Problematika

ANALIZA/ “Me dorë të hekurt ndaj kumarit. Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit”

Një analizë në detaje vjen për historikun e kumarit në vendin tonë, ndërsa sot Kryeministri Rama u shfaqe me dorë të hekurt për këtë industri, duke lëshuar ndaj tyre paralajmërimin se duhet të zhduken për 24 orë.

ANALIZA E BIRN/ Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp të martën se qeveria e tij ka ndërmend të zbatojë ligjin e vitit 2015, që parashikon mes të tjerash, edhe disa kufizime për industrinë e bixhozit. Rama, i cili është akuzuar se bashkë me maxhorancën e tij qeverisëse është kapur nga interesat e industrisë së bixhozit, pranoi se ky aktivitet ka lulëzuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit si dhe që koalicioni i tij qeverisës ishte “i përçarë” nëdy rastet kur maxhoranca parlamentare votoi në favor të kësaj industrie.

“Besoj se ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike,” tha Rama. “Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare,” vijoi kryeministri. Rama u shpreh edhe për pikën tjetër të shumëdebatuar, respektimin e distancës nga institucionet shkollore dhe objektet fetare të të gjitha aktiviteteve të basteve, përfshirë bastet sportive.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror të Republikës së Shqipërisë,” tha ai. “Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj dhe një gjë tjetër, që Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare “VLT””, tha Rama.

Më poshtë po japim një historik të shkurtër të ligjit aktual të lojërave të fatit dhe favorizimeve ligjore që maxhoranca qeverisëse e kryeministrit Rama i ka dhënë kësaj industrie përgjatë katër viteve të fundit. Në vitin 2015, Ministria e Financave dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj të ri për rregullimin e industrisë së lojërave të fatit. Në variantin e vet fillestar, nisma synonte rrallimin e pikave të basteve sportive përmes rritjes së kostove të operimit dhe taksave relativisht të larta. Në variantin e vet të miratuar nga shumica PS+LSI, ligji solli lulëzimin e industrisë së bixhozit, pasi propozimet 24 orë para seancës plenare, (të miratuara nga një pjesë e madhe e deputetëve socialistë dhe lsistë), sollën ndryshime thelbësore si në barrën e taksave, ashtu edhe në kriterin e distancave.

Projektligji, siç ishte propozuar nga Ministria e Financave, përcaktonte disa gjëra të rëndësishme: 1. Industria e Bixhozit përjashtohej nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por të ardhurat e kompanive taksoheshin në masën 25%. 2. Çdo kompani bastesh sportive nuk lejohej të hapte më shumë se sa 500 pika bastesh në të gjithë territorin e Republikës. 3. Pikat e basteve nuk lejohej të hapeshin në një distancë më të vogël se 200 metra nga shkollat apo institucionet fetare. 4. Parimi i respektimit të distancës nga shkollat dhe objektet fetare do të fillonte të zbatohej nga 1 shkurti i vitit 2016.

Ligji i Ministrisë së Financave u sulmua menjëherë nga të gjitha anët. Njëzet e katër orë para seancës plenare të 21 dhjetorit 2015, dy deputetë, Robert Bitri, i cili në atë kohë ishte i LSI dhe Esmeralda Shkjau e Partisë Socialiste, propozuan dy ndryshime thelbësore. Propozimi i parë dhe i shumëdebatuar ishte që taksa mbi bixhozin të mos ishte 25% mbi të ardhurat bruto, por vetëm 15%. Sipas ligjit, të ardhurat bruto janë diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të organizatorit për dhënie çmimesh për fituesit. Kjo i bëri lojërat e fatit efektivisht më pak të taksuara se sa ushqimi bazë. Por ndryshimi i dytë i propozuar ishte gjithashtu kuptimplotë. Ndërsa në propozimin e Ministrisë së Financave, çdo licencë lojërash fati sportive nuk lejohej të hapte më shumë se sa 500 pika në të gjithë territorin e vendit, propozimi i dy deputetëve ishte që kjo të ndryshohej në 1 mijë.

