Shendetesi

E pazakontë: Shqiptarja në Gjermani, lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur të premten në Leverkusen të Gjermanisë.

Shqiptarja 58-vjeçare, ka lindur një djalë, duke i befasuar mjekët gjermanë.

“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen.

Nëna, Flora dhe djali Floriani, janë mirë, aktualisht po shërohen në repartin e lindjes, thonë mjekët e spitalit, shkruan Bild, përcjell Telegrafi.

Flora ka thënë se ka pritur një jetë të tërë, për të lindur fëmijën e parë.

Pas një shtatëzanie krejtësisht normale, foshnja ishte marrë nga prerja cezariane për të mos rrezikuar për ndonjë komplikim të papritur.

I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sjdi (72 vjeç), i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.

“Floriani është kaq e bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, tha ai.

Mjekja gjinekologe që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.

“Kjo ishte gjithashtu një eksperiencë emocionuese për mua. Ne kemi raste të ndryshme, por një shtatzëni në moshën 58-vjeçare – kjo është shumë e veçantë”, tha ajo./tetovasot

E pazakontë: Shqiptarja në Gjermani, lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare Read More »

Ja u zënë sytë kudo, ndoshta dhe e shkelni me këmbë. Asnjë nuk e di çfarë mrekullie është e aftë të bëjë

Luleradhiqja ose e njohur ndryshe me emrin shkencor Taraxacum officinale është një lule e egër që gjendet fushave.

Vetitë e saj janë të shumta edhe pse shpesh të panjohura apo të nënvlerësuara nga njerëzit.

Luleradhiqja është një bimë që pastron mëlçinë dhe veshkat. Me veti diuretike, pastruese, mineralizuese etj, luleradhiqja ndihmon për të luftuar dhimbjet e kokës, kolesterolin e lartë si dhe nxit tretjen, transmeton Gazeta Blic.

Përdorimi

Të gjithë pjesët e bimës janë të përdorshme. Rrënjët e saj mund të përdoren për të nxitur djersitjen, për të pastruar organet e frymëmarrjes dhe gjakun apo për të shkrirë shtresat dhjamore.

Kompresat nga çaji i luleradhiqes qetësojnë irritimet e lëkurës dhe puçrrat, pasi kanë ndikim antimikrobal dhe antiviral.

Ja u zënë sytë kudo, ndoshta dhe e shkelni me këmbë. Asnjë nuk e di çfarë mrekullie është e aftë të bëjë Read More »

MJEKËSI – AstraZeneca dështon sërish në fushën e kërkimeve për Alzhaimerin

Laboratori i njohur farmaceutik britanik, AstraZeneca njoftoi dështimin e një kure tjetër kundër Alzheimerit, që po kryente me kompaninë amerikanen Eli Lilly, një tjetër dështim në fushën e kërkimeve mjekësore për këtë sëmundje.

Grupi sqaroi në një deklaratë se testimi në fazën e tretë të një medikamenti kundër sëmundjes së Alzheimerit, lanabecestat, ka dështuar, duke vendosur në këtë mënyrë ndërprerjen e zhvillimit të këtij trajtimi.

«Ky rezultat na trishton, ndërsa hulumtuesit tanë kanë punuar pa ndërprerje për të arritur një zgjidhje në favor të shumë personave të prekur nga kjo sëmundje shkatërrimtare», shprehet Menelas Pangalos, një drejtues i laboratorit britanik.

AstraZeneca sqaroi se do të vërë në dispozicion të komunitetit të shkencëtarëve të gjitha konkluzionet, pasi është e rëndësishme gjetja e një kure kundër kësaj sëmundjeje.

«Problemet nga sëmundja e Alzheimerit renditen në mesin e sfidave më të vështira për mjekësinë e sotme dhe jemi të zhgënjyer për miliona individë të prekur”, u shpreh Daniel Skovronsky për Eli Lilly.

Ky është një dështim i ri në kërkimet mjekësore në përftimin e një kure kundër kësaj sëmundjeje, shënuar së fundmi nga dështimi i testeve klinike dhe mbyllja e disa laboratoreve si Pfizer, janarin e kaluar.

