Shendetesi

Ky djalë nga Kuci i Vlorës kërkon shpresë për jetën, prindërit apel rrëqethës: Po na shuhet para syve…

Ky djale qe shihni ne foto eshte 19 vjec dhe esthe prekur nga semundja e shekullit. Tumori atij po i merr jeten dhe familja ka bere apel per ndihme qe te vetmen shprese qe kane per ta cuar jashte shtetit ta kurojne, te munden ta realizojne, pasi vetem nuk kane mundesi.

JA KERKESA

Pershendetje Nisma. Ju lutem kerkojme te na ndihmoni duke bere publik rastin e djalit tone, sepse jemi vertet ne pike te hallit.

Ne jemi Shemedin Kasaj dhe Etleva Spahaj Kasaj nga fshati Kuc i Vlores, prinderit e Ronaldo Kasaj. Po iu parashtroj me pak fjale dhimbjen e madhe qe kemi te djalit tone 19 vjecar i cili eshte diagnostikuar me tumor malinj nga nje gjender qe i ka dale para 8 muajsh ne pjesen e poshteme te veshit sic e shikoni dhe ne foto.

Kemi 8 muaj qe po luftojme me semundjen ne spitalin universitar Nene Tereza ne Tirane dhe prisnim permiresim te gjendjes, por fatkeqsisht nuk ndodhi.

Gjendja sa vjen e perkeqesohet me shume..me e keqja eshte qe doktori qe e mori persiper rastin ngriti duart lart dhe u dorezua per faktin se ne spital ka mungese ilacesh per kete rast.

Ndaj duhet ta cojme jashte vendit per kurim sa me te shpejt..Detyrimisht na duhet ta cojme ne Itali djalin urgjentisht. Per kte arsye po ju kerkoj ndihme dhe perkrahje nga kushdo qe mundesine dhe miresine te na ndihmoje. Na kuptoni gjendjen tone…dy prinder qe shohin femijen t’u shuhet pa pasur fuqine per te bere asgje.

Nuk ka fjale qe e pershkruan gjendjen tone.
Kerkojme ndihme nga kush mundet per arsye se kushton shume mjekimi ne Itali dhe ne nuk e perballojme dot me te ardhurat qe kemi ne fshat.

Kush e ndjen te nevojshme te na ndihmoje sadopak me kontributin tuaj ne llogarine tonë prane BKT NR.LLOGARI 408011244 Shemedin Selman Kasaj. Ju lutem te kontaktoni z.Shemedin Kasaj +355684638855.

Ky djalë nga Kuci i Vlorës kërkon shpresë për jetën, prindërit apel rrëqethës: Po na shuhet para syve… Read More »

E dini se si flini gjatë natës, duhet të mësoni se po gaboni nëse bëni këtë lëvizje

Sipas ekspertëve, të flesh në një anë gjatë natës, jo me shpinë apo barkas, është pozicioni më i zakonshëm i gjumit per 74% të njerëzve.

Por secila prej ketyre pozicioneve ka efektet e mira dhe të këqija në shëndet.

Përfitimet e të fjeturit në krahë

Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës dhe e mban trupin në pozitën më natyrale të mundshme.

Redukton gërhitjen. Duke fjetur në shpinë, ju bëni që gjuha juaj të shkojë në fund të fytit, duke shkaktuar gërhitje. Të flini në krahë mund ta parandaloni këtë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut, pasi trupi juaj është në pozicion perfekt.

Çfarë të bëni që ta përmirësoni kualitetin e gjumit

Jastëku duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për ta mbajtur shpinën drejtë.

Duhet ta mbushni hapësirën mes qafës dhe dyshekut për ta mbajtur kokën dhe qafën në pozitë neutrale, transmeton Gazeta Express.

Nëse keni dhimbje në supe, vendoseni në jastëk përballë trupit dhe vendoseni krahun mbi të. Kjo do t’ju ndihmojë ta lehtësoni dhimbjen.

Për ta parandaluar dhimbjen e ijëve, vendoseni një jastëk mes gjunjëve.

Për të parandaluar varjen e gjinjve tuaj, vendoseni një jastëk të vogël nën ta, kështu që të mos zgjaten. Ose thjeshtë kthehuni në shpinë

E dini se si flini gjatë natës, duhet të mësoni se po gaboni nëse bëni këtë lëvizje Read More »

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

Njihuni me ndikimin e qumështit në organizëm, jane detaje qe duhet ti dini.

