Problematika

Vlorë/Pastrimi i rrjetit të ujësjellës kanalizimeve, në funksion të plotë për sezonin turistik

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, vijon punën e nisur prej disa ditësh për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe stacioneve të pompimit.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, për punën e realizuar në këtë drejtim shprehet se, “që në orët e para të mëngjesit të së martës, krahas pastrimit të rrjetit janë kryer edhe punime për mirëmbajtjen e linjës së ujërave të zeza, përgjatë të gjithë zonës së shëtitores kryesore të qytetit deri në Lungomare”.

Grupet e punës të Ujësjellës Kanalizime në Vlorë, janë angazhuar çdo ditë për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe riparimin e defekteve të mundshme në këtë rrjet.

Xhelili tha se, javën e kaluar janë kryer pastrimet në pjesën e stacioneve të pompimit që ndodhen në këtë zonë dhe tani po vijon puna në të gjithë pjesët e tjera të rrjetit që ndodhet në këtë shëtitore.

Pastrimi i rrjetit të Ujësjellës Kanalizimeve, thekson ai, ka një rëndësi të veçantë për qytetin bregdetar të Vlorës, i cili aktualisht ka një fluks të shtuar turistësh dhe pushuesish ndaj dhe angazhimi ynë është më i madh.

“Në sheshin e Flamurit në Vlorë puna është përqendruar në pastrimin e kanaleve të ujrave të bardha të cilat derdhen në hidrovorë. Kemi përfunduar investimin tonë në rrjetin e ujësjellës kanalizove përsa i takon pjesës Muze të qytetit, shtrimin e linjës së re të kanalizimeve dhe puna do të vijojë me lidhjen e pjeses së re me linjës ekzistuese” – shpjegoi Xhelili.

Sipas tij, pjesë të ndryshme të qytetit deri tek rruga Transballkaniake janë pastruar dhe puna sistemi po funksionin normalisht. Ai u shpreh se, hedhja e mbetjeve nga bizneset apo qytetarët mbetet problem ndaj kërkoi mbështetjen e tyre për mirëmbajtjen e mjedisit të pastër.atsh

Vlorë/Pastrimi i rrjetit të ujësjellës kanalizimeve, në funksion të plotë për sezonin turistik Read More »

Temperaturat e larta, AKZM Vlorë në gatishmëri 24 orë në zonat e mbrojtura

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura duke marrë shkas nga temperaturat e larta që stimulojnë dhe zjarret, ka vendosur në gjendje gatishmërie 24 orë një zjarrfikëse në Parkun Kombëtar Llogara.

AKZM Vlorë shprehet se megjithëse ende nuk kemi asnjë rast zjarri në Zonat e Mbrojtura, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë prej 3 muajsh ka vendosur në gjendje gatishmërie 24 orë një zjarrfikëse, e cila qëndron ne pranë njësive akomoduese të Parkut Kombëtar Llogara.

Ndërkohë, 12 ADZM-të në sajë të projektit NatuAL, financuar nga BE janë pajisur me rreth 60 kostume kundra zjarrit, kapele, pompa uji, lopata, si dhe mjete të tjera për shuarjen e flakëve.

AKZM, ju bën thirrje banorëve të këtyre zonave, turistëve dhe qytetarëve të tjerë të kenë kujdes, qe te mos shkaktojnë zjarre qofshin nga pakujdesia dhe te qëllimshme, për të cilat ka procedime penale./atsh

Temperaturat e larta, AKZM Vlorë në gatishmëri 24 orë në zonat e mbrojtura Read More »

Operacioni kundër informalitetit, bllokohet karburanti

Në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, Policia e shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin “Gen Klaudis ShA”.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit “Gen Klaudis ShA, në vijim në datën 07.08.2019. Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi P. G përmes subjektit “Gen Klaudis ShA”, që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme. Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Pas veprimeve hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit P.G”.

Ndërkaq, prokuroria nxori një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezulton se është larguar nga vendi në datën 09.08.2019 ndërsa shtetasi P. G u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”./atsh

Operacioni kundër informalitetit, bllokohet karburanti Read More »

Mbyllet Havana në plazhin jonian, Rama: Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet

“Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për operacionin kundër informalitetit që ka nisur të zbatohet me kontrolle intensive në terren.

