Sekuestrohen 4.600 kg domate në dy kontrolle të mëngjesit të sotëm në kompani të njohura greke, në mjaft njësi shitëse në Athinë.
Agjencia për kontrollin cilësor, higjienik dhe të kimikateve në fruta-perimet e Pireut, ka konstatuar se në dy ngarkesa domatesh të ardhura nga Shqipëria dhe Italia, niveli i pesticideve ishte shumë herë më i lartë se i lejueshmi.
Menjëherë rreth 5 ton domate janë tërhequr nga tregu dhe janë shkatërruar për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Gjatë kontrollit u vu re se kompania përkatëse me shumë njësi shitjeje në Athinë ka shpërndarë në treg domate me kimikate të tilla, duke deklaruar se vijon kontrolli gjatë gjithë kësaj periudhe.
Lidhur me denoncimin për djegien e mbetjeve të rrezikshme në spitalin e Vlorës, drejtoria e spitalit rajonal Vlorë sqaron opinionin publik si vijon:Spitali I Vlorës nuk kryen procesin e djegjes së mbeturinave spitalore por ky proces kryhet përmes një kontrate ligjore me një kompani të licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Mbetjet spitalore ndahen në burim, depozitohen dhe transportohen sipas ligjit për trajtimin e mbetjeve spitalore.Lidhur me ngjarjen në fjalë, vendi I ekspozuar është rreth 200 metra larg godinës së spitalit në anën verilindore të tij, ku ndahet muri rrethues me lagjen “Partizani”.
Në këtë vend depozitohen VETËM mbeturina urbane dhe nuk ka asnjë rrezikshmëri për pacientët përsa I takon mbetjeve të rrezikshme spitalore.Duke ftuar këdo të mos spekulojë me shëndetin e qytetarëve, sigurojmë edhe një herë pacientët dhe qytetarët që nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre.
Me të njëjtën sasi parash, këtë vit del me më pak “trasta” në duar nga dyqanet e fruta-perimeve.
Çdokush mund ta ketë vënë re se shpenzimet për të konsumuar perimet e stinës janë rritur ngjeshëm gjatë këtij sezoni veror, e në fund të muajit, secili mund t’i drejtojë vetes në mënyrë të pavullnetshme pyetjen: “Po si ikin lekët, çfarë kemi blerë? Edhe pse pritshmëritë ishin që në pikun e sezonit veror, ashtu sikurse ndodh çdo vit, çmimet e produkteve bujqësore të stinës të binin në minimum për shkak të rritjes së prodhimit në raport me kushtet klimaterike dhe si vend bujqësor që jemi, këtë vit duket se një pjesë e mirë e tyre kanë qëndruar në vlera të larta, ndoshta të përafërta me çmimet jashtë sezoni. Këtë fakt e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare të institucioneve kompetente, por edhe një vëzhgim në dyqanet e lagjeve, atje ku blen edhe konsumatori fundor. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave lidhur me inflacionin, vihet re se çmimet e zarzavateve përfshirë patatet për muajin korrik 2018 krahasuar me muajin korrik 2017 janë rritur me 18.3%. Ajo që vihet re është se rritja e lartë vjetore çmimeve të këtij grupi produktesh ka filluar që në muajin prill, ndërsa muaji qershor ka shënuar vlerën më të madhe me 22.6% rritje. Ndërsa sa i përket grupit “fruta” rritja ka qenë minimaliste krahasuar me një vit më parë, me rreth 2.7% gjatë muajit korrik.
Çfarë blen konsumatori final?
Një qytetar që bën blerjet e përditshme në dyqanet e lagjeve apo tregjet me pakicë të fruta-perimeve, e vë re fare lehtë ndryshimin që kanë pësuar çmimet e këtyre produkteve gjatë muajve korrik dhe gusht. Dhe në këtë rast, krahasimi nuk bëhet me muajt e mëpërparshëm si maj apo qershor, pasi si gjithnjë në këto periudha çmimet janë të larta dhe bien gradualisht në kulmin e sezonit veror, kur edhe prodhimi i fermerëve është i mjaftueshëm, po ashtu edhe furnizimi në tregje. Megjithatë këtë vit, duket se rënia nga muaji në muaj nuk ka qenë normale dhe një sërë produktesh, kryesisht të grupit të perimeve dhe frutave janë tregtuar me çmime të “kripura”.
