Problematika

Trondit raporti/ Rritet ndotja dhe sasia e mbetjeve në Shqipëri në një vit

Kanë shënuar rritje sasia e mbetjeve, por aftësitë për menaxhimin dhe përpunimin e tyre kanë shënuar rënie në raport me vitin 2016. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017 rezulton të jenë menaxhuar 1,2 milionë ton mbetje nga 1,3 milionë ton në vitin 2016, duke shënuar një rënie me rreth 3,6 %. Sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2017 ishte 386 kg/banor, nga 373 kg/banor që ishte në vitin 2016.

Në vitin 2017 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane ishte 11,0 % ndaj totalit, nga 17,0 % që ka qenë në 2016, duke shënuar një rënie me 6,0 %. Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane ishte 68,9 % në vitin 2017, duke shënuar rritje prej 0,2 %, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2016. Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2017 mbetjet organike përbënin rreth 45,9 % të sasisë totale të mbetjeve, kundrejt 49,5 % që ishte ky tregues në vitin 2016.

Në vitin 2017 u depozituan 77,5 % e sasisë totale të mbetjeve në landfille, ndërsa në vitin 2016 u depozituan 77,7 %, duke shënuar një rënie rreth 0,2 % të sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara në shkallë vendi. Në vitin 2017 u ricikluan 17,4 % e sasisë totale të mbetjeve, në vitin 2016 u ricikluan 17,2 %. Në vitin 2017 janë trajtuar me djegie në incenerator për qëllime energjetike rreth 1,8 % e sasisë totale të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 1,1 %, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2016.

Në vitin 2017, janë gjeneruar afërsisht 1,8 milionë ton mbetje urbane, në vitin 2016 kjo shifër ishte 2,2 milionë ton. Struktura e subjekteve që menaxhojnë mbetje mbështetur në fonde publike në vitin 2017 ishte 47,0 % të nga 52,7 % që ishte në vitin 2016. Nga ana tjetër, vërehet rritje e menaxhimit të mbetjeve me 2,8 % të subjekteve persona juridikë privatë krahasuar me 2016. Gjithashtu, në menaxhimin e mbetjeve subjektet persona fizikë privatë kanë shënuar një rritje me 2,9 % kundrejt vitit 2016.

Trondit raporti/ Rritet ndotja dhe sasia e mbetjeve në Shqipëri në një vit Read More »

Tmerr, shikoni si prodhohen salsiçet që hani çdo ditë

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.
Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.

Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Në një emision televiziv të krijuar nga Gabriel Hoss dhe të shfaqur në kanalin e shkencës “Science Channel” në SHBA, Discovery Channel Canada në Kanada dhe Discovery Channel në Mbretëri të Bashkuar, tregohet i gjithë procesi i krijimit të salsiçeve, transmeton Gazeta Express.

Videoja e publikuar në YouTube ka më shumë se 80 milionë shikime, me komente të ndryshme të njerëzve të habitur. Një përdorues madje komentoi “Ky është filmi horror më i frikshëm që kam parë ndonjëherë”.

Tmerr, shikoni si prodhohen salsiçet që hani çdo ditë Read More »

Jalë/ Deputetët e PD nisen në mbështetje të banorëve

Deputetet e Partitë Demokratike të Vlorës nisen drejt Jalit në mbështetje të banorëve të cilët janë përplasur me policinë dhe forcat e IKMT për të mbrojtur pronat e tyre.

Deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj do të jenë në Jalë kundër prishjes së banesave të banorëve për interesa të klienteve të Ramës.Në një njfotim të publikuar nga opozitë, thuhet se PD dënon qëndrimin e Edi Rames kundër interesit të banorëve të Jalit në favor të interesave të tij private.

Jalë/ Deputetët e PD nisen në mbështetje të banorëve Read More »

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë

Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkollën disa fshatra larg familjes së saj, te gjyshërit. Elvana 6-vjeçare, nga fshati Pjollë i Malësisë së Madhe, është e detyruar ta ndjekë shkollën te daja, pasi familja e saj prej 15 vitesh është në gjak. Edhe pse është femër, sërish prindërit janë të frikësuar. Gjakmarrja, sipas tyre nuk i kursen më as femrat.

Historia e ngujimi të familjes së Elvanës fillon 15 vite më parë, kur gjyshi dhe gjyshja e saj u vranë nga një bashkëfshatar. Më pas, halla e saj vrau vëllanë e gjakësit. Gjykata dënoi si bashkëfajtor në këtë krim edhe babanë e Elvanës, i cili është në kërkim edhe sot e kësaj dite. Frika e gjakësit e detyron familjen të dërgojë vajzën e tyre 6-vjeçare disa fshatra larg për t’u shkolluar. Sot, Elvana është ulur në bankën e shkollës për herë të parë. Në çantë kishte dy fletoret që ia ka blerë mamaja, mbante veshur një pale xhinse të reja dhe një palë atlete të grisura që ia kanë falur.

