së kokës.

Në këtë mënyrë do të zbusni sinozitin dhe largoni bakteret dhe substancat irrituese nga rrugët e frymëmarrjes.

Sinoziti:Kurat natyrale per frymemarrje te qete Read More »

Uje me sode:Kura e perkryer qe mbron organizmin

Sa herë kemi ndjerë dhimbje stomaku dhe nëna ka ardhur pranë me një gotë ujë me sodë, duke na e ofruar si mënyrën e sigurtë që do na shërojë.

Soda është një nga produktet më të zakonshme që ndodhet në kuzhinën e çdo familjeje shqiptare.

Një produkt që nuk përdoret vetëm për gatim por lehtëson gjithashtu në pastrimin e shtëpisë e mbi të gjitha vlerat e saj janë fantastike në përmirësimin e shëndetit.

Megjithëse në ditët e sotme, shumë njerëz preferojnë t’i drejtohen farmacisë si zgjidhje për problemet shëndetësore që përjetojnë shumë të tjerë kanë gjetur zgjidhje në përdorimin e këtij pluhuri magjik.

Konsumimi i ujit me sodë ka dëshmuar mbështetje të fuqishme në të gjitha funksionet e trupit. Ndërsa ndihmon në rregullimin natyral të nivelit të pehazhit në gjak, duke ndikuar në reduktimin e nivelit të acidit.

Ujë me sodë është një ndër kurat më të lashta dhe më të përdorura në mbarë botën si një metodë shëruese popullore. Ndër shekuj ajo vijon të mbetet një mënyrë e përkryer e mbrojtjes së trupit kundër shumë sëmundjeve.

Për Shëndetin e Stomakut

Uji me sodë ka vlera të forta kundër acideve ndaj dhe ai rekomandohet përherë për dhimbjet e stomakut apo shtrëngimet e tij.

Përdorimi i ujit me sodë ndikon në neutralizimin e acideve në stomak si dhe parandalon ndjesinë e djegësisë.

Ai ndihmon gjithashtu në reduktimin e inflamacionit dhe gazrave, duke lehtësuar në këtë mënyrë tretjen.

Për Balancimin e Pehazhit

Kjo kurë e lashtë fantastike vijon ende edhe sot të përdoret për mbajtjen në nivel normal të pehazhit në të gjithë trupin duke përmirësuar shëndetin.

Niveli i lartë i acidit në trup mund të shndërrohet në një risk të vërtetë. Duke shkaktuar osteoporozën, artritin dhe të tjera komplikacione shëndetësore.

Kundër Mikrobeve dhe Baktereve

Uji me sodë është një mënyrë ideale për të mbrojtur shëndetin e gojës dhe jo vetëm. Ai ka efekte të forta në eliminimin e viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundje.

Për shkak të këtyre efekteve, uji me sodë përdoret duke bërë gargarë për problemet e fytit dhe inflacionit.

Gjithashtu uji me sodë është fantastik në mbajtjen e kolesterolit në kontroll ndërsa ndihmon gjithashtu në lehtësimin e problemeve urinare.

Kjo metodë është ideale kundër mikroorganizmave që shkaktojnë të ftohurën në organizëm, gripin dhe alergjitë gjithashtu.

Përdorimi i ujit me sodë rekomandohet të konsumohet për disa ditë me rradhë deri në përmirësimin e simptomave.

Si Ta Përgatisni  

Gjysmë luge të vogël (3 gramë)

1 gotë me ujë (200 ml)

Përzjeini bashkë dhe përdoreni pas vaktit kryesor të ditës.

*Uji me sodë duhet konsumuar në sasi të vogla dhe në mënyrë të moderuar.

Uje me sode:Kura e perkryer qe mbron organizmin Read More »

Apandesiti, shenjat që nuk duhen injoruar

Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

Rritja e presionit shkakton një reagim inflamator që ndikon të gjithë shëndetin.

Funksionet e sakta të këtij organi të vogël janë të panjohura.

Megjithatë nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme, që të njihni simptomat dhe të kërkoni ndihmë të menjëhershme për të shmangur komplikime të mëtejshme.

Më poshtë do të gjeni 7 simptoma të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Dhimbje e fortë barku

Shfaqja e kësaj dhimbje të fortë është një nga shenjat e para të apandesitit.

Kjo simptomë përshkallëzohet gradualisht dhe vjen si pasojë e inflamacionit dhe presionit në këtë organ.

Dhimbja vërehet në pjesën e poshtme të barkut, ndërkohë që intensiteti është në rritje.

