Shendetesi

Pse vitaminat B Dhe D janë të rëndësishme për 40-50 vjeçarët

Çfarë ju vjen ndërmend kur lexon për vitaminat?
AgroWeb.org ju rekomandon t’i perceptoni ato si një ushtri të mirëfilltë ushqyesish që mbrojnë organizmin nga simptomat më të këqija të plakjes.

Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht.

Trupi nuk funksionon njësoj pas moshës 40 vjeç. Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera kronike e kanë organizmin në shënjestër.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë të shëndetshëm është të merrni vitaminat dhe ushqyesit e duhur dhe jo vetëm nga ushqimet por edhe suplementët.
Lista e Vitaminave
Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org për vitaminat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ditor pas moshës 40 vjeçare.
Vitamina B12
Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë.

Ajo është thelbësore për gjakun dhe trurin.

Kjo vitaminë gjendet tek produktet shtazore, të bulmetit dhe vezët, por suplementët janë të nevojshëm sepse me kalimin e moshës përthithja bëhet më e vështirë.
Ushqimet e rekomanduara nga AgroWeb.org me Vitaminë B12 janë:

Sardelet
Salmoni i egër
Drithërat e plota
Qumështi
Kosi
Djthai i bardhë
Vezët

Nëse nuk konsumoni shumë nga këto ushqime, merrni suplementë në sasinë 2.4 mg në ditë.
Vitamina D
Vitamina D është e rëndësishme pas të dyzetave.

Mungesa e saj ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, sklerozën, kancerin e gjirit dhe zorrës.

Vitamina D është e nevojshme edhe për përthithjen e kalçiumit.

Ushqimet me Vitaminë D janë vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.

Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.
Probiotikët
Probiotikët nuk janë as vitamina as minerale por janë të nevojshme për personat mbi 40 vjeç.

Probiotikët e mbajnë stomakun të shëndetshëm dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe diabetit.

Probiotikët janë të dobishëm pas moshës 40 vjeçare kur masa muskulore tkurret dhe tendenca për të shtuar në peshë është më e madhe.

Probiotikët janë kultura të gjalla që gjenden kryesisht tek produktet e bulmetit siç është kosi./AgroWeb.org

Pse vitaminat B Dhe D janë të rëndësishme për 40-50 vjeçarët Read More »

Doktori na jep urdhër të prerë: Shkaktari nr 1 në botë i kancerit. Mbajeni larg tavolinës, vetes dhe familjes tuaj këtë ushqim

Me mbi 7 bilionë konsumatorë në botë, hot dog-ët janë ushqimi i shpejtë më popullor. Por fatkeqësisht sipas një studimi të fundit, hot dog-ët janë përgjegjës për katër lloje kanceri!

Hot dog-ët janë prezantuar për herë të parë në Amerikë nga emigrantët gjermanë në shekullin e XIX- të. Që nga atëherë ato kanë marrë një popullaritet të madh dhe janë bërë ikona e fast food-it në botë.

WHO së fundmi ka nxjerrë një raport që tregon se shkaktari më i madh i kancerit është mishi i kuq dhe ushqimet e konservuara. Hot dog-ët janë të përgatitur nga një ndërthurje e mishit të derrit, viçit dhe pulës. Fabrikat gjithashtu përdorin dhe pjesë të mbetura nga mishi i derrit si koka, dhjami, lëkura dhe këmbët. Gjatë procesit të prodhimit, këta përbërës bëhen bashkë dhe u shtohen shurup misri, nitrate, kripë se edhe kimikate të shumta. Shumica e këtyre përbërësve janë vërtetuar se shkaktojnë kancer.

