Problematika

Gazetari përlotet në studion e emisionit: Kampi është ferr,Alvini duhet marrë

Gazetari Taulant Kopliku është përlotur në studion e emisionit ku po flitet për historinë e vogëlushit Alvin Berisha i cili ka mbetur në kampin sirian Al-Hol.

“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit,” tha Kopliku.

“Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.

Gazetari përlotet në studion e emisionit: Kampi është ferr,Alvini duhet marrë Read More »

Elvis Naçi: Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri?

Cila është lidhja mes Islamit dhe Shetit Islamik? Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri?

Për këtë foli në Open në Top Channel teologu i njohur Elvis Naçi.

“Po flasim për 79 meshkuj. Po ta krahasojmë me numrin e besimtarëve është shume i vogël. Duhet të theksojmë se shumë nga këto persona ishin mercenarë, janë persona të paguar. Kanë shfrytëzuar varfërinë. I kanë thënë se do marrësh kaq dollar dhe kaq do marrësh kur të marrësh atje. Janë mashtrua sepse u kanë thënë se lufta do të mbarojë shumë shpejt, por që nuk ndodhi kështu”- tha Naçi.

Naçi vazhdoi duke thënë edhe se sot është situate më mirë ku fryma radikale nuk ka kaq shumë influencë sa më herët, ku Naçi iu referua viteve 2012.

“Ka ekstrezimëm mendor që sjell ekstremizëm të dhunshëm. Këtu kemi gabuar. Këtu nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë mes institucioneve fetare me ato shtetërore”- tha Naçi./TCH

Elvis Naçi: Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri? Read More »

Bllokohen 298 tonë karburant jashtë standardit të tregtimit

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bllokuan një sasi prej 298 tonë karburant, në një vendburim në Bashkinë Finiq, e cila ishte jashtë standardeve të tregtimit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentuan probleme me cilësinë e produktit.

Aksioni u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryeinspektorin e ISHTI, Admir Abrija dhe zëvendësdrejtorin e Doganave, Ylber Kalaja.

“Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në kuadër të planit antiinformalitet, bashkë me administratën doganore, bën një plan kontrolli dhe gjatë kontrollit kemi konstatuar 298 tonë naftë bruto, e cila është e stokuar në këtë vendburim, pa vërtetimin teknik. Menjëherë kemi njoftuar administratën doganore që të hetojë në lidhje me fiskun e produktit”, bëri të ditur kryeinspektori Abrija.

Duke ju referuar parametrave të produktit të sekuestruar, zëvendësdrejtori i Doganave tha se ky është një produkt me risk dhe me shkallë monitorimi shumë të lartë. “Për vetë parametrat që kanë rezultuar, ky produkt rezulton të jetë një ndër produktet me risk dhe me shkallë monitorimi shumë më të lartë, për vetë mundësinë e përdorimit dhe si lëndë djegëse për ngrohje apo për elementë të tjerë”, nënvizoi Kalaja.

Ministrja Belinda Balluku e cilësoi aksionin në fjalë si provën e radhës për angazhimin e qeverisë në luftën kundër informalitetit duke paralajmëruar se aksionet do të vijojë edhe në javët në vijim në të gjithë territorin e vendit. “Ky është një sulm frontal kundër informaliteti, të cilin ne do ta vazhdojmë. Të gjithë entet shtetërore, si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si Ministria e Financave dhe të gjithë agjencitë apo drejtoritë në varësi të tyre, janë të fokusuar tek lufta kundër informalitetit dhe askush nga ne nuk ka plan që të ndalojë”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se koordinimi mes agjencive dhe institucioneve përkatëse, si në këtë rast, rrisin eficiencën e aksioneve, ndërsa nxiti bashkëpunimin mes ISHTI-t dhe administratës doganore, me qëllim evidentimin e shkeljeve dhe marrjen e masave përkatëse për subjektet që abuzojnë.