Ky propozim e përgjysmoi gjithashtu koston e operimit të një kompanie bastesh, për shkak se çdo liçencë kushton 200 milionë lekë (1.6 milionë euro) për dhjetë vjet dhe nëse një kompani do të dëshironte të hapte 1 mijë pika, do të duhej të paguante dy licenca dhe jo një. Paketa e dy deputetëve kishte edhe një amendament të tretë: ata propozuan që distanca e pikave të basteve nga njëra-tjetra dhe nga shkollat e objektet fetare të mos ishte 200 metra, por 100 metra. Numri i pikave të basteve në Shqipëri sot është mbi 4 mijë, një shifër e pabesueshme për një vend me 2.8 milionë banorë.

Dy deputetët kryen propozimin, por maxhoranca socialiste dhe LSI-ste e kohës e kishte mundësinë që ta hidhte poshtë propozimin dhe të miratonte ligjin siç ishte propozuar nga Ministria e Financave. Në fakt, në votimin e zhvilluar mbrëmjen e 21 dhjetorit 2015, 68 deputetë të PS, PSI dhe PDIU votuan pro. Shtatë deputetë socialistë abstenuan, 22 deputetë demokratë votuan kundër ndërsa një numër deputetësh socialistë e demokratë nuk morën pjesë në votim pavarësisht se ishin të pranishëm. Edi Rama ishte njëri nga personat e pranishëm që nuk mori pjesë në votim.

Ligji që synonte ta pakësonte marrëzinë u cungua në mënyrë thelbësore, si sa i përket numrit të pikave të basteve për licencë, ashtu edhe sa i përket normës së tatimit. Megjithatë, kriteri që pikat e basteve nuk mund të ishin më afër se 100 metra në vijë ajrore nga njëra-tjera dhe nga shkollat, bëri që industria e basteve të lobojë sërish te deputetët socialistë. Më 22 nëntor 2016, gjashtë deputetë nga PS, LSI dhe PDIU propozuan shtyrjen e zbatimit të kriterit të distancave deri më 31 dhjetor 2018. Plot 72 deputetë të PS, LSI dhe PDIU votuan pro ligjit, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Deputetët demokratë abstenuan bashkë me katër deputetë socialistë dhe tre deputetë të LSI. Asnjëri nuk votoi kundër.

Gjatë këtyre katër viteve që nga koha e ligjit që synonte të dëmtonte industrinë e bixhozit, xhiroja dhe fitimet e kësaj industrie u rritën ndjeshëm. Të dhënat financiare të kompanive të licencuara të përpunuara nga BIRN tregojnë se në vitin 2017, këto kompani kishin të ardhura të përgjithshme prej 16.2 miliardë lekësh (afro 130 milionë euro), me një rritje prej 25%. Fitimet e kompanive të basteve janë rritur me mbi 15 herë gjatë kësaj periudhe duke arritur në 3 miliardë lekë. Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë diskutimeve për shtyrjen e afatit të distancave në vitin 2016 se ai mendonte ndryshe nga sa po votonte maxhoranca e tij qeverisëse.

 

“E vërteta është se unë nuk kam ndryshuar asnjë presje nga ajo që kam thënë dhe ashtu e kam bindjen time. Ashtu siç është e vërtetë që nuk ia kam dalë të imponoj këtë bindje në një maxhorancë parlamentare e përbërë nga njerëz që kanë bindjen e tyre,” tha ai. Por të dhënat e Kuvendit të Shqipërisë tregojnë se Rama vendosi të votojë pro shtyrjes së afatit atëherë, duke sugjeruar se bindja e tij ishte e ndryshme nga çfarë votoi. Distancat e pikave të basteve nga njëra-tjetra dhe nga shkollat e objektet fetare janë vetëm një nga shumë kritere të vendosura në ligj. Ligji ka kritere të tjera për reklamimin e aktiviteteve të basteve apo për shmangien e rrezikut të ndërhyrjes së krimit të organizuar në një aktivitet të tillë.

