Shendetesi

2 mijë vjet na e mbajtën fshehur, ai ul kolesterolin, shëron tensionin e lartë, ngadalëson procesin e plakjes dhe ndihmon tretjen…

Historia e fikut është e lashtë. Kulturat e para të këtij fruti janë gjetur tashmë në qytetërimet e para bujqësore të Mesopotamisë, Palestinës dhe Egjiptit, nga të cilat u përhapën më pas në të gjithë pellgun e Mesdheut.

Ama nëse zgjidhni variantin e thatë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe kalorive.

Frutat e freskëta sjellin rreth 50 kalori çdo 100g, krahasuar me 249 të fikut të thatë.

Ndihmoni tretjen: Fiqt janë të pasur me fibra dhe prebiotikë (substanca që ushqejnë bakteret e mira të zorrëve tona), ndihmojnë në asimilimin më të mirë të ushqimit dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, shkruan ShkodraNews.

Aleatë të mirë të shëndetit: Ata përmbajnë shumë kalcium që, së bashku me vitaminë A dhe minerale të tjera të tilla si magnez dhe kalium, parandalojnë osteoporozën, japin përfitime të kockave dhe mbajnë të shëndetshëm dhe të forte dhëmbët.

Anti-inflamatorë natyrorë: Konsumojini ato të freskëta, ndihmoni në parandalimin e inflamacionit të sistemit urinar, ato që lidhen me gastrit dhe mushkëritë.

Lëkura mund të përdoret si një ilaç për puçrrat.

Forcimi i sistemit imunitar: Fiku është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, ndihmojnë sistemin imunitar të mbrohet nga bakteret e jashtme, shkruan ShkodraNews.

Rekomandohet gjatë shtatzënisë: Duke pasur parasysh praninë e kalciumit, i bën ato të përsosur gjatë muajve të shtatzënisë, sepse ato kontribuojnë në arritjen e nevojave të saj të përditshme.

Të pasur me antioksidantë: Sasia e rëndësishme e polifenoleve të pranishëm në fiq ndihmon për të mbajtur qelizat e trupit të shëndosha dhe për të parandaluar lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe të prostatës. /Përshtati: ShkodraNews

2 mijë vjet na e mbajtën fshehur, ai ul kolesterolin, shëron tensionin e lartë, ngadalëson procesin e plakjes dhe ndihmon tretjen… Read More »

Dietologia Anila Kalleshi habit me deklaratën e saj: Nga këto ilaçe shumë vajza kanë humbur jetën

Shumë femra jane te prirura te arrijne një trup me forma perfekte. E kjo tani ne mos nje nevoje, eshte kthyer ne një trend të momentit. Për këtë arsye, duke iu adresuar gjithnjë femrave, ekzistojnë dhjetra uebsite të cilat reklamojnë produkte dobësimi, çajra apo sprey të cilat ndihmojnë arritjen e një rezultati të dëshirueshëm në pak kohë.

Por çfarë thonë dietologët për këtë mënyrë të shpejtë dobësimi? Pavarësisht dëshirës për të ngjasuar me modelet perfekte, adresimi i gabuar mund të jetë shpesh edhe fatal.

“Mund të themi se tek disa persona mund të funksionojë edhe për një periudhë të caktuar sepse ai psikologjikisht përgatitet që po merr një produkt dhe fillon të ndërpresë mënyrën e të ushqyerit duke e stimuluar qoftë me një aktivitet fizik por në përgjithësi këto raste janë të dështuara.

Produkte të pacertifikuar, të panjohur në treg, konsumatorit mund ti shkaktojë probleme në organizëm. Ka pasur 2-3 raste kur kanë arritur të kenë edhe vdekjen nga këto produkte”, tha Anila Kalleshi.

Dietologia Anila Kalleshi habit me deklaratën e saj: Nga këto ilaçe shumë vajza kanë humbur jetën Read More »

Ja cilat janë dobitë e shegës

Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror, shkruajnë mediat. Është treguar që edhe doza ditore e ekstraktit të shegës nga i cili më së shpeshti konsumojmë çaj ose pekmez, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat e trashë për 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Dobitë

Studimet shkencore te ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Studime shkencore rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Vitet e fundit këto studime janë intensifikuar, shumë shkencëtarë po kryejnë kërkime shkencore, të cilat janë në stadin e epruvetave, të provave në kafshë dhe pak aplikime janë bërë në njerëz. Deri tani, shkencëtarët e mjekësisë moderne janë befasuar nga të dhënat e para që kanë zbuluar në drejtim të dobive shëndetësore për njeriun, dhe e kanë cilësuar si një bimë “çudibërëse”. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.

Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje:

  1. Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

  2. Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.

  3. Për uljen e kolesterolit në gjak.

  4. Parandalon mbipeshën.

  5. Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore

Ja cilat janë dobitë e shegës Read More »

Kamomil qumësht kanellë – Ëmbëlsohuni dhe shëroni trupin

Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë, ashtu si edhe në Shqipëri.

Ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të qetësohet.

Kamomili shqiptar është një nga bimët mjekësore më të fuqishme, si pasojë e klimës dhe cilësisë së tokave ku rritet në gjendje të egër.

Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Jo më kot kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri.

I kombinuar me qumësht dhe me pak mjaltë, çaji i kamomilit ngroh gjithë organizmin ndërsa fal qetësi mendore dhe shpirtërore.

Pse duhet të shtoni qumësht në çajin tuaj?

Qumështi i shtuar në çaj lidhet mjaft mirë me disa nga përbërësit e kamomilit duke shtuar vlerat për shëndetin.
Sa qumësht duhet të shtoni?
Në fakt nuk ka udhëzime të caktuara ose sugjerime se sa qumësht duhet t’i shtoni ndonjë çaji të veçantë. Kjo varet, më shumë se çdo gjë, nga shija juaj personale.

Megjithatë, shumica e çajrave nuk kërkojnë shumë qumësht.

Në përgjithësi, filloni duke shtuar një lugë gjelle qumësht në gotën e çajit, pasi e keni zierë e kulluar.

Përziejeni dhe shijoni çajin tuaj. Nëse është e nevojshme, shtoni nga një lugë gjelle qumësht deri sa t’ju pëlqejë.
Përgatitja
Përbërësit

1 gotë ujë

2 lugë kamomil

Qumësht

Mjaltë nëse dëshironi

Një shkop kanelle
Udhëzime
Ujin ku keni hedhur kamomilin e thatë vereni të ziejë. Hidhni brenda një shkop kanelle. Më pas kullojeni.

Shtoni pak e nga pak qumështin sipas shijes suaj.

Shtoni mjaltë nëse dëshironi.
Vlerat për shëndetin
Thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.

Konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup dhe rrit imunitetin./AgroWeb.org

Kamomil qumësht kanellë – Ëmbëlsohuni dhe shëroni trupin Read More »

Çfarë ndodh nëse hani hudhër me stomak bosh

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend.

Megjithatë sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, kjo perime është e para që duhet ngrënë në mëngjes.

Ekspertët kanë kryer shumë studime sipas të cilave, njeriu duhet të konsumojë hudhër përpara se të hajë apo pijë.

Në këtë mënyrë dhe krejt e vetme, hudhra do të ketë aftësi më të forta kundër mikrobeve dhe infeksioneve.

Kjo ndodh sepse kur jeni pa ngrënë, bakteret janë tejet të ekspozuar dhe të brishtë.

Më poshtë do të ndiqni nga AgroWeb.org të gjitha arsyet përse hudhra duhet ngrënë me stomak bosh.
Përse Duhet Ngrënë Hudhra Me Stomak Bosh
Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra duhet ngrënë me stomak bosh sepse largon simptomat e hipertensionit, rregullon tensionin e gjakut dhe nxit funksionin normal të mëlçisë.

Ajo është ideale kundër problemeve në stomak, sidomos diaresë.

Ajo promovon një tretje të shkëlqyer dhe oreks të mirë.

Hudhra vjen në ndihmë edhe kundër stresit dhe nervozizmit.

Jo pa arsye, hudhra është njohur gjithnjë si një ushqim me aftësi shëruese.

Në mjekësinë popullore, ajo konsiderohet një nga ushqimet më të mira për pastrimin e organizmit.

Disa studime thonë se hudhra mund të ketë efekte anësore tek pacientët që marrin medikamente kundër HIV/AIDS-it.
Përfitime Të Tjera Që Vijnë Nga Përdorimi i Hudhrës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra është e shkëlqyer për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronshitit dhe kollës.

Efikasiteti i hudhrës është më i lartë nëse hahet e gjallë ose e pjekur në furrë.

