Problematika

Vlorë – Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit

Mbetjet plastike pushtojnë një nga plazhet e Zverncit në nje gjatesi prej afro 1 km.Reshjet e shiut të ditëve të fundit ka sjellë dhe prurje të lulmit Vjosë. Por kësaj radhe prurjet nuk kanë përmbytur toka por kanë sjellë pa fund mbetje plastike.Vija bregdetare prej 1 kilometër është ndotur totalisht nga mbetjet plastike.

Peshkatarët e kësaj zone shprehen se ky plazh i virgjër tashmë po kthehet në vend grumbullimi mbeturinash.

“Shteti duhet të vëjë dorë në të tilla gjëra. Në të tilla raste, dëmi bëhet edhe për ambientin edhe për ne si peshkatarë. Ka 10 ditë që furtuna solli mbetje. Nga lumenjtë rrymat e detit i sjellin këtej. Ka rroba, mbetje plastike nga të gjitha. Plazhi ka qenë shumë i pastër. Nuk ka ardhur njeri. Po të gërmosh gjen vetëm mbetje.”

Peshkatarët

Fshatrat të cilët banojnë rreth lumit Vjosë prej kohësh lumin e shohin si vend për hedhjen e mbeturinave. Ndërsa në kohët kur rritet niveli i lumit mbetjet përfundojnë në bregun e detit në zonën e Zvërnecit./Shqiptarja.com

Vlorë – Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit Read More »

Policia bën aksion masiv në 1136 subjekte dhe sekuestron qindra fishekzjarre/ video

Luftë ndaj fishekzjarrëve pas incidentit te rende kunder efektives se policise. Policia e Shtetit ka vijuar dhe gjatë ditës së djeshme, kontrollet e shumta në subjekte që shesin lëndë plasëse.Sipas një njoftimi për mediat mësohet se janë sekuestruar 643 kapsolla dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Nisur nga ngjarja e fundit ku gjatë një proteste para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.

ë këtë kuadër, bazuar dhe në Ligjin Nr.9126, datë 29.07.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në Republikën e Shqipërisë” si dhe Urdhërit të MB nr. 229, datë 08.05.2015 “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve”, gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në subjekte (dyqane dhe tregje), “Për mënyrën kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve pritoteknike e fishekzjarreve”.

Janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/360623311364313/?t=0

Policia bën aksion masiv në 1136 subjekte dhe sekuestron qindra fishekzjarre/ video Read More »

‘Stop’/ Bashkia e Mallakastrës i grabit qytetarit pronën

Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Visok të Ballshit për denoncimin e qytetarit Gramoz Malaj. Ai thotë se Bashkia e Mallakastrës i ka hyrë në pronën që ka me dokumente dhe merr rërë bituminoze. Kryetari i Bashkisë, Agron Kapllanaj thotë në intervistë se vendi i gërmimit është në kufi me pronën private, ndaj mund të ketë prekur pak.

Kapllanaj pohon se nuk ka leje shfrytëzimi dhe asnjë lloj dokumenti tjetër që ta lejojë të kryejë këtë aktivitet. Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier deklaron se për këtë aktivitet, Bashkia e Mallakastrës duhet të ketë patjetër leje shfrytëzimi e leje mjedisore. Sipas tij, puna jo vetëm do të bllokohet, por do të shkojë edhe në prokurori.

“Quhem Gramoz Malaj, jam bashkëpronar në një sipërfaqe toke të trashëguar nga gjyshërit e mi. Dhe gjithë këtë kohë, ne i jemi drejtuar gjykatave të ndryshme për ta rimarrë këtë pronë dhe në vitin 2015 Gjykata e Rrethit Fier na e ka rikthyer, madje e kemi fituar edhe në Apel. Kemi ardhur këtu, kur kemi parë që disa persona po na shkëtërronin pronën. Siç e shikoni edhe vetë, faktet flasin, personat që janë futur këtu nuk janë individë privatë, por është një institucion shtetëror që quhet Bashkia Ballsh.”

Gazetarja: Pranë redaksisë së emisionit tonë është ankuar Zoti Malaj, i cili në bazë të dokumenteve që ka njihet pronar i ligjshëm i një sipërfaqe toke në fshatin Visok dhe deklaron që i është cënuar prona, pasi Bashkia juaj po ndërhyn pikërisht në pronën e tij, duke marrë rërë bituminoze. Doja të dija cila është e vërteta dhe cili është pretendimi i Bashkisë.

Kryetari Agron Kapllanaj: Bashkia Mallakastër nuk ka hyrë në pronën e zotërisë. Meqenëse jemi duke punuar në kufi prone, ndoshta mundet edhe që mjeti të kenë hyrë edhe brenda pronës së zotërisë. Ne jemi të gatshëm që nëse kemi ndërhyrë, të rikthejmë, ashtu sikurse do të rikthejmë edhe pjesën tjetër, në gjendjen e mëparshme.

