Shendetesi

Homoseksualiteti është një sëmundje, mund ta shëroj”, nis hetim për mjekun france

Homoseksualiteti është një sëmundje që mund ta shëroj. Nuk e kuptoj se ku qëndron problemi.” Këtë deklaron një mjek francez që punon në Zvicër që tashmë do të jetë nën hetim.

Ministri Rajonal i Shëndetësisë, Mauro Poggia, ka kërkuar të hapen hetime ndaj doktorit, Dr. Jean-Yves Henry. “Për të, duket se homoseksualiteti është një sëmundje për të kuruar. Ky element mjafton për të justifikuar hapjen e një hetimi”, është shprehur Poggia.

Vendimi ka ardhur pasi rrjetet sociale u vërshuan me komente pasi doktori kishte shkruar një artikull në vitin 2009, ku ai flet për homoseksualitetin si një simptomë të veçantë, por jo një patologji.

Por, ai nuk është penduar, madje, e thotë edhe për RTS. “Homoseksualiteti është një simptomë si çdo tjetër, sikur kur keni kokëdhimbje ose ethe. Unë nuk e kuptoj se ku qëndron problemi”, shprehet doktori, i cili me terapi trajton vajzat dhe djemtë.

Komisioni i Gjenevës është ngarkuar me ekzaminimin, nëse mendimet e shprehura nga Henry janë të pavarura nga aktiviteti i tij mjekësor dhe nëse ai ka rrezikuar pacientët e tij ose ka praktikuar mjekësi ilegale, sipas Poggias.

Homoseksualiteti është një sëmundje, mund ta shëroj”, nis hetim për mjekun france Read More »

Na shëndosh uji i gazuar? E vërteta që askush nuk e dinte deri më sot…

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante.

Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore.

Për më tepër, uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm.

Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2017, , zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të ujit të gazuar me shtimin në peshë.

Gjetjet e studimit treguan se pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë.

Rrjedhimisht ai do të shtojë në peshë.

Autorët e studimit, thanë se përmbajtja e ujit me gaz, shkakton probleme me tretjen.

Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë.

Sipas tyre, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur.

Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur.

Si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe tek uji me gaz, sekreti qëndron tek të mos tepruarit.

Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.

Uji i gazuar dhe i ëmbëlsuar me produkte shtesë ose ‘aroma natyrale’ siç mund të jetë aroma limoni, duhen shmangur.

Përbërësit e ujit janë të paqartë dhe ato mbartin rreziqe të fshehura.

Nëse dëshironi, mund t’i shtoni limon, erëza apo frutat tuaj të preferuara në ujin e gazuar.

Ndikimi në shëndetin e dhëmbëve
Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave.

Megjithatë mënyra se si e pini atë ka ndikim në shëndetin dentar.

Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën.

Praktikisht do të jeni duke larë dhëmbët me acid.

Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish./Agroweb

Na shëndosh uji i gazuar? E vërteta që askush nuk e dinte deri më sot… Read More »

BIOLOGJI – Tumoret përdorin “dronë” biologjikë kundër sistemit imunitar

Qelizat tumoriale lëshojnë dronë të vërtetë biologjikë për të luftuar në distancë sistemin imunitar. Janë fshikëza të vogla (që quhen esozome) të cilat hyjnë në qarkullimin e gjakut duke mbartur me vete një armë shumë të fuqishme, proteinën PD-L1, që shkatërron “rojat” e sistemit imunitar para se ato t’i afrohen tumorit.

“Këto esozome, janë të pranishme edhe në tumorin e mushkërive dhe të gjirit. Në të ardhmen mund të përdoren për të parashikuar dhe monitoruar përgjigjen në pacientët që janë duke zhvilluar terapi”, shpjegojnë studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë në një studim të publikuar në revistën “Nature”.

“Imunoterapia shpëton jetën në shumë raste të melanomës metastatike, por rreth 70% e pacientëve nuk i bëjnë dot kurat”, shpjegon biologu Wei Guo.

