Problematika

Mjeku specialist vë alarmin: Harrojini babalet po pini fekalet, reagoni përndryshe …

Mjeku specialist i shëndetit publik, Aldo Shpuza, ka vënë alarmin për sa i përket ndotjes në ujin që ne pimë.

Me anë të një reagimi në Facebook, Shpuza iu bën thirrje qytetarëve që të reagojnë sepse uji që pimë është shumë i ndotur dhe i dëmshëm për shëndetin tonë.

Ja çfarë shrkaun Shpuza:

Harrojini Babalet, Po pini fekalet!! Ne se kjo nuk perben arsye per te ngritur zerin, atehere kemi probleme te theksuar si popull te shendetit mendor!!

Mjeku specialist vë alarmin: Harrojini babalet po pini fekalet, reagoni përndryshe … Read More »

Uji i ambalazhuar në Shqipëri me mbetje fekalesh

Ujësjellësit jo në të gjithë qytetet e vendit tonë të garantojnë që uji që sjellin në shtëpi është i pijshëm.
Për këtë arsye shqiptarët blejnë ujë të ambalazhuar. Po çfarë uji pinë shqiptarët? Top Channel dërgoi 6 kampionë uji të ambalazhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’i bërë analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga dhjetëra kompani që ka në treg. Nga 6 prej këtyre kampioneve tre rezultuan me që ishin të prekur nga bakteret “e.colli” dhe “entorococu”.

“Enterocoçu është pjesë e familjes së entoerobaktereve. Kurse “e.colli” është një bakter grandpozitiv dhe është pjesë e koliforneve fekale. Kemi prezencën e këtyre baktereve në tre monstrat e ardhura. Në mostrën 3,4,5. Që do të thotë këto tre mostra janë të ndotura mikrobioligjikisht . Ku sipas standardit aktual shqiptarë norma është zero për 250 mln ujë të analizuar. Prania e këtyre mikroorganizmave për konsum human sjell sëmundje me origjinë hidrike ose sëmundje me origjinë nga uji”, tha Edjona Bici, specialiste pranë ISHP.

Por historia nuk përfundon me kaq. Çuditërisht asnjëri prej këtyre kampioneve nuk plotëson standardin e fortësisë. Pra përqendrimin e mineraleve.

Përqendrimi i joneve të pehashit është brenda normave ligjit aktual shqiptarë. Kurse fortësia ka dalë nën normat e lejuar. Norma e lejuar për fortësinë e cila është sasia e mineraleve të tretshme të magnezit dhe të kalciumit kanë dalë nën normën e lejuar që është 10-20 gradë gjermane.Me të drejtë qytetarët kërkojnë të dinë se cilat janë kompanitë që tregtojnë ujë të kontaminuar. Por Top Channel bëri një investigim për të zgjuar Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit, i cili ka për detyrë të bëjë këto analiza të thjeshtë që bëmë edhe ne. Kështu po ky autoritet ka për detyrë të bllokojë këto kompani që dëmtojnë shëndetin e njerëzve./Top Channel

Uji i ambalazhuar në Shqipëri me mbetje fekalesh Read More »

Alarmi i Bankës Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Me Mungesë të Theksuar të Sigurisë Ushqimore

Në artikujt e AgroWeb.org është trajtuar gjerësisht çështja e sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara.

Raste si ai i mishit të Brazilit, orizit plastik apo perimeve a frutave të thata me aflatoksinë të bllokuara nga vende të BE-së, kanë marrë një vëmendje të madhe nga lexuesit.

Në komentet e tyre ata kërkojnë që Autoritetet Kombëtare të Kontrollit të jenë më vigjilentë, pasi jo gjithçka duhet t’i lihet në dorë fermerit apo tregëtarëve.
Alarmi Për Sigurinë Ushqimore – Banka Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Dhe E Gjashta Në Botë Me Mungesë të Theksuar
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota.

Kjo në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.

Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe  kapaciteteve për të menaxhuar situatën.

Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.

Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.
Mungesa e kapaciteteve
Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare.

Po ashtu edhe te kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.

Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor.

Gjithashtu për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë.

Banka bën thirrje se është e rëndësishme të kuptohet se konsumatorët mund të jenë në rrezik nga ushqimi që ata zgjedhin për të konsumuar dhe mënyrën në të cilën ata zgjedhin si burim.

Konsumatorët mund të marrin masa për të zbutur rrezikun për shembull, duke ruajtuar dhe gatur sic duhet ushqimin në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i mikrobeve.

