Problematika

Dalin në dritë të tjera bëma të Shefqetit, “shëruesi” sek.ual të burrave (video)

Stafi i programit ka mundur të sigurojë dëshmi për abuzimet e Shefqetit, që mesa duket vijojnë prej dekadash. Një qytetar që jeton në Itali, ka gjetur kurajon të rrëfejë eksperiencën e tij disa vite më parë.

Një video-skandal u transmetuar mbrëmbë ku një person i quajtur Shefqet pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Përmes pamjeve të kamerave të fshehta, “Stop” zbuloi se “shëruesi” Shefqet prekte burrat në pjesë intime dhe çdo hall të tyre ai pretendonte se e zgjidhte përmes forcës seksuale të burrave.

Tek “shëruesi” Shefqet, shqiptari që jeton në Itali, kishte shkuar së bashku me të ëmën për një problem familjar që kishin, dhe jo personal.

Edhe në këtë rast, “shërues” Shefqeti kishte nxjerrë jashtë të ëmën e qytetarit dhe nisi të prekte djalin nga pjesët intime. Edhe pse kjo nuk kishte asnjë lidhje me hallin e tyre.

Në një komunikim me gazetarin dhe drejtuesin e ‘Stop’ Saimir Kodra, ky qytetar rrëfeu gjithashtu se atë skenë e kishte të vështirë ta harronte për disa kohë.

Saimir Kodra: Për çfarë më kërkove të bëjmë këtë lidhjen telefonike në Skype?
Qytetari: Në radhë ta parë faleminderit që pranuat kërkesën time, thjesht doja të dëshmoja me dëshminë time personale një eksperiencë dramatike që kam përjetuar me personazhin që transmetuat mbrëmë. Shpresoj që organet kompetente të veprojnë. Isha tek ky për një eksperiencë personale që në 2005 dhe mbaruam punë për 5 minuta. Na tha do bëj ashtu, do bëj kështu. Pastaj, 5 minuta i tha mamit dil jashtë se kam punë me çunin.

Saimir Kodra: Ndërkohë, ju kishit vajtur për problem tjetër familjar, jo për punën tënde.

Qytetari: Po, për njerëz të tretë, jo për ne që ishim prezent aty. Dhe unë thjesht bëja punën e shoferit, duke dërguar mamin që po fliste me të për problemin tonë familjar. Dhe tha rri këtu, e më ngriti në këmbë e më tha: “Do të provoj të të paralizoj këmbë e duar ta shikosh forcën time”. Faktikisht më hyri frika dhe pastaj tha “po e shof që qenke çun i ri, po jeton në Itali, shkon pas femrave, ke epsh, ta ndal unë epshin ty”. Uli, tha, pantallonat. Më preku siç bëri të njëjtat gjëra që bëri mbrëmë.

Arrita disi të shkëputem, por faktikisht kohën më të madhe e ka kaluar me mua se me familjarët e mi që ishim për problemin tim. Ka qenë vështirë për ta kaluar faktikisht, por kemi qenë të rinj dhe shyqyr Zotit ka kaluar ajo punë. Kur pashë mbrëmë u ndjeva sikur të isha atë ditë aty. Faktikisht nuk më ka ikur nga mendja për disa kohë shumë të gjata. Se më ngelte mendja, aty, thoja çfarë më bëri ky. Mos po më bën ndonjë magji. Unë nuk besoj shumë në fakt në këto gjëra, por kur pashë pamjet e vilës që kishte krijuar ky me ato Lekë, përveç krimeve që bën personale, ka dhe një zhvatje nga personat, nga Lekët që iu merr. Jam në Itali me familjen time.

Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Stop” publikoi pamje se si “shëruesi” Shefqet prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall.