Gazetarja: Keni një leje shfrytëzimi?

Kryetari Agron Kapllanaj: Leje shfrytëzimi për çfarë?

Gazetarja: Për të marrë bitum?

Kryetari Agron Kapllanaj: Po ne nuk kemi hapur barrierë bitumi atje, jemi duke bërë rikonstruksionin e rrugës dhe sigurisht që gjatë kohës që punojmë, këto inerte po i shfrytëzojmë për shtrimin e disa rrugëve të tjera.

Gazetarja: Gjithsesi, pa leje unë nuk besoj, se mund të ndërhyhet?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Dakord!

Gazetarja: S’e keni lejen?

Kryetari Agron Kapllanaj: Jo, s’kemi leje!

Gazetarja: Një qytetar kur ndërton minimumi merr një leje, po s’e pati lejen futet në burg, kështu që si i bie?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe ne me leje punojmë.

Gazetarja: Punoni me leje, por këtë herë s’ashtu…

Kryetari Agron Kapllanaj: Në të gjithë territorin, ne punojmë me leje.

Gazetarja: E kuptoj! Po këtu pikërisht, pse s’keni punuar me leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Edhe aty me leje jemi! Jemi duke bërë rrugë. Duke rehabilituar rrugën e fshatit.

Gazetarja: Po pra po, ju ok, po bëni punë publike, sepse ky është detyrimi juaj.

Kryetari Agron Kapllanaj: Nuk po bëjmë krim!

Gazetarja: Nuk po bën krim, por ti nuk ke një leje?

Kryetari Agron Kapllanaj: Ok! Ok! Dakord! Nëse s’ka leje, ka apo s’ka leje, ka dhe instanca të tjera që merren me lejet e me ato. Ok! Në qoftë se nuk ka leje, sipas ligjeve, kemi edhe ne ato kusuret tona, penalizohemi.

“Atëherë, pasi morëm takim me Kryet

arin e Bashkisë, i cili na tha se nuk është bërë dëm, vetëm sa është cënuar pak në pronën time… unë erdha për ta vërtetuar këtu, ku është një fushë, në qytetin e Ballshit. Të gjithë këtë material e kanë marrë nga prona ime. Këtu duken faktet vetë se është cënuar pak, apo është cënuar shumë…”, tha Gramoz Malaj.

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit tha se “i është kërkuar të gjithë bashkive, sipas bazës materiale të kërkuar! Ju kërkojmë informacion mbi karrierën e ndodhur në Visok, Bashkia Mallakastër. Sa më poshtë: Dokumentacionin e pronësisë, ku ushtrohet ky aktivitet! Licencat përkatëse për shfrytëzim, nëse është në aktivitet, duhet të ketë edhe licencë! Në rast të ushtrimit të aktivitetit pa lejen përkatëse, të merren masa për bllokimin e aktivitetit dhe njoftimit të ISHMP-së menjëherë. Normalisht, Bashkia Mallakastër është pronare të themi në thonjëza e të gjithë territorit të saj, por nuk mund të ushtrojë pa leje asnjë lloj veprimtarie, pa patur këto që unë citova.”

Gazetarja: Ka ardhur në zyrat tuaja kjo Bashki të kërkojë leje?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Asnjëherë! Urgjentisht do bllokohet ai!

Gazetarja: Do bllokohet?

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Duhet të bllokohet, se nuk mund të ushtrosh një aktivitet pa leje! Ç’është kjo…?!

Gazetarja: Po jo, se nxjerr bitum dhe shtron rrugë!

Juristi i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit: Ç’më intereson?! Merr njëherë leje dhe pastaj… ka lejen përkatëse. Leje Shfrytëzimi, leje Mjedisore, duhet t’i ketë se s’bën. Do bllokohet! Do merret masë administrative! Në të kundërt do të çohet edhe në prokurori çështja!

Gazetarja: Ç’farë thua?

‘Stop’/ Bashkia e Mallakastrës i grabit qytetarit pronën Read More »

Banorët e Unazes se Re: Ja dita kur do heqim dorë nga protesta

Banorët tek Unaza e re janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre.

Banorët kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga protesta pa ju dhënë e drejta e tyre më parë.

‘Ne nuk do të tërhiqemi. Kur nuk u tërhoqëm dje që po binte shi, kur na kanë b*rgosur fëmijët, mund të tërhiqemi neve. Kur të tërhiqen oligarkët atëherë do të tërhiqemi neve. Le të vijë këtu dhe të ulen me neve që të flasin’, deklaroi një nga banorët.