“Në rastet kur kemi aksione të koordinuara, eficienca e aksionit është më e lartë dhe unë do t’ju sugjeroja dhe do t’ju nxisja që dhe në të ardhmen të ketë një bashkëpunim të hapur midis drejtorive dhe Inspektoratit Teknik për të goditur sa më shumë, qoftë parregullsitë cilësore, që janë shumë të rëndësishme, ashtu dhe parregullsitë fiskale. Për të vendosur një herë e mirë në tregun e karburanteve në Shqipëri një legjitimitet të plotë për sa i përket tregtimit, cilësisë dhe sigurisht për sa i përket të gjithë rregullimit të këtij sektori, i cili ndër vite lë shumë për të dëshiruar”, theksoi Balluku.

Nga analizat e kryera rezultoi se lënda prej 298 tonësh, e bllokuar në këtë pikë vendgrumbullimi, kishte parametra të pazakontë sa i takon nivelit të squfurit por edhe nivelit të flakërimit. Nga ana e inspektorëve të ISHTI-t subjektit ju kërkuar edhe pajisja me vërtetimin teknik, pasi nuk plotësonte kushtet e sigurisë. /atsh

Bllokohen 298 tonë karburant jashtë standardit të tregtimit Read More »

Toka shqiptare nuk po gjen qetesi.Tërmeti shkund serisht vendin, ja ku ishte epiqendra

Toka shqiptare duket se nuk po gjen qetesi.

Lekundje jane ndjere mbremjen e sotme rreth ores 23:17.

Sipas informacioneve paraprake, epiqendra ka qene ne Diber.

Lekundjet kane qene te forta aq sa jane ndjere edhe ne Tirane, Elbasan, Korce dhe Maqedonine e Veriut.

Termeti ka qene i magnitudes 3.1balle.Tërmeti shkund serisht vendin, ja ku ishte epiqendra

Toka shqiptare nuk po gjen qetesi.Tërmeti shkund serisht vendin, ja ku ishte epiqendra Read More »

Nuk do ta besoni – Ja ku i fshehin telefonat të bu.rgosurit shqiptarë

Telefon i fshehur në fundin e dyfishtë të një tenxhereje që është përshtatur për të mos rënë në sy nga kontrollori i b.urgut apo nga skaneri. Patatja është prerë, është mbushur me një telefon dhe mandej është lyer. Fantazia e të bu.rgosurve dhe të të afërmve të tyre ndonëse sfidon edhe shpikësit, gjithë kjo përpjekje ngec në pragun e bu.rgjeve nga hyjnë të afërmit.

Por ndonëse ushqimi bëhet copë-copë, pastiçoja thërrmohet, byreku copëtohet për të zbuluar se mos futen sende të ndaluara, ose lëngje me ngjyrë kthehen pas për të njëjtin qëllim, të tjerë ia dalin mbanë të kalojnë portën e një b.urgu dhe të përfundojnë te të dë.nuarit. Aparati celular është më i kërkuari veçanërisht në parab.urgim dhe në bu.rgje të sigurisë së lartë. Gjithë kjo kërkesë vjen jo më tepër nga dëshira për të folur me njerëzit jashtë mureve të larta, por për të kryer telefonata të pakontrolluara.

B.urgjet janë përfshirë në një fushatë masash të forta për el.iminimin e përdorimit të aparateve celularë nga të b.urgosurit dhe të parabu.rgosurit. Emra të njohur si Gazment Braka (Gaxhai), Admir Tafili, Shkëlzen Hasan Papa, Arbjon Aliko, Asmer Bilali janë konstatuar së fundmi me aparate celularë të fshehur në qeli në mënyra nga më të pabesueshmet.

“Ne kontrollojmë herë pas here qelitë, por dhe të dë.nuarit nuk rrinë duarlidhur. Ka ndodhur që kemi zh.veshur edhe muret e një qelie, pasi ishim të bindur që njëri nga subjektet përdorte telefon. Ai madje shkruante edhe në “Facebook”. Kemi hyrë dhe jemi kthyer shumë herë në atë qeli dhe çdo herë dilnim duarbosh. Duhet të kemi parasysh që të dë.nuarit që jetojnë në një qeli kanë një bashkëveprim të çuditshëm me njëri-tjetrin dhe as që bëhet fjalë që të spi.unojnë njëri-tjetrin.