VIDEO

Dalin në dritë të tjera bëma të Shefqetit, “shëruesi” sek.ual të burrave (video) Read More »

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Si po grabitet pasuria shqiptare (thesaret e detit)

Në vendin tonë ka një sektor që është kthyer në fushën më tërheqëse për piratët e kohëve moderne. Bëhet fjalë për ujërat e paeksploruara të Shqipërisë janë bërë një atraksion për gjuetarët e thesareve që kërkojnë objekte të lashta, pjesë anijesh të mbytura dhe relike të tjera, që janë varrosur në fund të detit prej shekujsh.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” është ndalur këtu, duke sjellë një histori interesante. Bregdeti 450 kilometra i gjatë, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, – thekson AFP, – ka qenë i paarritshëm gjatë regjimit komunist, por sot ujërat janë të hapura, duke joshur arkeologë, por edhe grabitës thesaresh, të etur për të eksploruar territore të reja dhe për të shitur ato çfarë gjejnë në tregjet e zeza.

“Pjesa më e madhe e kësaj pasurie gjendet në thellësinë 20-30 metra dhe është lehtësisht e arritshme, pa ndihmën e pajisjeve të posaçme, e ajo pothuajse është zhdukur pa asnjë gjurmë. Nevojiten masa urgjente për të mbrojtur pasurinë e nënujshme”, tha Neritan Ceka, arkeolog.

Ekspedita të kryera që nga viti 2006 kanë zbuluar rreth 40 anije të mbytura në brigjet shqiptare, përfshirë mjete që i përkasin shekullit të VII dhe ato të Luftës së Parë dhe së Dytë Botërore. Qindra amfora të epokës romake janë zbuluar po ashtu në fund të detit, të mbuluara nga bimë marine.

“E sigurtë është që një gjueti thesaresh nën det sjell fitime të mëdha”, tha Moikom Zeqo, arkeolog.

Vazot mund të shiten për rreth 100 euro në Shqipëri dhe shihen në disa restorante luksoze, apo dalin në ankande për shuma më të mëdha në Londër dhe kryeqytete të tjera të artit.

Ka nga ato që kanë përfunduar në muze private në vende të ndryshme të botës, si kambana e anijes fatkeqe austro-hungareze “SS Linz”, që u mbyt në brigjet e Shqipërisë me 1.000 pasagjerë në bord, pasi u ndesh me një minë në mars të vitit 1918.

Ka edhe nga ata zhytës që kërkojnë të zhveshin anijet e shekullit të XX për shkak të çelikut të tyre të cilësisë së lartë. Çeliku i prodhuar para shpërthimeve bërthamore në botë është veçanërisht joshës, pasi nuk ka gjurmë radioaktiviteti dhe mund të përdoret për mjete delikate mjekësore dhe pajisje të tjera shkencore.

Në qershor, autoritetet miratuan një ligj që i klasifikon anijet e mbytura si “monumente kulture” dhe që kërkon licenca strikte për zhytësit. Një ëndërr e ndarë nga ekspertët shqiptarë dhe të huaj është ajo e një Muzeu nënujor, si ajo që ekziston në qytetin turk Bodrum, që mund të mbrojë artefaktet dhe të tërheqë turistë, por kjo duket e vështirë. “Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë luksin apo ndërgjegjësimin të kuptojë rëndësinë e madhe që kjo pasuri përfaqëson për historinë e vendit dhe civilizimin mesdhetar”, tha Auron Tare./TCH

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Si po grabitet pasuria shqiptare (thesaret e detit) Read More »

Moti i keq: Mos kryeni manovra në rrugë me akull

Moti i keq në disa zona të Shqipërisë ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, Policia e Shteti ka dhënë këshilla që drejtuesit e mjeteve duhet t’i ndjekin kur drejtojnë mjetet në zonat problematike. Nëpërmjet kësaj videoje Policia e Shtetit i bën apel drejtuesve të mjeteve që të mos bëjnë manovra në rrugë me ngrica dhe dëborë. “Këshilla për drejtuesit e mjeteve në kushtet e dëborës dhe të akullit”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2047088332005310/?t=0

Moti i keq: Mos kryeni manovra në rrugë me akull Read More »

“O shpellar hajde na tako”, plas sërish tek Unaza, banorët nuk pyesin më por…

Banorët e ‘Astirit’ në Tiranë janë hedhur në ditën e 13 të protestës duke bllokuar rrugën kryesore dhe rrjedhimisht qarkullimin e mjeteve.