Banorët e Unazes se Re: Ja dita kur do heqim dorë nga protesta Read More »

Moti i keq, probleme në Portin e Vlorës dhe Sarandës

Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë kësaj së marte kanë sjellë probleme në Vlorë dhe Sarandë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike. Era është e fortë ndërsa dallgët në det shkojnë deri në 8 ballë. Ndërkohë pritet që gjendja të rregullohet vetëm pas orës 22:00 të natës.

Gjithashtu edhe në Sarandë era e fortë ka sjellë vështirësi në lundrim, por nga Kapiteneria e Portit nuk raportohet për pezullim të lundrimit. Dallget në det të hapur shkojn deri në 4 balle, ndersa moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne disa akse te qytetit duke e bërë të veshtire kalimin si për kembesoret dhe automjetet.

Moti i keq, probleme në Portin e Vlorës dhe Sarandës Read More »

Nuk është trillim, trashemi nga ajri, thonë shkencëtarët

Shkaku i epidemisë së trashjes, përveç faktorëve tjerë, gjendet edhe në lirimin e rritur të dyoksid karbonit në atmosferë, sepse ai vepron në hormonin i cili kontrollon oreksin.

Lëshimi i rritur i gazrave të dyoksidit të karbonit është i lidhur me rritjen e peshës së njerëzve, kanë zbuluar shkencëtarët danezë duke analizuar të dhënat për sasinë e CO2 në atmosferë dhe shkallën e trashjes në shoqëri. Shkaku i këtij efekti gjendet tek oreksini, lloji i hormonit i cili stimulon vigjilencën dhe shpenzimin e energjisë te fëmijët, ndërsa në të ndikon dyoksidi i karbonit. Ai hormon dikton ritmin trupor, si dhe apetitin tonë.

Sipas rezultateve të studimit i cili në këtë vend përcjell rritjen e sëmundjeve kardoivaskulare, shkencëtarët kanë vërtetuar që gjatë 22 viteve janë trashur të gjithë pjesëmarrësit e studimit në mënyrë proporcionale, madje edhe ata më vitalët, bën të ditur Daily Mail.

“Është shtresuar teoria që njerëzit trashen sepse lëvizin pamjaftueshëm, por nëse merren faktorët e ushtrimeve dhe ushqimit, koncentrimi i CO2 po ashtu është rritur në proporcion të njëjtë si dhe pesha e njerëzve”, ka konkluduar udhëheqësi i studimit, Lars-Georg Hersoug.

Si argumente shtesë për teorinë e vet, Hersoug përmend të dhënat e rritjes së trashjes në SHBA në periudhën prej vitit 1986 deri në 2010, në Bregun Lindor, ku koncentrimi i CO2 është më i madh.

Po ashtu ai përmend edhe rezultatet e studimit të vitit 2010, në të cilin 20.000 kafshë laboratorike janë trashur edhe pse kanë qenë në kushte tërësisht të kontrolluara. Shanset që të trashen kafshët për shkak të shkaqeve të rastësishme janë pothuajse inekzistente.

Për të testuar teorinë daneze një studim eksperimental amerikan ka vënë gjashtë meshkuj në një hapësirë ku i kanë ekspozuar ndaj niveleve të rritura të dyoksidit të karbonit. Shtatë orë pas kësaj u kanë dhënë të hanë aq sa kanë dëshiruar, ndërsa kanë ngrënë rreth gjashtë për qind më shumë se vullnetarët në grupin kontrollues. /Telegrafi

Nuk është trillim, trashemi nga ajri, thonë shkencëtarët Read More »

“Te pastrojmë Shqiperinë në një ditë” i gjithë territori i pyllit të Sodës do të jetë i pastër

Ne diten kombetare te aksionit “Te pastrojme Shqiperine ne nje dite”,prefekti i qarkut te Vlores Flamur Mamaj ka konfirmuar situaten ne zonen e pyllit te Sodes ne Vlore,nje nga zonat me problmetike sa i perket depozitimit te mbetjeve dhe demtimit te kesaj zone.

Dhe ne fakt aksioni per pastrimin e Shqiperise ne nje dite,eshte ndalur sot ne Vlore,pikerisht ne zonen e pyllit te Sodes,aty ku prej vitesh problematika nuk ka marr ende nje zgjidhje si sa i perket mbetjeve ,por edhe demtimit te pyllit.

Cilesuar mushkria e qytetit te Vlores,situata ne kete zone po shkon drejt demtimit te plote,por edhe mbetet nje vend i depozitimit te mbetjeve te shumellojta. Dhe pikerisht ne diten e aksionit te pastrojme Shqiperine ne nje dite ,institucionet ne Vlore jane ndalur pikerisht ne pyllin e Sodes,ndersa synohet qe me fillimin e vitit te ardhshem kjo zone te kthehet ne nje ambjent sa me paster.

“Te pastrojmë Shqiperinë në një ditë” i gjithë territori i pyllit të Sodës do të jetë i pastër Read More »