 

Burimin e informacionit nga Banka Botërore e gjeni në këtë link dhe nga Monitor në këtë link.

Alarmi i Bankës Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Me Mungesë të Theksuar të Sigurisë Ushqimore Read More »

Banka Botërore ngre alarmin, Shqipëria në gjashtë vendet me mungesë të theksuar të sigurisë ushqimore

Ka qënë Banka Botërore ajo që së fundi ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore. Prej ushqimit të pasigurt në të gjithë globin sëmurën afërisht 2 milionë persona të ditë, të cilët në të shumtën e rasteve duhet të ndërpresin shkollën, punën dhe aktivitete të tjera jetësore, duke u shndërruar ndër të tjera në një kosto të madhe për shoqërinë. Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.

Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe kapaciteteve për të menaxhuar situatën. Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.

Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare, kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit. Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve. Vende të ndryshme si Kili, India, Kenia, Ukraina, Uruguai dhe Vietnami e kanë treguar përvoja të mira në lidhje me sigurinë ushqimore duke përfshirë në monitorim agjencitë publike, bizneset dhe konsumatorët.Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor, për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë. Banka bën thirrje se është e rëndësishme të kuptohet se konsumatorët mund të jenë në rrezik nga ushqimi që ata zgjedhin për të konsumuar dhe mënyrën në të cilën ata zgjedhin si burim. Gjithashtu dietat mund ti ekspozojnë konsumatorët ndaj rreziqeve më të mëdha të sigurisë ushqimore. Ushqimi i lëndëve të para për kafshët është një nga praktikat më të rrezikshme të sigurisë ushqimore. Peshku dhe prodhimet e detit kanë më shumë të ngjarë të hahen të papërpunuara më shumë se mishi. Gjatë gjithë Azisë Juglindore dhe Kinës, hahet peshku i papërpunuar ose pjesërisht i gatuar, çka mund të bëhet shkak për sëmundjet e mëlçisë dhe kancerin.

Në vendet me të ardhura të larta, bumi në konsumin e sushi thuhet se ka shkaktuar një rritje të shpejtë të infeksioneve. Shumica e sëmundjeve të reja njerëzore kanë origjinën nga kafshët e egra. Pandemitë më shkatërruese në historinë njerëzore: vdekja e zezë, ose gripi spanjoll, HIV / AIDS-it u shkaktuan të gjitha nga kafshët e egra. Konsumatorët mund të marrin masa për të zbutur rrezikun për shembull, duke ruajtuar dhe gatur sic duhet ushqimin në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i mikrobeve. Shumë praktika tradicionale të të ngrënit shërbejnë për këtë funksion dhe shpesh ndryshime të shpejta në dieta mund të nënkuptojë humbjen e këtyre praktikave dhe ekspozimin e konsumatorëve ndaj dëmeve potenciale që vijnë nga ushqimi.(monitor)

Banka Botërore ngre alarmin, Shqipëria në gjashtë vendet me mungesë të theksuar të sigurisë ushqimore Read More »

Vajza shqiptare i shitet serbit për 3 mijë euro. Çfarë po ndodh?

Shtypi serb ka raportuar so fundmi se, dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me vajza shqiptare të reja.

Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana.

Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.

Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare.
Por edhe Anila për mediet serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.
Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi.

Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat.
Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa.

Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare.

Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe.

Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.
Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. ”Po i ringjallim fshatrat. Në një fshat Buxhevo, 10 nuse shqiptare kanë lindur deri tash 12 fëmijë dhe është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb.

Image

Vajza shqiptare i shitet serbit për 3 mijë euro. Çfarë po ndodh? Read More »

Prodhimet e fermerëve të dyshimta, specialistët kërkojnë ligje për kontrolle

Jo shumë kohë më parë, një ngarkesë me rreth 5 tonë perime u kthye mbrapsht nga Greqia. Aalizat dolën me përmbajtje të lartë të pesticideve. ABC News u interesua në një nga pikat e eksporteve, për llojin e analizave që u kryen ngarkesave.
Drejtuesi i tyre pranon se gjithçka u besohet fermerëve.

Alban Vince, drejtues eksporti Lushnje:“Ne vetë kontrollohemi këtu, i bëjmë vetë kontrollimet, ndërsa nga shteti nuk ka kontrolle. Sheti duhet ti bëjë kontrollet tek serat e fermerëve, ndërsa këtu i bëjmë vetë privatisht.”

