Shendetesi

Ja se çfarë duhet të bëni për të mbajtur nën kontroll çrregullimet hormonale dhe detoksifikimin e trupit

Të prodhuara nga gjendrat endokrine dhe të sekretuara në gjak, hormonet janë substancat kimike më të rëndësishme që qarkullojnë në trupin e njeriut. Ata janë përgjegjës për procese të ndryshme, nga norma metabolike deri tek gjendja shpirtërore, si humori, emocionet, sjellja, pesha, cikli menstrual, pamja e jashtme etj.

Problemet hormonale janë mëse të zakonshme, sipas statistikabe gati 80% e femrave vuajnë nga çrregullimet hormonale gjatë jetës së tyre për shkak të ndryshimit të niveleve të estrogjenit dhe progresteronit. Këto janë kombinimet më perfekte të ushqimeve që balancojnë hormone, ndihmojnë në lehtësimin e këtyre simptomave dhe mbajnë sistemin e riprodhimit të shëndetshëm.

Kosi: Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas. Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Peshku: Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni.

Ja se çfarë duhet të bëni për të mbajtur nën kontroll çrregullimet hormonale dhe detoksifikimin e trupit Read More »

Ja përse nuk duhet ta anashkaloni kurrë vaktin e mëngjesit

Ne të gjithë kemi dëgjuar që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por a e dini përse? Ja disa arsye që tregojnë rëndësinë e mëngjesit dhe pse nuk duhet që ta anashkaloni asnjëherë.

1.Ngrënia e mëngjesit ju ndihmon të humbni peshë.

2.Ngrënia e mëngjesit përmirëson performancën tuaj të inteligjencës.

3.Ngrënia e mëngjesit është një fillim i shëndetshëm për ditën tuaj.

4.Ngrënia e mëngjesit riaktivizon metabolizmin tuaj.

5.Ngrënia e mëngjesit ndihmon në uljen e ankthit.

6.Ngrënia e mëngjesit përmirëson performancën tuaj atletike.

7.Ngrënia e mëngjesit ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet.

8.Ngrënia e mëngjesit përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore.

9.Ngrënia e mëngjesit përmirëson shëndetin e zemrës.

10.Ngrënia e mëngjesit përmirëson marrëdhënien me familjen tuaj.

Ja përse nuk duhet ta anashkaloni kurrë vaktin e mëngjesit Read More »

Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.
Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta, shëndet prej shkencëtari por mbi të gjitha kujtesë të fortë.

Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit.

Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

Arrat dhe Rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono-të-pangopura siç është acidi oleik.
Vlerat Kurative Për Shëndetin
Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjërë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Disa prej përfitimeve shëndetsore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.

Receta që ekspertët e rekomandojnë përmban arra, rozmarinë dhe vaj ulliri, tre super fuqitë e shëndetit të mirë.

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

2 filxhanë me arra të grira trashë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë gjelle me rozmarinë

Çerek luge çaji me kripë
Përgatitja
Ngroheni furrën paraprakisht në 180° C.  Hidhni arrat në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje. Spërkatini me rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri. Piqini deri sa arrat të marrin një ngjyrë kafe të artë për rreth 10-15 minuta.

Më pas mund t’i ruani në një enë të mbyllur hermetikisht dhe të ruajtur në temperaturë ambienti.

Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë Read More »

Lajmi i bujshëm: Kjo është zgjidhja e “Lajthitjes” së Trurit nga Stresi

Stresi dhe ankthi i jetës së përditshme janë bërë një rrezik në jetën e shumicës së njerëzve, ndaj dhe shumica shfaqin shenja nervozizmi si në shtëpi ashtu edhe në publik apo në punë.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit është i dëmshëm kur është fjala për shëndetin tuaj kështu që është e rëndësishme ta lehtësoni atë sa më shpejt dhe sa më shpesh që të mundeni.

Për ta bërë këtë, ekzistojnë disa ushtrime dhe teknika të dobishme. Nëse e ndien se barra e jetës së përditshme po bëhet shumë e rëndë, duhet t’i ndjekësh të gjitha këshillat.

Ushtrimet kanë provuar se janë më efikase se sa ilaçet ndaj dhe është e këshillueshme nga të gjithë doktorët që më mirë të ushtrohemi si në shtëpi apo në punë, se sa të mbytemi me një dozë e pavlerë ilaçesh.

Ushtroni qafën për të qetësuar tensionin e trupit.

Ky stërvitje me katër pjesë do të ndihmojë në lehtësimin e tensionit në kokën tuaj, qafën, shpinë dhe pjesën e poshtme të shpinës.

Supet : Ngrini supet tuaja, sa më afër veshëve tuaj, sa të mundeni. Mbajini aty për 5 sekonda dhe më pas ulni dhe ngrini shpatullat. Përsëriteni këtë proces 3 herë.

