Shendetesi

Vaji i kokosit, ekspertët: Një helm i pastër

Vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumonin ose një helm i pastër…paralajmërimi vjen nga një profesore e universitetit prestigjoz të Harvardit, Karin Michels.

Vaji i kokosit, është bërë gjithnjë e më i përdorshëm vitet e fundit me mbrojtësit e ushqimit të shëndetshëm që pretendojnë se ai është më i shëndetshëm se format e tjera të yndyrës.

Disa persona madje, zgjedhin të hedhin edhe një lugë vaj kokosi në kafenë apo lëngun e tyre të frutave për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore. Vaji i kokosit madje ka zëvendësuar edhe vajrat e tjera në gatim ndërkohë që njerëzit zgjedhin që tia ofrojnë atë edhe kafshëve të tyre shtëpiake.

Sidoqoftë, Michels, nuk është e vetmja që e kritikon atë. Edhe pse jo fuqishëm, institucione të tjera kanë paralajmëruar kundër mbi konsumimit të tij. Fondacioni britanik i zemrës thotë se nuk ka mjaftueshëm kërkime që të japin një përgjigje përfundimtare nëse vaji i kokosit është apo jo më i mirë për njeriun krahasuar me yndyrnat e tjera.

Ai thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte ajo për yndyrnat më të pangopura si vajo vegjetal apo ai i lulediellit. Vaji i kokosit është një yndyrë 86 për qind e ngopur, një e treta më shumë se gjalpi.

Sasi të tepruara të yndyrnave të ngopura shkaktojnë rritje të kolesterolit që mund të çojë edhe në arterie të bllokuara dhe sëmundje zemre. Fondacioni thotë madje se duhet këmbyer gjalpi, dhjami, vaji i kokosit dhe i palmës me sasi të vogla yndyrnash si ulliri, lulja e diellit etj.

Vaji i kokosit, ekspertët: Një helm i pastër Read More »

Mrekullia e vajit të hashashit, gruaja shërohet nga sëmundja e rëndë

Një grua 27 vjeçare i ka shpëtuar një sëmundjeje të rëndë në lëkurë duke përdoruru vajin e hashashit.

Cherly Halliburton, është shprehur se 4 vite më parë kur ka lindur vajzën e saj i është shfaqur në lëkurë një lloj ekzeme e cila i ka përfshirë më pas gjithë trupin.

Unë nuk mund të bëja asgjë është shprehur 27 vjeçarja, madje nuk mund të shkoja as në çerdhe të merrja vajzën time, nuk mund të dilja.

Gjithashtu, Halliburton ka shtuar se edhe mjekët nuk kishin më çfarë ti bënin pasi ilaçet nuk kanë dhënë efektet, derisa ajo vendosi të provonte vajin e hashashit.

“E kam marrë CBD (cannnabidiol) në gjendje të lëngshnme dhe menjëherë fillova të dalloja përmirësimin, aq sa tani shkoj të marrë vajzën time nga kopështi e madje të shkoj në punë”, ka thënë 27 vjeçarja.

Mrekullia e vajit të hashashit, gruaja shërohet nga sëmundja e rëndë Read More »

Të heqim dorë nga një martesë që nuk ka seks? Babai që nuk ka kryer marrëdhënie për 7 vjet kërkon këshilla

Nje burre, baba i dy fëmijëve thote se ka 7 vite qe nuk ka bere skes me bashkeshorten e tij dhe se ajo ia ka prere shkurt qe nuk do të ketë marrëdhënie intime.

Në një postim të bërë nën emrin Anom D në faqen e prindërve Netmums, babai i shqetësuar pranoi se kishte kërkuar ilaçe për të ulur epshin pasi partnerja e tij, me të cilën ka 11 vjet, refuzoi këshillimin që të përpiqej të ndizte përsëri shkëndijën në jetën e tyre të dashurisë.

Ai ka shkruar: “Unë kam një dëshirë seksuale të lartë, por gruaja ime jo – ajo pranon se nuk dëshiron seks, ajo thotë se nuk e ka gëzuar kurrë seksin, kjo është gjë e re për mua, pasi kur u lidhëm së bashku ishte e mrekullueshme”.

Ai tha se marrëdhënia në çift, pas lindjes së fëmijëve , të cilët tani janë gjashtë dhe dhjetë, ka dështuar.

