Problematika

Ujësjellës Kanalizime Vlorë apel konsumatorëve

Ujësjellës Kanalizime Vlorë i bën apel të gjithë konsumatorëve familjarë dhe bizneseve që të kujdesen për matësat e ujit dhe tubacionet.

“Ditët e fundit po përballemi me temperatura shumë të ulëta. Marr shkas nga e njëjta situatë e një viti më parë, Ujësjellës Kanalizime Vlorë këshillon që të mbështillini me materiale të buta dhe të ngrohta matësin e ujit dhe tubacionet e jashtme në mënyrë që të evitohet ngrirja e tyre”, bën të ditur Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Sipas Ujësjellësit të Vlorës, mundësisht çezmat duhet lënë hapur për disa minuta që uji të mos ngrijë.

Gjatë ditëve të para të janarit Ujësjellës Kanalizime Vlorë po punon intensivisht për një funksionim më të mirë të rrjetit.

Kështu, sektori i Kanalizimeve ka realizuar pastrimin e zgarave dhe rrjetit në zonën e “Lungomare”, si dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Vlorë.

Po këto ditë u riparua edhe një avari në rrjetin e furnizimit me ujë, pranë ish-Ndërmarrjes së Qumështit nē lagjen “Kushtrimi”.

Gjatë këtij viti Ujësjellës Kanalizime Vlorë do të ketë objektiva të reja për sa i përket reformës në ujësjellësa, për ujërat e ndotura, kanalizimeve, por prioritet do të mbetet furnizimi me ujë të pijshëm. /atsh

Ujësjellës Kanalizime Vlorë apel konsumatorëve Read More »

Çako inspektime në Kuç: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve

Tërmeti nè jug të vendit la disa pasoja në fshatin Kuc të Vlorès.
Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako inspektoi sot zonat e prekura nga lëkundja e tokës të premten në darkë në jug të vendit. Çako ishte sot në Kuç të Vlorës dhe siç mëson Agjencia Telegrafike Shqiptare, Drejtori Emergjencave Civile ka theksuar se do bëhen vlerësimet e të gjitha dëmeve.

“Jam këtu për të parë nga afër gjendjen, pas tërmetit të rënë një ditë më parë në zonën jugore të vendit, ku ka pasur dhe dëme në disa banesa. Ju sigurojmë se së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Me rëndësi është ta kalohet situata aktuale”, vijoi Çako.

Kreu i Emergjencave Civile nënvizoi gjithashtu se, Emergjencat Civile, së bashku me FA-të janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve shqiptarë në të gjithë territorin

Një ditë më parë në zonën jugore të vendit ka rënë një tërmet 4.8 ballë, me epiqendër në Borsh. /atsh

Çako inspektime në Kuç: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve Read More »

Tërmet sot në Shqipëri – Është trondit vendi në orët e para të mëngjesit

Lëkundjet e tërmeteve në Shqipëri janë rikthyer sërish.

Sipas faqes zyrtare “Live Earthquake” një tërmet me magnitudë 3.6 dhe thellësi 2 kilometër ka goditur vendin tonë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se tërmeti ka rënë sot në orën 08:15 dhe epiqendra ka qenë 11 km larg Memaliaj, por është ndjerë shumë edhe në Berat, e më pak në Tiranë.

Tërmet sot në Shqipëri – Është trondit vendi në orët e para të mëngjesit Read More »

Thethi i izoluar nga dëbora,pa energji

Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 80 cm, ndërsa përpos rrugës së bllokuar zona është pa energji elektrike.
Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti. “I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë për të hapur rrugën”. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth.

Ndërkohë që akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë. Dëborë në ditët e fundit ra edhe disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme.