Ushtrimi i mjekrës : Uluni në një karrige. Ngadalë kthejeni mjekrën tuaj drejt shpatullës së djathtë, aq sa të mundeni. Mbajeni aty për 10 sekonda. Pastaj sillnji mjekrën në qendër. Tani ndiqni të njëjtin proces duke e kthyer mjekrën tuaj drejt shpatullës së majtë. Përsëriteni dy herë.

Përkulja e kokës : Uluni drejtë dhe shikoni përpara. Pastaj ngadalë anojeni kokën tuaj në anën e majtë, duke u përpjekur për të prekur shpatullat tuaja. Mbajeni në këtë pozicion për 10 sekonda. Sillni kokën në pozicionin normal dhe pushoni për 2 sekonda. Pastaj anoni kokën tuaj drejt shpatullës tuaj të djathtë, duke mbajtur atë atje për 10 sekonda para se ta sillni atë përsëri në pozicionin normal. Ndiqni të njëjtin proces duke e përkulur kokën përpara dhe pastaj prapa.

Shtypja e pikave kyçe në trupin tonë

Janë 3 pika presioni për t’ju lehtësuar stresin:

Pika e qetësimit të pëllëmbës :

Kjo pikë është në vijën midis gishtit të madh të dorës dhe gishtit tregues. Përdorni gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës suaj të majtë për të shtypur këtë vend në dorën tuaj të djathtë. Mbajeni rreth 30 sekonda ndërsa merrni frymë ngadalë dhe thellë dhe më pas lirojeni. Përsëriteni 3 herë. Pastaj ndërroni duart.

Pika e qetësimit të këmbës:

Kjo pikë është vendosur në vijën midis gishtit të madh dhe gishtin e gjatë të këmbës suaj. Aplikoni presion të fortë për 20 sekonda në atë pikë dhe më pas bëni të njëjtën gjë për këmbën tjetër.

Pika e qetësimit tek venat e dorës:

Kjo pikë qëndron tek pjesa e venave të dorës. Aplikoni presion të butë për 2-3 minuta në këtë pikë dhe merrni frymë me lehtësi. Bëni të njëjtën gjë për dorën tuaj tjetër.

Ushtrimet e Jogës për lehtësim ankthi dhe eliminim stresi

Palosja e trupit:

Uluni në këmbë me këmbët tuaja të shtrira para jush. Ndërsa merr frymë thellë, ngrini krahët mbi kokën dhe shtrihuni. Përkuluni përpara me mjekrën tuaj duke lëvizur drejt këmbëve tuaja. Shtrijini krahët dhe zgjatini ato të arrijnë sa të mundni. Thithni ajër me qetësi dhe ngrini kokën. Pozicioni i këtij ushtrimi është pasqyruar edhe më mirë në forografinë e parë të ushtrimeve të jogës.

Ushtrimi i Jogës me vithet sipër:

Në fillim qendroni në pozicion si këmba dorazi. Më pas ulni kokën dhe gjoksin tuaj në drejtim të tokës dhe mundohuni të ngrini vithet sa më sipër. Lëshoni kokën në mënyrë që balli të prekë tokën. Merrni frymë me lehtësi dhe mbajeni këtë pozicion duke marrë frymë 10 herë rresh (por me qetësi). Më pas kthehuni në pozicionin fillestar (në këmbë)

Prekja e dyshemesë me duar:

Qëndroni drejt në këmbë dhe avash avash filloni të përkuleni përpara. Prekni dyshemenë me gishtat tuaj. Merrni frymë thellë dhe mbajeni për sa kohë që ndiheni të rehatshëm. Pastaj ngadalë filloni të ngriheni dhe ngrini krahët lart dhe pastaj ngadalë ktheheni në pozicionin normal.

Masazhoni kokën, sytë dhe duart tuaja.

Masazhoni pjesët anësore të kokës:

Perdorni gishtat tuaj te te dyja duarve dhe masazhoni pjeset anesore te kokes per afro 10 sekonda. Bëni një pushim prej 5 sekondash dhe përsëritni sërish. Kryeni 3 herë këtë masazh.

Masazhi i syve

Mbyllni sytë dhe përdorni gishtat tuaj për të filluar masazhimin e syve nga ana e brendshme e syve tuaj afër kockës duke shënuar fillimin e hundës tuaj drejt anës së jashtme të syve tuaj në një rrugë rrethore. Përsëriteni atë 5 herë.

Masazhimi i pëllëmbës së dorës:

Duke mbajtur dorën drejt zgjajni gishtat e dorës dhe me dorën tjertër filloni të masazhoni pëllënbën e dorës nga brenda saj (si në fotografi).