Qumështi Ndihmon Për Rënien Në Peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat.

Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes.

Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi Është Burim I Mirë Proteinash
Sipas të dhënave të AgroWeb.org në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide.

Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë.

Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa Muskulare
Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban.

Për më tepërr, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim Kalçiumi

Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium dhe vitaminë D.

Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi Kundër Plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë.

Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës.

Humbja e masës muskulare si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi Ju Mbron Nga Sëmundjet

Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi Shkakton Akne

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumështi shkakton inflamacion dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi.

Qumështi Shkakton Fryrje Dhe Probleme Me Tretjen

Stomaku e ka të vështirë të përpunojë këtë produkt bulmeti.

Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru. Prandaj ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumoni produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi apo kefiri./korrieri

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë Read More »

Ky djalë kërkon shpresë për jetën, prindërit apel rrëqethës: Po na shuhet para syve…

Ky djale qe shihni ne foto eshte 19 vjec dhe esthe prekur nga semundja e shekullit. Tumori atij po i merr jeten dhe familja ka bere apel per ndihme qe te vetmen shprese qe kane per ta cuar jashte shtetit ta kurojne, te munden ta realizojne, pasi vetem nuk kane mundesi.

JA KERKESA

Pershendetje Nisma. Ju lutem kerkojme te na ndihmoni duke bere publik rastin e djalit tone, sepse jemi vertet ne pike te hallit.

Ne jemi Shemedin Kasaj dhe Etleva Spahaj Kasaj nga fshati Kuc i Vlores, prinderit e Ronaldo Kasaj. Po iu parashtroj me pak fjale dhimbjen e madhe qe kemi te djalit tone 19 vjecar i cili eshte diagnostikuar me tumor malinj nga nje gjender qe i ka dale para 8 muajsh ne pjesen e poshteme te veshit sic e shikoni dhe ne foto.

Kemi 8 muaj qe po luftojme me semundjen ne spitalin universitar Nene Tereza ne Tirane dhe prisnim permiresim te gjendjes, por fatkeqsisht nuk ndodhi.

Gjendja sa vjen e perkeqesohet me shume..me e keqja eshte qe doktori qe e mori persiper rastin ngriti duart lart dhe u dorezua per faktin se ne spital ka mungese ilacesh per kete rast.

Ndaj duhet ta cojme jashte vendit per kurim sa me te shpejt..Detyrimisht na duhet ta cojme ne Itali djalin urgjentisht. Per kte arsye po ju kerkoj ndihme dhe perkrahje nga kushdo qe mundesine dhe miresine te na ndihmoje. Na kuptoni gjendjen tone…dy prinder qe shohin femijen t’u shuhet pa pasur fuqine per te bere asgje.

Nuk ka fjale qe e pershkruan gjendjen tone.
Kerkojme ndihme nga kush mundet per arsye se kushton shume mjekimi ne Itali dhe ne nuk e perballojme dot me te ardhurat qe kemi ne fshat.

Kush e ndjen te nevojshme te na ndihmoje sadopak me kontributin tuaj ne llogarine tonë prane BKT NR.LLOGARI 408011244 Shemedin Selman Kasaj. Ju lutem te kontaktoni z.Shemedin Kasaj +355684638855./korrieri

Ky djalë kërkon shpresë për jetën, prindërit apel rrëqethës: Po na shuhet para syve… Read More »

Ministria ka apelin e fortë: Prindër, mbroni fëmijët. Kjo sëmundje bëhet serioze

Instituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Shendetesise ben thirrje per prinderit qe te jene te kujdesshem dhe te bejne vaksinat tek femijet per ti mbrojtur nga fruthi.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, ISHP dhe ministria ben thirrje: “Fruthi mund të bëhet sëmundje serioze! Mbroni fëmijët nga fruthi nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.

FRuthi femijet ishp

Ministria ka apelin e fortë: Prindër, mbroni fëmijët. Kjo sëmundje bëhet serioze Read More »

Ushqimet që nuk duhet t’i ringrohësh

Mund t’ju ketë ndodhur shpesh të keni gatuar një ushqim të caktuar dhe e keni ruajtur në frigorifer  për ta konsumuar në një moment të dytë.