Neni 45 i ligjit sanksionon që kompanitë e bixhozit të deklarojnë para autoriteteve emrat e përfituesve finalë të kompanive, si dhe detyrimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit të mos licencojë kompani të lidhura me persona me të shkuar penale. Ligji thotë: “Subjekti/organizatori, aksionarëtdhe administratorët e tyre nuk duhet të jenë dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për veprapenale në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal dhe/apo doganor, shpërdorim detyre, mitmarrjeapo mitdhënie, vjedhje, trafik lëndësh narkotike apo armësh, eksplozivësh, mospagim gjobash apo përvepra të tjera penale që kompromentojnë personin në nderin e personalitetin e tij”. Por dokumente gjyqësore tregojnë se së paku një prej operatorëve të tregut ka qenë i dënuar për krim të organizuar. Marrë nga BIRN

ANALIZA/ “Me dorë të hekurt ndaj kumarit. Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit” Read More »

Megaskandali/ Alarmohet policia, zhduken 18 ton dinamit, 5000 kapsolla nga depot

Policia është përballur 5 ditë më parë, me një hall tjetër, të cilit, për shkak të paaftësisë, lidhjes me krimin dhe ngarkesës së madhe që ka krijuar bota e mafias, nuk mund t’i japë dot drejtim për zgjidhje, mbasi nuk ka lidhje me cilësinë e këpucëve të policëve, por me municion shpërthyes luftarak, që nuk është më në duart e shtetit.

Alarmohet policia, zhduken 18 ton dinamit, 5000 kapsolla dhe 2700 metër fitil, nga depot e 397 firmave minerare

Një informacion zyrtar, i depozituar nga Ministria e Energjetikë-Infrastrukturës, ka njoftuar ministrin Xhafaj, se në depot e firmave të licencuara, që ushtrojnë aktivitet në gurore, miniera, naftë, rrugë, HEC-e, ujësjellësa dhe biznese të tjerë ndërtues e nxjerrës, mungojnë kapsolla dhe sasi të mëdha lënde plasëse, të llojit amonit e dinamit.

Konstatimin e ka bërë vetë ministria “Gjiknuri”, si institucioni, që me VKM Nr. 315, datë 05.05.2010, ka të drejtën “monopol”, për të dhënë lejet e importit dhe furnizimit me lëndë plasëse, për firmat që ushtrojnë aktivitet prodhimi e shërbimesh më këto lëndë, pajisur me konfirmim paraprak nga QKB dhe AKBN.

Skandali është zbuluar, pas një kontrolli vjetor rutinë, lidhur me sigurinë dhe administrimin e lëndëve plasëse, ku bëhet monitorimi (përllogaritje) tekniko-ekonomike, në raport me volumet e punëve, që kanë realizuar firmat private.

Nga ky kontroll, rezultoi se në depot e 397 bizneseve, mungojnë 18 ton e 123 kilogramë lëndë plasëse “amonit” e “dinamit” dhe 5000 copë kapsolla e 2700 metër fitil zjarr-përcjellës, që kanë nisur të kërkohen, duke angazhuar shërbimet e krimit ekonomik dhe anti-terrorit të policisë.

Këto sasi lëndësh plasëse, kapsolla e fitil shpërthimi, figurojnë në librat e magazinave të bizneseve, por mungojnë fizikisht, ndërkohë që në librat e aktivititetit ditor, javor e mujor, janë regjistruar, si të “konsumuara” në punime shtesë, ose me proces-verbale “skadencash”, por të cilëve, u mungojnë procedurat ligjore, të administrimit, konservimit dhe asgjësimit mbetjeve të lëndëve plasëse.

Pasi janë marrë në pyetje, magazinerët e lëndëve plasëse, si marrës shumice nga tregu dhe zjarrmëtarët, si përdorues ditor pakice, të këtyre lëndëve shpërthyese, në bazë të deklarimeve të tyre, është bërë rakordimi me “letrat”, që nga importi e hyrja në dogana, depozitimi në distributorët e shumicës dhe deri tek pikat fundore, që janë bizneset minerare, si përdorues.

Hetimi për të zbuluar, “duart” që kanë nxjerr lëndët plasëse nga depot, mendohet të nis pas marrjes në pyetje, të administratorëve ekonomikë e ligjorë të firmave private, për të vijuar me “gjurmimet” në terren, nga 45 agjentë që do të infiltoren si “blerës e hallexhinj”, në këtë rrjet të tregut ilegal, të lëndëve e materialeve plasëse.