Aya kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen sepse preken nga projekti për Unazën e Re.

Një nga banorët thotë se të vetmen pasuri ka shtëpinë që duan t’ja shembin dhe e ka në proces legalizimi që prej vitit 2005.

“Ne duam atë që na takon dhe të vazhdojë rrugën me 100 korsi dhe jo me 3 korsi Unë e kam në proces legalizimi që në vitin 2005. Unë do marr kallashin, bomba dhe kush do vijë i pari… atë do bëj. Nuk kam çfarë bëj se e kam me gjak atë shtëpi. Nuk kemi marrë ende asnjë njoftim nga bashkia apo qeveria se çfarë do bëhet. Ne nuk jemi zaptues, por jemi si gjithë dynjaja. Nuk na kanë dhënë afat se kur duhet të largohemi”- tha banori.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Ditën e djeshme banorët kanë protestuar edhe para bashkisë së Tiranë dhe kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë së Tiranës. Projekti i Unazës së Re parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.

Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund. Banorët e Unazës së Re i kanë bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj që të shkojë t’i takojë dhe të gjejnë zgjidhje, në të kundërt ata do të futen në grevë urie.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/175688890051317/?t=0

“O shpellar hajde na tako”, plas sërish tek Unaza, banorët nuk pyesin më por… Read More »

Nënat e reja shqiptare të parat në Evropë, abortojnë pasi fëmija duhet djalë

Tradita zakonore shqiptare ka treguar se shoqëria jonë festonte sa herë që në jetë vinte një djalë.

Dhe e kundërta ndodhte nëse ishte vajzë, ku dita dhe nata do të kalonin në heshtje njësoj sikur të kishtë ndodhur ndonjë hidhërim.

Edhe pse kohët kanë ndryshuar, dëshira për të pasur djalë ka sjell një tjetër fenomen, atë të abortit selektiv.

Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë në kërkim të djalit.

Djali do të thotë fitore, vajza humbje.

Rastet e nënave, që detyrohen të abortojnë vetëm e vetëm se është vajzë, janë të shumta, megjithëse kjo gjë ndalohet me ligj.

Një studim i fundit në vend tregon të dhëna të frikshme për abortin selektiv.

Që nga viti 1990 e deri më sot, në Shqipëri janë 33 mijë vajza të munguara, sipas tch.

Mjekja Rubena Moisiu, ish-drejtoreshë materniteti, shprehet se:

“Ne mbajmë vendin e parë në Europë”

Aborti selektiv jo gjithmonë vjen si kërkesë direkte, shumë nëna e fshehin atë duke shkatuar vetë abortin spontan.

Nënat e reja shqiptare të parat në Evropë, abortojnë pasi fëmija duhet djalë Read More »

Plehrat në Porto Romano, banorët: Bëftë hajër Sandër Lleshi

Nis ndërhyrja në vendgrumbullimin e plehrave për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe mbulimin e tyre. Pas urdhrit të parë të zëvendësministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, drejtuar institucioneve në varësi në nivel lokal, për disiplinimin e mbetjeve urbane në vendgumbullime, prefektura e Durrësit ka organizuar punën për shuarjen e zjarreve.