Havana e famshme në plazhin jonian është penalizuar për mos dhënie të kuponit tatimor.

Duke publikuar ketë rast, kryeministri Edi Rama deklaron se të gjithë ata që nuk presin kuponin tatimor, nuk respektojnë ligjin dhe fusin duart në xhepin e njerëzve dhe të arkës së shtetit, do të ketë zero tolerancë.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane. Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën. Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin STOPINFORMALITETIT”, ka deklaruar kryeministri Rama. /atsh

Mbyllet Havana në plazhin jonian, Rama: Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet Read More »

Vijon aksioni për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, Rama publikon videon: Hajt shnet edhe ti

Aksioni për rivendosjen e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë vijon me ritme të larta.

Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 po punojnë për lirimin e hapësirave publike të plazheve, duke ia rikthyer ato qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje ku shfaqet largimi i shezlonëve në zonën e zaptuar në mënyrë të kundraligjshme.

“Hajt shnet edhe ti”, shkruan Rama duke publikuar rezultatet e një tjetër aksioni të ndërmarrë gjatë ditës së sotme.

Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror dhe forcat e rendit janë të porositura që të ruajnë këto hapësira për publikun dhe të menaxhojnë në mënyrë sa më të sigurt sezonin turistik./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/744214326009757/?t=0

Vijon aksioni për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, Rama publikon videon: Hajt shnet edhe ti Read More »

Me ligjin e ri të vijës bregdetare, zaptuesit e plazheve nuk do guxojnë të sfidojnë më qytetarin dhe shtetin

Në të gjitha zonat bregdetare vazhdon me rimte të larta aksioni për rivendosjen e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa pamje nga ky aksion në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës ku Policia e Shtetit, ndërsa thekson se “ligji i ri për vijën bregdetare do të sigurojë që zaptuesit e plazheve të mos sfidojnë më qytetarin dhe shtetin.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”, thekson Rama.

Policia e Shtetit njoftoi sërish sot se operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/659407891238861/?t=0

Me ligjin e ri të vijës bregdetare, zaptuesit e plazheve nuk do guxojnë të sfidojnë më qytetarin dhe shtetin Read More »

Bllokohen tre hotele në Shëngjin/Rama: Kështu është kur, “për një viç t’xen nata jasht”

Kryeministri Edi Rama reagoi për bllokimin e tre hoteleve të mëdha në Shëngjin, në kuadër të aksionit të anti-informalitetit.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar foto nga ky aksion ku janë mbyllur tre hotelet.

“Stop informalitetit. Eh, kështu është kur, “për një viç t’xen nata jasht”, shprehet Rama.

Strukturat e Monitorimit në Terren, në bashkëpunim me DPD, Inspektoriatin e Punës, ISHTI, gjatë periudhës 01-31 Korrik, kanë kontrolluar 1,933 subjekte, ndërsa janë konstatuar 803 shkelje të legjislacionit tatimor. Hetimi tatimor ka identifikuar dhe po vazhdon të monitorojmë, regjistrimin e njësive akomoduese, deklarimin e punonjësve dhe respektimin e detyrimeve të tjera ligjore, për të vendosur rregullat e konkurencës së ndershme për të gjithë.

Hetimi Tatimor, gjatë muajit Korrik ka referuar mbi 30 dosje në prokurori, kryesisht me subjekte të mëdha, që operojnë në fushën e ndërtimit dhe të hidrokarbureve./atsh

Bllokohen tre hotele në Shëngjin/Rama: Kështu është kur, “për një viç t’xen nata jasht” Read More »

Qershori dhe korriku muajt më të nxehtë në histori

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe qendrës së saj për klimën, korriku ishte muaji më i nxehtë në histori, ndërkohë që edhe qershori do të mbahet mend si muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave.

Alarmi vjen edhe nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili bën thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për të zvogëluar emetimet e gazrave përgjegjës për ndryshimin e klimës dhe regjistrimin e temperaturave të regjistruara këtë verë./ atsh

Qershori dhe korriku muajt më të nxehtë në histori Read More »