Mes lotësh, ajo tregon se ka shumë frikë të kthehet në fshatin e saj dhe se dëshiron të shkollohet. Qan me ngashërim dhe tregon se e ka marrë malli për prindërit dhe motrat, por në shtëpinë e saj nuk mund të kthehet. Gjyshja e Elvanës thotë se familja e saj ka probleme me gjakmarrjen, “ndaj jemi detyruar ta marrim këtu, edhe pse kemi frikë edhe ne”. Ajo shton se gjendja ekonomike e familjes së Elvanës është e rëndë. Gjyshja shton se e bija ka frikë për vajzat.

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë Read More »

100 tonë produkte të bllokuara, çfarë po konsumojmë?!

Tonelata të tëra me ushqime të skaduara, mish i shoqëruar me dokumente jo konform ligjit, thertore e magazina janë bërë së fundmi pjesë e kronikave ditore televizive, debateve të gjera në rrjetet sociale, duke ngritur, mes të tjerave, pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore në vend. Mes të tjera qëndrimeve të hasura më shpesh janë ato se çfarë po hamë sot?

Sa i sigurt duhet të ndihet konsumatori shqiptar? Deri ku duhet të shkojë transparenca në publik për kompanitë që nuk kanë respektuar rregullat? Por mbi të gjitha, a jemi sot përpara një lufte që synon të vendosë një standard të ri në treg apo përpara një beteje, efekti i së cilës mund të shuhet papritur, duke mbetur vetëm kujtesë e disa titujve bombastikë në lajme.

AKU: Po bëjmë punën e përditshme, nuk jemi përballë një aksioni

Të paktën 313 tonë produkte që u ka kaluar afati i skadencës janë asgjësuar gjatë periudhës 1 qershor 2018-15 gusht 2018. Nga këto, 1/3 janë produkt i kontrolleve që janë kryer nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ku është konstatuar shkelje ligjore. Ndërkohë 2/3 janë produkte që janë njoftuar nga vetë bizneset se u ka mbaruar afati i konsumit dhe se duhet të asgjësohen. Për çdo rast të tillë, AKU duhet të vihet në dijeni, në mënyrë që edhe pse kostot dhe procesi kryhet nga biznesi lidhur me shkatërrimin, ai të mbikëqyret e dokumentohet nga ana e autoritetit.

Një sasi e tillë konsiderohet si sasi rekord nga ana e institucioneve publike të cilët, ndër të tjera, theksojnë se pas vullnetit të mirë të biznesit për të njoftuar mbi sasitë e produkteve të skaduara fshihet pikërisht ndërgjegjësimi nga zëri që ju është dhënë së fundmi aksioneve në terren të AKU.

Në fakt, sipas këtij institucioni, nuk është se së fundmi po ndiqet një aksion i veçantë. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agim Ismaili, konfirmon për Monitor se po respektohet ligji, pa bërë asnjë ndryshim në kuadrin ekzistues dhe mbi të gjitha po zbatohet plani i kontrolleve me bazë riskun miratuar në fillimvit. Pra sot jemi përpara një pune rutinë dhe jo përpara një aksioni sikurse mund të jetë krijuar ideja.

Rritet numri i subjekteve që ndëshkohen, piku në sezonin turistik

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në gusht të këtij viti janë penalizuar me gjobë mbi gjurmueshmërinë e produkteve 298 subjekte ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i gjobave ishte vetëm 27.

Për sezonin turistik duket se ka pasur një vëmendje të veçantë lidhur me inspektimet, ku rezultojnë të jenë kryer 6543 të tillë në terren në harkun 1 qershor-15 gusht. Nga këto janë paralajmëruar 1896 subjekte për shkak të parregullsive që mund të jenë konstatuar dhe sipas hapësirave që parashikon ligji.

Po kështu janë penalizuar me masa administrative gjobë 328 subjekte me një vlerë totale të gjobave prej 98 milionë lekësh. Për 58 subjekte të tjera është vendosur mbyllje e aktivitetit.

Shkeljet që konstatohen më shpesh te subjektet

Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nxjerrë në pah edhe shkeljet më të zakonshme që hasen brenda subjekteve që kontrollohen, sidomos tek ato që tregtojnë mishin apo baxhot dhe prodhimi i bulmetrave. Kështu, referuar kontrolleve te grupi i produkteve me origjinë shtazore, ndër shkeljet e konstatuara janë ato që lidhen me mungesën e vulës dhe certifikatës veterinare. Janë hasur raste kur produktet e peshkimit janë pa dokumentacion shoqërues. Të tjerë subjekte nuk kanë reflektuar lidhur me kërkesat që u janë bërë në fazën e paralajmërimit. Konstatohet mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë etiketimi apo mospajisje me NIPT nga QKB.