170 deri në 180 tonë mbeturina në ditë grumbullohen në këtë fushë nga ndërrmarja komunale e Durrësit. Sot disa makina zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e zjarreve në fushën e grumbullimit të plehrave të Porto-Romanos, e cila është 222 mijë metra katror me 15 metra lartësi, ndërsa mjetet e rënda po punojnë për pastrimin e kanaleve dhe ngjeshjen e fushës. Prefekti Roland Nasto deklaroi se në fund të këtij viti kalendarik nuk do të ketë më plehra që depozitohen në këtë fushë. Mbetjet do të dërgohen në Tiranë për riciklim, ndërsa fusha do të rrethohet si fazë e parë e saj. “Për Emergjencat Civile në Durrës ky është një problem madhor mjedisor, sepse prej kësaj fushe duhet të largohen edhe qindra njerëz që punojnë aty duke bërë riciklimin e mbetjeve urbane, së bashku me kafshët që kullosin në plehra”, tha Artur Lekbello, Shef i Emergjencave Civile.
Ky vendgrumbullim është rritur në mënyrë progresive nga vit në vit si në siëprfaqje edhe në lartësi. Aktualisht vendgrumbullimi arrin në një lartësi prej 15 metrash nga niveli fillestar. 180 ton plehëra depozitohen aty cdo ditë, ndërsa në verë sasia disafishohet nga ardhja masive e pushuesve. Djegja e qindra ton plehërave ka ngitur alarmin tek i madh e i vogël.

Zgjidhja është rrethimi i fushës dhe kthimi i saj në një park të gjelbëruar, sipas bashkisë së Durrësit e cila nuk ka fonde tha Syri Gjergji inxhinier I ndertmarrjes sw pastrim gjelberimit.
Për banorët situata është emergjente. Ata e kanë mirëpritur vendimin e zëvendësminitrit të brendshëm për shuarjen er zjarrit dhe disiplinimin e fushës së mbetjeve urbane.
Në këtë fushë punopjnë mbi 200 persona që bëjnë ndarjen e plastikës , letrës dhe aluminit ne mënyrë private, ndërsa e tufat e mëdha me lopë dele dhe derra ushqehen po në të nëjtën fushë me mbejtet që transportohen aty cdo ditë.

Pak ditë më parë ishin studentët e “Aleksandër Moisiut” por edhe pedagogët që u ngritën në protestë duke kërkuar mbylljen e fushës së plehrave. Ata lanë një javë afat për të ndërhyrë përpara se klinika e ligjit në këtë universitet të nisë një betejë ligjore me bashkinë e Durrësit.BW

Plehrat në Porto Romano, banorët: Bëftë hajër Sandër Lleshi Read More »

Keni probleme me vjehrrën? Ja një manual si t’i bëni ballë

Konflikti vjehrrë-nuse është i vjetër sa vetë bota dhe ndoshta asnjëherë nuk do zgjidhet por ama mund tua letësojmë problemet.

Shumë nuse e kanë të vështirë të vendosin një raport të mirë me vjehrrën.
Sido që të jenë rrethanat krijimi i një balance është i rëndësishëm, për të shmangur kështu mëritë dhe zënkat.

Ti nuk ke përse të ta duash me doemos vjehrrën tënde, tek e fundit je martuar me djalin e saj dhe jo me të.

Kështu që përpiqu t’i tregosh edhe bashkëshortit tënd se ti dhe mamaja e tij nuk keni ndonjë marrëdhënie si vajzë e bijë.

Gjithashtu duhet të dish se nuk është nevoja të dalësh jashtë mundësive të tua për t’i bërë qejfin vjehrrës tënde.

Nëse marrëdhënia e mirë me të të kushton shumë mundim dhe përpjekje, atëherë mos syno një marrëdhënie ideale por normale.

Përpiqu t’ia kuptosh vetëkënaqësinë prej nëne. Thjesht mësohu me idenë që sipas saj ajo është nëna më e mirë në botë, që ka rritur fëmijët më të mbarë në botë dhe askush nuk ka për t’ia kaluar ndonjëherë.

Nëse asgjë nuk funksionon atëherë provo të krijosh distancë.
Siç thamë edhe në fillim një marrëdhënie e largët është më e shëndetshme se sa një e tillë plot zënka dhe inate. Dhe nëse as distanca nuk funksionon, përpiqu ta falësh dhe t’ia kalosh gabimet e vogla pa shumë zhurmë. Në fund të ditës ka rëndësi ajo çfarë ti ke me djalin e saj dhe jo me të.

Keni probleme me vjehrrën? Ja një manual si t’i bëni ballë Read More »