Por ka disa ushqime që nuk duhen ngrohur për të dytën herë. Kjo pasi nga ky proces vijnë shumë efekte negative për shëndetin që mund t’ju shkaktojnë shumë shqetësime në organizëm.

Disa nga ushqimet që nuk duhet ti ngrohni sërish:

Vezët

Nëse e ngrohni një vezë për herë të dytë vlerat ushqyese zhduken menjëherë.

Vaji i ullirit

Për këtë produkt besojmë se nuk ka shumë për të thënë. Nëse vaji nxehet më shumë se një herë ndryshon strukturën duke u kthyer në një substancë toksike që i bën keq zemrës.

Patatet

Nëse ngrohen sërish kthehen në burim bakteresh.

Orizi

E vetmja mënyrë për ta ruajtur është frigoriferi. Nëse e lini jashtë tij bëhet burim bakteresh.

Pula

Mund ta ngrohni pulën vetëm një herë dhe ta konsumoni gjatë atij vakti përndryshe dëmtoni rëndë shëndetin./atsh

Ushqimet që nuk duhet t’i ringrohësh Read More »

Alarmi nga OBSH, ministria shqiptare thirrje qytetarëve: Kujdesuni nga mushkonjat, mos t’u pickojnë se…

Alarmi për virusin e Nilit Perëndimor që shpërndan ethet vdekjeprurëse eshte dhene pak dite me pare, kur mediat maqedonase raportuan se ai ishte perhapur ne rajon dhe madje kishte shenuar viktimat e para.

Alarmi ka mbërritur edhe tek Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, e cila i është përgjigjur thirrjes së OBSH-së që qeveritë të marrin masa.

Ministria e Shëndetësisë ka pulikuar masat e mëposhtme në rrjetet sociale, për popullatën, me shënimin në fjalë:

“Transmetimi i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara.

Disa nga masat që duhen marrë për t’u mbrojtur nga mushkonjat:

Alarmi nga OBSH, ministria shqiptare thirrje qytetarëve: Kujdesuni nga mushkonjat, mos t’u pickojnë se… Read More »

Konsumi i alkoolit, çfarë mund t’i bëjë shëndetit tuaj

Shumë prej nesh pëlqejnë të konsumojnë ndonjë gotë alkool, por janë të shumtë edhe ata që pinë shumë.

Në të gjithë botën, çdo person mbi 15 vjeç, konsumon 13.5 gramë alkool të pastër çdo ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Duke marrë në konsideratë se afro gjysma e botës nuk pi fare, kjo bën që gjysma tjetër ta teprojë pak. Ndërsa shumica preferojnë likeret, amerikanët preferojnë birrën.

Por, këta të fundit janë pesha të lehta për sa i takon konsumit të alkoolit bazuar në të dhënat e OBSH. Vendet e evropës lindore si Lituania, Bjellorusia, Çekia, Kroacia dhe Bullgaria, kryesojnë renditjet.

Në fakt, për sa i takon sasisë së alkoolit që konsumohet nga mbi 15 vjeçarët, SHBA renditet e 36, Austria e gjashta, Franca e nënta dhe Irlanda e 15 ndërsa Britania e Madhe e 18.

Vendet Arabe të Lindjes së Mesme, janë ato që konsumojnë më pak alkool, kjo edhe për shkak të besimit të tyre fetar. Ndërkohë, konsumi i alkoolit sipas ekspertëve, shkakton një sërë problemesh.

Edhe nëse nuk je i shqetësuar nga kilogramët e tepërt, mund të shokohesh nga numri i kalorive boshe që merr nga konsumi i alkoolit.

Vetëm një birrë e lehtë, sjell rreth 100 kalori, shoqëruar kjo në një plan afatgjatë me kilogramë tepër. Konsumi i alkoolit sipas ekspertëve është i lidhur edhe me një rrezik të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, rritje të presionit të gjakut, dëmtim të veshkave etj dhe sipas disa studimeve, edhe një gotë alkool në ditë mund të shkurtojë jetën.

Ndërkohë që alkooli ka lidhje edhe me diabetin e mund të ndikojë tek humori dhe memoria./njekomb

Konsumi i alkoolit, çfarë mund t’i bëjë shëndetit tuaj Read More »