Për rastet e tjera të kontrolleve të përfshira nga sektori me origjinë joshtazore shkeljet që janë hasur më shpesh përfshihen në 11 pika. Së pari, mungesë e kushteve higjieno-sanitare. Së dyti mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e sistemimit të ambientit të brendshëm, mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, mungesë e planit DDD, apo edhe mungesë e analizës bakteriologjike të ujit. Më pas, vijnë mungesa e librezave shëndetësore të punonjësve, prishja e shenjave dalluese dhe ushtrim aktiviteti nën masën e bllokimit, mungesa e planit të vetëkontrollit HACCP, mungesa e raportit të analizave të disa produkteve dhe në fund, mosrealizimi i detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës.
Në fokus të inspektimeve kanë qenë edhe farmacitë veterinare ku, jo në pak raste, ka pasur gjobitje për shkak të riambalazhimeve të gabuara, apo tregtim në këto farmaci nga persona që nuk mbajnë diplomën përkatëse./Monitor.

100 tonë produkte të bllokuara, çfarë po konsumojmë?! Read More »

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit

Arben Kristopulli i paralizuar nga këmbët jeton vetëm prej vitesh pa asnjë njëri që të kujdeset për të. I vetmi që e viziton dhe e ndihmon është një djalë, i sëmurë mendor.

Kushtet e këqija në të cilat jeton e kanë detyruar që para disa ditësh të tentoj vetëvrasjen. “Fiks Fare” e takoi nga afër Arbenin dhe zbuloi gjendjen e mjerueshme në të cilën ai jeton.

Dhoma ku ai banon është e mbushur me bidonë me urinën e tij të një viti. 54-vjeçari kërkon vetëm një karrocë që të mund të lëviz nëpër banesë. E pas interesimit të Fiks Fare, ka reaguar Shërbimi Social Shtetëror i Fierit, që i ka garantuara karrocën e invaliditetit, si edhe ka bërë edhe dezinfektimin e banesës ku ai jetonte.

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit Read More »

Çfarë ndodh me mishin e bllokuar nga AKU? Ish-ministri ngre dyshime

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ringre shqetësimin për sigurinë ushqimore. Ai hedh dyshime mbi asgjesimin e produkteve të sekuestruara nga AKU.

“Në momentin që është sekuestruar sigurisht diku ruhet, ruhet në frigorifer, ka shirit bllokimi të verdhë, ka vula, është aty sasia e sekuestruar apo ka firuar dhe duhet parë ku ka shkuar, është groposur apo ka shkuar larg qoftë në ndonjë sallameri.

Prandaj këto janë probleme shumë serioze dhe kërkohet seriozitet në të gjitha hallkat që nga moment ku kryhet analiza, kur bëhet bllokimi, procesverbali vendosja, ruajtja, sekuestrimi dhe agjësimi janë çështje jashtëzakonisht serioze. U asgjësua s’u asgjësua, të gjitha këto duhen sqaruar në një konferencë për shtyp nga AKU dhe jo thjesht një dispeç në media, bllokuam aq hodhëm kaq dhe të lihet historia me aq.

Unë nuk e di që të qarkullojë, ke pare ndonjë flet analize ti nga institucione të referencës kombëtare apo ndërkombëtare ku të identifikohet lloi i salmonelës, tipi i saj, sasia për gr produkt, kjo nuk ekziston dhe për sa kohë nuk ekziston, për mua është një moment i errët se duke u bërë publike analiza tipi dhe lloji i argjendit bakterial, sqarohet dhe natyra e problemit.

Nëse ky mish është i ndotur që në origjinë, që në Brazil, që në stallë, apo ndotja ka ndodhur gjatë transportit, ose në momentin që ka hyrë në Shqipëri. Dhe në këtë mes duhet të kishim dhe ndarjen e përgjegjësisë.

Në rastin e pare akuza duhet të ishte për shtetin brazilian dhe ne duhet të ngrinim padi ndërkombëtare për një shtet i cili infekton Europën dhe Shqipërinë si pjesë e saj me produkte të ndotura”, deklaroi Panariti në një reagim për TemA TV.

Çfarë ndodh me mishin e bllokuar nga AKU? Ish-ministri ngre dyshime Read More »

Zjarr masiv në Elbasan

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të ullishtës në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por drejt vendngjarjes janë nisur 15 zjarrfikës.

Njoftimi i policisë:

Rreth  orës  18.40,  në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka rënë zjarr, në Ullishtë, terren i thyer, i cili ka marrë përmasa.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses.

Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan.

Po punohet për fikjen e zjarrit.

Zjarr masiv në Elbasan Read More »