Në disa raste, dhimbja ndihet pranë kërthizës ose në pjesën e poshtme të shpinës.

Simptoma përkeqësohet gjatë tështimës, lëvizjes së këmbëve ose stomakut.

Të vjella dhe të përziera

Pasi dhimbjes, nevoja e papritur për të vjelle, ose të përzierat janë një shenjë paralajmëruese e inflamacionit të apendiksit.

Ndjesia e plogështisë shoqërohet gjithnjë nga të vjellat dhe ndodh në 90 përqind të rasteve.

Nëse të vjellat përsëriten, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Konstipacioni ose diarea

Pacientët e prekur nga apandesiti kanë vështirësi në tretje dhe në jashtëqitje.

Disa të tjerë preken nga diarea.

Këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera, por janë edhe shenjë e inflamacionit të këtij organi.

Fryrje abdominale

Fryrja abdominale, pra e barkut, është ndjesia e parehatshme e të qenit të ngopur e të fryrë.

Kjo ndjesi shkaktohet nga vështirësitë në tretje dhe është e zakonshme në rastet e apandesitit.

Bëhet fjalë për një reagim inflamator të indeve dhe akumulimit të gazrave.

Temperatura dhe ethet

Në rastin e apandesitit mund të përballeni me temperaturë, ethe dhe të dridhura.

Nëse temperatura rritet, është thelbësore të shkoni tek mjeku.

Humbja e oreksit

Inflamacioni i këtij organi ndërhyn tek tretja dhe pengon prodhimin e hormonit të urisë.

Mungesa e oreksit shkakton mungesë ushqyesish në organizëm dhe duhet trajtuar menjëherë.

Megjithatë, kjo simptomë duhet vlerësuar dhe analizuar në kombinim me simptoma të tjera.

Dhimbja e mprehtë

Kjo dhimbje është tipike e apandesitit dhe ndodh gjatë kontrollit të mjekut.

Ajo dhimbje del në pah në momentin që mjeku prek pjesën e poshtme të barkut.

Dhimbja është e mprehtë dhe e thellë me intensitet të lartë. Kur zona e infektuar preket, dhimbja ndihet më shumë dhe sëmundja identifikohet më lehtë.

Konsultohuni me një mjek në momentin e parë që dyshoni se vuani nga apandesiti dhe kërkoni trajtimin e duhur e të menjëhershëm.

Apandesiti, shenjat që nuk duhen injoruar Read More »

Caji i banabes mrekulli kunder pagjumesise

Të gjithë prej nesh kemi kaluar shumë ose disa netë pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë, qetësinë vrastare dhe mendjen bredharake që nuk di të ndalojë.

Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi.

Pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjerë.

Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin.

Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.

Në këtë artikull  do të lexoni për një kurë ideale kundër pagjumësisë që funksionon vërtetë.

Çaji i Bananes Kundër Pagjumësisë

Kjo kurë organike bën mrekullira për gjumin.

Banania, veçanërisht lëkura e saj është e pasur me kalium dhe magnez.

Ky i fundit shmang çrregullimet e gjumit dhe relakson muskujt.

Magnezi është një nga mineralet më të mira për qetësinë e mendjes.

Çaji përgatitet në vetëm 10 minuta dhe mund të pihet çdo mbrëmje përpara gjumit.

Përbërësit e Çajit të Bananes:

1 banane

1 çajnik

1 majë luge me kanellë

Përgatitja e Çajit të Bananes:

Prijeni bishtin dhe majën e bananes dhe vendoseni me gjithë lëkurë në ujë të valuar.

Lëreni të ziejë për 10 minuta.

Përdorni një kullesë dhe hidheni çajin në një filxhan.

Nëse dëshironi mund të shtoni kanellën dhe ta pini një orë përpara gjumit.

Nëse shqetësoheni për shijjen, nuk ka arsye, sepse ky caj i ngrohtë është i shijshëm dhe çaji ka efekt qetësues.

Varësia e Rrezikshme Ndaj Ilaçeve të Gjumit

Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.

Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.

E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë:

Konstipacion

Marramendje

Vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën

Dhimbje stomaku

Dobësi

Lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit

Ngadalësim të frymëmarrjes. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga azma.

Mungesa e Gjumit dhe Ndikimi në Organizëm

Kur trupi nuk pushon sa duhet (më pak se tetë orë) atëherë vuajtjet e trupit dhe organizmit janë të mëdha.

AgroWeb.org këshillon që për gjumin të pini qetësues sa më natyralë.

