Shendetesi

Takimi romantik mes Meteos dhe Kamilës, konkurrentja e nis menjëherë me ‘dorë të hekurt’

Mateo zgjodhi Kamilën për një takim romantik pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Konkurrenti e zgjodhi Kamilën me qëllimin për ta njohur më shumë.

Gjatë diskutimeve me njëri-tjetrin, Kamila i tregoi se është xheloze dhe tashmë është e fokusuar tek ai.

Kamila: Kur jam e dhënë pas një personi, fokusohem vetëm tek ai

Mateo: Ne jemi akoma duke u njohur

Kamila: Jam xheloze, nuk do jem e urtë nëse je i ngrohtë me ndonjë vajzë tjetër në një takim tjetër

Mateo: Ky është formati, varet sa mund të më bësh për vete.

Takimi romantik mes Meteos dhe Kamilës, konkurrentja e nis menjëherë me ‘dorë të hekurt’ Read More »

Kjo sëmundje shkakton vde kje, nuk kursen as të rinjtë, simptomat nuk dallohen…

Kardiomiopatia hipertrofike është një çrregullim i muskujve të zemrës, i karakterizuar nga hipertrofia asimetrike ose simetrike, trashje e barkushes së majtë ose të djathtë të zemrës. Sëmundja është shpesh e trashëgueshme.

Për shkak të trashjes së muskulit të zemrës, mund të shfaqen simptoma të ndryshme dhe shqetësime hemodinamike në zemër, si dhe mund të shfaqet ishemi dhe aritmia, të cilat mund të çojnë në të ashtuquajturën vdekje të papritur kardiake.

Simptomat kryesore të sëmundjes janë:

– Një ndjenjë dhi mbjeje në gjoks

– Ndjenja e rrahjeve të zemrës (palpitacione)

– Të fikët

– Vështirësi në frymëmarrje (dispne)

– Frymëmarrje e shpejtë (ortopnea)

– Vertigo
– Simptomat dhe shenjat e dështimit të zemrës (ënjtje të duarve, këmbëve dhe akumulim i lëngjeve të barkut)
Megjithatë, shumica e pacientëve janë pa simptoma dhe sëmundja zbulohet tek ata gjatë një prej ekzaminimeve sistematike. Ecuria natyrale e sëmundjes është relativisht e qëndrueshme për 5-10 vjet dhe më pas vërehet një përkeqësim i lehtë i funksionit të barkushes së majtë dhe shfaqja e simptomave të përmendura.

Mjekimi

Trajtimi varet nga simptomat dhe prania e furnizimit të dobët të gjakut në zemër. Një pacient pa simptoma nuk ka nevojë të trajtohet, por vetëm të monitorohet rregullisht.

Në rastin e simptomave më të lehta ndihmojnë beta-bllokuesit, të cilët ulin presionin e gjakut dhe në këtë mënyrë ngarkesën në muskulin e zemrës. Në format më të rënda rekomandohet dhënia e dizopiramidit, i cili largon pothuajse të gjitha simptomat e sëmundjes.

Nëse nuk arrihet sukses me terapinë medikamentoze, përdoret trajtimi kirurgjik.

Vdekshmëria totale vjetore e pacientëve të rritur është midis 2-4%. Në rreth 50% të pacientëve, vdekja është e papritur dhe e papritur shpesh te atletët. Vdekja e papritur ndodh më shpesh gjatë sforcimit dhe shkaktohet nga çrregullime hemodinamike dhe aritmi.

Kjo sëmundje shkakton vde kje, nuk kursen as të rinjtë, simptomat nuk dallohen… Read More »

Përzieni vetëm këto produkte dhe do të keni në dorë ‘ilaçin’ e fuqishëm kundër kollës

Nëse nuk mund të shkoni në farmaci ose jeni thjesht një mbështetës i mjekësisë natyrale, mund të bëni një “ilaç” të fuqishëm kundër kollës në shtëpi.

Përbërësi kryesor është mjalti, një përbërës që është bërë i njohur për efektet e shumta të dobishme që nga kohërat e lashta.

Tekstura e tij qetëson fytin e irrituar dhe enzimat antibakteriale e bëjnë atë një ilaç natyral për kollën. Me disa përbërës më të fuqishëm të njohur për vetitë e tyre antibakteriale, mund të bëni një pije të fuqishme. Kujdes, nuk rekomandohet për fëmijët dhe të rriturit që kanë problem me disa nga përbërësit.