Elli Lilly, bioteknologjia zvicerane Axovant, amerikani Merck si dhe zvicerani Roche kanë dështuar gjithashtu edhe ato.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 36 millionë persona në botë janë të prekur nga demenca (dëmtim i funskionimit të trurit), përfshirë një pjesë të madhe nga sëmundja e Alzheimerit.

Ky numër pritet të dyfishohet deri në vitin 2039 dhe të trefishohet deri në 2050, në 115,4 milionë nëse nuk zbulohet asnjë kurë e efektshme në vitet e ardhshme./ATSH

MJEKËSI – AstraZeneca dështon sërish në fushën e kërkimeve për Alzhaimerin Read More »

Ky është shkaku pse keni bark të fryrë! Ja si të shpëtoni prej tij dhe të bini në peshë brenda 1 nate

Është një bakter i zorrëve asimptomatik që vështirë të diagnostikohet pa ekzaminim të duhur mjekësor dhe mjekët e kanë njohur atë si H. Pylori ose Helicobacter Pylori.

Helicobacter Pylori mund te shkaktoje këto simptoma: diarre, fryrje, djegie të zorrëve, kapsllëk dhe dhimbje.,gastrit , nje stomak te fryrë, probleme kardiovaskulare, dhimbje koke,trishtim dhe ankth.

Ndaj sigurohuni që te jeni gjithmonë ne dijeni te higjienës në restorantet ku hani.

Çfarë mund të bëni për këtë?
Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ky trajtim nuk ka nevojë për antibiotikë, por gjithmonë është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.

Krijoni nje dietë me ushqime te shendetshme e të përshtatshme në mënyrë që të eliminoni bakteret.
Merrni sasi të konsiderueshme të vitaminave A, C dhe E.

Mbani mbani higjienën tuaj në një nivel të lartë, lani gjithmonë duart, dhe për më tepër, pini ujë nga një burim i sigurt.

Cfare mund të bëni për ta luftuar këtë bakter?

Këtu po ju paraqesim një pije natyrale që do tju vije ne ndihme.
Përbërësit :

1 kastravec
Nje tufe majdanoz
1 lugë gjelle xhinxher pluhur
1 lugë gjelle xhel Aloe Vera
1 limon
½ gotë uji

Vendosini të gjithë përbërësit në një gotë, perziejini mire e mire dhe pijeni kete perzierje.

Ju do të vini re se nuk keni më stomak të fryrë vetëm pas përdorimit të parë. Kombinimi i këtyre përbërësve do të ndihmojë sistemin tuaj të tretjes duke djegur yndyrë ndersa jeni duke fjetur.

Kastravecat janë shumë efektive në eliminimin e yndyrës.

Majdanozi eshte sh i ulet në kalori. Perforcon qelizat, vitaminat dhe mineralet që lehtësojnë mbajtjen e ujit, kështu që ata mund t’ju ndihmojnë të eliminoni stomakun e fryrë.

Xhenxhefi përshpejton metabolizmin tuaj dhe lehtëson kapsllëkun, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni dhjamin e barkut gjatë gjumit!

Lëngu limonit mund të jetë jashtëzakonisht efektiv në eliminimin e toksinave të akumuluara në trup.

Aloe Vera mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë

Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një organizëm të shëndetshëm dhe gjithashtu për një djegie efektive të yndyrës. Kur të dehidratoheni, sistemi i tretjes do ta zvogëlojë punën e tij dhe nuk do të ketë kapacitetin për të djegur kalori ashtu siç duhet.

Mundohuni të pini ujë si duhet! Lufto këto baktere dhe stomakun e fryrë me ndihmën e këtij lëngu të mrekullueshëm!

Ky është shkaku pse keni bark të fryrë! Ja si të shpëtoni prej tij dhe të bini në peshë brenda 1 nate Read More »

Njihni Vallzat ,frutat e rralla në botë por jo në Shqipëri

Janë fruta krejt të veçanta, me një shije fantastike e të mrekullueshme. Aq sa, nëse nis të konsumosh disa kokrra nga këto fruta të vogla të shijshme, vështirë se mund të ndalesh.

Dikur, kur fshatrat kanë qenë më të populluara se sa sot, vallzat kanë qenë ndër frutat që jo vetëm kënaqnin fëmijë, të rritur e mysafirë me ëmbëlsinë e tyre. Një pjesë e mirë e tyre përgatitej nga gratë si pjesë e zahireve të dimrit.