Shumica e institucioneve mjekësore i kanë renditur hot-dogët në të njëjtën kategori si cigaret, për probabilitetin e lartë që kanë për të shkaktuar kancer

Doktori na jep urdhër të prerë: Shkaktari nr 1 në botë i kancerit. Mbajeni larg tavolinës, vetes dhe familjes tuaj këtë ushqim Read More »

Doktori na përplas në fytyrë të vërtetën: E shkatërron këtë organ dalëngadalë, herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol mbani mend këtë

Paracetamoli është qetësuesi i dhimbjeve më i njohur në botë dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Paracetamol ka filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët, dhe është bërë shumë popullor për shkak të faktit se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për Transfuzion të gjakut treguan se analgjetikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivel të cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medkimanenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

“Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv. Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta. Rezultatet e studimit tonë përforcojnë nevojën për përdorimin racional të paracetamolit dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se si të parandalojmë dëmtimin e përdorimit të tij”, tha Dr. Leonard Nelson, bashkë autor i studimit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore. Herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj

Doktori na përplas në fytyrë të vërtetën: E shkatërron këtë organ dalëngadalë, herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol mbani mend këtë Read More »

Alarmi i mjekëve shqiptarë: Ja nga se po vdesin të rinjtë shqiptarë

Shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në Shqipëri përgjatë vitit 2017, kanë qenë ishemitë, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës.

Ne nje raport qe behert cdo vit, nga Instituti i Statistikave thuhet se 53,7 % e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e prekjes nga këto sëmundje.

Mjekët neurologë, thonë se rastet e ishemive kanë ardhur në rritje nga viti në vit, duke prekur dhe të rinjtë.

Neurologu Ermir Roçi: “Ne kemi pasur raste të moshave të reja. Abuzimi me drogërat është shumë problem dhe abuzimi i duhanit dhe alkoolit. Hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë, të gjithë hyjën në faktorë madhorë të dëmtimit të enëve të gjakut”.

Kapja në kohë e ishemisë, parandalon vdekjen dhe ul invaliditetin.

Raporti i INSTAT ka renditur sëmundjet tumorale, të dytat në listën e shkaqeve që sjellin vdekjen, ku tumoret e aparatit të frymemarjes kryesojnë me 33,5 %.

Alarmi i mjekëve shqiptarë: Ja nga se po vdesin të rinjtë shqiptarë Read More »

Kujdes! Ky përbërës që konsumoni çdo ditë, i shkrin dhëmbët tuaj dhe shkakton dhe kancer në tru

Të gjithë kemi dëgjuar dhe e dimë që lëngjet me gaz nuk janë të mira për ju. Kjo sepse mund të përmbajnë high fructose corn syrup apo edhe aspartame që sjellin diabet dhe kancer në tru.

Por nuk e di nëse keni dëgjuar për acidin fosforik i cili gjendet pothuajse në çdo lëng me gaz. Dini gjithashtu se me coca cola pastrojmë tualetin (WC) dhe makinat, por çfarë ju bën dhëmbëve?

Mike Adames nga ‘The health rangers’, tregon eksperimentet që bën në laboratorin e tij privat. Ai testoi dhëmbët dhe atë që çfarë i bën lëngu me gaz dhëmbit.

Në pamje të parë duken dhëmbët e ‘pagërvishtur’ dhe pastaj pas trajtimit të dhëmbit me lëng me gaz. Fillon reaksioni kimik me krijimin e fluskave që gërryen dhëmbin ngadalë, çdo fluskë përfaqëson një reaksion kimik që ndodh në dhëmbin tuaj.

Jo vetëm kaq, por konsumimi i lëngjeve me gaz, shkakton edhe probleme me veshka, shkruan biologia Diola Dosti. Pas reaksionit, krijohen mbetje të forta të kalciumit apo depozita kalciumi. Pra kalciumi del jashtë. Dhëmbi shkatërrohet.

Kujdes! Ky përbërës që konsumoni çdo ditë, i shkrin dhëmbët tuaj dhe shkakton dhe kancer në tru Read More »

Lajmi i fundit: Doktorët të alarmuar na tregojnë të vërtetën e hidhur që duhet të dimë për pijen më të konsumuar nga shqiptarët

Të gjithë njohim njerëz që thonë se nuk e nisin dot ditën pa pirë kafen e mëngjesit. Por, efektet e konsumit të saj në periudhën afatgjatë nuk i dinë aspak.