Nga një vëzhgim nëpër dyqanet e tregtimit të këtyre produkteve, vihet re se çmimet e domateve variojnë nga 160-180 lekë/kg; bamjet 80-100 lekë/kg; patatet 50-60 lekë kg; pjeprat 110- 120 lekë/kg, shalqinj 30-35 lekë/kg; patëllxhanë 70-80 lekë/kg; kungulleshka 60-70 lekë/kg; speca 70-80 lekë/kg. Sa i përket edhe frutave, duket se edhe pse janë sezonale, çmimet kanë qëndruar relativisht të larta. Të tilla si nektarina me 130-140 lekë/kg, rrushi 140-150 lekë/kg; dardha 150-160 0 lekë/kg, molla 120-130 lekë kg; kumbulla e zezë 70-80 lekë/kg. Shitësit e dyqaneve e argumentojnë nivelin e lartë të çmimeve, kryesisht të zarzavateve me mungesë të prodhimit cilësor. “Prodhimi që vjen nga Myzeqeja, i domates, meqë po këmbëngul më së shumti tek ky produkt, është jocilësor. Klientët tanë nuk e preferojnë. Kjo është dora e dytë. Dhe ne detyrohemi t’i blejmë disa produkte nga fshatarët në periferi të Tiranës, me cilësi më të mirë dhe çmim më të lartë. Fitimi ynë është shumë i ulët”, shprehet shitësi i një dyqani fruta-perimesh. Zgjedhjet alternative Çmimet e larta të perimeve dhe frutave në dyqanet e licencuara apo në tregje, i kanë detyruar qytetarët të bëjnë një zgjedhje alternative, në mënyrë që të kursejnë sadopak. Shitësit ambulantë janë zgjidhja “ideale” në këtë rast. Duke qenë se qëllimi tyre nuk është i mirëfilltë tregtie, por shesin ato prodhime që kanë, për të siguruar të ardhura ditore, çmimet që ofrojnë ambulantët janë shumë më të leverdishme se ato që gjenden në treg, për shkak se nuk kanë edhe kosto qiraje. Nga një vëzhgim i bërë në disa zona, duket se ambulantët, të ardhur kryesisht nga periferia e kryeqytetit, ofrojnë fruta dhe perime të sezonit, të paktën me 20-30 lekë më pak. Edhe nga pikëpamja e cilësisë, shumë nga qytetarët preferojnë produktet e fshatit dhe klientela e tyre ka ardhur në rritje. Tkurret eksporti i fruta-perimeve
Në gjysmën e parë të vitit, nga e gjithë harta e produkteve bujqësore që eksportohen jashtë vendit, zëri i bujqësisë ka shënuar rënie, ndërsa blegtoria, agroindustria dhe peshkimi kanë pasur ecuri pozitive. Megjithëse rënia duket se është e lehtë me vetëm 1.9 për qind, konkretisht në vlerë monetare nga 6,5 miliardë lekë eksporte në 6.4 miliardë, janë disa produkte që kanë pësuar tkurrje në eksport, si pasojë ndoshta e kërkesës në rënie apo prodhimit më të ulët. Duket se një sërë produktesh për të cilat vitet e fundit kërkesa ka qenë në rritje, këtë vit ka pasur reduktim të eksporteve. Në sasi, për periudhën janar-qershor 2018 janë eksportuar 93.3 mijë tonë produkte bujqësore nga 105 mijë tonë të eksportuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht rënie kanë pasur produkte të ndryshme si domate, qepë, hudhra, lakër, lulelakër, karrota, rrepa, panxhar, perime leguminoze, zarzavate të tjera, agrumet, pjepra, shalqinj, papaja, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave, si kajsitë, qershitë, pjeshkët. Por duket se tkurrja më e madhe e eksporteve është vënë re tek perimet e ngrira me -86.4%, agrumet -66.7%, njëkohësisht rënie të lartë kanë edhe frutat e thata si dhe bimët si xhenxhefil, trumzë apo shafran.
Rrapaj: Faktorët që kanë ndikuar në çmimet e larta
Çfarë ka ndodhur me çmimet e fruta-perimeve gjatë këtij sezoni veror dhe pse kanë qëndruar në nivele të larta? Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, rendit për revistën “SCAN”, disa nga faktorët që kanë ndikuar negativisht në treg dhe në ekonomitë familjare, duke përjashtuar këtu mungesën e prodhimit.