Caji i banabes mrekulli kunder pagjumesise Read More »

10 ushqimet më të rrezikshme për organizmin tonë

1. Hot Dogët

Sipas Akademisë së Pediatrisë së Amerikes thuhet që Hot dogs, janë një rrezik për fëmijët dhe duhet të shërbehen patjetër me një etiketë paralajmëruese për efektet e dëmshme të saj. Rreth 17% e disa sëmundjeve tek të rinjtë është konstatuar që janë shkaktuar nga hot dogët, sipas studimeve të bëra në rreth 41 shtete të botës. Akademia gjithashtu rekomandon që hot dogët të ndryshojnë përmbajtjen e tyre që të bëhen më pak të kënaqshme për shijen e të rinjve.

2. Fugu

E shërbyer në fleta të holla e bën këtë peshk një ushqim tepër luksoz. Por zorrët, vezoret dhe mëlçisë e Fugu përmbajnë një helm të quajtur tetrodotoxin, e cila është 1200 herë më vdekjeprurëse se cyanida. Helmi është aq potent saqë një peshk eshte i aftë të vrasë plot 30 njerëz. Për shkak të rrezikut të lartë, kuzhinierët duhet të kalojnë në dy deri tre vjet të trajnimit për të marrë një licencë për të përgatitur dhe gatuar këtë peshk. Kjo e çon edhe koston e një pjate Fugu në 200 $. Por kjo nuk ka ndaluar Japonezët – rreth 40 lloje te Fugu janë kapur në Japoni, dhe njerëzit konsumojnë 10.000 ton peshk çdo vit.

3. Ackee

Në Xhamajkë, fruti ackee është thikë me dy presa. Edhe pse origjinën e ka ne Ameriken Jugore ajo emigroi në Xhamajkë në 1778 dhe është frut kombetar i vendit. Nëse konsumohet në mënyrë jo të rregullt mund të çojë në disa sëmundje deri në koma dhe vdekje. Ackee i papjekur përmban një helm të quajtur hypoglycin, kështu që vjelëit duhet të kenë kujdes të lënë frytin të hapet në mënyrë të natyrshme dhe të piqet sic duhet.

4. Kikirikët

Kikirikët janë një nga arsyet kryesore sipas Akademisë së Alergjive në Amerikë, të cilat çojnë në vdekjen e shumë personave. Dhe ky numër vazhdon e rritet çdo vit në mënyrë të çuditshme dhe të pashpjegueshme. Nga 1997 në 2002, incidentet e alergjive është dyfishuar tek femijët.

5. Ushqime të Mbuluara me Barishte

Gjethe të tilla si spinaqi, marule, lakër, arugula dhe të tjera janë të listuara si ushqimet më të rrezikshme të vitit 2009 sipas Qendrës së Shkencave për interesin Publik.

6. Jo tamam e ëmbël për një ëmbelsirë

Rhubarb, perimja e njohur për rolin e saj në ëmbëlsira ka edhe ajo anën e saj negative. Ajo duhet konsumuar jo e gatuar pasi mund të lëshojë helmin e saj (oxalate). Ky helm ndodhet në pjesën e kërcellit.

7. Peshku ton

Një nga ushqimet më të popullarizuara në shkollat e mesme dhe fillore, peshku ton është shndërruar në peshkun më të konsumuar në botë. Ajo gjithashtu ka disi një reputacion të përzier. Këshillohet të mos ketë një përdorim të shumtë nga gratë shtatzane dhe fëmijet e vegjël pasi përmban shumë hekur dhe dëmton sistemin nervor të femijës së palindur.

8. Cassava

E mirënjohur tek Amerikanet si tapioca, pudingu është prodhuar nga rrënjet e kësaj shkurreje. Por e përgatitur në mënyrë jo të saktë kjo mund të prodhojë Cyanide e cila është vdekjeprurëse për tu konsumuar. Ka disa persona të cilët janë alergjikë ndaj kësaj bime dhe Shoqeria Amerikane e Kancerit paralajmëron që këta persona mund të jenë më të ndjeshëm dhe duhet të marrin në kosideratë të ndryshojnë ëmbëlsirë.

9. Kafeja

Perveç mundësisë së rritjes së rrahjeve të zemrës, njollave kafe nëpër dhëmbë, pagjumësia nuk ka tjeter mënyrë që një filxhan kafe të jetë e dëmshme për mirëqenien tuaj. Në 1992 Mac Donalds pati disa probleme me një gjyshe 79 vjece pasi ju sherbye një filxhan kafe prej 170 gradë dhe fatkeqesisht tërë filxhani ju derdh në trup duke i shkaktuar një djegje të shkallës së tretë. Gjyshes ju dha një shumë si dëmshpërblim prej 2.78 milio dollarësh. Që prej kësaj ngjarjeje uli temperaturën në të cilen shërbehej si dhe vuri etiketa me paralajmerim më të dallueshëm.