Më poshtë do ju rendisim ndikimin që ka kafeja e mëngjesit tek ju:

Stimulant që “ndez” trurin

Ndikimi i parë që ndjejmë kur pimë kafe është një zgjim i menjëhershëm. Kafeina është një stimulant që shkon në tru dhe bën që përkohësisht të mos ndihemi të lodhur. E bën këtë duke bllokuar receptorët e adenozinës, një substancë që trupi prodhon për të rregulluar gjumin dhe na bën të ndihemi të përgjumur. Kafeina stimulon gjithashtu prodhimin e adrenalinës, hormonin që jep energji.

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit kanë zbuluar edhe se kafeja ndihmon në largimin e depresionit. Por, truri me kalimin e kohës mësohet me këtë pije dhe efekti i saj zbehet. Kjo shpjegon varësinë që kanë disa persona ndaj kafes.

Kafeja ngre përkohësisht tensionin

Kafeja mund të shkaktojë një ngritje të përkohshme të tensionit, pasi venat ngushtohen dhe zemra punon më fort. Ky efekt shkaktohet pasi adrenalina rrit rrahjet e zemrës, por gjithçka shkon në normalitet pas 3 orësh.

Kafeja përshpejton metabolizmin, por irriton zorrët

Kafeja ka ndikim të madh në metabolizmin e trupit. Është diuretike, që do të thotë se bën që veshkat të lëshojnë lëngjet që mbajnë. Por kafeja mund të irritojë edhe fshikëzën, duke bërë që vizitat në tualet të jenë më të shpeshta. Nëse pihet me stomakun bosh, mund të stimulojë lëshimin e lëngjeve gastrike (që irritojnë nga ana e tyre zorrët) dhe kortizolit, hormonit të stresit

Lajmi i fundit: Doktorët të alarmuar na tregojnë të vërtetën e hidhur që duhet të dimë për pijen më të konsumuar nga shqiptarët Read More »

Del rezultati i kërkimit shkencor dhe e gjithë bota duhet ta marrë vesh: 2 vezë në ditë e “çmendin” organizmin

E vështirë është të gjesh një familje në vendin tonë, e cila nuk e ka të paktën një pako me vezë në shtëpi. Ngrënia e dy vezëve çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për të nisur ditën. Jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për një numër të madh përfitimesh .Çfarë përmbajnë vezët?
Vitaminat A, D dhe E si dhe B12, riboflavinë dhe folate. Gjithashtu ka minerale si jodi, hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.

Vezët dhe kolesteroli

Ndoshta keni dëgjuar se vezët mund t’ju bëjnë dëm për shkak të kolesterolit që përmbajnë. Kjo është e gabuar, Vezët kanë kolesterol, por ai nuk është i dëmshëm dhe nuk përfshihet në qatë lloj kolesteroli që ndikon negativisht në gjak. Nuk keni pse të shqetësoheni për kolesterolin që përmbajnë vezët, ndaj konsumojini ato.

11 përfitime shëndetësore nga vezët:

Humbni peshë

Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina ju ndihmon të humbni peshë. Sipas kërkimeve, një dietë me pak kalori, e kombinuar me një dozë vezësh për mëngjes, ju ndihmon të humbni peshë dy herë më shpejt.

Vezët ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar

Duke qenë se tashmë po dalim edhe nga muajt e dimrit, shumë prej jush mund të kenë një sistem imunitar të dobët, për shkak të gripit apo virozave të tjera që mund të keni kaluar. Vezët ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studimet tregojnë se dy vezë në dtë mund t’ju mbrojnë nga infeksionet, viruset dhe sëmundjet e përgjithshme.