Ai ka shtuar: “Ajo ka vetëbesim shumë të ulët dhe megjithëse i jap shumë dashuri, i them gjërat e duhura, në të kaluarën i blija gjërat e saj të bukura, të brendshme të bukura, punon disa orë në javë, madje edhe gatuaj shumicën e darkave .

“Por kohët e fundit ndjej se jeta po humbet dhe gruaja ime vetëm thotë se nuk është problemi i saj, ajo nuk dëshiron të këshillohet ose… të shkoj te mjeku, pasi nuk ka asgjë të keqe”.

Pas këtij parashtrimi ai zbuloi dilemën nëse duhet të qëndronte në këtë marrëdhënie apo ta linte dhe të rrezikonte ndarjen familjare, ai tha: “Pra, çfarë të bëj unë, të largohem dhe të rrezikoj marrjen e fëmijëve apo të qëndroj me të duke e ditur se kurrë nuk do të kem marrëdhënie seksuale . A është kjo normale, a ka çifte të tjerë atje në të njëjtën pozitë? ‘

Përdoruesit e Netmums-it ishin të shpejtë për t’i ofruar këshillat e tyre.

Rebecca M shkroi: ‘Ndoshta gruaja jote është në depresion ose ka ndonjë çështje tjetër themelore? Mund të ketë një lidhje tjetër? Mund të jeni fizikisht të ndryshuar? Janë fëmijët / puna që e lodh atë? Mund të ketë një numër arsyesh që kanë çuar në atë gjendje”.

Të tjerë ndanë tregimet e tyre të epshit të ulët, duke përfshirë edhe një baba tjetër, i cili tha se ndihej sikur “duhej të lidhte shtatë planetë” para se gruaja e tij të merrte parasysh kryerjen e marrëdhënieve intime.

Të heqim dorë nga një martesë që nuk ka seks? Babai që nuk ka kryer marrëdhënie për 7 vjet kërkon këshilla Read More »

Doza e Duhur e Qumështit të Bletës – Përdorimi dhe Kohëzgjatja

Qumështi i bletës është një produkt natyral që ka aftësi të mrekullueshme në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe për shëndetin e mëlçisë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org qumueshti i bletës përdoret me efikasitet për shërimin e sistemit tretës, kundër plakjes dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ky qumësht njihet ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore”  dhe është ndër më të kërkuarit në botë.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet.

Ky është një fakt interesant duke ditur që një bletë e zakonshme, e lindur nga e njëjta vezë , jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Doza E Duhur E Qumështit Të Bletës

Nëse zgjidhni qumështin e freksët dhe jo në variantin pluhur apo të tabletave, rekomandohet që të konsumoni gjysëm luge çaji në ditë.

Atë mund ta merrni në mëngjes me stomak bosh dhe ta lini të shkrihet nën gjuhë.

Konsumi i qumështit të bletës nga fëmijët konsiderohet në përgjithësi i sigurt për sa kohë merret nga goja.

AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes, qumështi i bletës nuk rekomandohet të konsumohet si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët për më shumë se 30 ditë me rradhë.

Efektet Anësore Dhe Kujdesi Që Duhet Treguar Në Përdorimin E Qumështit Të Bletës

Qumështi i bletës konsiderohet i sigurt për sa kohë merret me kujdes dhe me doza të caktuara.

Ai mund të shkaktojë reagime alergjike serioze ku përfshihet azma, enjtja e fytit madje edhe vdekje të parakohshme.

Në disa raste, konsumi i qumështit të bletës mund të shkaktojë gjakosje të zorrës së trashë, dhimbje barku dhe diare.

Ekspertët thonë se ky produkt ndikon tek hormohet e femrave.

Për pasojë gratë shtatzëna dhe ato lehonë duhet të shmangin përdorimin e qumështit të bletës.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit apo nënprodukteve të bletëve si dhe ato që vuajnë nga azma nuk duhet ta konsumojnë qumështin e bletës.

Njerëzit që kanë probleme me inflamacionin e lëkurës duhet të shmangin qumështin e bletës.

Ky i fundit mund të përkeqësojë inflamacionin.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut nuk duhet të konsumojnë qumështin e bletës.