Mos harroni të pini ujë para dhe pas këtyre ushtrimeve të masazhit, pasi uji ndihmon në shpërndarjen e toksinave.

Zbatoni një regjim ushqimor dhe të fjeturi

Bëni ushtrime rregullisht :

Angazhimi i vetes në çdo lloj aktiviteti fizik është një mënyrë e shkëlqyer për të shmangur tensionin dhe stresin. Formoni një rutinë të përditshme stërvitore dhe zbatojeni me korrektësi. Aktiviteti fizik ndihmon në sekretimin e endorfinës në tru dhe në sistemin nervor që ndihmon në luftën kundër dhimbjes në trup.

Qëndro i lumtur dhe qesh sa më shumë:

Të qeshurit është gjithashtu e njohur për të ndihmuar në sekretimin e endorfinës, një hormon që lufton kundër dhimbjes.

Mendoni për pozicionin si qendroni gjatë ditës :

Uluni në këmbë dhe qëndroni sa më drejt dhe jo i kërrusur, pasi do ndiheni veç i lodhur nëse ecni i kërrusur.

Shmangni ushqimin që shkakton dhimbje koke :

Kafeina mendohet të shkaktojë dhimbje koke, prandaj këshillohet të konsumohet me pakicë. Ushqimet e tjera që duhen konsumuar me pakicë janë: ushqim të fermentuar ose turshi, kikirikë, djathë të vjetër, peshk i tymosur, mëlçi i pulës etj.

Shmangni alkoolin dhe pirjen e duhanit .

Qëndroni të hidratuar

Pini rreth 2 l ose rreth 8 gota ujë çdo ditë.

Gjumi i mirë :

Është e nevojshme t’i jepni trupit pushimin e duhur. Rekomandohet që të flini 8 orë në ditë. Provoni të flini në një dhomë të errët, pa asnjë zhurmë që t’ju tërheqë vëmendjen. Gjithashtu, është e rëndësishme që të mbani një orar korrekt të gjumit tuaj.

Lajmi i bujshëm: Kjo është zgjidhja e “Lajthitjes” së Trurit nga Stresi Read More »

Vetëm me ndihmën e 1 veze kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe thuajini lamtumirë diabetit

Gjëja më e vështirë është mbajtja e niveleve të sheqerit në një balancë ideale për t’u bërë nga individët të cilët vuajnë nga diabeti. Diabeti është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që prekin organizmin tonë.

Një mjek filipinez mendonte se kishte gjetur kurën ideale për të mbajtur në balancë nivelin e sheqerit në gjak. Lexoni më poshtë për të mësuar recetën:

Përbërësit:

12 speca djegës

2 vezë

½ e lugës me kripë

Përgatitja:

Fillimisht prisni specat dhe me një mjet të fortë kuzhine përpiquni t’i shtypni. Thyeni vezët dhe i përzieni bashkë me specat e shtypur. Në fund shtoni një lugë kripë dhe trazojini derisa të përftohet një konsistencë likuide.

Konsumojeni këtë lëng të mrekullueshëm për pak ditë dhe shumë shpejt do vini re, që nivelet e sheqerit do i kthehen normalitetit

Vetëm me ndihmën e 1 veze kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe thuajini lamtumirë diabetit Read More »

Mesoni se si duhet ta konsumoni kivin . Asnjeheri nuk duhet t’ja hiqni …

Shumica e frutave duhet të qërohen përpara se të konsumohen, por ka disa fruta që mjafton t’i lani dhe mund t’i hani me gjithë lëkurë. Mund t’ju vijnë ndër mend fruta si molla pjeshka apo rrushi, por do të habiteni kur të mësoni se në këtë list përfshihet dhe kivi. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se lëkura e kivit duhet ngrënë pasi na siguron më shumë vitamina dhe vlera ushqyese sesa vetë tuli.

Lëkura e ashpër është problemi dhe arsyeja kryesore pse njerëzit e qërojnë këtë frut, por shkencëtarët pohojnë se ka disa mënyra si të pastroni pushin e lëkurës së kivit dhe më pas të përfitoni prej saj.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit kivi me gjithë lëkurë ?

Kaliumi që gjendet me shumicë tek lëkura e kivit mund të rregullojë nivelin e hormoneve, presionin e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut

Kivi dhe lëkura e tij është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, flavonoids të cilat janë substanca kimike që gjenden tek frutat me ngjyra të gjalla dhe kanë veti anti-alergjike, anti-kancer dhe anti-inflamatore
Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E
Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, mënyra më e mirë është që frutin ta shtrydhni me lëkurë. Epo nuk ju mbetet më asgjë tjetër veçse ta provoni një herë…

Mesoni se si duhet ta konsumoni kivin . Asnjeheri nuk duhet t’ja hiqni … Read More »

Shpëtoni nga Hemorroidet për 20 minuta. Me këtë ilaç nuk keni nevojë për bisturi

Hemorroidet janë një sëmundje mjaft e dhimbshme dhe aspak e rehatshme pasi na bezdis gjatë gjithë kohës dhe nuk na lë rehat as kur ulemi.