Përmirëson kujtesën

Keni dëgjuar ndonjëherë për aminoacidet dhe kolinën? Ato ndikojnë në sinjalet nervore për të mbajtur mend gjërat e vogla nga dita në ditë. Sipas disa kërkimeve, suplemente të veçanta të kloinës mund të përmirësojnë kujtesën.

Ndihmojnë me shikimin

Luteina ndihmon sytë të kenë shikim të qartë dhe të pastër. Sipas kërkimeve të ndryshme, vezët e pulës janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon edhe retinën të mos dëmtohet.

Kundër depresionit

Vitamina D është e vështirë të merret në dimër, e cila duket se fshihet me diellin. Vezët mund t’ju vijnë në ndihmë pasi janë të pasura me vitaminën D, e cila ndihmon në luftën kundër depresionit.

Forcon skeletin

Kur hani vezë, pasuroheni me kalcium, i cili është i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe skeletit. Gjithashtu lufton osetoporozën.

Të mira gjakun

Vezët janë të pasura me folate, e cila është një lloj vitamine B, e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Njerëzit që kanë mungesë të folateve vuajnë nga anemia

Kundër plakjes

Përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, të cilat ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe në pamjen tuaj të jashtme.

Ndihmojnë në luftën me sëmundjet e zemrës

Studimet e kryera në një universitet në Kanada tregojnë lidhjen mes vezëve dhe reduktimit të riskut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit. Sekreti është se vezët janë të pasura me dy lloje antioksidantësh: tripotan dhe tyrosinë.

Ndërton muskujt

Veza është e pasur me proteina, e cila ndihmon në rritjen e masës muskulare.

Mbron lëkurën, flokët dhe thonjtë

Vezët përmbajnë shumë vitamina B dhe acide yndyrore omega 3. Këto ju ndihmojnë të mbani lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshë

Del rezultati i kërkimit shkencor dhe e gjithë bota duhet ta marrë vesh: 2 vezë në ditë e “çmendin” organizmin Read More »

Hirra – Efekte të Mrekullueshme për Organizmin

Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë.
Më kujtohet si tani mërzitja që pësonte nona ime, kur ajo shishe qumështi për të cilën kishte mbajtur rradhë që në 5 të mëngjesit, teksa zjente, pritej.

Pasi e linte të ftohej, e kullonte, dhe lëngun e tejdukshëm na e jepte ta pinim ne. Ndërsa ajo që mbetej një grusht, një tip salce, i hidhte dy kokrra kripë dhe thoshte se duhej ta hanim me bukë.

“Hirra të bën mirë, të pastron mëlçinë”, më thoshte mua si më të madhes ndër fëmijët, për të më bindur ta pija. Por në fakt unë s’isha e sëmurë dhe, këtë përgjigje i jepja, sa herë ma thoshte.

Sot pas 30 vitesh shkoj në dyqan enkas për të blerë hirrën dhe sa herë e pi mendoj se si nuk i dija më parë vlerat e saj, e të mos i shtoja më shumë mërziti gjyshes time.

Vlera dhe Shije
Për të bërë një kilogram djathë duhen 10 litra qumësht, 9 prej të cilave janë hirrë.

Është pikërisht ky lëng që kur kullon qartësohet dhe që e quajnë magjik. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka dhe studimet e para për të janë bërë në fillim të shekullit 20.

Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditëshme të hirrës.

I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.

Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të Kaukazit nga turberkulozi dhe tumoret, i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi.

Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët.
Të vegjëlve, për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash.

Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bësh edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.

Në bazë të leximeve unë konsumoj një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore.

Nga studimet dhe burimet e konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash.

Po ashtu tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit.

Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes nga problemet e kockave dhe osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije.

Kjo pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit.

Ndërkaq, siç e thoshte dhe gjyshja ime, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.

Përgatitja në shtëpi
Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.

Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm./njekomb

Hirra – Efekte të Mrekullueshme për Organizmin Read More »