Në një maune për eksport, prodhimet përzihen. Berat, Elbasan, Fier e Lushnje e ndaj është e vështirë të gjenden abuzuesit. Analizat fito-sanitare duhet të bëhen që në origjinën e mallit, por aktualisht nuk ndodh kështu. Sot, serat me domate janë më të përfolura për pjekjen e tyre nëpërmjet hormonit. Nëse do të shkojmë në një serë me domate, gjëja e parë që të bie në sy, janë ambalazhet e përdorura për trajtimin e bimëve. Prodhuesit i kanë hedhur pasi ka përfunduar trajtimi në sipërfaqjet e mbjella. Në fshatin Goriçaj të Divjakës, fermerët e thonë hapur se në serat e tyre nuk ushtrohet asnjë kontroll për cilësinë e produktit.

Prodhuesja 1:“Nuk kemi përdorur plhera kimikë, domatja është pjekur vetë. Analiza nga AKU s’janë bërë këtë vit, nga vite të tjera po.”

Prodhuesi 2:“Vjet erdhën, por sivjet nuk ka ardhur njeri. Ne kemi dëshirën që ta çojmë në eksport. Është mall cilësor pa ngjyrosje, ështe taman bio.”

Mënyra e përdorimit të plehrave kimike dhe hormoneve, u lihet në dorë fermerëve. Pasi blihen në farmacitë bujqësore, shitësit u shpjegojnë përdorimin. Sasia që u hidhet perimeve është në ndërgjegjen e prodhuesve. Ligji shqiptar nuk detyron specialistët të ushtrojnë kontrolle në çdo serë.

Liburnit Zaka, shef i Përdorimit të Teknologjive në Lushnje:“Ka ligj në Shqipëri që ta detyrojë prodhuesin që ta kontaktojë një specialist ose një njeri të ekstensionit. Kjo lihet në dëshirën e tij. Kjo përgjithësisht ka lidhje me fitimet, kërkon të nxjerri fermeri nga ferma e tij se sa me sigurinë ushqimore.”

Mbi 400 ha sera diellore, janë vetëm në Lushnje, ç’ka e bën këtë zonën më të madhe të prodhimeve perimore në vend. Pjesa më e madhe shkon për eksport, ku mbi 30 pika grumbullimi marrin prodhime nga Lushnja, Divjaka, Berati, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Ky është sezoni intensiv i eksporteve, ç’ka ka sjell hapjen e shumë pikave të tjera të grumbullimit, pjesa më e madhe e të cilave nuk kontrollohen mbi aktivitetin e tyre. /ABC News

Prodhimet e fermerëve të dyshimta, specialistët kërkojnë ligje për kontrolle Read More »

Varësia nga lojërat e fatit u mori shqiptarëve 130 milion euro në vitin 2017 (Video)

Shqiptarët vitin e shkuar shpenzuan rreth 130 milionë euro në lojëra fati. Kaq ishte qarkullimi vjetor i këtyre kompanive. Ndërkohë mjekët e konsiderojnë sëmundje varësinë nga lojërat e fatit.

Sot vendos një skedinë, nesër një tjetër derisa kjo të kthehet në mendimin e parë sapo del nga shtëpia.

Dëshira kthehet në nevojë dhe kontrolli i impulsive bëhet i pamundur.

Varësinë nga lojërat e fatit Shoqata Amerikane e Mjekëve Psikiatër e ka cilësuar sëmundje që në vitin 1980, ndërsa mjekët psikiater shpjegojne se kur nje person cilesohet i varur..

Irena Thoma, Mjeke Psikiatre: “E kanë bërë lojën e fatit një qëllim kryesor të jetës së tyre. Merren vazdimisht me ketë lloj sjellje Tjetër është toleranca. Kur në një mnmënyrë këta individë bëjnë këtë sjellje dhe nuk i shqetëson fakti që po rrënojnë ekonomikisht. Bëhen problematikë në familje, punë e shoqëri. Ndjehen të stepur për tu tërhequr nga kjo sjellje, por duke qenë se janë të varur dhe nuk mund ta lënë këtë sjelleje ata rikthehen përsëri.”

Të ardhurat e kompanive të lojërave të fatit kanë shënuar rritje nga viti në vit gjë që tregon edhe për përdorimin e tyre nga qytetarët.

Nga ky ves shqiptarët shpenzojnë 130 milionë euro në vit. Kaq ishte qarkullimi vjetor i kazinove dhe basteve sportive në vitin 2017.

Qytetar 1: Provova të luaja fatin, po rrallë ia dola.

