Problematika

Të gjithë shqiptarët po rendin drejt qyteteve, “braktisen” tërësisht fshatrat…

Popullsia e Shqipërisë deri para disa vitesh kishte një shpërndarje të barabartë të banorëve në qytet dhe fshat, por shumë shpejt të dhënat pritet të ndryshojnë në mënyrë dramatike. Projeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ’90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet.

Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.

Po si ka ndryshuar në vendet e rajonit përqendrimi i popullsisë?

Vitet ’80 do të ishin vitet e fundit ku në Ballkanin Perëndimor popullsia do të ishte më përqendruar më shumë në zonat rurale se ato urbane. Maqedonia ishte vendi i parë Ballkanik, ku më shumë njerëz jetonin në qytete se sa fshatra, ndërsa Bosnja ende vijon që të ketë më shumë banorë në zonat rurale se sa ato rurale. Kurse në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat. Por, sikurse tregohet dhe nga grafiku ritmi i zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane ka qenë shumë shpejtë. Edhe pse “eksodi” nga fshati në qytet krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet.

Në 2050-n bota do të jetojë më së shumti në qytete

E gjithë popullsia e Hong Kongut është projektuar se do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050-n. Në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara e gjithë popullsia do të jetë e përqendruar në qytete. Në Britani për shembull 90.2% e popullsisë do të jetojë në zonat urbane, ndërsa në Shtetet e Bashkuara popullsia që jeton në qytet do të jetë rreth 89%. Harta tregon se të vetmet vende ku popullsia që jeton në zonat rurale do të jetë më e lartë se ato urbane janë disa shtete të Afrikës dhe Azisë së Largët.

Përqindja e popullsisë që jeton në zonat urbane në krahasim me përqindjen që jeton në zonat rurale. Harta tregon se pjesa më e madhe e popullsive jetojnë në zonat urbane. Popullsitë në zonat rurale janë të përcaktuara në bazë të kategorizimit të zonave urbane nga zyrat kombëtare të statistikave. Kjo hartë është përpiluar bazuar mbi të dhënat e fundit mbi popullsinë, e kombinuar me projeksionet e Kombeve të Bashkuara deri në 2050./Monitor

Të gjithë shqiptarët po rendin drejt qyteteve, “braktisen” tërësisht fshatrat… Read More »

Flakët pushtojnë aksin Shkodër-Tiranë, rrezikojnë makinat, ja ç’po ndodh

Edhe pse temperaturat këtë fund shtatori kanë rënë ndjeshëm, zjarrvëniet e qëllimshme janë kthyer në një problem.

Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Zjarri ka dalur jashtl kontrollit dhe ka përfunduar në rrugë, nga  ku një makinë është përfshirë nga flakët.

SHIKONI VIDEON KETU

Flakët pushtojnë aksin Shkodër-Tiranë, rrezikojnë makinat, ja ç’po ndodh Read More »

Zjarri në Fushë Arrëz del jashtë kontrollit, bashkia jep alarmin: Po u afrohet banesave

Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Lumbardhit, në Fushë Arrëz ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikon edhe banesat.  Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.

“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha nënkryetari i bashkisë.

Zjarri në Fushë Arrëz del jashtë kontrollit, bashkia jep alarmin: Po u afrohet banesave Read More »

Hap pjeprin që kishte blerë në pazar por ajo që gjen brenda e shokon/Foto

Flasim shpesh dhe debatojmë për ushqimet që konsumojmë të pakontrolluara, jashtë standardeve por edhe të helmuara. Por ky rast vjen direkt në sytë tuaj me shembull konkret.

Ka qenë një qytetare që ka postuar fotot. Ajo ka blerë një pjepër por kur e ka hapur brenda tij ka parë farat që kishin nisur të lulëzonin.

Kjo nuk është normale dhe tregon për praninë e lëndëve të dëmshmë, si pesticide e kimikate që rrezikojnë shëndetin.

“Dje bleva një frut, ose me saktë një frut kancer. Mjerë ne me ca po ushqehemi”, shkruan qytetarja.