“Këto trajtime janë të kushtueshme dhe mund të kenë efekte anësore serioze, për këtë arsye, do të ishte shumë e dobishme që të dihej paraprakisht se cilët pacientë mund të përfitojnë”, shton ai.

“Të identifikuarit të një shënuesi biologjik në gjak mund të na ndihmojë që të bëjmë këto parashikime dhe, për pasojë, të monitorojmë efektshërinë e kurave. Ky është një tjetër hap në drejtim të mjeksësisë së personalizuar dhe të saktë”, përfundon Guo. /atsh

BIOLOGJI – Tumoret përdorin “dronë” biologjikë kundër sistemit imunitar Read More »

Punoni nga 8 orë pa pushim? Kjo është arsyeja pse duhet t’i ngrini duart lart herë pas here

Mes shumë ushtrimesh fizike, që premtojnë mrekulli, ne do t’ju veçojmë më të lehtin e mundshëm: ngritjen e krahëve lart!

Që tani e tutje bëjeni këtë lëvizje më shpesh gjatë ditës për disa arsye thelbësore:

Liron tensionin e supeve dhe qafës

Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit. Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë. Do të relaksoheni!

Përmirëson qëndrimin

Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm.

Forcon krahët

Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht pozicioni që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave.

Lehtëson dhimbjet e shpinës

Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini se çfarë duhet të bëni. Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart.

Shmang sindromën e qafës

Sindroma e qafës (text-neck) ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular. Jepini mundësi qafës dhe syve të çlodhen. Lëreni celularin për pak minuta dhe realizoni ushtrimin që ju këshilluam.

Punoni nga 8 orë pa pushim? Kjo është arsyeja pse duhet t’i ngrini duart lart herë pas here Read More »

E reja në Lushnje lind fëmijën e 8 në shtëpi: S’kam në plan të ndalem pa bërë 10 fëmijë!

Lulije Abiu është vetëm 31 vjeçe, por deri tani ka sjellë në jetë plotë tetë fëmijë. Ajo është nënë e 5 djemve dhe 3 vajzave, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Ka qenë 21 vjeçe kur ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë dhjetë fëmijë, ndaj, siç thonë, nuk do të ndalen pas fëmijës së tetë.

Siç mëson ABC News, gruaja që jeton në Lushnje e ka sjellë në jetë fëmijën e tetë në shtëpi dhe nuk ka pasur aspak frikë.

Ajo shprehet para kamerave:

“Kjo lindja e tetë ka qenë shumë e kollajtë. E kam lindur në shtëpi dhe unë kam ardhur e lindur këtu”.
Lulija është nga Kukësi, ndërsa bashkëshorti i saj nga Dibra e prej disa vitesh jetojnë në një fshat në Lushnje.

Sa i takon shëndetit të fëmijëve, fatmirësisht të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe Lulija tregon se sekreti qëndron në ushqimin me qumësht gjiri.

E reja në Lushnje lind fëmijën e 8 në shtëpi: S’kam në plan të ndalem pa bërë 10 fëmijë! Read More »

I kishin dhënë një muaj shpresë, pas 7 vitesh deklaron: Ja ushqimi që më shpëtoi!

“Pas gjashtë muajsh kurimesh shkatërruese të cisteve, vendosa të provoja “kurimin” e një mjeku dietist, nutricionist dhe gastroenterolog. Unë nuk e besoja atë e pranoj, por kur nuk ke alternativë tjetër thua pse të mos e provoj?!

Limoni ka korrigjuar

“Një lëng me tre limona të shtrydhur, pasuar nga tre gota ujë para se të flini. Rezultati ishte mjaft surprizues brenda pak ditëve, nuk ndieja më djegie, gjakderdhja ishte zhdukur dhe të dhënat e analizave ishin të përsosura. A e dini se kërkime të ndryshme kanë treguar se limoni është në gjendje të vrasë qelizat e kancerit, duke demonstruar një efikasitet 10,000 herë më të fortë se kimioterapia?”