Thethi i izoluar nga dëbora,pa energji Read More »

Selenicë/ Familja 11-anëtarëshe jeton në varfëri ekstreme

Familja e Riza Mustës në fshatin Lubonjë të Selenicës prej vitesh jeton në kushte shumë të vështira. Janë 10 fëmijë dhe i zoti i shtëpisë të cilët në shumë raste ngrysen e gëdhihen me barkun bosh. Të vetmën të ardhur kanë një ndihmë prej 2500 lekë në muaj, ndërsa fëmijët shpesh braktisin shkollën për të mbledhur kanaçe.

Të flesh me barkun bosh. Kjo është historia e familjes së Riza Mustës në fshatin Lubonjë të bashkisë Selenicë. Report Tvka ndjekur nga afër historinë e Rizait, babit të 10 fëmijëve i cili jeton në kushte të mjerueshme. Gruaja nuk ka as 1 muaj që i ka vdekur, ndërsa Rizai është i detyruar të jetoj me fëmijët në një shtëpizë të vogel. Ata flenë disa në shesh dhe disa në dy krevate të vjetër dhe rrenuar.

Me lot në sy i zoti i shtëpisë na tregon atë çka kishte gatuar sot, supe me mish pule, të sjellë nga mësuesit e një shkolle aty pranë. Rizai tregon se kjo është ditë me fat pasi do të hanë diçka, pasi në ditët më të shumta ata kanë fjetur me barkun bosh, në shesh dhe errësirë totale, pasi prej 1 muaji i kanë prerë edhe dritat.

“Sot më sollën mësueset. Kishim një pulë që e patën sjellë dhe sot sollën dy pako me oriz”, thotë Rizai.

Një prej mësueseve jashtë kameras shprehet se në momentin që i trokitën në shtepi, fëmijët i gjetëm shtrirë në shesh. Burim të vetëm të ardhurash kjo familje ka mbledhjen e kanaçeve. Fëmijët dalin që herët në mëngjes për të mbledhur hekurishte, ndërsa ndihma që ata marrin nga Bashkia është 2500 lekë.

“Jetoj në kushte shumë të vështira. Asnjë sistem nuk më ka ndihmuar. Më kanë prerë dritat se kam për të paguar 11 mln lekë, 6 milionë kështu dhe 5 mln lekë oferta. Flejmë në çimento. Fëmijët shkojnë në shkollë, por këto ditë nuk kanë shkuar se skanë kushtët për të mësuar, për të bërë detyrat. Gjithçka këtu është jashtë normave njerëzore”, vijon Rizai.

Vajza e shtëpisë Luljeta vetëm 14 vjeçe tregon me pak fjalë se jetesa qe ajo bën është mjaftë e veshtirë, pasi në vend që të ishte në gjimnaz rri në shtëpi për t’u kujesur për familjen e saj.

“Unë jam e zonja e shtëpisë që bëj të gjitha punët. Është shumë e vështirë. Na iku nëna. Rrimë pa bukë”,rrëfen Luljeta.

Dy djemte e vegjel të Rizait me lot në sy tregojnë se nuk shkojnë në shkollë pasi mbledhim kanaçe për të jetuar. Nga të pangrënet disa herë në shkollë fëmijëve u ka rënë të fikët.

“Nuk kam shkuar në shkollë se s’kemi për të ngrënë. Mbledh kanaçe”, thotë djali i vogël me lot në sy.

Fshati Lubonjë ndodhet vetem 30 km larg qytetit të vlores dhe i përket Bashkisë së Selenicës, një fshat që dita ditës po braktiset. Pamjet tregojnë qartë se palltet janë të amortizuara, të braktisura.

“Fshati është katandisur për ibret të zotit, nga ana ekonomike, nga ana e kushteve për ujë, për drita… Një shie bie dhe drita nuk ka”, thotë një banore e fshatit Lubonjë në Selenicë.

“Fshati siç e sihkoni edhe vetë, shtëpitë janë rrënuar. Edhe këta që banojnë aty prit kur t’i zërë poshtë pallati sepse po hapet nga lart. Nuk ve dorë as bashkia dhe askush”, thotë një tjetër banor.
Report Tv shkoi edhe në qendren shëndetësore për të parë kushtet e saj, por u ndesh me derën mbyllur, kjo tregoi qartë atë çka banorët thonin.