Z.Rrapaj çfarë ka ndodhur me çmimet e produkteve bujqësore gjatë këtij sezoni veror, ku shifrat institucionale dhe vetë çmimet në treg, tregojnë nivel më të lartë se një vit më parë? A kemi rënie të prodhimit të fermerëve?
Prodhimi nuk ka rënë, por një pjesë e kompanive që kanë qenë të profilizuara për të furnizuar Tiranën, u janë drejtuar më shumë eksportit, duke lënë një boshllëk në Tiranë. Fenomeni i rritjes së çmimeve nuk është në mbarë vendin, mund të veçoj Tiranën dhe zonat turistike, kryesisht ato bregdetare.
Cilat janë disa nga arsyet?
Arsyeja për Tiranën ka të bëjë me kostot e prodhimit, që janë të larta këtë vit. Arsyja e parë është çmimi i inputeve që është shumë i lartë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me farat e përdorura, me rendimentin e ulët të disa varieteteve dhe arsyeja e tretë ka të bëjë me eksportin. Vitin e kaluar janë marrë shumë kompani me eksport, ndërsa këtë vit një pjesë e kompanive kanë hequr dorë nga eksporti si rezultat i kostove të larta të perimeve.
A ka ndonjë problem lidhur me furnizimin e tregut?
Një faktor tjetër ka të bëjë me formën e organizimit të furnizimit të tregut. Shpesh tregu furnizohet me kompani informale, të cilat shfrytëzojnë momentet e mungesës së produktit dhe rrisin çmimet dy apo tre herë, sepse nuk kanë kontroll. Kjo vërehet edhe në Tiranë edhe në zonat turistike. Fakti që këto kompani u janë drejtuar destinacionit të zonave turistike, që çmimet kanë qenë të larta këtë vit, ka bërë që Tirana të mbetet më pak e furnizuar me perime. Disa kompani që importonin kanë hequr dorë. Këtë vit edhe importi ka rënë, në mënyrë që të balancohej çmimi, kërkesa me ofertën. Megjithatë kjo është një periudhë kalimtare dhe nuk është një periudhë stabël, që do të vazhdojë gjatë. Me mbylljen e sezonit turistik ikën një nga faktorët dhe tregu do shkojë në nivelet e veta normale. Pra është mungesë e rrjeteve të furnizimit të tregut, sidomos Tiranës që është treg i madh. Megjithatë po luhet me çështjen e luhatjeve të çmimeve. Kostot po vijnë duke u rritur.
Mbështetja e bujqësisë me subvencione a ka ndonjë ndikim në këtë çështje?
Vitin e kaluar nga 15 milionë euro subvencion për këto fusha, u dhanë vetëm 1.2 milionë euro, për arsye politike, zgjedhjet, etj. U dha vetëm 10 për qind e subvencionit. Kjo e jep efektin tani. Nga ana tjetër, Fondet e projektit IPARD nuk u hapën. Kështu që nga kjo pikëpamje, kjo ka prodhuar situatën e tanishme. Çështja qëndron në faktin që këto fenomene do të ndodhin sa herë që ndodhin defektet që përmendëm më lartë.
Në një fushë vetëm 15 km larg Vlorës kanë nisur matjet gjeologjike për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Qarkut Vlorë.Por projekti në fshatin Sherisht ka shqetësuar arkeologë e historianë.
Novruz Bajrami thotë: “Kjo fushë e bukur ka mbetje arkeologjike. Gurin, veglën e parë të prodhuar nga njeriu”.Bajrami shton se ky është vendi i gabuar për të gërmuar për plehrat, pasi fusha ende fsheh mbetje të tjera, por arkeologjike.Vizitorët të cilët do të shkojnë në Kalanë e Kaninës do të ndeshin këtë impiant nga pjesa lindore.
Bajrami sugjeron që të paktën grupet e punës për impiantin duhet të kenë edhe arkeologë: “Punimet kanë filluar, por unë jam i shqetësuar pasi nuk shoh arkeologë”.Banka Gjermane është investitori i projektit prej 12 milionë eurosh. Ndërkohë që pritet të përzgjidhet me prokurim firma që do të kryejë punimet.TCH
Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Sipas hartës që tregon nivelin e ndotjes së ajrin nëpërmjet matjes së nivelit të grimcave PM 2.5 dhe konvertimin e tyre në sasi cigaresh të konsumuara, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes (shiko hartën më poshtë).
Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërisht 7 (thuajse gjysmë pakete e konsumuar në ditë).
I gjithë Ballkani Perëndimor ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Ndotja është e përqendruar kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, Ndërsa Europë Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të ulët të ndotjes së ajrit.
Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se në të gjithë botën çdo vit humbasin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 2 milionë njerëz.
Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kostot për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
Janusz Wojciechoëski, drejtuesi kryesor i auditimit, i tha gazetës The Guardian se gjetjet ishin të papranueshme: “Ne kemi një krizë të shëndetit publik në Europë për shkak të ndotjes së ajrit”. Ai shtoi se ka pasur më shumë se 1,000 vdekje të parakohshme çdo ditë në të gjithë BE-në “Më shumë se 1% të totalit të vdekjeve të përditshme në BE. Kjo është 10 herë më e lartë se numri i aksidenteteve me pasojë vdekjen me makinë. ”
Wojciechoëski gjithashtu i tha The Guardian se BE shpenzon 3.4 miliardë euro për lëndë djegëse, pothuajse dyfishi i 1.8 miliardë eurove të shpenzuara për të luftuar ndotjen e ajrit.
“Ndotja e ajrit duhet të trajtohet si prioritet nga BE,” shtoi ai. “Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme të jetë një prioritet.”/Monitor.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka asgjësuar 261 individë të dhelprës së kuqe. Sipas drejtueseve të Projektit PAZA kjo është faza më e mirë dhe Shqipëria ka treguesit më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku po zbatohet ky program.
Sipas planifikimit, deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti pritet të asgjësohen 324 dhelpra të kuqe në vendin tonë. 39 punonjësit e AdZM-ve janë trajnuar për të kryer procedurat sipas standardeve, si dhe kur dalin në terren kanë veshjet përkatëse, ku dallohen logot e institucionit dhe të programit.
“Ky program ka vlerë shëndetësore dhe mjekësore, pasi përveçse mbrohen popullatat e dhelprës dhe kafshëve të tjera nga virusi i tërbimit, por ndihmon dhe në gjetjen e vaksinës kundër virusit të tërbimit. Dhelpra e kuqe është mbartëse e virusit të tërbimit dhe prej saj infektohen qentë, macet, duke infektuar dhe njeriun nëse infektohet prej tyre”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).
Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.
Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes. “AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.
Pas kësaj kërkese për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, sipërmarrësi është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit.
Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë. Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a. Rritja e qarkullimit vjetor për kazinotë ka qenë minimale në 2017-n. Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa Kampionate Botërore apo Europiane, i ndikuar nga shtimi i pikave nëpër qendrat e qyteteve. Për Top Start, Lotto Sport, ITSGA, rritja vjetore ka qenë afër 20%. Në total, shpenzimet për loto ishin 5.8 miliardë lekë, ose rreth 48 milionë euro në vitin 2017.
Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:
Shqipëria ka numrin më të lartë në rajon për të burgosurit në 100 mijë banorë.
Të dhënat e marra nga Ministria e Drejtësisë janë bërë të ditura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, ku Shqipëria numëron 193 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas avokatëve, ky numër i lartë lidhet me mungesën e zbatimit të dënimeve alternative në vendin tonë.
Astrit Prendi, avokat: Një nder faktorët kryesor është edhe problemet e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale edhe pse ky i ka parashikuar dënimet alternative, por nuk po gjen zbatim nga gjyqësori, ose që nga organi i prokurorisë, pasi ka vepra të tilla që janë me marzh të ulët dënimi që mund të zgjidhen dënime alternative apo edhe me marrëveshje dhe mos shkohet direkt masa arrest me burg.
Sipas avokatëve, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri vendoset masa ekstreme arrest me burg edhe për veprat penale si vjedhje energjie, apo drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.
“Drejtimi i mjetit ne gjendje të dehur, vjedhja penale, janë bërë vepra penale, mjerisht edhe vepra të tilla arrest me burg e humbet efektin pozitiv që ka ligji në vetvete. Për të njëjtën vepër penale në Shqipëri nëse dënohesh rishtazi të caktohet masa arrest me burg, ndërsa anë vendet e tjera në vendet fqinj nuk vendoset, mos harrojmë që një masë shtrënguese e vendimit penal nuk ka vetëm dënimin por edhe edukimin”.
Sipas raportit të Ëorld Prison Brief, pas Shqipërisë për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 152, Maqedonia me 134 të burgosur , Kosova me 106 të burgosur dhe Bosnje Hercegovina me 73. Vendi ynë ka një numër të ulët përsa i përket të të dënuarve minorenë në shifrën 0.6 % ./Klan