Shendetesi

Çfarë Tregon Për Shëndetin Dhimbja Mbrapa Koke

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.

Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.
Simptomat E Dhimbjes Mbrapa Koke
Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm.

Këto simptoma janë:

Mpirje e qafës

Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës

Mpirje të kokës

Dhimbje e fortë të syrit

Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës

Pamundësi në lëvizjen e qafës
Shkaqet E Dhimbjes Mbrapa Koke
Tensioni
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme.

Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.
<Lëndimet E Qafës
Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme.

Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë.

Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.
Si Të Përballeni Me Dhimbjen Mbrapa Koke
Ndryshoni Mënyrën E Qëndrimit
Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë.

Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.
Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.
Kompresat E Ngrohta
Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.
Kur Duhet Të Shqetësoheni?
është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur:

Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës

Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulare

Vëreni një rënie të shpejtë në peshë

Pësoni fraktura të shpeshta

Keni vështirësi në ecje.

Çfarë Tregon Për Shëndetin Dhimbja Mbrapa Koke Read More »

Majdanoz dhe lëng limoni. Gjithçka që ju duhet për të hequr njollat e errëta në lëkurë për 14 ditë

Njollat e errëta në lëkurë shfaqen me kalimin e viteve dhe arsyeja kryesore e tyre lidhet me ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë për një kohë të gjatë. Sa më shumë të merrni nga këto rreze, aq më shpejt ndodh procesi i melaninës në trupin tuaj.

Këto njolla mund të shfaqen edhe në msohën 20 vjeç dhe kjo varet nga lloji i lëkurës dhe sasia e rrezeve ultavjollcë.

Lajmi i mirë është se ekzistojnë metoda të sigurta për largimin e këtyre shenjave të padëshiruara. Nëse nuk ju pëlqen pamja e këtyre shenjave të moshës dhe jeni duke kërkuar një mënyrë për t’i hequr ato, atëherë ne kemi një zgjidhje për ju. Përbërësit i keni me shumë siguri në kuzhinë.

Dermatologët thonë se ky locion ​​shtëpiak është gjithashtu shumë i dobishëm për heqjen e skuqjes, acarimit dhe zbardhjen e lëkurës. Ai po ashtu ndihmon në eliminimin e akneve dhe pikave të zeza. Mjafton të kombinoni majdanozin me lëng limoni duke ndjekur udhëzimet e recetës së mëposhtme:
Përbërësit:

2 lugë gjelle gjethe majdanoz të grirë
1 lugë çaji lëng limoni

Udhëzime:

Hidhni fillimisht majdanozin në një enë me 200 ml ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për rreth 15 minuta. Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të ftohen.
Kulloni lëngun e majdanozit dhe hidheni në një tas të vogël. Shtoni në të edhe lëngun e limonit.
Përziejini mirë dhe tranferojeni ilaçin në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
Duhet të aplikoni vetëm pak nga ky locion në lëkurë dhe ta masazhoni butësisht me lëvizje rrethore.
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqeni këtë trajtim për vetëm 14 ditë dhe do të mahniteni nga rezultatet.

Majdanoz dhe lëng limoni. Gjithçka që ju duhet për të hequr njollat e errëta në lëkurë për 14 ditë Read More »

Për 4 muaj 500 raste me kancer! Doktori shqiptar, specialisti më i mirë i fushës, na shpjegon pse

Afro 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Të gjithë këta, janë duke marrë trajtim në Klinikën e Onkologjisë që funksion në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Lloji më i shpeshtë i kancerit është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë. Por, pacientët që vuajnë nga kanceri, po ballafaqohen me mungesë të terapive në Onkologji. Aty shpeshherë mungon edhe kimioterapia.

Gjatë ditës së sotme, drejtori në Klinikën e Onkologjisë, Ekrem Hyseni ka shpjeguar rreth numrit të këtyre rasteve.

“Gjatë muajve janar deri në muajin prill të këtij viti në klinikën tonë janë paraqitur 482 raste të reja me kancer.  Ndërkohë, vitin e kaluar për periudhën e njëjtë i kemi pasur 511 raste”,  ka thënë Hyseni. Ai ka shpjeguar edhe për llojin më të shpeshtë të kancerit nga i cili po preken kosovarët.

“Kanceri më i shpeshtë është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë”, thotë drejtori i klinikës së Onkologjisë.

Por kosovarët të cilët vuajnë nga kanceri në dy javët e para të muajit maj janë ballafaquar me mungesë të terapisë së për kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë. Përveç kësaj terapie, Onkologjia ende ballafaqohet me mungesë të disa terapive.