Frutat bëjnë mrekulli

“Një limonadë e mirë është një mburojë kundër kancerit. Në limon ka molekula me veti antioksidante të shquara, të afta për të luftuar veprimin e radikaleve të lira, të cilat mund të ndryshojnë strukturën e membranave qelizore dhe të materialit gjenetik (ADN) dhe kështu të hapin rrugën për proceset e formimit të neoplazmës. Përveç kësaj, ato kanë fuqinë për të kufizuar inflamacionin kronik, i cili shpesh është baza e transformimit neoplastik të indeve. Ideali është një lëng limoni në ditë. Dhe një spërkatje me limon e sallatës është një gjest që duhet bërë sa më shpesh”.

Limoni më ka shpëtuar jetën

“Tre mjekë, një kirurg zemre … një muaj jetë … histori e gjatë, por unë jam gjallë pas më shumë se shtatë vjetësh, nuk marr më ilaçe”. “Me pak fjalë pas pranimit, pasi kam bërë tri herë Ecocolordoppler (metodë jo-invazive diagnostike, e cila lejon vizualizimin ultratinguj të enëve kryesore të gjakut dhe studimin e rrjedhjes së gjakut brenda tyre), tre mjekë të ndryshëm dhe një kirurg kardiak më japin nga një muaj deri në një javë jetë. Diagnoza: një nekrozë tashmë ka kompromentuar më shumë se 25% të zemrës … Ju nuk mund të bëni shumë më shumë … Mirupafshim dhe faleminderit! Një i afërm më këshillon të “vë limon”, shkruan Revista Psikologjia. Kështu kam bërë, drejtpërdrejt në zemër: ngadalë kam pasur përmirësime deri në rimëkëmbjen e plotë”. Ka një shije të këndshme dhe mbi të gjitha nuk prodhon efekte të tmerrshme të kimioterapisë. Por interesant është efekti që prodhon tek cistet dhe tumoret.

Studimet mbi llojin e frutave

Në të vërtetë, sipas Institutit Baltimor të Shkencave të Shëndetit, përbërjet e limonit kanë treguar një efikasitet 10,000 herë më të lartë se një nga barnat më të përdorura kimioterapeutike. Studimet me limon janë tretur vërtetë, kështu që ne zbulojmë se limoni është një ndihmë e vlefshme edhe për ata me pak mbrojtje imune sepse mund të “rrisin” prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Gjithashtu, sa i përket trajtimit të diabetit, ky fryt është provuar të jetë një parandalues i shkëlqyer. Sipas Teorisë Biologjike Jonizuese Reams, limoni është i vetmi ushqim anionik në botë, një karakteristikë që do ta bënte atë veçanërisht të dobishëm për shëndetin, falë kontributit të dhënë nga ndërveprimi midis kationeve dhe anioneve, të domosdoshme për prodhimin e energjisë në nivel qelizor.

Egjiptianët e lashtë përdorën lëngun e limonit për të trajtuar pezmatimin e lëkurës.

Ne përfundojmë me një përmbledhje të shkurtër, të efekteve të dobishme të limonit:

Pengon fillimin e osteoporozës

Ribalancon pH e trupit

Përmirëson tretjen

Nxit pushimin

Parandalon ftohjen dhe gripin

Pastron mëlçinë

Eliminon acidet urinare

Promovon aktivitetin e zorrëve

Shkrin gurët e tëmthit, gurët në veshka dhe depozitat e kalciumit që grumbullohen në veshka

Parandalon calcosis urinar

Largon radikalet e lira

Parandalon plakjen qelizore të organizmit

Zvogëlon kolesterolin

Ka veti antibakteriale

Eliminon parazitët e zorrëve

Përforcon enët e gjakut

Rregullon presionin e gjakut

Ka vlera anti-kancerogjene

Promovon prodhimin e energjisë

Nëse një mollë në ditë e mban doktorin larg, çfarë na kushton të rrisim përdorimin e limonit në jetën tonë të përditshme, duke filluar që në mëngjes?