Atë mund ta përdorni edhe në përgatitjen e pomadave të cilat përdoren në raste të të ftohurës.

Hudhrën mund ta përdorni edhe në rastet e dhimbjes së dhëmbit duke vendosur gjysmën e një thelbi hudhër mbi dhëmballë.

Kur ju dhemb veshi, mund të shtrydhni pak hudhër dhe të hidhni një ose dy pika në veshin që dhemb.

Nëse hezitoni të konsumoni hudhra për shkak të aromës së saj href=”http://agroweb.org/lajme/si-te-hiqni-eren-e-hudhres-dhe-qepes/”>klikoni këtu për të mësuar metodat natyrale për evitimin e erës së keqe të saj./AgroWeb.org

Çfarë ndodh nëse hani hudhër me stomak bosh Read More »

Ai lau fytyrën me këtë gjë dhe vajza e tij nuk mund ta besonte, sepse ai dukej më i ri se ajo. Thuajini mirupafshim rrudhave, njollave dhe puçrave me këtë recetë

Kush janë shkakëtarët e rrudhave dhe njollave? Edhe pse ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në formimin e rrudhave dhe problemeve të tjera të fytyrës, disa nga ato janë: Ndryshimet hormonale, heqja e qimeve me lazer, shtatëzania dhe kontraceptivët e ndryshëm.

Por, fatëmirësisht ka disa mjekime popullore të cilat mund t’i përgatisni shumë thjeshtë në shtëpi.

Një nga ato është dhe përdorimi i majdanozit i cili ka veti të panumërta në eleminimin e puçrave, akneve, irritimeve të ndryshme. Por nuk ka benefite vetëm për fytyrën tuiaj por edhe për shendetin tuaj në përgjithësi. Për shembull mund të trajtojë diabetin, mosfunksionimin e veshkave, gjithashtu është shumë i rekomandueshëm për heqjen e temperaturës dhe etheve.

Receta
Përbërësit:

2 lugë me majdanoz të coptuar
1 lugë me lëng limoni ose uthull molle
200 ml ujë
Përgatitja:

Prisni gjethet e majdanozit shumë hollë dhe vendosini në një tenxhere për të valuar për 15 minuta. Më pas lëreni të ftohet dhe kur të jetë ftohur hidhni një lugë limoni ose uthull molle, kë të preferoni. Vendoseni në një enë qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Si ta përdorni:

Proçedura është shumë e thjeshtë. Mund ta përdorni njësoj sikur përdorni kremin tuaj hidratues, pra vendoseni me gishta në zonën problematike. Ky locion gjithashtu trajton qukat dhe zbardh fytyrën tuaj. Pas 30 ditësh përdorimi do vini re ndryshime të mëdha.

Ai lau fytyrën me këtë gjë dhe vajza e tij nuk mund ta besonte, sepse ai dukej më i ri se ajo. Thuajini mirupafshim rrudhave, njollave dhe puçrave me këtë recetë Read More »

10 gjëra që do të të ndodhin nëse konsumoni vaj peshku çdo ditë

Mijëra shtesa dietike sot ju premtojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, por vetëm disa prej tyre me të vërtetë veprojnë.

Vaji i peshkut është padyshim në listën e shtesave që ju duhet të konsumoni çdo ditë, sepse trupi juaj do të ketë ndryshime të mëdha pozitive:

  1. Shëndeti dhe puna e zemrës do të përmirësohet dhe shanset për sulme në zemër do të zvogëlohen.

  2. Acidet yndyrore Omega-3 në vajin e peshkut përmirësojnë funksionin e trurit dhe ruajnë koncentrimin.

  3. Konsumi i vajit të peshkut gjatë një diete të shëndetshme, zvogëlon oreksin, minimizon akumulimin e yndyrës dhe përmirëson efektivitetin e ushtrimeve.

  4. Konsumi i rregullt i vajit të peshkut gjithashtu ka fuqinë për të përmirësuar gjendjen tuaj të përgjithshme, për të rritur dëshirën tuaj për socializim dhe për t’ju bërë përgjithësisht më të lumtur.

  5. Vaji mbron trupin nga toksinat që hyjnë në të nga ndotja e ajrit. Nëse e konsumoni rregullisht, dëmi që ndotja shkakton në trupin tuaj do të ulet me 30-50%.