Gazetarja: Sa lekë vendose?

Qytetar 1: 1 mijë lekë, 2 mijë lekë

Qytetar 2: Shokët e mi kanë vënë, po unë jo.

Gazetarja: Pse vënë?

Qytetar 2: Po se janë të fiksuar, është mirë që po bëhet kjo, që po hiqen, është humbje kohe dhe lekësh. Është mirë të angazhohen adoleshentët me punë, se të merren me bixhoz.

Qytetar 3: Skedina kemi vënë.

Gazetarja: Sa lekë?

Qytetar 3:Në bazë të shifrave 500-700, po fitimet kanë qenë shumë pak.

Gazetarja: E provon shpesh?

Qytetar 3: Jo ndonjëherë kur shohim gazetën dhe ndryshon mendja.

Disa luajnë për t’u argëtuar, të tjerë për t’u identifikuar në shoqëri, një pjesë për të fituar ndërkohë që vesi mund t’i çoje në kurth.

Stigma vijon të mbajë larg specialistëve persona të tillë, ndërsa mjekët thonë se kontakti me ta bëhet i domosdoshëm.

Irena Thoma, Mjeke Psikiatre: “Truri i qënies njerëzore është i sajuar që të prodhohen disa neurotransmetues në momentin kur bën diçka që sjell kënaqësi kjo është më dominante dhe këta persona zgjedhin lojën e fatit për ta arritur këtë lloj vetëkënaqësie se ka edhe gjendje emocionale shoqëruese si pagjumësia, stresi, ankthi, humori jo i mirë dhe në këto momente ndërhyhet me një plan trajtimi medikamentesh, me ndjekje nga psikiatri dhe psikoterapi”.

Kryeminsitri ka paralajmëruar mbylljen e basteve sportive dhe zhvendosjen e kazinove nga zonat e banuara nga janari i vitit 2019.

Thuajse pesë vjet nga operacioni “Fundi i Marrëzisë” të tjera ndryshime ligjore shkojnë në parlament.Por për të parë nëse këtë herë marrëzia do të marrë fund vërtetë duhet pritur dhe pak kohë./ABC News

Varësia nga lojërat e fatit u mori shqiptarëve 130 milion euro në vitin 2017 (Video) Read More »

BOOM/ IMT-ja e Sarandës “fundos” qytetarin, 5 milion lekë gjobë gabimisht

Pesë milionë lekë është gjoba qe IMT-ja e Sarandës i ka vendosur shtetasit Shkëlqim Skënderi, me pretendimin se në biznesin e tij në Ksamil ka bëre një ndërtim të paligjshëm. Por qytetari është njohur me këtë masë vetëm kur Përmbarimi i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Çudia më e madhe është se ai nuk ka pasur asnjë lloj bisnesi, për më teper lokal. Shkëlqim Skënderi: Më kanë vënë një gjobë prej 5 mln lekësh të vjetra nga INUK. Më kanë thënë që ke një lokal në plazhin e Ksamilit dhe ke bërë ndërtim pa leje. Unë nuk kam as lokal dhe asnjë ndërtim tjetër.
Gazetarja: Kush jua vuri gjobën?
Shkëlqim Skënderi: Pas një viti e kam mësuar se e ka vënë INUK i Sarandës.

Drejtori i IMT-së Sarandë nuk është në dijeni të rastit, por pranon se inspektorja duhet ta ketë shoqëruar gjobën me një foto të ndërtimit pa leje.
Gazetarja: Këtë procesverbalin e konstatimit nuk duhet që ta shoqërojnë me një foto ku është ky objekt. Të na e thotë Manushaqja ku është ky objekti.
Drejtori IMT Sarandë: Patjetër që procedura është dhe pjesa shpjeguese këtu që ka në procesverbalin e konstatimit, shoqërohet edhe me një fotografi përkatëse. Ç’dokumentacion ka vajtur në Tiranë unë nuk mund të flas me përgjegjësi. Edhe pse Inspektorja që ka vendosur gjobën nuk ka pranuar të prononcohet, IKMT ka vënë në dispozicion fotot e objektit që është vëne gjoba. Por në fakt ky ndërtim nuk është i Shkëlqimit por i vëllait të tij, i cili e zotëron këtë lokal dhe pasi është gjobitur nga IKMT ka fituar gjyqin ndaj këtij institucioni dhe masa e gjobës është pezulluar.

BOOM/ IMT-ja e Sarandës “fundos” qytetarin, 5 milion lekë gjobë gabimisht Read More »