Ato ndaheshin me një thikë në mes. Kaloheshin përmes një gjilpëre në një fill të trashë dhe lidheshin në formën e një vargu.

Më pas, vargjet e përgatitura gratë i linin që të thaheshin në diell. Për t’i konsumuar më pas gjatë stinëve të tjera të vitit, si fruta të thata apo si çaj gjatë dimrit.
Të Rrallat e Maleve të Shqipërisë
Nga veriu në jug të saj, Shqipëria është e bekuar me këtë frut unik. Sot, vallzat nuk gjenden lehtë në treg ato janë përherë pjesë e sasive të vogla me fruta që shiten në tregjet e fshatarëve.

Vallzat, emri botanik i të cilave është Sorbus aucuparia janë fruta kokërr vogla të cilat rriten kryesisht në male e kodra.

Ky frut është i rrallë për pjesë më të madhe të botës. Më shumë e përhapur është në zonën e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, Amerikën e Veriut si dhe Azinë Veriore gjithashtu.

Vallëzat rriten në klimë të ftohtë ndaj dhe karakteristikë e tyre është rritja në zonat malore.
Frutat e Vogla me Vlera të Mëdha
Këto fruta kokër vogla janë të paketuara me një numër të lartë vlerash ushqyese. Përfshirë këtu një nivel të lartë të vitaminës C, fibra ndërsa cilësohen gjithashtu sit ë çmuara për vetitë e tyre antioksiduese.

Falë nivelit të lartë të vitaminës C, vallzat ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Përfshirë këtu edhe përmirësimin e nivelit të kolagjenit, i cili ndihmon në forcimin e muskujve dhe ndihmon në mirëfunksionimin e enëve të gjakut.
Kundër baktereve
Këto fruta janë fantastike përsa i përket aktivitetit të tyre antibakterial. Acidi sorbik tek këto fruta ndihmon në eliminimin e baktereve dhe mikrobeve që prekin lëkurën dhe trupin gjithashtu.

Vallzat kanë gjithashtu veti shumë të mira përsa i përket ndikimit të tyre në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.

Çaji i vallzave të thara është përdorur që në lashtësi për të kuruar dhimbje e barkut, diarrenë si dhe dhimbjet e stomakut./AgroWeb.org

Njihni Vallzat ,frutat e rralla në botë por jo në Shqipëri Read More »

Thesaret e Qershorit – Zbuloni perimet që duhet t’i mbillni që tani në ballkon

Qershori është një muaj i shkëlqyer për të mbjellë disa prej perimeve dhe barishteve më të shëndetshme.

AgroWeb.org sjell për ju listën e produkteve më të mira që mund të mbillni në oborret dhe ballkonet tuaja.

Mjafton të zgjidhni farat dhe fidanët e duhur dhe mund të krijoni një oaz të shëndetshëm bimësh, perimesh dhe frutash në ballkonin ose verandën tuaj.
Borziloku
Gjethet e freskëta të kësaj bime aromatike janë fantastike për shumë gatime verore.

Borziloku zakonisht kushton pak por gjithmonë është më mirë ta rrisësh vetë.

Borziloku ka nevojë për ngrohtësi dhe sistem të mirë kullimi në saksinë e përzgjedhur.

Në një saksi mbillni 3-4 fara borziloku dhe mbulojini me dhe’ të ushqyer me pleh organik.

Saksinë vendoseni në një parvaz dritareje deri në çeljen e fidanëve.

Kur moti të jetë përfundimisht i ngrohtë, saksinë zhvendoseni jashtë në ballkon në një vend të ndriçuar mirë.

Gjatë ujitjes sigurohuni që gjethet të mos lagen.

Kur borziloku të jetë rritur plotësisht e të ketë zënë rrënjë, zhvendoseni në një saksi më të madhe.

Mblidhni gjethet që ju duhen rregullisht dhe vazhdoni ta ushqeni dheun me pleh të pasur.

Borziloku nuk zgjat gjithë verën, ndaj mund të bëni një mbjellje tjetër në fund të Korrikut.
Kungujt E Njomë Dhe Kungulli I Verdhë
Në Qershor blini fara për të dy llojet dhe futini në saksi.