Hemorroidet ndodhin kur venat rreth anusit shtohen në një pikë aq kritike saqë dhimbja që shkakton në këtë zonë është e padurueshme.

Për këtë problem ka metoda dhe teknika për ta kuruar, por në këtë artikull ne do t’ju tregojmë më të efektshmen nga të gjitha. Me këtë recetë ju mund të shëroni hemorroidet tuaja shpejt dhe lehtë, në vetëm 20 minuta !

Përbërësit:

250 ml vaj ulliri
10 gram pluhur kamomili
petalet e 2 trëndafilave
20 gram mjaltë
20 gram lanolin (lloj kremi i ngurtë me natyrë vajore)

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe i lini të ziejnë për 20 minuta. Pas kësaj i hiqni nga nxehtësia dhe i lini të ftohen.
Merrni një garzë dhe vendosni brenda masën e përgatitur. Futeni në frigorifer derisa të ngurtësohet.
E vendosni në zonën e prekur dhe në pak minuta, do të ndieni një lehtësim të menjëhershëm. Vazhdojeni këtë trajtim çdo ditë për ta shëruar tërësisht zonën e prekur nga dhimbjet.

Shpëtoni nga Hemorroidet për 20 minuta. Me këtë ilaç nuk keni nevojë për bisturi Read More »

Ajo vendosi gjethe lakre në gjurin e saj në darkë dhe u çudit me rezultatin në mëngjes!

Edhe pse lakra është e vështirë të tretet, siguron përfitime të shumta shëndetësore, ndoshta më shumë se çdo perime tjetër me gjethe.

Sipas shumë studimeve, lakra ka aftësinë për të ulur rrezikun e zhvillimit të shumë problemeve shëndetësore, nga diabeti në sëmundjet e zemrës.

Menaxhimi i diabetit të tipit 2
Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, lakra ngadalëson thithjen e sheqerit për njerëzit që janë të prirur për të zhvilluar diabetin ose tashmë janë diagnostikuar me diabetin e tipit 2, forma më e zakonshme e diabetit.

Çfarë e bën lakren të dobishme në absorbimin e glukozës së tepërt është përmbajtja e saj e lartë e fibrave.

Për menaxhimin e diabetit, merrni parasysh këshillat e mëposhtme:
Zieni lakren me pak lëng limoni për aromë
Pini lëngun e lakres të paktën dy herë në ditë
Perdoreni lakren si pjate te dyte të paktën tri herë në javë

Reduktimi i rrezikut të sëmundjes së zemrës
Lakra e kuqe përmban një pigment të tretshëm në ujë të quajtur anthocyanun, një përbërës që është shoqëruar me reduktimin e inflamacionit.

Nivelet e rritura të polifenolit në lakër kanë qenë të lidhura me zvogëlimin e presionit të gjakut, gjë që redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, zbatoni udhëzimet e mëposhtme:

Pini një filxhan lëng lakre cdo dite

Merrni dy lugë lakër të gatuar çdo ditë

Në vend të marules, përdorni lakër në sallata

Për çështjet e stomakut dhe tretjes

Konsumoni lëngun e lakres për të luftuar diarrenën

Merrni shtesa te lakres per te kuruar ulcerat e stomakut

Konsumojeni te papërpunuar për të zvogëluar kapsllëkun

Perdoret per reduktimin e dhimbjeve

Ju mund të përdorni gjethe lakre për të reduktuar inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjen.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Misurit, flavonoidi që gjendet në lakër, i quajtur apigenin, ka vetitë anti-inflamatore.

Ju mund të bëni një komprese me gjethe lakre:

Së pari, lani dhe thani gjethet e lakres

Aplikoni gjethet në zonën e prekur dhe sigurojini ato me nje fashë për t’i mbajtur ato në vend

Lereni te veproje gjatë natës

Ndryshoni kompresat cdo dite

Gjethet e lakrave mund të përdoren gjithashtu për thonj te lenduar.

Zbatoni udhëzimet e mëposhtme:

Merrni disa gjethe dhe mbajini ato në vend me një fashë

Aplikoni ato në zonën e prekura dhe lerini te punojnë brenda natës

Ndrysho gjethet çdo ditë

Ajo vendosi gjethe lakre në gjurin e saj në darkë dhe u çudit me rezultatin në mëngjes! Read More »