Selenicë/ Familja 11-anëtarëshe jeton në varfëri ekstreme Read More »

Viktimat e trafikimit, 71% janë gra e vajza

71% e të gjitha viktimave të trafikimit në mbarë botën janë gra dhe vajza, sipas shifrave të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërsa trafikimi i qenieve njerëzore është fenomen mbarëbotëror, që nuk njeh kufij, Konventa e Këshillit të Europës për masat kundër trafikimit u drejtohet të gjitha shteteve në botë për të parandaluar këtë fenomen.

Vlera më thelbësore e Konventës është përqendrimi i saj në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e viktimave.

Konventa e përkufizon trafikimin si shkelje të të drejtave të njeriut dhe si shkelje të dinjitetit dhe integritetit të qenieve njerëzore. Kjo do të thotë që organet kombëtare janë përgjegjëse, në rast se ato nuk marrin masa për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore, për të mbrojtur viktimat dhe për të hetuar me efektivitet rastet e trafikimit./atsh

Viktimat e trafikimit, 71% janë gra e vajza Read More »

Shifra alarmante të trafikimit të fëmijëve

Fëmijët shqiptarë, kryesisht ata të moshës 12-15 vjeç, janë ndër grupet kryesore të viktimave të trafikimit të fëmijëve në Europë. Të dhënat e Europol tregojnë se kjo grupmoshë po përdoret kryesisht për shpërndarje droge dhe punë të rëndomta. Vetëm Britania raporton për 900 fëmijë shqiptarë në vit që trafikohen ose kontrabandohen.

“Raporti i Europolit është shqetësues pasi për herë të parë flet për krimin shqipfolës që lidhet me trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve, ata shfrytëzohen për shpërndarje droge, punë të zezë dhe lavazhe. Nga ana tjetër po të shikojmë vende si Britania e Madhe, ata raportojnë 600-900 fëmijë shqiptarë në vit, që shkojnë ose si fëmijë të kontabandimit ose trafikimit. Edhe raporti i Europolit dhe ato të tjera konfirmojnë që fëmijët shqiptarë dhe ato adoleshentë janë një ndër grupet kryesorë të viktimave të trafikimit të fëmijëve në Europë”.

Por çfarë bëhet me këta fëmijë të trafikuar? Shqipëria nuk ka ende shërbime për t’i asistuar dhe riintegruar.

“Ne nuk kemi një plan kombëtar të mirëfilltë për eliminimin e të gjitha formave të shfrytëzimit të fëmijëve, sidomos trafikimit. Shërbimet tona nuk janë të përgatitura, as për të financuar nevojat specifike për riintegrimin e tyre, por edhe shërbimet janë shumë të munguara në pjesën më të madhe të Shqipërisë”.

Në raportin e Europol thuhet se një grup shqiptar që merret me trafikim e fëmijëve, e ka të programuar rrëmbimin e të vegjëlve dhe më pas dhënien e tyre për birësim të paligjshëm.

Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se në 2017 janë proceduar 17 çifte shqiptare që kishin lënë fëmijët e tyre në Itali me qëllimin për t’i shfrytëzuar në punë të ndryshme. Ka të dhëna se mjaft familje të tjera i braktisin fëmijët në vende të ndryshme të Unionit për të përfituar azil.

Sipas Europol, në vitin 2017 rezulton se janë trafikuar 5 mijë fëmijë në mbarë Europën, pjesa më e madhe e të cilëve, shqiptarë.

Shifra alarmante të trafikimit të fëmijëve Read More »

Kontrolle në Fier e Lushnjë, bllokohen kapsolla dhe fishekzjarrë

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Fierit, Lushnjes, Divjakës dhe Ballshit u kontrolluan 65 subjekte të ndryshme (dyqane, supermarkete dhe pika shumicash).

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Kontrolle në Fier e Lushnjë, bllokohen kapsolla dhe fishekzjarrë Read More »