Mbulojeni secilën farë me dhe dhe sipër saj vendosni nga një kavanoz qelqi që të siguroni nxehtësinë e duhur deri sa të çelin filizat.

Më pas bashkë me kavanozin hiqni edhe filizat më të dobët.

Sigurohuni që  farat t’i keni mbjellë në hapësirë nga njëra tjetra sepse si kungulleshkat ashtu edhe kungujt e verdhë duan shumë vend.

Zgjidhni saksi të mëdha dhe ujitini rregullisht.
Karrotat
Farat e karrotave duhen mbjellë në një thellësi rreth 1 centimetër dhe në rreshta.

Filizat duhet të qëndrojnë 2 centimetra larg njëri tjetrit.

Ujitja duhet të jetë e vazhdueshme dhe e rregullt.

Karrotat mblidhen kur të kenë arritur përmasat e duhura gjë që ndodh 7 deri në 10 javë pas mbjelljes.

Ju mund t’i mbillni barishtet dhe perimet edhe me fidanë. Ato i gjeni në tregun e fshatarëve apo në farmacitë bujqësore.  /AgroWeb.org

Thesaret e Qershorit – Zbuloni perimet që duhet t’i mbillni që tani në ballkon Read More »

Doktori shqiptar i thotë të bëhet operacion. Pasi shkoi ne Itali, doktori italian i tregon problemin që ka, të vërtetën!

Dh.R. e semurë nga zemra dhe mbipesha shkon me urgjencë ne nje spital privat ne Tirane. Pas ekzaminimit qe i bëjnë doktorët i thonë që duhet te operohet. Dhe operimi kushtonte 10 mijë euro.

Nga pamundesia e pagimit te shumes se lekeve e bija e dergon ne Itali per nje vizite me te specializuar. Dhe pas vizites qe beri ne spitalin italian doktori italian i jep lajmin e mire:

“ Ju nuk keni nevoje per nje operacion pasi per verehet vetem takikardi, keshtu qe thjesht duhet te pini ilacet dhe nuk eshte e nevojshme operimi”.

Doktoret shqiptare ne spitalet private i ngjajne kasapëve, çdo gjë e lidhin me paranë, thotë zonja në fjalë, dhe ata i shikojnë njerezit si tufa parash ndaj beni kujdes se ndoshta per nje dhimbje koke ju ikin 10 mijë euro.

Merrni gjithmone mendim te dyte apo te trete kur eshte fjala per specialistet ne Shqiperi

Doktori shqiptar i thotë të bëhet operacion. Pasi shkoi ne Itali, doktori italian i tregon problemin që ka, të vërtetën! Read More »

Gruaja zbulon kurën për reumatizmën (receta e plotë)

Reumatizma është padyshim një nga shqetësimet prej së cilës shumë njerëz janë të prekur. Kjo grua vuante prej 10 vitesh nga kjo sëmundje. Mpirje duarsh, dhimbje të forta natën dhe pagjumësi ishin disa nga simptomat më të zakonshme që i duhej të përballonte.

Pas një lufte të gjatë me këto simptoma, ajo vendosi të marrë fatin e saj në duart e veta. Provoi receta të ndryshme natyrale të rekomandurara nga mjekët alternative. Problemin më të madh ajo e kishte në duar. Mpirje dhe dhimbje të forta, që natën i përkeqësoheshin tej mase.

Mjekët i rekomanduan të përdorë kremra dhe ilaçe të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk e ndihmoi. Ajo e provoi këtë trajtim nisur nga fakti që edhe nëse nuk do të jepte efekt, nuk do të humbiste gjë. Pas përdorimit të saj ajo nuk pati kurrë dhimbje si ato që kishte më parë.
Përbërësit:

2 kg mjaltë tërfili

1 litër ujë

250 gram tërfil të tharë
Përgatitja e recetës:

Gatuani fillimisht gonxhet e tërfilit në një enë me ujë për rreth një orë në temperaturë të ulët. Më pas kullojeni përzierjen dhe hidheni në një enë të pastër. Shtoni në të mjaltin dhe lëreni të ftohet. Hani 2 lugë gjelle pas çdo vakti ngrënieje.

Gruaja zbulon kurën për reumatizmën (receta e plotë) Read More »