  6. Vaji i peshkut gjithashtu mbron shikimin dhe shëndetin e syve. Ajo stimulon sekretimin e lotëve, gjë që është veçanërisht e rëndësishme nëse nuk doni të përballeni me thatësi dhe ndjesi shpimi.

  7. Dhe shëndeti juaj i lëkurës do të përmirësohet. Acidet yndyrore Omega-3 kanë fuqinë për rigjenerimin e qelizave dhe kështu e bëjnë lëkurën të ndritshme dhe më të pastër.

  8. Vaju i peshkut është një aleat i madh kundër depresionit.

  9. Sistemi imunitar do të jetë shumë më i fortë dhe më rezistent nëse çdo ditë fillon me një lugë çaji vaj peshku.

  10. Acidet yndyrore Omega-3 të pasura me vaj peshku janë mbështetje e madhe për gratë shtatzëna. Ata përmirësojnë shëndetin e fetusit dhe mbrojnë sistemin nervor.

10 gjëra që do të të ndodhin nëse konsumoni vaj peshku çdo ditë Read More »

Dëmtimi i nervave , tetë shenjat që nuk duhen neglizhuar

Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva.

Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore.

Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve.

Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë.

Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave.

Megjithatë  nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare.

Kjo sëmundje zhvillohet ngadalë, që do të thotë se njeriu mund ta kurojë atë përpara se të përkeqësohet.

Ndonëse diagnostikimi nuk është gjithmonë i thjeshtë, simptomat e kësaj sëmundjeje janë një këmbanë alarmi që nuk duhen injoruar.
Mpirje, Therje, Djegie
Nëse vëreni mpirje, therje ose djegie të këmbëve dhe duarve duhet të dini që kjo ndodh nga kompresimi i nervave ndijorë gjatë gjumit.

Këto simptoma janë të përkohshme, por nëse zgjasin shumë gjatë, AgroWeb.org ju sugjeron të shkoni tek mjeku.
Vështirësi Në Lëvizje
Dëmtimi i nervave motorikë shkakton dobësi, vështirësi në lëvizje ose paralizë, thonë ekspertët.

Vështirësia në lëvizje mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një infarkti ndaj sigurohuni që të shkoni tek mjeku sa më parë.
Dhimbje Në Këmbë
Dhimbjet e forta, ndjesia e therjes në fundshpinë që shpërndahet vetëm në njërën këmbë, nënkupton dëmtimin e nervit shiatik.

Nervi shiatik mund të dëmtohet nga hernia diskale ose nga diabeti.
Ngathtësi Dhe Plogështi
Nëse krejt papritur vëreni se rrëzoheni shpesh, jeni të ngathët dhe nuk qëndroni në këmbë, atëherë duhet të dini se kjo ndodh nga dëmtimi i nervave.

Ngathtësia është gjithashtu simptomë e sëmundjeve nervore siç është Parkinsoni.
Urinim i Shpeshtë
Dëmtimi i nervave nënkupton se fshikëza e urinës merr informacionin e gabuar.

Kjo shoqërohet me dëshirën në rritje për të shkuar në banjë.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur nga ky problem.
Dhimbje Të Papritura Koke
Nëse prekeni nga dhimbje koke të papritura por shumë të forta, atëherë duhet të dini që kjo vjen si pasojë e dëmtimit të nervave të qafës.

Ky problem zgjidhet nëpërmjet një injeksioni që bllokon përkohësisht nervin përgjegjës që transmeton sinjalin e dhimbjes.
Djersitja e Tepërt
Djersitja e tepërt mund të jetë tregues i dëmtimit të nervave që dërgojnë informacion nga gjëndrat e djersës tek truri.
Ndjesi Minimale Të Dhimbjes
Nervat ndijorë i tregojnë trurit nëse diçka është e rrezikshme dhe nuk duhet prekur.

Nëse këto nerva janë dëmtuar, ju mund të shihni sobën ndezur por truri nuk e percepton rrezikun e nxehtësisë.

Kështu jeni më të rrezikuar nga djegia ose diçka tjetër.

Nëse vëreni se keni pësuar një lëndim të tillë nga përdorimi i sobës, enëve të kuzhinës e të tjerë, atëherë vizitohuni tek një mjek.

Dëmtimi i nervave , tetë shenjat që nuk duhen neglizhuar Read More »