Në fund zbuluam se aparati i telefonit ishte përshtatur me pultin e televizorit dhe ne e kishim pasur para syve, por që nuk mund ta besoni, por asnjëri nga ne ndonëse e bëmë fije qelinë as na shkonte në mend se pulti ishte edhe telefon”, përshkruan një oficer i policisë së bu.rgjeve për Gazetën “Si” përpjekjet e autoriteteve për të konstatuar telefonat në qeli, një sfidë kjo që ngjan se vazhdon të jetë një për.plasje e pareshtur mes dy forcave.

Një zyrtar b.urgjesh tregon se teksa një i parabu.rgosur ishte në përgjim dhe ishin munduar disa herë të zbulonin se prej nga i kryente telefonatat personazhi VIP, në fund pas dhjetëra veprimeve blic, ku natyrisht disa muaj nuk kishte munguar as dështimi zb.ulimi ishte i habitshëm.

“Mbajtësja e shkumës së rrojës ishte mbushur me sfungjer, aty mes dy anëve të sfungjerit ishte telefoni. Disa herë kontrollohej shkuma e rrojës, por nuk bënte as zhurmë asgjë. Përkundrazi ishte përshtatur me aq mjeshtëri sa kurdoherë që policët e kalonin në dorë, duke e kontrolluar ajo ishte në gjendje të lëshonte shkumë. Por në fundin e mbajtëses, po ta shtypje me kujdes ajo hapej dhe pasi largoje copat e sfungjerit dilte telefoni”, tregon zyrtari i bu.rgjeve për Gazeta “Si”.

Telefona të gjetur në bu.rgje
Megjithatë, të b.urgosurit vazhdojnë të vrapojnë të kërkim të rrugëve të reja, sapo zbulohen me tentativën e radhës. Dikur pëllumbat dhe së fundmi edhe dronët, të cilët përpos ha.shashit transportojnë edhe aparate telefonash, të cilët në të paktën dy raste janë zbuluar nga policia e bu.rgjeve.

Dr.oni që u kap me telefon dhe dr.ogë
Hetimi

Por që prej vitit 2016 për përdorimin e celularit në bu.rg, Kodi Penal ka ashpërsuar sanksionet. Duke përfshirë edhe dë.nimin për efektivët në rast se ata kapen si bashkëpunëtorë të të dë.nuarve, edhe këta të fundit në rast se ju konstatohen telefona dë.nohen me .burgim shtesë nga një vit deri në tre vjet b.urgim. Por ndonëse kanë kaluar tre vjet nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në kodit, shumë pak të d.ënuar kanë marrë dë.nim shtesë, pasi siç tregon një jurist pranë b.urgut “është mjaft e vështirë të provosh se kujt i përkiste aparati në një qeli të përbashkët me disa të d.ënuar dhe ku asnjëri nuk tregon. Secili prej tyre mohon duke thënë që nuk dimë gjë”.

Telefoni në banjë

Fiks një rast i fshehjes së telefonit në banjë ka përfshirë prokurorinë në hetimet se kujt i përkiste telefoni. Fillimisht është marrë dëshmia e Vullnet Memës nga Fieri, i cili është kërkuar nga autoritetet e bu.rgjeve si hidraulik për të zhbllokuar tualetin e dhomës numër 17 në B.urgun 313. Teksa ishte duke punuar në prani edhe të policëve që asnjë moment nuk e lanë vetëm pasi kështu urdhërojnë rregullat e regjimit të brendshëm, në brendësi të cifonit, Mema gjeti një aparat Iphone 6.

Policia e bu.rgjeve kërkoi menjëherë një ekspert kr.iminalist thotë një burim i Gazetës “Si” për të këqyrur vendngjarjen e për të bërë fotografitë.

Mema i tha policisë pas zbulimit të aparatit se “policia më ndihmoi që të largoja cifonin bashkë me një të dë.nuar tjetër që quhej Bajram Kora, i cili mesa mësova punonte në parab.urgim. Pasi e hoqa WC-në nga vendi, i parab.urgosuri futi dorën te cifoni dhe më tha që kishte kapur diçka plastike. Pasi u përpoqëm me pinca e nxorëm dhe pamë që ishte një aparat celulari”.

