Shendetesi

Perimetri i belit – Tregues direkt për jetëgjatësinë – Sa duhet të jetë?

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë në rrezik shumë më të madh ndaj problemeve serioze shëndetësore.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.

Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.
Sa duhet të jetë perimetri i belit?

Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50 përqind më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra.

Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80 përqind më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.

Perimetri i madh i belit është një tregues domethënës për praninë e dhjamit të tepërt të barkut.Kjo e fundit lidhet edhe me problemet e tjera që shoqërohen me mbipeshën ose obezitetin.

Këtu futen probleme serioze si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e arterieve koronare.
A e dini kufirin e belit tuaj?
Ja se si ta matni atë. AgroWeb.org ju këshillon të gjeni kockën e legenit tuaj në ijen tuaj. Vendoseni aty fillimin e metrit dhe tendoseni rreth trupit tuaj.

Tendosja e metrit duhet të jetë e plotë, por pa e shtrënguar në lëkurë. Lëshoni frymën dhe lexoni matjen.

Nëse nuk ju pëlqen numri që shikoni, mos e humbni kurajon. Shifrat maksimale duhet të jenë 94 centimetra për meshkujt dhe 70 centimetra për femrat.

Por nëse jeni fizikisht aktivë dhe ushqeheni mirë do të keni mundësi të ulni perimetrin e belit dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Perimetri i belit – Tregues direkt për jetëgjatësinë – Sa duhet të jetë? Read More »

Lulerradhiqja, shëronjësja e mirë e njeriut

Lulerradhiqja, kjo barishte e fuqishme ka qenë dhe mbetet e preferuara ndër breza, jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe vlerat ushqyese.

Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K.

Kjo e bën lulerradhiqen burimin më të rëndësishëm bimor të kësaj vitamine, që forcon kockat dhe luan një rol të rëndësishëm kundër sëmundjes së Alzheimerit, sepse kufizon dëmet që i shkaktohen neuroneve.

Lulerradhiqja plotëson 112% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve.

Lulerradhiqja përmban zeaksanthin e cila mbron retinën nga dëmet që i shkaktohen nga rrezet ultravjollcë.

Substancat e tjera si karoteni, luteina dhe kriptoksanthina e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që dëmtojnë mushkëritë.
Të mirat e lulerradhiqes janë të pafundme
Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan.

Lulerradhiqja përmban edhe folat, magnez, fosfor dhe bakër.
Gjethet e njoma dhe të zbehta në ngjyrë të lulerradhiqes janë më të mirat.
Pasi të keni mbledhur barishten kaq të dashur për gjyshet tona, lajeni me kujdes dhe thajeni.

Futeni në qese plastike në një zonë të frigoriferit me pak lagështirë. Në të kundërt, futini në ujë të valuar për 20-30 sekonda për të larguar aciditetin dhe më pas shtojini në sallatë.

Gjethet mund t’i gatuani sipas preferencës, me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Gatuajini në temperaturë mesatare për 3-5 minuta në të njëjtën mënyrë si spinaqin.

Mos e teproni, përndryshe lulerradhiqja do të humbasë ushqyesit e saj.

Pasi të jenë zbutur, hidhni kripë cilësore, spërkatini me lëng të freskët limoni dhe shijojini. Ato janë shumë të shijshme për t’u ngrënë veçmas ose për t’u kombinuar me makarona ose në antipastë.

Lulerradhiqja, shëronjësja e mirë e njeriut Read More »

Pas 10 vitesh martesë, gruaja lindi fëmijën e parë dhe pastaj vdiq. Reagimi i burrit…

Lindja është shumë e vështirë, një gjë që na frikëson është vdekja pas lindjes

Historia e Matt dhe Liz është unike…

Matt Logelin takoi dashurinë e jetës së tij, Liz Goodman, kur ata ishin në shkollë të mesme.

Pasi shkolla mbaroi, ata ishin në lidhje për nëntë vjet të tjera, dhe në fund vendosën të martoheshin, me 13 gusht të vitit 2005.