Ai mund ta ulë tensionin në nivele të rrezikshme.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Doza e Duhur e Qumështit të Bletës – Përdorimi dhe Kohëzgjatja Read More »

Fiku, fruti i ëmbël i verës, plot vitamina e minerale

Fiku është një frut të cilin e gjejmë lehtësisht gjatë periudhës së verës. Përdoret i freskët, i thatë, si dhe i përpunuar në produkte të ndryshme si marmelatë apo reçel.

Në treg gjejmë disa varietete fiqsh që ndryshojnë jo vetëm në ngjyrë por edhe në shije. Megjithatë, të gjitha llojet e fiqve janë të pasur me fibër dietike, minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, bakri dhe vitaminat A, B, C dhe  E.
Fiqtë, veçanërisht ato të thatët janë të pasur me kalcium, që është një nga përbërësit më të rëndësishëm që ndihmojnë kockat dhe mbajnë larg sëmundjen e osteoporozës.

Studimet kanë treguar se një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presionit të gjakut, mbipeshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, antidiabetike, parandalon kancerin tek gratë, etj. /atsh

Fiku, fruti i ëmbël i verës, plot vitamina e minerale Read More »

Mungesa e vitaminave shkakton probleme të ndryshme shëndetësore

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve, të cilat janë esenciale për një organizëm të shëndetshëm, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore që madje çojnë edhe në komplikime serioze.

Këto janë disa nga simptomat se organizmit tuaj i mungojnë mineralet dhe vitaminat.

Mungesa e vitaminave A, C, D i K, si dhe kromit, zinkut, magnezit shkakton dobësimin e eshtrave, të cilët në moshë të shtyrë janë të lehtë për t’u thyer.

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në këmbë dhe nga shtrëngimi i muskujve. Në këto raste, shpesh ekziston mungesa e magnezit, kalciumit dhe kaliumit, të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e muskujve. Problemet me flokët mund të jenë si shkak i mungesës së vitaminave B5, B6, B12 dhe klorit.

Imuniteti i fortë është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, pasi ndihmon organizmin që të luftojë kundër inflamacioneve dhe infeksioneve, për ta bërë më të lehtë për t’u rimëkëmbur etj.

Kur forcat mbrojtëse të një organizmi dobësohen, sëmundja ndodh më shpesh. Imuniteti i dobët gjithashtu mund të ndodhë për shkak të mungesës së vitaminave A, C, D, E, si dhe krom, selen, magnez dhe zink.

Aknet, ekzema, si dhe probleme të tjera të lëkurës që mund të shkaktojnë shumë shqetësim, krijohen si pasojë e mungesës së vitaminës A, B3, B8, C, E, omega 3, bakrit, selenit dhe zinkut, transmeton ksp.

Tretja e dobët mund të shkaktojë probleme të ndryshme .Shpesh shkak i këtyre problemeve është mungesa e vitaminës B12, C, D, E, K, B11, dhe hekurit, selenit, magnezit ose zinkut./atsh

Mungesa e vitaminave shkakton probleme të ndryshme shëndetësore Read More »

Mjekja shqiptare tregon për sëmundjen e kondicionerit, ja si po na ‘trullos’

Stina e verës shoqërohet me viroza, por gjendja ndërlikohet pasi njerëzit për shkak të pushimeve verore. Ne spitale eshte shtuar fluksi i te prekurve nga virozat.

Mjekja infeksioniste Kozeta Hoxha tregon për fluksin e madh që po përballojnë këto ditë të nxehta.

“Mund të themi se tani është periudhë virozash, të cilat shprehen me të vjella, diarre, e ndonjëherë me temperaturë. Kjo virozë kap më shumë fëmijët e vegjël nën 5 vjeç dhe moshat e rritura, tek të cilët futen të sëmurët me sëmundje kronike dhe moshat e treta”, tha Kozeta Hoxha, mjeke infeksioniste.

Doktoresha me përvojë 20-vjeçare jep këshilla sidomos për prinderit me fëmijë të vegjël.

“Nuk duhet të mungojë asnjëherë në çantën e tyre trisoli, paracetamoli dhe disa gjëra që e ndihmojnë atë në pushime”, thotë ajo.

Mjekja Hoxha tregon dhe për një virus ndaj të cilit jemi pak a shumë të ekspozuar të gjithë.