Telefona të bllokuar në b.urgje
I parab.urgosuri Bajram Kora: “Edhe kur isha jashtë merresha ndonjëherë me zhbllokim banjash. Ju kisha thënë shefave që nëse kishin ndonjë problem të tillë të më thoshin, pasi përfitoja ndonjë paketë nga të bu.rgosurit që kishin probleme me WC. Ne fillim për rastin që më pyesni shkoi i parab.urgosuri David, i cili punon në lavanderi. Por nuk arriti ta zhbllokonte. I thashë thirr elektricistin dhe një palë pinca që të heqim cifonin nga vendi. Lirova vidat dhe futa dorën dhe pashë diçka që ngjante si kauçuk pastaj kur e tërhoqëm pamë që ishte telefon i dëmtuar”.

Janë pyetur për këtë qëllim të parab.urgosurit që mbahen në këtë qeli.

Denis D: I parabu.rgosuri deklaron: “Kam 16 muaj që banoj te kjo dhomë. Kanë ardhur dhe ikur shumë të parab.urgosur. Unë kam kërkuar zhbllokimin e tualetit të dhomës te specialisti i policisë, zoti Fatos Caushaj, pasi ky tualet bllokohej shpesh. Pasi bllokohej, ujërat dilnin deri në korridor, kjo ka ndodhur më shume se tri herë dhe para dhjetë ditësh ujërat dolën përsëri në dhomë deri në sektor. Kur erdhën punëtorët për zhbllokim unë qëndrova në krevat dhe nuk e mora vesh fare që ishte telefon, ata pasi e nxorën ia dhanë policit. Pyeta punëtorët dhe policin se çfarë ishte dhe ata më thanë që është kapak i prizave treshe. Më pas montuan WC-në dhe u larguan”.

I parabu.rgosuri tjetër i të njëjtës qeli Erigers M. shton:

“Kam katër muaj që banoj në këtë dhomë. Qysh kur jam akomoduar tualeti ka pasur bllokime të herëpashershme. Isha në ajrosje dhe kur erdha në dhomë, shokët e dhomës më thanë që u rregullua tualeti dhe se në të ishte gjetur diçka, por nuk ishin informuar nëse ishte telefon apo diçka tjetër”.

Nuk do ta besoni – Ja ku i fshehin telefonat të bu.rgosurit shqiptarë Read More »

OSHEE: Vazhdon kontrollet në terren, procedohen 8 abonent për vjedhje të energjisë

Kontrollet e vazhdueshme në terren kanë zbuluar raste të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë, procedohen 8 abonent.

“Në 5 ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle të posaçme nga strukturat pranë Drejtorisë Rajonale OSHEE Tiranë për “verifikimin dhe matjen” e energjisë elektrike, në zbatim të ligjit dhe procedurave përkatëse. Nga kontrollet këtyre ditëve janë zbuluar 8 abonentë që vidhnin energji elektrike përmes skemave të ndryshme, kryesisht “ndërhyrje në matës”, duke ulur gjendjen e konsumit apo mos regjistrim real të konsumit të kilovatëve”, shprehet OSHEE.

Po ashtu, OSHEE sqaron se “Mes tyre, janë proceduar 4 abonentë që ushtronin aktivitet privat, ndërsa zonat ku janë zbuluar shkeljet janë kryesisht në “Tirana e Re” dhe “Don Bosko”.Rastet e konstatuara janë raportuar pranë organeve kompetente ligj zbatuese, referuar nenit 137 të Kodit Penal, sipas të cilit “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet””.

Gjithashtu, OSHEE shprehet se vijon t’u bëjë thirrje abonentëve të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së detyrimeve dhe të shmangin abuzimet, pasi kontrollet do të vijojnë pa toleruar askënd./atsh

OSHEE: Vazhdon kontrollet në terren, procedohen 8 abonent për vjedhje të energjisë Read More »

Peshkimi/ MBZHU kontroll anijeve në Adriatik

Inspektorët e peshkimit vijojnë kontrollin e anijeve të peshkimit që ushtrojnë aktivitet në ujërat shqiptare.

