Shendetesi

Për kurimin e astmës i dobishëm edhe sporti

Për mjekët pediatër, marrja me sport është zgjidhja më e dobishme për kurimin e astmës.

Studime të shumta kanë treguar se kapaciteti kardio-frymëmarrës i fëmijës me astmë që praktikon sport, është krejtësisht i krahasueshëm me atë të fëmijës së shëndetshëm dhe se sporti, nëse praktikohet siç duhet, mund të bëhet një mjet efektiv për rehabilitimin e frymëmarrjes.

“Është thelbësore për të edukuar fëmijët dhe prindërit me disa sugjerime, të tilla si kryerja e aktivitetit fizik jashtë zonave urbane me trafik intensiv duke shmangur kohën në të cilën ndotësit arrijnë pikun e përqendrimit në ajër, duke favorizuar sportin herët në mëngjes ose natën vonë, por mbi të gjitha duke arritur kontroll të mirë të sëmundjes, duke kombinuar trajnimin, kur është e nevojshme, me barnat”, shpjegon Diego Peroni, këshilltar i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP).

”Cilin sport duhet të zgjedhësh? Noti është sigurisht më i mirë që tolerohet nga fëmijët astmatikë, sepse zhytja në ujë promovon daljen dhe rritja e ventilimit pulmonar”, shton ai.atsh

Për kurimin e astmës i dobishëm edhe sporti Read More »

Edhe humori i paska rrënjët në stomak?

Jo vetëm mirëqenia e trupit, por edhe ajo e mendjes vjen nga ajo që hamë, thotë Pier Luigi Rossi, specialist i shkencës ushqimore.

“Lumturia, gëzimi, por edhe trishtimi lindin nga ajo që hamë dhe jo vetëm nga kushtëzimi psikologjik ose emocional”, shpjegoi ky mjek.

Protagonisti i këtyre kushteve është një “organ” i panjohur për shumicën, më pak të njohur se të tjerët, por jo më pak i rëndësishëm që gjendet në zorrë: mikrobiota, një ekosistem bakterial i përbërë nga mbi 1 000 lloje të ndryshme bakteriale dhe mbi 100 miliardë baktere dhe mikroorganizma.

“Çdo herë që hamë, ne ndryshojmë mikrobiotën e zorrëve tona. Miliarda mikrobiota ushqehen me ushqimin tonë dhe nëse kemi një dietë të pasaktë ne do të kemi një microbiota agresive, përgjegjëse për prodhimin e liposakarideve që mund të çojë në çrregullime, patologji funksionale, por edhe depresion, trishtim dhe humor negativ”, vuri në dukje Rossi.

“Janë skenarë të rinj shkencorë që duhet të shpërndahen në mënyrë që njerëzit të kenë njohurinë e duhur për të siguruar shëndetin fizik dhe mendor”, thotë ai.

Sidoqoftë, nuk ka ushqime “të mira” apo ”të këqija”, pasi të gjitha varen nga mënyra se si janë vendosur së bashku dhe si janë absorbuar nga trupi ynë.

”Prandaj, parandalimi i parë duhet të bëhet në tavolinë çdo ditë: akti ushqimor është shprehje e diçkaje që shkon përtej llogaritjes së thjeshtë të kalorive të përditshme”, shtoi Rossi./ atsh

Edhe humori i paska rrënjët në stomak? Read More »

Mbi 2 mijë qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në 4 muaj

Në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, 2250 qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në spitalet publike dhe private.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të ditur se “zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore drejt mbulimit shëndetësor universal”.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e e përfitojnë falas afër vendbanimit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga FSDKSH, 286 ndërhyrje kardiokirurgjikale janë kryer falas gjatë periudhës Janar-Prill 2019 në spitalet publike dhe private.

Po kështu, më shumë se 8 mijë qytetarë kanë përfituar procedurat dhe ndërhyrjet falas për shërbime të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, transplantit të veshkave, dializës. z.tosku/atsh

Mbi 2 mijë qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në 4 muaj Read More »

Ushqimet më të mira që ju bëjnë të dukeni më të rinj

Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget.

Gjithsesi, ushqimet qe ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm.

Por, cilat janë disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të dukeni më të rinj?
Vaj ulliri ekstra i virgjër: Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave tumoriale.

Çaji jeshil: Çaji jeshil është si një paketë e mbushur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj radikalët e lirë.

Çokollata e zezë: Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve.

Perimet: Perimet janë të mbushura me substanca të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze.

Disa perime përmbajnë karoteniode si betakaroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga rrezatimi i diellit dhe radikalet e lirë të cilat ndikojnë tek plakja e lëkurës.
Perimet gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

Shega: Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil.
Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut

Avokadot: Avokadot janë të pasura me fibër të shëndetshme dhe shumë vitamina dhe minerale që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. /atsh

Ushqimet më të mira që ju bëjnë të dukeni më të rinj Read More »

Një kurë e re e trajtimit të kancerit të gjirit rrit shanset për jetën

Një kurë e re mund të përmirësojë ndjeshëm probabilitetin e shpresës për mbijetesë të grave nën moshën 60 vjeç të prekura nga kanceri i gjirit, njoftuan të shtunën një grup hulumtuesish në Çikago, gjatë prezantimit të rezultateve të një testi klinik ndërkombëtar.

