Problematika

Nuk lejojmë shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se nuk bën vaki të lejojmë të ketë shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga HEC-e, gurore, etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, theksoi Rama.

Banorë të komunës Zagories u konfliktuan mëngjesin e sotëm me përfaqësues të kompanisë Shell. Në fshatin Sheper pritej të mbahej dëgjesa publike e radhës në lidhje me projektin e studimit të nëntokës në bllokun 4, ku Shell-i do të kërkojë për rezerva nafte.atsh

Nuk lejojmë shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë Read More »

Zbuloni mënyrat si të largoni varësinë nga prija e duhanit

Jeni duhanpirës? Dëshironi ta lini duhanin, por nuk dini si? Kjo kërkon durim dhe metoda të shëndosha për ta arritur qëllimin.
Më poshtë ndjekeni shembujt në mënyrë që të ju lehtësohet kjo rrugë:

Vendosni një datë

Është e rëndësishme që të jeni të bindur për vendimin që keni marrë. Mënyrat janë të ndryshme por këshillohet që të përgatiteni për vështirësitë që keni përpara.

Konsumoni perime

Studimet kane treguar që njerëzit që konsumojnë perime 4 herë në ditë e kanë më të lehtë për të hequr dorë nga cigarja.

Hiqni dorë nga alkooli dhe kafja për disa muaj

Nuk ka njeri që pi cigaren dhe mos të dëshirojë ta shoqërojë atë me ndonjë kafe. Kështu që rrini larg lokaleve në mëngjes më mirë dilni për një shëtitje.

Zëvendësoni cigaren me ndonjë çamçakëz ose lajthi, arra, fara

Duhet njëra nga këto për të hequr dëshirën dhe vesin e të pirit cigare.

Aktivitetet e ndryshme

Mundohuni të qëndroni i zënë me punë shumicën e kohës. Aktivitet e ndryshme, soportet, fotografia, kërcimi apo çdo gjë tjetër që ju mban të zënë do të ishte shumë mirë

Zbuloni mënyrat si të largoni varësinë nga prija e duhanit Read More »

Vlorë – 100% pastrim i rrjedhës së kanaleve kulluese

Pastrimi i kanaleve të ujërave të larta për të zgjidhur problematikën e përmbytjeve është në fokusin e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë dhe bashkisë së qytetit bregdetar.

Në këtë kuadër po punohet për shembjen e ndërtimeve apo objekteve që bëhen pengesë për funksionimin normal të tyre. Prej vitesh këto ndërtimeve kanë dëmtuar kanalet e ujërave të shiut dhe kanë sjell shpesh probleme në qytet.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili inspektoi sot punën që po bëhet për lirimin nga ndërtimet, të kanalit kullues nga Drejtoria e Policisë deri tek Paraburgimi.

“Po punojmë për sistemimin e gjithë këtij territori për çmontimin dhe hapjen e objekteve që janë pengesë për kalimin dhe mirëfunksionimin e këtyre ujërave që kalojnë në këtë kanal kullues”, theksoi Xhelili.

Sipas tij, bashkia Vlorë nuk do ndalet para asgjëje, sidomos kur bëhet fjalë për interesin e gjithë qytetit, për investimet që kanë të bëjnë me përmbytjet.

“Këtu është një segment që ka qenë i bllokuar për sa i përket kanalit në brendësi, por edhe sipërfaqes së tij, ka pasur objekte që i kishim prishur plotësisht apo zhvendosur”, nënvizoi Xhelili duke shtuar se këtë objekt kemi për ta zhvendosur në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor.

Ai shtoi se “do të vazhdojmë në zonën mbi spitalin e Vlorës, në lagjen “15 Tetori”, ku është problematika më e madhe se ka edhe objekte banimi apo mure rrethues të këtyre objekteve”.

“Po ashtu do të vazhdojmë me lagjen “Lirim” dhe gjithë rrjedha e këtij kanali do të jetë e pastër 100%”.

Prej vitesh në këto zona, ndërtimet pa kriter kanë mbuluar totalisht kanalet, duke i nxjerrë ata jashtë funksionit. Çdo kanal i ujërave të larta, do të dalë në ‘dritë’ dhe do të garantohet funksionimi normal i tyre, për të pasur një qytet në normalitet gjatë reshjeve të shiut, pa përmbytje. /atsh

Vlorë – 100% pastrim i rrjedhës së kanaleve kulluese Read More »

Bashkia e Divjakës po pastron 31 km kanale kulluese

Bashkia e Divjakës po vazhdon pastrimin e kanaleve kulluese të dyta në njësinë administrative Grabjan, me synim shmangien e ujërave të tepërta në toka. Sipas kësaj bashkie, në periudhën 2017-2018 janë pastruar rreth 31 km kanale kulluese të dyta.