Gjatë ditës së sotme kontrolli është shtrirë në ujërat e detit Adriatik ku janë verifikuar 2 anije peshkimi si dhe është kontrolluar fizikisht anija “Rozafa 15”.

“Një hap përpara në ngritjen e nivelit të kontrollit të inspektorëve të peshkimit. Në bashkëpunim me EFCA ( Agjencia Europiane e Kontrollit për peshkimin) u verifikuan (2 anije peshkimi). Po ashtu u kontrollua fizikisht anija “Rozafa 15” në ujërat e detit Adriatik. Nga kontrolli rezultoi se Rozafa 15 ishte plotësisht në zbatim të legjislacionit shqiptar dhe atyre ndërkombëtare”, informoi zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo.

Ka një program të qeverisë shqiptarë që shkon në mbështetje të biodiversitetit dhe sektorit të peshkimit.

Ditët e fundit në liqenin e Ohrit u hodhën rreth 1.5 milionë rasate peshku Koran për të bërë të mundur ripopullimin e kësaj specie kaq të veçantë. Pas Ohrit u krye edhe pasurimi me peshk i liqenit të Fierzës, në Kukës ku u hodhëm rreth 160 mijë rasate krapi.

Qeveria ka shprehur angazhimin për hedhjen e rasatit edhe në liqene të tjera të vendit./atsh

Peshkimi/ MBZHU kontroll anijeve në Adriatik Read More »

Qendra riedukimi për burrat që trajtojnë keq gratë, mbrojtje direkte për të dhunuarat

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “duhet të mendojmë edhe për qendra riedukimi për burrat që i trajtojnë keq gratë”, pasi sipas tij, “dhuna në familje ka po ashtu ndikim në gjithë shoqërinë në aspektin ekonomik e social”.

Rama mori pjesë në Forumin Rajonal që u organizua në Tiranë me temë: “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”.

“Jam dakord me të gjitha përpjekjet e deritanishme që janë vënë në dispozicion përmes qendrave për trajtimin e grave që janë objekt i dhunës në familje e me radhë. Por duhet të mendojmë edhe për qendra riedukimi për burrat që i trajtojnë gratë keq. Nuk duhet të jetë kaq e thjesht, nëse thjesht e bën dhe i shpëton kësaj për shkak të një sistemi të kalbur të drejtësisë”, tha Rama.

Sipas tij, nuk duhet të mjaftohemi me faktin se burrat dhunues thjesht denoncohen, por duhet të ketë edhe një të mesme që do t’i bëjë këta burra të japin llogari për çdo veprim të gabuar që bëjnë kundrejt grave apo familjes”.

“Është shumë e rëndësishme që ta çojmë përpara këtë axhendë. Dhuna në familje nuk është një çështje e izoluar në rrethin e grave, por ka ndikim në gjithë shoqërinë në aspektin ekonomik e social, ndaj duhet të bëjmë më tepër për t’i bërë burrat të mbajnë përgjegjësi”, tha Rama.

Ai theksoi se “duhet t’i ofrojmë grave një mbrojtje të drejtpërdrejt dhe të menjëhershme dhe nuk duhet të presim që procesi të zgjas pafundësisht”.

“Unë marr shumë mesazhe nga njerëz përditë dhe nuk ka një ditë të vetme që unë të mos marrë një mesazh nga një grua e cila ndihet e braktisur, e lënë mënjanë apo që nuk po merr mbrojtjen që ka nevojë. Kjo është shumë shqetësuese, pasi nuk mjafton vetëm të themi shko raportoje e denoncoje, duhet që të ofrojmë një garanci dhe mbështetje direkte dhe të drejtpërdrejtë. Mendoj se edhe burrat që janë të dyshuar, apo që kanë gjasa se mund të ushtrojnë dhunë, duhet të largohen nga shtëpia dhe të izolohen. Se ku dhe se si, kjo është një pikëpyetje shumë e madhe për të cilën duhet të diskutojmë”, tha Rama. /atsh

Qendra riedukimi për burrat që trajtojnë keq gratë, mbrojtje direkte për të dhunuarat Read More »