“2 javët e para të muajit Maj ka pas mungesa në furnizim, por pas datës 10 Maj ky furnizim është stabilizuar dhe tani kemi shumicën e produkteve. Edhe produktet që mungojnë jemi informuar nga MSH se brenda javës plotësohen”, ka sqaruar më tej Ekrem Hyseni, drejtor në klinikën e Onkologjisë në QKUK.

E për furnizimin me terapi dhe ilaçe, për pacientët që vuajnë nga kanceri është deklaruar edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu. Ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duket të bëjë më shumë për furnizim me barna.

Baftiu ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të të prekurve nga kjo sëmundje.

“Shifrat e qytetarëve të prekur me kancer janë shqetësuese. Numri për çdo vit është duke u rritur. I kemi rreth 1 mijë e 500 raste të raportuara, e janë edhe disa raste të tjera të cilat janë trajtuar jashtë QKUK’së.  Ne këtë shqetësim e kemi shprehur edhe në komision. Sfidat e pacientëve për trajtimin e kësaj sëmundje në Kosovë janë të mëdha, mungesa e barnave dhe çmimet janë të mëdha në treg. Por ne si komision kemi besim që ministri i shëndetësisë do të merret më shumë me këtë punë”, i ka thënë Baftiu Express’it.

Megjithëkëtë, shifrat e kosovarëve që po preken nga kanceri nga viti në vit po shtohen. Vetëm gjatë vitit që shkoi rreth 1 mijë e 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer, 334 raste më shumë se në vitin 2016.

Lloji më i shpeshtë i  kancerit po del të jetë ai i mushkërive tek meshkujt dhe kanceri i gjirit tek femrat. Sidoqoftë, hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra

Për 4 muaj 500 raste me kancer! Doktori shqiptar, specialisti më i mirë i fushës, na shpjegon pse Read More »

Ajo hante kastraveca ne cdo kohe, derisa një ditë e kuptoi se diçka kishte ndryshuar. Shikoni cfarë ndodhi!

Kastraveci është një kompleks bimor me më shumë se 97% ujë.

Megjithatë, përmban shumë ushqyes që e bëjnë atë një nga perimet më të shëndetshme. Është një perime e fresket dhe me përfitime për shëndetin tonë. Kjo është arsyeja pse kastravecat jane nje ushqim popullor ne tryezen tone cdo dite,mund te perdoret neper sallata me vaj ulliri dhe limon.

Me poshte do te flasim per perfitimet e tij:

Edhe pse përbëhet nga 97% uje, kastraveci është gjithashtu i pasur me vitaminë B, vitaminë K, kalium, vitaminë C, mangan dhe bakër.

Antioksidant. Përmban doza të mëdha të beta-karotenit dhe vitaminës C, ushqyesve thelbësorë qe luftojne dhe parandalojne plakjen. Anti-stres.

Vitamina B njihet për efektivitetin e saj të madh në luftimin e sëmundjeve të lidhura me stresin, ankthin dhe depresionin. Përmban vitaminë B1, B5 dhe B7, duke e bërë atë të shkëlqyer për trajtimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve emocionale dhe të lidhura me stresin.

Ndihmon tretjen e ushqimit. Ai vepron si një tretës i fuqishëm natyror, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe fibrave. Ndihmon për të humbur peshë. Eshte nje diuretik i fuqishëm natyror. Kujdeset për trurin tuaj.

Një tjetër nga cilesite më të shquara është “fisetina”, nje anti-inflamator i fuqishëm qe kontribuon në shëndetin e trurit. Ndihmon në luftën kundër frymëmarrjes së keqe.

Përmban veti te fuqishme antibiotike që ndihmojnë në eliminimin e mikrobeve që janë përgjegjëse për frymëmarrjen e keqe. Vendosni një fetë kastraveci në gojën tuaj dhe mbajeni 30 sekonda, do të shihni sesi fryma juaj e keqe do të zhduket menjëherë.

Ajo hante kastraveca ne cdo kohe, derisa një ditë e kuptoi se diçka kishte ndryshuar. Shikoni cfarë ndodhi! Read More »

Rrushi i bardhë apo i zi? Ja cili është më i miri

Rrushi mbron nga tretja me vështirësi, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera. Edhe pse ekzistojnë lloje të shumtë rrushi, shumica e konsumatorëve më së shumti njohin rrushin e bardhë dhe rrushin e zi.