– mjaltë
– uthullë molle
– lëng limoni

– xhenxhefil
– erëza
– ujë

Ju mund të vendosni se sa nga çdo përbërës dëshironi të vendosni, gjysma e të gjithë masës duhet të jetë mjaltë. Përgatitja është e thjeshtë. Përziejini të gjithë përbërësit, përziejini mirë dhe shurupi është gati. Përdorni një lugë çaji çdo disa orë në rastin e një kolle më të fortë ose dy deri në tre në ditë në rastin e një kolle më të lehtë.

Përzieni vetëm këto produkte dhe do të keni në dorë ‘ilaçin’ e fuqishëm kundër kollës Read More »

Studimi, nëse flini vonë rre zikoheni nga këto dy sëmundje

Ata që flenë vonë natën mund të jenë në rr ezik më të madh për kushte të ndryshme, si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës sesa ata që flenë më herët sepse trupat e tyre përdorin në mënyrë efikase yndyrën e tyre si burim energjie dhe gjithashtu reagojnë më mirë në veprimin e insulinës.

Studiuesit në Universitetin Rutgers, studiuan 51 persona të moshës së mesme për një javë dhe zbuluan se ata që qëndrojnë zgjuar natën vonë, kanë një aftësi të reduktuar për të përdorur yndyrën e trupit të tyre si energji. Si rezultat, rriten lipidet dhe kështu dhe rreziku kardiovaskular dhe i diabetit.

Personat që zgjohen më herët mbështeten më shumë në yndyrën e trupit si burim energjie dhe janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj insulinës. Nga ana tjetër, personat e natës përdorin më pak yndyrë në përgjithësi si në pushim ashtu edhe gjatë stërvitjes, ndërsa shfaqin rezistencë më të madhe ndaj insulinës.

Prandaj trupi i tyre ka nevojë për më shumë nga ky hormon për të ulur nivelet e sheqerit (glukozës) në gjak, ndërsa trupi i tyre gjithashtu priret të përdorë më shumë karbohidrate sesa yndyrna si burim energjie.

Studimi, nëse flini vonë rre zikoheni nga këto dy sëmundje Read More »

Largon kolesterolin, 1 lugë nga ky përbërës do t’ju japë rezultate të mrekullueshme

Nëse fillojmë të konsumojmë ushqime të pasura në kolesterol atëherë do të mbushim trupin me yndyra që do mund të jenë fat. ale.

Një shembull i qartë i kësaj është presioni i lartë i gjakut. Prandaj ne sot ju propozojmë një recetë me përbërës tërësisht natyralë për të luftuar yndyrat dhe kolesterolin e lartë.

Përbërësit:

-4 limona
-pak xhenxhefil

-4 thelpi hurdhra

-2 litra ujë

Metoda e përgatitjes:
Lani mirë limonët dhe prijini ato në copa të vogla. Pastroni dhe thelpinjtë e hurdhrave. Në një blender shtoni ujin, xhenxhefilin, hurdhrat dhe lëngun e 4 limonave. Trazojini mirë.

Nëse e konsumoni këtë tre herë në javë, rezultatet do të jenë të dukshme brenda një kohe të shkurtër,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.

Largon kolesterolin, 1 lugë nga ky përbërës do t’ju japë rezultate të mrekullueshme Read More »

Mrekullitë ndodhin, 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë: ‘Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola’

Mrekullitë ndodhin dhe këtë na i ka treguar më së miri Alea e vogël e cila ka fituar betejën për jetën dhe ka lumturuar nënën e saj.
Infermierja nga Prishtina, 52 vjeç, ka sjellë në jetë vogëlushen e saj në Maternitetin “Koço Gliozheni”në Tiranë dhe është bërë nënë për herë të parë,

Ajo nuk ka ditur të shprehë me fjalë lumturinë e madhe që ndjen si dhe ka falenderuar stafin për shërbimin që i kanë ofruar në këtë sfidë shumë të madhe për të dhe për vogëlushen.

“Mama për herë të parë. Ndihem shumë e luntur. Rruga ishte e gjatë, eksperienca ishte shumë e mirë. Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola” thotë ajo.

Ky lajm i bukur është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Lajm i bukur🙌🏼

52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë🤗

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja krah videos ku shfaqet Alea e vogël bashkë me mamin e saj.

Mrekullitë ndodhin, 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë: ‘Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola’ Read More »

Ja 5 çajrat që forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga virozat!