10. Kërpurdhat

U habitet? Pervec vlerave të saj të mëdha ajo gjithashtu mund të vrasë. Janë disa lloje kerpurdhash të cilat janë mjaft helmuese saqë mund të çojne në vdekje. Sikur të kishte etika parajmëruese edhe në pyll.

10 ushqimet më të rrezikshme për organizmin tonë Read More »

Majdanoz,limon,mjalte:Per shendetin e mendjes

Kur dëgjon për majdanozin, gjëja e parë që të vjen ndërmend është një supë e shëndetshme, ose një sallatë e zbukuruar me gjethet e gjelbra të kësaj barishteje.

Majdanozi mund të quhet kampion i barishteve që përdoren për shije shtesë në gatimet tona, por vlerat e tij janë shumë herë më të mëdha.

Majdanozi nuk është thjesht për zbukurim. Çaji i majdanozit është një nga mënyrat më të mira për të përfituar vlerat e jashtëzakonshme të tij, siç do ta mësoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Çaji i majdanozit me limon e mjaltë ul inflamacionin

Inflamacioni është nga fajtorët më të mëdhenj të sëmundjeve kronike, siç është atriti ose osteoartriti.

Majdanozi vjen në ndihmë kundër inflamacionit pasi është i pasur me vitaminë C dhe kombinuar me limonin, japin një dozë shumë të mirë të kësaj vitamine.

Trajton dëmtimet e nervave

Majdanozi është mjaft i dobishëm sa i përket dëmtimeve të nervave.

Ekspozimi ndaj substancave toksike, përfshirë metalet e rënda dhe pesticidet mund të tjetërsojnë aktivitetin normal të sistemit nervor dhe mund të shkaktojnë dëmtime në tru.

Kjo është mjaft shqetësuese, duke qenë se nervat luajnë një rol kryesor në transmetimin dhe përpunimin e informacionit në tru dhe në zona të tjera të sistemit nervor.

Lëngu i majdanozit është shumë efikas në heqjen e simptomave të neurotoksicitetit. Studimet e fundit kanë konfirmuar këtë aftësi të majdanozit.

Ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave

Kjo barishte ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, falë pranisë së miristicinës, një përbërës që gjendet natyralisht tek majdanozi.

Kjo substancë parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të dëmtuara, veçanërisht në mushkëri.

Receta e çajit të majdanozit me limon e mjaltë

Ndiqni udhëzimet e thjeshta të AgroWeb.org për përgatitjen e çajit të majdanozit dhe përfitoni prej tij vlera fantastike shëruese.


Përbërësit:

– 4-5 tufa me majdanoz
– Gjysmë limoni
– 1 lugë çaji me mjaltë cilësor
– 3 gota ujë

Udhëzimet:

Hidhni ujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët. Lani dhe prisni hollë tufat e majdanozit.

Hidhini së bashku me limonin në një filxhan ose enë që duron temperaturën e nxehtë.

Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lërini së bashku për pesë minuta.

Më pas hiqni majdanozin dhe limonin, shtoni mjaltin dhe pini çajin plot vlera.

Majdanoz,limon,mjalte:Per shendetin e mendjes Read More »

I keni këto shenja? Urgjent tek mjeku! Rrezikoheni nga një sëmundje vdekjeprurëse

Simptomat e kancerit prekin më tepër meshkujt se sa femrat, por gjetjet e hershme mund të parandalojnë sëmundjen.

Shenjat e kancerit janë të vështira për t’i vërejtur. Diarreja, humbja e peshës dhe dhimbja e shpinës mund të jenë shenja të kancerit të zorrëve. Shenjat tjera përfshijnë praninë e gjakut në urinë.

Këto janë disa nga shenjat e hershme të kancerit te meshkujt.

Diarreja

Humbja e pashpjeguar e peshës

Gjakderdhje në zorrën e trashë

Mos përmbajtja e urinës

Gjaku në urinë

Gunga në gji

Dhimbja në shpinë

Kollitja e pazakonshme

Gunga në testikuj

Lodhja

Nëse jeni të brengosur rreth këtyre shenjave rekomandohet vizita e menjëhershme te mjeku i përgjithshëm.

I keni këto shenja? Urgjent tek mjeku! Rrezikoheni nga një sëmundje vdekjeprurëse Read More »