Sipas informatave të para, dyshohet se lëndët plasëse, kapsollat dhe fitili, kanë rënë në duart e individëve e grupeve të krimit, por mund t’u jenë shitur edhe qytetarëve të ndryshëm, të cilët kryejnë shërbime private të paligjshme, si peshkim, nxjerrje gurësh, shkulje rrënjë pemësh, hapje pusesh uji e rrugësh malore, nëpër kullota

Në epiqendër të hetimit, do të vihen edhe 21 firma minerare, sidomos HEC-e, gurore, e ndërtim rrugësh, të cilat kanë ndërprerë aktivitetin, por nuk kanë dorëzuar lëndët plasëse dhe materialet ndihmëse shpërthyese./Pamfleti

Megaskandali/ Alarmohet policia, zhduken 18 ton dinamit, 5000 kapsolla nga depot Read More »

E llahtarshme, ja droga që po merr në qafë të rinjtë në Tiranë… u shesin qetësues kuajsh…

Në farmacitë e kryeqytetit pranohet se shumë të rinjtë blejnë qetësues në mungesë të drogës që përdorin. Kjo ka bërë që antidepresantët dhe qetësuesit të konsumohen gjerësisht nga të rinjtë dhe adoleshentët.

Por jo vetëm kaq, kamera e fshehtë e emisionit “Stop” pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve për t’u droguar. Mësohet se në një investigim të gazetarëve të Stop janë siguruar dëshmi dhe filmime sesi në rrugët e Tiranës, shiten qetësues kuajsh që të rinjtë i përdorin për t’u droguar.

Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë cdo dyshimi, të tregtojnë me shumicë e pakicë, lëndë narkotike të ndaluara, të cilat përdoren për anestezinë e kafshëve. Mësohet, se gjatë investigimit, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi cfarë është duke bërë, por thotë, se “mallin” e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet. Investigimi pritet të publikohet ditën e sotme nga emisioni “Stop”.

E llahtarshme, ja droga që po merr në qafë të rinjtë në Tiranë… u shesin qetësues kuajsh… Read More »

I merr tokën me qira por në vend të parave i jep…

Një mashtrim i hapur që nuk ka përfunduar mirë për një 64-vjeçar.

Nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Barjam Sejat, 64 vjeç, banues në Përmet.

Arrestimi i tij u bë pasi i kishte marë me qera tokat shtetasit A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qeranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 42 kartemonedha të prerjes 1000 lekëshe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2 i Kodit Penal.

I merr tokën me qira por në vend të parave i jep… Read More »

Skandali/ Buka që hanë shqiptarët përbëhet nga 9 kimikate të rrezikshme

Kontrolli ushqimor në Shqipëri nuk ekziston në terma aktivë, sepse paratë i marrin çdo fillim muaji si institucion.

Në një hetim ushqimor të kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Malin e Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, rezulton se proteina në miellin që përdoret për bukë përbëhet nga 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE-së janë të ndaluar kategorikisht në çdo zinxhir ushqimor.

Pra, përveçse me miell serbo-rus të prodhuar para 30-40 vitesh që përdorej si tagji për kafshët, buka në Shqipëri prodhohet me 9 përbërës kimikë, shkruan gazeta Dita. Këto proteina janë lejuar me Udhëzim Nr.15, datë 20 tetor 2014, të ish-ministrit Edmond Panariti.

Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit. U kërkua rritja e standardit të cilësisë së miellit (niveli i proteinave ishte 7%) dhe u vendos që standardi i proteinës të jetë 12%.

Proteina në grurin serb arrin në 11%. Në miell është shumë më e ulët, shkon në 10.5%, që është standarti i tagjisë për kafshët.

Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi.

Sikur të mos mjaftonte ky miell, prodhuesit e bukës, për të fituar edhe më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezistencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur konsumatorin.

Një kopje e këtij hetimi u dorëzua në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Në pjesën për Shqipërinë hetimi konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.

Sipas të dhënave, 60%-70% e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.

Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë, megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.

Mirëpo, sipas hetimit të OBU, tregtarë të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.