Kur bëhet fjalë për çajrat, shumë njerëz i përdorin për përmirësimin e shëndetit. Eksperti i bio-mjekësisë, Zef Gjeta, i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, shpjegoi benefitet që merrni nëse konsumoni çaj çdo ditë për të forcuar imunitetin sidomos në këtë periudhë.
“Çaji i kamomilit ndihmon për qetësim dhe për të forcuar imunitetin. Çaji i malit, kemi atë të jugut, i verdhi që njeh populli dhe ai i i veriut apo rigonit. Ka efekte shumë të mira, të qetëson. Nga ana tjetër, çaji i malit largon toksinat dhe ndihmon me tretjen si dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Lulja e blinit është shumë e mirë, jo të gjithë e përdorin. Bashkë me këto vjen dhe menteja, me veti qetësuese për imunitetin. Dhe gjethet e ullirit, kanë veprim imunitar dhe lehtësues për ata që vuajnë nga diabeti dhe tensioni i lartë dhe është mund të pihet pa ëmbëlsues.”, tha ai.

Më tej, au theksoi se në këto çajra mund të shtoni xhinxher, i njohur gjithashtu për vetitë që ka. Sipas tij, duhet të përdoret një ëmbëlsues natyral siç është mjalti. “Mjalti ka aftësi të mira për trupin dhe nuk duhet ta hedhim menjëherë. Presim që të bëhet 40 gradë dhe ta tresim mjaltin përndryshe humbin vlerat.”

/abcnews.al

Ja 5 çajrat që forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga virozat! Read More »

‘E konsumojmë pa kriter, ja pse ky ushqim është shumë i rre zikshëm’, mjekja e njohur lëshon alarmin

Dr. Albana Daka theksoi se sëmundjet e zemrës përbëjnë shkaktarin kryesor të vd ekjeve. Mjekja nutricioniste shpjegoi se një stil jete i shëndetshëm, kombinuar me aktivitet fizik dhe me një regjim të mirë ushqimor mund të parandalojë këto sëmundje.

“Që të kemi një zemër të shëndetshme duhet të kemi një një stil jete të shëndetshme që në fëmijëri. Sipas OBSH, një stil jete i shëndetshëm tregon se parandalon 1/3 të sëmundjeve të zemrës, si hipertensioni, dislipidemitë, që janë shkaktarët kryesorë të aks identeve vaskulare.

Këto fat alitete përbëjnë 40-45 përqind të vdekjeve. Patologjitë e zemrës fillojnë pas dekadës së katërt dhe të pestë të jetës, kryesisht dislipidemitë, episodet me rritje të tensionit të gja kut. Sot po ulet mosha me nivele të larta të ten sionit. Në pjesën më të madhe të rasteve, vjen nga stili shumë i çrregullt.

Për të parandaluar nivelet e larta të tensionit dhe dislipidemitë, të cilat për vite veshin enët e gjakut me pllaka yndyrore dhe shkaktojnë raste fatale të zemrës dhe trurit, duhet të fokusohemi te stili i jetës. Sipas OBSH, regjimi mesdhetar është ideali për të parandaluar këto sëmundje.

Nëse më parë shikonim një 60 vjeçar me pr obleme të hipertensionit, sot i shikojmë në mosha më të reja. Studimet tregojnë se janë rritur për shkak të stilit të pashëndetshëm, pa aktivitet fizik, ngase kemi yndyrna të larta dhe rritje të tensionit të gja kut në moshë të re si dhe pro bleme me sheqerin në gj ak.”, tha ajo.

Dr. Albana theksoi se regjimi ushqimor ideal është ai mesdhetar.

“Duhen sa më shumë vakte me perime dhe fruta, në formën e perimeve krudo, të paktën një pjatë e parë si në drekë por dhe në darkë me perimet ku gatimi të jetë sa më i thjeshtë. Sa më pak kripë, me vaj ulliri por në sasi të moderuar. Sa më pak mish të kuq gjatë javës, të dominojë pula dhe peshku.

Kryesisht peshqit të jenë të vegjël sesa të mëdhenj për shkak të Omega-3 që përmbajnë. Sa më shumë bishtajore. Pra, një regjim mesdhetar është ideal për parandalimin e çdo sëmundjeje.”, tha Dr. Albana.

E pyetur nga moderatori Alban Musa për produktet që shqiptarët përdorin shumë por që janë të rrezikshme për shëndetin, mjekja përmendi mishin e kuq, bulmetrat dhe brumrat.

“Ne kemi një kuzhinë mikse mesdhetare dhe orientale. Kuzhina jonë dominohet nga mishi i kuq.

Duhet të jetë sa më pak në regjimin tonë por në fakt dominon. Sa më shumë miq të kuq, i gatuar pafund, aq më shumë i dëmshëm është ai. Dhe bulmetrat i kemi në të treja vaktet. Bulmetrat, mishi i kuq dhe brumërat dominojnë kuzhinën tonë.“, tha Dr. Albana.

‘E konsumojmë pa kriter, ja pse ky ushqim është shumë i rre zikshëm’, mjekja e njohur lëshon alarmin Read More »