I kishin dhënë një muaj shpresë, pas 7 vitesh deklaron: Ja ushqimi që më shpëtoi! Read More »

Po ju japim 10 arsye fantastike, pse nuk duhet t’i hidhni bustinat e çajit kurrë më, ja për çfarë shërbejnë

Nese i keni perdorur ne shtepi, me siguri ne fund i keni hedhur. Epo gabim. Mbajeni mend! Qeskat e përdorura të çajit kane nje perdorim te gjere në përditshmëri, nga estetika deri tek kujdesi për veshjet.

Pastron fytyrën
Nëse keni lëkurë të acaruar apo të prirur ndaj akneve, ajo që duhet të bëni është që çdo mbrëmje pasi të pastroni lëkurën të aplikoni bustinat e çajit në zonat e irrituara të lëkurë. Preferohet çaji jeshil.

Për sytë e enjtur
Pasi të keni pirë filxhanin e çajit bustinën vedoseni në frigorifer për 20 minuta e më pas vendosini mbi sy. Do të shihni që rrathët e syve do të jenë më pak të dukshëm!

Largon erën e keqe të duarve
Nëse keni prerë hudhra apo qepë, me thikë, fërkojini gishtat te bustina e çajit dhe era e keqe do të largohet nga duart!

Në mënyrë që lulet apo bimët të jeni të lulëzuara gjate gjithë vitit, mos harroni të vendosni një bustinë çaji brenda vazos përpara se të mbillni lulet. Më pas shtoni dheun dhe përbërësit e tjerë.

Nese gjatë depilimit priteni, apo pas heqjes së qimeve lëkura është e irrituar përdorni bustinat e çajit për të ndaluar hemorragjinë. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe nuk lejojnë që plaga të infektohet.

Era e keqe që vjen nga këpucët bëhet e padurueshme gjatë verës, për këtë arsye aromatizoni këpucë dhe balerinat tuaja me bustinat e çajit.

Po sikur t’ju propozojmë një scrub të ri? Ai me vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinave do heqë qelizat e vdekura dhe do i japë një pamje të freskët fytyrës suaj.

Në qoftë se jeni ekspozuar shumë në diell, mund të hidratoni lëkurën duke përdorur bustina të njomura me qumësht.

Një banjë relaksuese
Hidhni disa qese çaji në vaskën tuaj. Antioksidantët në çaj do të mbrojnë lëkurën kundër radikalëve të lirë.

Shplarës për goëjn
Krijoni një gargar më ujë duke hedhur përsëri qeskat e çajit në një gotë.

Po ju japim 10 arsye fantastike, pse nuk duhet t’i hidhni bustinat e çajit kurrë më, ja për çfarë shërbejnë Read More »

Një tjetër arsye për të ngrënë më shumë zarzavate

Spinaqi, lakra dhe brokoli ju mbrojnë nga kanceri i zorrëve, sugjeron një hulumtim i ri.

Kur perimet e gjelbra fillojnë treten aktivizohet proteina që zvogëlon inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e kancerit në zorrën e trashë, thotë një studim i fundit. Proteina, e njohur si receptori i hidrokarbureve aril (AhR), riparon qelizat e zorrëve të dëmtuara që përndryshe nuk do të ishin në gjendje të absorbonin lëndë ushqyese ose të veçonin mukozën mbrojtëse, shton hulumtimi.

Qelizat e dëmtuara vazhdojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar, gjë që mund të çojë në kancer të zorrëve, zbuloi studimi.

Autori i studimit, Dr Gitta Stockinger, nga Instituti Francis Crick, Londër, tha: “Këto gjetje janë një shkak optimizmi; ndërkohë që nuk mund t’i ndryshojmë faktorët gjenetikë që rrisin rrezikun e kancerit, ne mund t’i zbusim këto rreziqe duke shtuar një dietë me shumë perime “. Ky studim u eksperimentua në kavje dhe u vu re se ata që ishin të prekur nga inflamacioni i zorrëve dhe nuk u ushqyen me perime, u prekën nga kanceri i zorrës së trashë. Ndërsa kafshët që ushqeheshin me një dietë të pasur me perime jeshile, nuk u prekën as nga inflamacioni, as nga kanceri.

Burimi: Daily Mail

Një tjetër arsye për të ngrënë më shumë zarzavate Read More »