Matt shpejt u punësua si menaxher i projektit për Yahoo-n dhe Liz bëri një karrierë në ekzekutiv në Disney.

Çifti po kalonte shumë mirë bashkë, po u ngriteshin edhe karrierat e tyre, gjë që bëri Matt të fillonte të shkruante për jetën e tij, dhe Lizin, si dhe aventurat që kishin bashkë, transmeton lajmi.net

Marrëdhënia e tyre ishte shumë e përsosur, sidomos pasi kuptuan se familja e tyre po zgjerohej.

Liz zbuloi se ishte shtatzënë dhe ky lajm e ndriçoi jetën e dy të dashuruarve, të cilët pas dhjetë vitesh po rritnin familjen e tyre.

Matt kishte dashur gjithmonë të ishte baba, dhe Liz më në fund po bënte realitet ëndrrat e tij.

48 orë pasi Liz lindi vajzën e saj, gjendja filloi t’i përkeqësohet dhe për pak sekonda ndërroi jetë. Kjo ishte e pabesueshme për Matt, i cili ishte bërë gati të fillonte një jetë të re me gruan dhe vajzën e tyre.

Një histori vërtetë prekëse, megjithatë pas vdekjes së dashurisë së tij, ai kishte diçka për t’i thënë botës.

https://youtu.be/3SQVnMuXiWE

Pas 10 vitesh martesë, gruaja lindi fëmijën e parë dhe pastaj vdiq. Reagimi i burrit… Read More »

Receta më e fuqishme kundër rrudhave me Sheqer! Sekreti që fshehin firmat e famshme të kozmetikës

Kur jemi nën moshën 25 vjeç ne nuk shqetësohemi fare për rrudhat, por jemi vetëm në kërkim të recetave të bukurisë për lekurë të paster apo me shkelqim.

Por në momentin që ne na dalin rrudhat e para fillojmë te alarmohemi ndaj me këtë recetë ju jo vetëm mund të parandaloni, por edhe mund të kuroni. Me këtë dua të them që kjo është një recetë që mund ta përdorni nga mosha 20 vjeçe e lart pasi përveç se ndikon tek rrudhat është një mrekulli edhe për pastrimin e lëkurës.

Përbërësit:

2 lugë sheqer

1 lugë aloe vera

1 lugë mjaltë

Te tre këta përbërës kanë fuqi luftuese ndaj rrudhave, por kryesori është sheqeri i cili është një nga aleatet e bukurisë femërore.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë mjafton ti përzieni këta përbërës dhe në momentin që do t’ju formohet një masë homogjene vendoseni në fytyrë dhe përhapeni mirë. Pasi e keni aplikuar sigurohuni që do e mbani për 10 deri në 15 minuta. Dhe në fund vjen larja me solucionin tuaj të përditshëm ndërsa shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë ose të vakët.

Receta më e fuqishme kundër rrudhave me Sheqer! Sekreti që fshehin firmat e famshme të kozmetikës Read More »

“Autoambulanca rozë”, mamografi dhe papteste falas

Në javën e shëndetit, “autoambulanca rozë” që ka rrugëtuar nga Turqia në Shqipëri, do të ofrojë për 3 ditë shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë në sheshin Skënderbej, nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj nisme ishin të pranishëm Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë z. Ahmet Baha Ogutken.

“Jemi në javën e shëndetit e cila kulmon me 7 Prill, në ditën Ndërkombëtare të  Shëndetit, ndaj dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të rikthyer edhe një herë vëmendjen te rëndësia që ka parandalimi i hershëm i sëmundjeve, posaçërisht sëmundjeve tumorale sepse shpëton jetë! Ndaj dua të bëj një ftesë për të gjitha gratë që të mos e neglizhojnë kontrollin për kancerin e gjirit dhe kancerin cervikal, që për fat të keq, janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve nga kanceri te gratë në Shqipëri”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal gjithashtu edhe te zgjerimi i programeve parandaluese të ofrimit të shërbimit në komunitet, aty ku janë nevojat, përmes mamografëve të lëvizshshëm në të gjithë vendin.