“Legjonela që njihet ndryshe si sëmundja e kondicionerit… u shfaq në vitin 1957. Disa veteran të luftes së Vietnamit u takuan në një hotel ku kishte shumë kondicionerë. Edhe sot është kjo sëmundje, por mjekohet pasi edhe njerëzit janë të vetëdijshëm kur ftohen nga kondicionerët”, thotë dooktoresha./TCH

Mjekja shqiptare tregon për sëmundjen e kondicionerit, ja si po na ‘trullos’ Read More »

Problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar

Ajri i kondicionuar është një lehtësim që na mirëpret kudo në verë: në zyrë, në supermarket, në autobus, në makinë dhe në shtëpi. Megjithatë, duhet pasur kujdes dhe gjithashtu duhen marrë parasysh pasojat negative.

Përveç dhimbjes klasike të fytit dhe qafës së ngurtë, përdorimi i tepërt i ajrit të kondicionuar është një kërcënim për mirëqenien tonë. Para së gjithash, duhet patur parasysh se është e dëmshme kur prodhon thatësi të tepruar në mjedis. Përdorimi i saj me kujdes është mënyra më e mirë për të përfituar nga një prej aleatëve tanë më të mirë kundër të nxehtit.

Le të shohim se cilat janë efektet në shëndetin tonë:

Çrregullime të frymëmarrjes

Ndikimi i parë i ajrit të kondicionuar ndodh në sistemin e frymëmarrjes, shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimit të papritur të temperaturave. Stresi që prodhon kalimi nga nxehtësia shtypëse në të ftohtët e një supermarketi ose një zyre mund të shkaktojë më shumë se një shqetësim. Për më tepër, qarkullimi i kufizuar i ajrit e ekspozon trupin tonë ndaj infeksioneve respiratore dhe mund të shkaktojë probleme të fytit.

Ata që shpenzojnë shumë orë në një mjedis me ajër të kondicionuar kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje që prekin hundën dhe problemet më serioze të saj, siç është rhinitis.

Infeksionet virale

Një tjetër pasojë e zakonshme e ajrit të kondicionuar është rritja e infeksioneve virale, shpesh të favorizuara nga një sistem imunitar disi i dobësuar. Në një dhomë me ajër të kondicionuar dritaret duhen mbajtur të mbyllura; ajri qarkullon, por nuk ka ajër të pastër.

Ajri i ftohtë mund të transmetojë virusin e ftohjes, gripit dhe baktereve të tjera. Shkurtimisht, nga kjo pikëpamje, një shtëpi pa ajër të kondicionuar është shumë më e shëndetshme.

Dehidratim

Dehidrimi është një tjetër pengesë për ata që kalojnë shumë orë në një dhomë me ajër të kondicionuar. Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë është përcaktuar kryesisht nga fakti që kondicioneri filtron dhe heq lagështinë. Për më tepër, temperatura e ulët redukton nevojën për të pirë; rreziku, pra, është që në fund të ditës të jeni të dehidratuar.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës janë një nga efektet anësore më të zakonshme që sjell përdorimi i ajrit të kondicionuar për orë të tëra, veçanërisht kur dallimi mes temperaturave jashtë dhe brenda është i dukshëm.

Thatësi syri

Thatësia e syrit, shpesh e shoqëruar me kruajtje, skuqje dhe acarim syri është një tjetër efekt negativ, sidomos tek njerëzit të cilët tashmë kanë tendencë të vuajnë nga ky problem.

Në fakt, thatësia e syrit bëhet më e keqe kur kaloni shumë orë në një ambient me ajër të kondicionuar. Nëse ky është problemi juaj, atëherë ne ju rekomandojmë që ta përdorni ajrin e kondicionuar me moderim.

Redukton aftësinë për të përballuar të nxehtin

Nëse kaloni një kohë të gjatë të ekspozuar ndaj ajrit të kondicionuar, ju mund të bëheni më intolerantë ndaj temperaturave të nxehta.

Mbani mend se trupi stresohet kur kalon nga një mjedis i freskët artificial në nxehtësinë e zjarrtë. Ndryshimet e papritura të temperaturës shpesh kanë një ndikim negativ në shëndet.

Ajri i kondicionuar, në momentet më kritike të verës, është një lehtësim, veçanërisht për të moshuarit dhe më të dobëtit. Megjithatë, ana tjetër e monedhës janë efektet negative. Prandaj, zgjidhja është një përdorim i përgjegjshëm dhe i moderuar i sistemeve të kondicionimit të ajrit. /atsh

Problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar Read More »