Më poshtë substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE

FOSFAT NATRIUMI – E – 339
FOSFAT KALIUMI – E – 340
E-341 FOSFAT KALCIUMI – E – 341
KLOR – E-925
DIOKSID KLORI E-926: Zbardhues, mutagjen që krijon elementë kancerogjen
AGENE (triklorid azotike): Agjent zbardhues i bukës, shkakton çrregullimeve neurologjike (eksperimentuar tek qeni, macja, gomari)
AZODIKARBONAMID: Agjent e zbardhues, dënton furmëmarjen e rregullt, krijon hapësira për efekte bronkiale dhe acarim të “Traktit gastrointestinal”, me pasoja diare të shpeshta, dëmtim në veshka dhe aktivizim të sistemit endokrin (hypofunksioni) tiroidet, ndaluar kategorikisht në Evropë, Australi, Singapor.
PEROKSID BENZOYL: Agjentë zbardhues, eviton qullosjen e bukës
924 Bromati kaliumi : Agjentë zbardhues, shkaktojë dëmtime e dhimbje në stomak dhe diare, zhduk vitaminën “E” në miell.
Në veçanti bromati i kaliumit krijon fiktivisht bukë “origjinale”, me pasoja kancerogjene. Përdorimi i tij në bukë e prodhime brumi është veprim kriminal.

Skandali/ Buka që hanë shqiptarët përbëhet nga 9 kimikate të rrezikshme Read More »

Fortnite, loja e re që po “skllaveron” adoleshentët

Ndërsa jo pak herë lojërat në rrjet sociale përhapen me shpejtësi duke ndikuar në masë të madhe tek të rinjtë. Fortnite është video-loja e radhës që u krijua në vitin 2017, por që u bë virale shumë shpejt në të gjithë botën. Prej pak muajsh, qarkullon edhe në Shqipëri. Loja funksionon në mënyrë të tillë: ti ose një grup shokësh luftoni kundër gjithë të tjerëve. Qëllimi është mbijetesa. Por, kjo mbijetesë po përkthehet së fundmi në varësi, veçanërisht mes adoleshentëve tanë.

Dikur ishte Pokemon Go që krijoi varësi te miliona persona. Më pas erdhi Balena Blu, loja vrasëse që u ndalua. Tani, një numër shumë i madh adoleshentësh dhe fëmijësh edhe në Shqipëri kanë krijuar varësi nga loja e re që shkarkohet falas. Ajo është bërë më tërheqëse edhe se bastet dhe pikat e internetit janë plot me të mitur që qëndrojnë me orë të tëra. Në internet qarkullojnë video që tregojne deri ku shkon varësia ndaj Fortnite. Shumë yje të muzikës dhe sportit janë fiksuar pas kësaj loje, si Drake dhe Travis Scott.

Fortnite, loja e re që po “skllaveron” adoleshentët Read More »

E pabesueshme sa arrin çmimi i naftës brenda një jave. Shoferë lini makinat në shtëpi…

Çmimi i një litër naftë shumë shpejt mund të arrijë 2 mijë lekë të vjetra, që do të ishte një katastrofë për xhepat e shqiptarëve. Aktualisht në shumicën e pikëve të karburantëve sot nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë. Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë.

“Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë”, shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.

Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, shtete të cilat sot përdorin standardin euro 5, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.

Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Greqi një litër kushton 180 Lekë, në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, tregtarët e karburanteve e lidhin shtrenjtimin e çmimit me rritjen e vlerës së një fuçie naftë në tregjet ndërkombëtare në 100 dollarë dhe me strukturën e taksave që i ngarkohet karburanteve. /Klan

E pabesueshme sa arrin çmimi i naftës brenda një jave. Shoferë lini makinat në shtëpi… Read More »

Elbasan, AKU sekuestron mish, peshk e miell të pacertifikuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dega Elbasan gjatë inspektimeve që ka kryer në tregjet ushqimore të këtij qarku ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore dhe për rrjedhojë ka vendosur 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe ka bllokuar 552 kg mish.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Elbasan, AKU sekuestron mish, peshk e miell të pacertifikuar Read More »