Hap pjeprin që kishte blerë në pazar por ajo që gjen brenda e shokon/Foto Read More »

Zjarri përfshin kodrën në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit

Një tjetër zjarr masiv është raportuar ditën e sotme, mësohet se flakët kanë përfshirë një kodër me shkurre në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit.Deri më tani bëhet e ditur se situata është mjaft e rrezikshme sepse flakët po afrojnë afër zonës së banuar.

Kryetari i bashkisë, Isa Sakja e përshkruan situatën si alarmante, njoftohet se zjarri ka përfshirë zonën e Bardhorit.Gjithashtu bëhet e ditur se flakët i janë afruar me 15 metra banesave dhe rrezikon edhe jetën e qytetarëve.Në këtë rast është preferuar ndërhyra e helikopterëve për shuarjen e zjarrit pasi terreni është shumë i vështirë dhe flakët janë ndihmuar për tu përhapur me shpejtësi nga era.

Zjarri përfshin kodrën në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit Read More »

Zjarr i madh në pyjet e Pukës, rrezikohen stanet e Qelzës

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Pukë. Mësohet se zjarri ka rënë pranë staneve të Qelzës të cilët rrezikohen të digjen nga flakët e mëdha.

Shërbimi pyjor dhe ai zjarrfikës janë nisur drejt vatrës se zjarrit për neutralizimin e tij.

Pranë vatrës se zjarrit ndodhin disa forca te policisë të cilët dyshohet se po kryenin aksione anti-kanabis në këtë zonë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

Zjarr i madh në pyjet e Pukës, rrezikohen stanet e Qelzës Read More »

“Mos më përplasni se jam gjynah”, do përloteni në rrëfimin e fëmijëve që refuzohen nga mësuesja e shokët

Rrënqethëse është historia e fëmijëve të familjes Shima, ku varfëria është ekstreme. Rrëfimi i tyre vjen në emisionin, ku kryefamiljari u shpreh: “Me netë kanë ndenjur pa bukë. Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën dhe ta fusë me kokë në kazanin e plehrave. Nuk kam mbështetje tjetër se po të kem edhe unë e lej fëmijën. Me të vërtetë nuk di të shkruaj, të lexoj, por një punë për mua nuk e ka shteti”? Ndërsa fëmijët thanë se i keqtrajtojnë në shkollë dhe se askush nuk do të rrijë me ta. “Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”, rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

 

“Do bëjë Zoti mirë…”, iu përgjigj i ati i përlotur. Fëmijët treguan se verën e kaluan duke mbledhur kanaçe, pasi detin nuk e kanë parë me sy. ‘Mua më përplasnin në tavolinën e shkollës. U thosha mos më përplasni se jam gjynah. Edhe mësuesja më kapte nga veshi. Në bankë jam vetëm se nuk më ul mësuesja me shokët. Unë kam qejf të luaj me shokët, por ata nuk pranojnë…”, rrëfeu i vogli i familjes Shima. Ai ka vendosur të mos shkojnë më në shkollë për të mos u përballur më me bullizmin e vazhdueshëm. Ëndrra më e madhe për Gëzimin, Arbenin dhe Ergysin është të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të pajisen me libra dhe mjetet e nevojshme shkollore.

“Mos më përplasni se jam gjynah”, do përloteni në rrëfimin e fëmijëve që refuzohen nga mësuesja e shokët Read More »

Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën e Levanit

Një tjetër vatër zjarri është raportuar ditën e sotme. Mësohet se zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme me ullishte në zonën e Levanit, në Fier.

Bëhet e ditur se zjarri i fortë u shkaktua pas rrëzimit të një peme, e cila përfundoi në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar kështu flakët e para, të cilat janë përhapur dhe favorizuar nga era e fortë që ka prekur vendin tonë këto dy ditët e fundit.Sipërfaqja në të cilën ra zjarri është një kodër e mbjellë kryesisht me ullinj.

Forcat zjarrfikëse kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, por po punohet për shuarjen e zjarrit.

Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën e Levanit Read More »