Rrushi i zi duhet ngrënë sa më shpesh edhe për shkak të kaliumit, manganit, vitaminave C, B1 dhe B6. Mirëpo edhe për shkak se është i pasur me fibra bimore, kalcium dhe hekur.

Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, pasi ajo është e dobishme për shëndetin. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë. Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira, ruajnë enët e gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hulumtimet kanë treguar që rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, i cili është hormon i domosdoshëm për gjumë të mirë. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi i zi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku. Rrushi duhet të jetë sa më i zi dhe kur t’a tundni vilen, kokrrat nuk duhet të bien.

Edhe rrushi i bardhë është i ngjashëm me atë të ziun. Përmban vlerë të përafërta shëndetësore me të, por është më i varfër në fenole. Po ashtu nuk është i pasur aq shumë me kalium e kalcium.

Lëngu i rrushit të bardhë është i përshtatshëm edhe për bebet që sapo kanë filluar ushqimin.

Si t’a ruajmë që të mos prishet?

Mos e lani rrushin kur e fusni në frigorifer, por në momentin e konsumimit. Deri në këtë moment futeni në kuti plastike të mbyllur me kapak të shpuar. Në frigorifer mbajeni në pjesën më të ulët (te koshi i frutave) dhe duhet t’a konsumoni e shumta brenda shtatë ditëve.

Rrushi i bardhë apo i zi? Ja cili është më i miri Read More »

Rrënja e artë e kësaj bime ka aftësi të shërojë edhe sëmundjen më të tmerrshme dhe rritet në çdo stinë

Kjo bimë rritet nëpër hapësira të ndryshme, madje mund ta gjeni edhe gjatë stinës së dimrit, e nga rrënja e tyre, gjethet, kur të shtrydhen, del një lëng i portokalltë.

Bima tëmbëlgjaku ka shumë emra, njihet edhe me emrat si rrënja e syve ose rrënja e artë. Kjo bimë rritet nëpër hapësira të ndryshme, madje mund ta gjeni edhe gjatë stinës së dimrit, e nga rrënja e tyre, gjethet, kur të shtrydhen, del një lëng i portokalltë.

Fuqia dhe vetitë shëruese të kësaj bime, janë se mundet të krijojë rruazat e kuqe të gjakut, pastron mëlçinë dhe fshikëzën, është e shëndetshme për hemorroidet, e nëse ju dhëmbin veshët e nuk e dini shkakun, atëherë kjo bimë është e duhura për juve.

Kjo bimë heq edhe lythat dhe parandalon rritjen e tepërt të qimeve në duar, këmbë dhe fytyrë tek femrat.

Nëse vuani nga cistet në vezore dhe mioma në mitër, kjo bimë ndikon pozitivisht aty. Për përdorim përdoret krejt bima, e freskët apo e thatë. Mund të përdoret edhe për aplikim nga jashtë apo edhe përdorim të brendshëm, varësisht se cilën sëmundje dëshironi të shëroni.

Një lugë me bimë të thatë e vendosni  në 1/4 e litrës ujë të valuar dhe e lini të ftohet për 15 minuta, procedoni dhe e pini me gllënjka të lehta. Çaji mund të përdoret edhe për jashtë trupit, te ndryshimet në lëkurë. Pavarësisht nga sëmundja, çajin ta pini për 14 ditë, nga 1-2 gota në ditë.

Rrënja e artë e kësaj bime ka aftësi të shërojë edhe sëmundjen më të tmerrshme dhe rritet në çdo stinë Read More »

Mjekët të alarmuar ju bëjnë apel të gjithëve: Kujdes nga kjo sëmundje, rrezikoni jetën tuaj

Sëmundja e variçelës apo lisë së dhenve po qarkullon në çerdhe dhe kopshte.

Mjekët i bëjnë apel prindërve të tregohen të vëmendshëm, pasi sëmundja është ngjitëse e transmetohet 48 orë para shfaqjes së shenjave në lëkurë.

Mjekët i bëjnë thirrje prindërve për kujdes! Variçela apo siç njihet ndryshe lija e dhenve po qarkullon në vendin tonë. Muajt e fundit vetëm në pediatrine e Qendres Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë janë shtruar 25 fëmijë në gjendje shëndetësore të komplikuar.

“Kemi 25 raste me variçele të shtruar që nga janari, mbase një pjesë nuk kanë ardhur, kanë ardhur në urgjencë kanë marrë mjekimin dhe kanë shkuar në shtëpi, kryesisht të komplikuara.. Komplikacionet më të shpeshta kanë qenë celulit infekltim dytësor i lëkurës dhe pneumonitë”.