Ky hulumtim tregon se shpresa është një molekulë (ribociclib) që, po t’i shtohet terapisë standarte të endokrinës, shton në mënyrë domethënëse mundësinë e shërimit përfundimtar.

Shkalla e vdekshmërisë tek pacientet të cilat u kuruan me këtë trajtim ishte 29% më e ulët se ato që morën vetëm trajtimin me placebo, sipas rezultateve të paraqitura në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) e cila bëri bashkë këtë fundjavë specialistë ndërkombëtarë të sëmundjes së kancerit.

Studimi kishte në fokus paciente që vuajnë nga kanceri i gjirit që kanë ndikim të drejtpërdrejtë nga hormonet, që përbëjnë dy të tretat e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit tek gratë para menopauzës, sqaron për median autorja kryesore e hulumtimeve, Sara Hurvitz.

Këta pacientë marrin zakonisht trajtime që kanë si qëllim për të penguar prodhimin e estrogjenit.

Një gjë e tillë u evidentua nga studimi i fazës së tretë “MONALEESA-7, testuar në 672 paciente të cilët po kuroheshin prej tre vitesh.

Pas 42 muajsh trajtime, mundësia për mbijetesë ishte 70% për gratë e trajtuara me ilaçin dhe terapia standarte 46%, për ato që merrnin vetëm kurën standarde.

“Kanceri i avancuar i gjirit shpjegoi eksperti i Asco, Harold Burstein mund të jetë shumë agresiv dhe është arsyeja kryesore e vdekshmërisë nga kanceri tek gratë nga mosha 20 në 59 vjeç./atsh

Një kurë e re e trajtimit të kancerit të gjirit rrit shanset për jetën Read More »

Migrena prek 136 milionë europianë

Migrena, lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës, prek 136 milionë europianë, prej të cilëve rreth 2% janë kronikë dhe peshojnë për buxhetet e këtyre vendeve rreth 27 miliardë euro në vit, ku përfshihen vizitat, ilaçet dhe ditët e humbura të punës.

Por, për këtë problem është duke u zhvilluar një revolucion terapeutik për parandalimin e dhimbjeve, falë antitrupave monoklonalë të studiuar ”ad hoc”.

Ky problem është paraqitur në kongresin e 13-të i Federatës Europiane të Dhimbjes së Kokës, që po zhvillohet në Athinë.

Jo një dhimbje e thjeshtë koke, migrena ndikon në 15% të europianëve dhe është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje të forta, shpesh e shoqëruar me të vjella dhe shqetësime ndaj dritës.

E paparashikueshme në manifestimin e saj, na detyron të modifikojmë planet e ditës, të ulim performancën dhe aftësinë për të kryer jetën sociale./atsh

Migrena prek 136 milionë europianë Read More »

OBSH: Mbi 8 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit nga përdorimi i duhanit

Më shumë se tetë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Ndërkohë shtatë milionë prej këtyre vdekjeve shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit, ndërsa 1,2 milionë janë persona që nuk e përdorin duhanin, por vdesin për shkak se janë përdorues pasiv të tij.

Pirja e duhanit, e cila ndikon negativisht në jetën njerëzore në shumë mënyra, qëndron e vetme si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pothuajse gjysma e duhanpirësve vdesin nga arsye që kanë burim këtë ves.

OBSH tërheq vëmendjen se çdo vit rreth 65 000 fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive. //atsh

OBSH: Mbi 8 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit nga përdorimi i duhanit Read More »

Prezantohet portali “Mjekë për Shqipërinë”

“Sot ka 112 vende vakante për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë dhe 79 vende vakante për mjekë në spitale, dhe mbi bazën e rankimit do të fillojë punësimi”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në lançimin e portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Kryeministri e konsideroi këtë portal një dritare të re për ata që përfundojnë studimet rishtaz, për mjekët specializantë, për ata që janë endur prej vitesh në kërkim të një vendi pune dhe për ata që duan të rikthehen e të shërbejnë në Shqipëri.

Rama tha se portali “Mjekë për Shqipërinë” vjen në vijim të traditës së krijuar tashmë me portalet për punësimin e mësuesve dhe të infermierëve.

“Informimi në këtë portal është në kohë reale, procedurat për aplikim janë të shkurtuara dhe të shpejta dhe nuk ka më shanse që dikush të të parakalojë nëse ti e meriton”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, “hap rrugën edhe për ata mjekë nga diaspora që duan të punojnë në Shqipëri.

“Kemi disa raste dhe ka interesim në këtë drejtim. Përmes këtij portali të interesuarit do të komunikojnë drejtpërdrejtë dhe pa filtra e pa pengesa”, tha Rama. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/342232119809405/?t=0

Prezantohet portali “Mjekë për Shqipërinë” Read More »