Puna vazhdon me ritme të larta ndërkohë që objektivi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Divjakë për vitin aktual është rreth 36 km, pra pjesa e mbetur që kjo drejtori ka në inventarin e saj në këtë njësi administrative. /atsh

Bashkia e Divjakës po pastron 31 km kanale kulluese Read More »

Temperatura polare në Manastir

Temperatura polare mëngjesin e sotëm në të gjithë Maqedoninë, ndërkohë që më ftohtë është në Manastir ku temperatura arriti në minus 18 gradë Celsius.

Në Tetovë u regjistrua minus 16 gradë Celsius, në Prilep minus 15 dhe në Shkup minus 12 gradë Celsius.

Më shumë dëborë ka në Mavrovë, 70 centimetra, në Krushevë 36, ndërsa në Kodrën e Diellit 30 centimetra.

Sinoptikanët për sot paralajmërojnë kryesisht mot me vranësira, rreth mesditës dhe pasdites me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet  të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet të dobët mesatar.

Në orët e mbrëmjes do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila here pas here do të përforcohet./ atsh

Temperatura polare në Manastir Read More »

Problematike situata në zonën e lumit të Vlorës

Moti i keq në Shqipëri,ngricat,dëbora,temperaturat e ulta dhe së fundmi reshjet e shiut kanë sjellë problematika të shumta.
Në zonën e Lumit të Vlorës situata vijon të jetë e rëndë.
Rikthimi i rreshjeve dhe temperaturave të ulta në fshatin Kuç të Vlorës ka detyruar Shtabin e Emergjencave Civile të marr masa për sistemimin e një nga familjeve më të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë. Forcat e Armatosura kanë pajisjur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmit. Në terren prefekti, Flamur Mamaj, tha se situata po monitorohet hap pas hapi.

Në terren kanë mbërritur edhe grupi i punës së bashkisë së Himarës, i cili po punon për evidentimin e dëmeve tha Mamaj.

Aktualisht, në Kuç të Vlorës, por edhe në gjithë zonën e lumit të Vlorës vijojnë temperaturat e ulta shoqëruar me rreshje shiu e dëbore. Ndërkohë, pas sistemimin provizor pas tërmetit ka rifilluar normalisht mësimi në shkollën e fshatit, Memo Meto. Aktualisht dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë: 113 në Kuç, 1 në Bolen, 1 në Vranisht .60 janë të banuara dhe 7 në gjendje kritike.

Problematike vijon të jetë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike, kjo e fundit mungon prej disa orësh për shkak të motit të keq në zonë. Akset lidhëse mes fshatrave janë të kalueshme edhe pse bëhet apel për vigjilenc dhe përdorim të zinxhirëve nga drejtuesit e mjeteve .

Problematike situata në zonën e lumit të Vlorës Read More »

Njoftim i rëndësishëm i ARRSH për akset rrugore

Gjendja aktuale e akseve kryesore të vendit. Gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.
Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes – Bushtrice dhe Kukes – Ura e Zapodit, Qafe Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.
Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen.
Ne rruge Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore.
Ne segmentet e meposhme qarkullimi kryehet me zinxhire:
Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Home Lajmi i fundit
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Këto janë akset rrugore problematike

Kliko per me shume info

Gjendja aktuale e akseve kryesore të vendit. Gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.
Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes – Bushtrice dhe Kukes – Ura e Zapodit, Qafe Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.
Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen.
Ne rruge Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore.
Ne segmentet e meposhme qarkullimi kryehet me zinxhire:
Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Kliko per me shume info

Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd – Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne aksete Dardhes, Voskopojes, Korce – Qafe Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane – Pogradec – Korce – Kapshtice, qarkullohet me zinxhire. Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat – Muzine – Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat – Llogara – Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do te perkeqesohet, do ju njoftojme here pas here per ndryshimin e gjendjeve te akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Njoftim i rëndësishëm i ARRSH për akset rrugore Read More »

Procedim penal 7 shtetasve për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit

Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 4 raste dhe konkretisht në Korçë, në Tropojë, në Berat dhe në Sarandë.

Ndërkohë 7 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me 5 monitorë, pajisje elektronike, një tavolinë pokeri etj. të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Korçë 4 shtetas janë proceduar, konkretisht shtetasit: D.P, 48 vjeç, (pronari) i lokalit, si edhe shtetasit: A.P., 51 vjeç, E.S., 43 vjeç, G.A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16, të qytetit të Korçës, shtetasit e mësipërm u konstatuan duke luajtur lojëra fati.

Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike.

Në Sarandë është proceduar penalisht shtetasja L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme. /atsh

Procedim penal 7 shtetasve për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit Read More »