“Vetëm në muajt e parë të këtij viti u kryen rreth 900 mamogafi, ndërsa në vit realizohen rreth 5 mijë mamografi falas përmes mamografëve të lëvizshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër ne po fuqizojmë spitalet rajonale me aparaturat e nevojshme për ofrimin e shërbimit aty ku janë nevojat. Pesë mamografi të reja do të instalohen këtë vit në spitalet rajonale Durrës, Kukës, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër”, tha Manastirliu.

Në këtë javë, Qeveria turke po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë me dy nisma dhe programe të rëndësishme, siç është “autoambulanca rozë” dhe trajnimi i mjekëve dhe infermierëve për urgjencën mjekësore.

Zv/Ministri I Shëndetësisë së Turqisë, z. Ogukten deklaroi se shërbimi do të ofrohet falas për të ndihmuar gratë shqiptare për parandalimin e hershëm të sëmundjeve tumorale.

“Shpresojmë që të gjitha gratë të rezultojnë të shëndetshme nga këto ekzaminime, por nëse do të ketë gra që do të kenë probleme që lidhen me tumoret, ne do të garantojmë kurimin e një pjese prej tyre në

“Autoambulanca rozë” do të qëndrojë 3 ditë në sheshin Skendërbej nga ora 09.00-18.00 për të ofruar shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë.

“Autoambulanca rozë”, mamografi dhe papteste falas Read More »

Hiqeni urgjent nga shtëpia! Kjo bimë po ju “vret”

Ndërsa thonë se ka gjithçka në këtë botë ka gjëra të mira ashtu edhe të këqija, e njejta ndodh edhe në botën e bimëve. Shumica prej nesh pajtohemi që shtëpia jonë ka nevojë për diçka të gjelbër.

Por djaloshi 5-vjeçar Estaban, futi aksidentalisht gjethen e një bime në gojë, ndërsa gjuha dhe goja e tij u ënjtën aq shumë sa ia morën frymën dhe i shkaktuan vdekjen.

Bima e ashtuquajtur “Dieffenbachia Amonea” po konsiderohet mjaft e rrezikshme, saqë thuhet se u mori jetën e 15 adoleshentëve në të gjithë botën.

Për bimën thuhet se ka një përbërës kimik të ashtuquajtur “Diefenbaker”, e cila shkakton vdekjen.

Ky raport u mor nga disa qendra spitalore të ndryshme në Amerikë.

Hiqeni urgjent nga shtëpia! Kjo bimë po ju “vret” Read More »

Sekreti që mjekët nuk do t’ja u thonë kurrë! Mos e humbisni

Duhet të pini ujë me limon çdo mëngjes, për shkak të 2 efekteve pozitive- është shumë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u bërë dhe e dyta: është jashtëzakonisht e dobishme!

Ju vetëm duhet të bëni këtë:

Shtrydh ½ limon në një gotë ujë të vakët në mëngjes dhe ta pini para mëngjesit.

10 arsye të mira, pse duhet të pini ujë limoni në mëngjes, në stomak bosh.

1.Përmirëson tretjen

2.Ndihmon për të humbur peshë.

3.Pastron lëkurën.

4.Fuqizon sistemin tuaj imunitar.

  1. Zovëlon dhimbjen.

6.Balancon nivelet e pH.

7.Rrit energjinë.

8.Lufton infeksionet e fytit.

9.Kontrollon presionin e lartë të gjakut.

  1. Zhduk infeksionet e traktin urinar.

Sekreti që mjekët nuk do t’ja u thonë kurrë! Mos e humbisni Read More »

Antibiotiku më i fuqishëm natyral që do na mbajë larg farmacive!Shëron çdo infeksion në trup dhe vret të gjitha parazitët!