Variçela prek kryesisht fëmijët nën dhjetë vjeç dhe personi i infektuar e transmeton tek një tjetër i shëndetshëm 48 orë para se t’i shfaqen shenjat në lëkurë.

“I sëmuri më variçelë është ngjitës për të tjerët 48 orë para shfaqjes së ekzantemës dhe gjithë ditët kur është në zhvillimin e saj. Dua të tërheq vëmendjen për gjithë fëmijët që jeotjnë në kolektiv, kopshte e shkolla dhe kujdesi që duhet të ketë personeli për ndonjë rast të izoluar”.

Rastet e lehta mjekët sugjerojnë të mbahen nën kontroll në kushtet e shtëpisë me barna antipiretik si paracetamoli dhe ibuprofeni, jo aspirinë. Nëse gjendja shëndetësore e fëmijës rëndohet rekomandohet antibiotik, por kjo vetëm pas konsultës së specialistit.

Mjekët të alarmuar ju bëjnë apel të gjithëve: Kujdes nga kjo sëmundje, rrezikoni jetën tuaj Read More »

Nuk keni shanse të mbijetoni nëse helmoheni nga kjo lule. Mos e mbani më në shtëpi, zhdukeni menjëherë!

Ne të gjithë e dimë se bimët janë jashtëzakonisht të mira dhe të dobishme për ne, veçanërisht bimët e brendshme.

Kjo për shkak se ata pastrojnë ajrin, sigurojnë oksigjen dhe thjesht rifreskojnë shtëpinë tonë dhe e bëjnë atë më të rehatshme për të jetuar.

Por, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse ka disa bimë që mund të jenë shumë të rrezikshme dhe ju nuk duhet t’i merrni ato në shtëpinë tuaj.

Këto bimë mund të jenë shumë të rrezikshme për ju dhe familjen tuaj, veçanërisht nëse keni fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake në shtëpi. Behet fjale per keto lloj bimesh:

Cicuta Maculata

Kjo është një lule e egër e madhe nga familja e karotës e cila duket si selino.

Harku i ujit përmban një cictutoxin , i cili kryesisht përqendrohet në rrënjët e tij dhe pasojat e tij ndjehen pothuajse menjëherë pas ekspozimit.

Simptomat nga helmimi i saj janë konvulsioni i dhimbshëm, dhimbje barku, perzierje . Njerëzit që i kanë mbijetuar këtij lloj helmimi shpesh përjetojnë amnezi dhe dridhje të qëndrueshme.

Atropa Belladonna

Kjo bimë ka shije të ëmbël dhe fruta të ngjashme me kokrra të kuqe, të cilat zakonisht janë përgjegjëse për shumicën e rasteve të helmimit.

Ju duhet të dini se kjo bime e rrezikshme është vendase në zonat e pyllëzuara në Evropën Qendrore dhe Jugore dhe Azi dhe ka gjethe të gjelbra dhe manaferra të zeza.

Atropina dhe skopolamia janë helmet përgjegjëse për toksicitetin e saj, dhe ato mund të gjenden në rrjedhjet, gjethet, frutat dhe madje rrënjët.

Helmimi, nëse preket, shkakton paraliza të muskujve të pavullnetshëm, duke përfshirë edhe zemrën, Është kaq helmuese që edhe nëse lëkura juaj vjen në kontakt me bimën, mund të bëhet e acaruar dhe e skuqur.

Ageratina Altissima

Së pari, duhet të dini se kjo bime helmuese është vendase në Amerikën e Veriut.

Eshtë një bimë me grumbuj të sheshtë të luleve të vogla të bardha, që përmbajnë alkool toksik, të quajtur trematol.

Castor Bean (Ricinus Communis)

Ky lloj i bimës zakonisht rritet si një bime dekorative dhe është vendase në Afrikë.

Ndoshta keni dëgjuar për vajin e pluhurit, apo jo?

Vaj kastorit është prodhuar nga fara të përpunuara, por para se të përpunohen ato përmbajnë helm që quhet ricin edhe në sasi shumë të vogla. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse vetëm një ose dy fara janë të mjaftueshme për të semure një fëmijë, ndërsa vetëm tetë fara mund ta semurin lehtësisht një person të rritur. Ricini parandalon sintezën e proteinave brenda qelizave dhe mund të shkaktojë vjellje të rënda, diarre .

Nuk keni shanse të mbijetoni nëse helmoheni nga kjo lule. Mos e mbani më në shtëpi, zhdukeni menjëherë! Read More »