Në këtë artikull do të të paraqesim një antibiotik veçanërisht interesant që vret të gjitha parazitët!
Me fjalë të tjera, ky tonik natyral do t’ju ndihmojë të luftoni sëmundjet më të rrezikshme, të mbrojtur shëndetin tuaj për shkak të vlerave të tij antivirale, antibacteriale, antifungale dhe anti-parazitare. Kjo recetë mesjetare mund t’ju ndihmojë të trajtoni të gjitha sëmundjet dhe të forconi imunitetin tuaj.
Kur filloni të përgatitni këtë ilaç të shkëlqyeshëm, duhet të mbani dorashka kur merreni me përbërësit, sidomos në pjesën ku ju duhet të shtoni specat djeges. Ky tonik mund të stimulojë sinuset tuaja, si rezultat i erës së fortë të saj.

Përbërësit:
¼ filxhan hudhër, grirë imët
¼ filxhan qepë, grirë imët
2 lugë pluhur shafran i Indisë ose 2 copë rrënjë shafran i Indisë
700 ml uthull molle (organike)
2 speca të freskët djegës (vishni dorashka kur pastroni specat)
¼ filxhan xhenxhefil, i grirë
2 lugë gjellerrikë

Përgatitja:
Së pari, përzieni të gjithë përbërësit së bashku, përveç uthulles. Vendoseni përzierjen e përgatitur në një kavanoz qelqi. Merrni uthullen e mollës dhe mbushni kavanozin në majë, duke bërë që dy të tretat e kavanozit të mbushen me përbërës të thatë, dhe pjesa tjetër me uthull molle.

Mbyllni mirë kavanozin dhe tundeni. Kavanozi duhet të mbahet në një vend të freskët dhe të thatë për rreth 2 javë. Nuk është e nevojshme të mbani tonik në frigoriferin tuaj. Duhet ta tundni çdo ditë, ose edhe më mirë, disa herë në ditë.

Pas periudhës prej dy javësh, përmes një garzë, lëngu duhet të tendoset. Shtrydhni mirë në mënyrë që përzierja të lirojë lëngjet e saj. Për më tepër, ju mund të ngrini ushqimin tuaj, duke kombinuar tonik me disa vaj ulliri. Kështu ju mund ta përdorni atë si një sallatë salcë ose shtoni atë në stews tuaj. Përzierja e thatë e mbetur mund të përdoret në përgatitjen e disa enëve të tjera të këndshme.

Përdorimi:

  1. Gargarë për disa sekonda dhe gëlltitni.

  2. Një lugë gjelle e tonikit të fuqishëm master në baza ditore është e mjaftueshme për të forcuar sistemin imunitar dhe për të luftuar ftohjet.

  3. Për të mos e zvogëluar efektin dhe potencialin e saj të fuqishëm, mos e holloni tonikun.

  4. Për t’u përdorur në shijen e saj, shtoni gradualisht dozën çdo ditë derisa të jeni në gjendje të pini një gotë të vogël në ditë, preferohet një gotë e vogel pijesh.

  5. Merrni një lugë gjelle ilaçi 5-6 herë në ditë për të trajtuar sëmundje më të rënda ose infeksione.

  6. Pasi që është e natyrshme dhe pa toksina, ky tonik natyral është i sigurt për gratë shtatzëna dhe fëmijët (gjithmonë përdorni doza të vogla.

  7. Mos harroni të jeni gjithmonë të kujdesshëm, toniku ka aromë të fortë dhe të nxehtë.

  8. Është një këshillë e vlefshme për të ngrënë disa portokall, limon ose gëlqere pas konsumimit të tonikut me qëllim që të zvogëloni ndjesinë dhe ngrohjen.

Antibiotiku më i fuqishëm natyral që do na mbajë larg farmacive!Shëron çdo infeksion në trup dhe vret të gjitha parazitët! Read More »