Problematika

Ja cfarë ju ofron turistëve Orikumi në prag të verës

Nëse u bie rruga të vizitoni qytetin e Orikumit dhe kaloni të pallatet e ndërtuara para viteve ’90 do të gjeni në çdo hyrje pallati pompa uji të instaluar në hyrje të pallateve. Numri i tyre varion nga 8 në 16 pompa për çdo hyrje. Edhe pse mbi 30 vjet demokraci politikanët në çdo fushatë kanë premtuar ujë të pijshëm 24 orë asnjëherë deri më sot për Orikumin nuk është bërë gjë.

Banorët tregojnë se uji i pijshëm në qytet është me orar të kufizuar ku ka vetëm një orë paradite dhe gjysmë ore pasdite.

Edhe pse investimi i rezervuarit dhe shtrimi i tubave është bërë nga një projekt gjerman e gjitha ka mbetur pezull vetëm për t’u bërë lidhjet. Dhe ata që vuajnë janë banorët e Orikumit të cilët në këto kushte mundohen të bëjnë dhe turizëm. ” Ne jemi bërë të mbajmë nga një pompë për dhomë e jo për apartament” shprehet njëri prej banorëve për Fiksin.

Fiksi pyeti në Njësisë Administrative Orikum, ku zoti Selim Haskoelaj fajësojë banorët për pompat e shumta që vihen nëpër pallate.

“Një shtëpi e pompë e bëjmë për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë qytetarët me njëri tjetrin, që nuk bien dot dakord që të vënë një pompë të përbashkët. Ne shqiptarët jemi gjithmonë kokë më vete…” shprehet administratori.

Ai shpjegon për Fiksin se në këtë njësinë administrative bëjnë pjesë katër fshatra Dukat i Ri, Tragjas, Radhima, Orikumi. Në Dukatin e ri është zbatua projekti gjerman, për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanë ujë 24 orë.

Ai tregon se të njëjtën gjë do bëjnë edhe për Orikumin duke filluar në fund të muajit maj. “Nga fundi i majit maj më ka thënë drejtori i FSHZH-së do të filloi projekti, lekët janë gjetur.

Është një projekt që bëhet bashkë me Himarën, rreth 2 milion euro, që do të bëhet dhe Orikumi, Tragjasi dhe Radhima” tha z, Haskoelaj. Ai i premtoi gazetarëve të Fiksit se shumë shpejt Orikumi do t’i heqi pompat e ujit duke u furnizuar 24 orë në 24.

Ja cfarë ju ofron turistëve Orikumi në prag të verës Read More »

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot Read More »

Lajm i fundit/ Or teku i dëborës bll okon rrugën në Theth

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej tre ditësh, ku erërat e forta dhe përmb ytjet në pjesën qendrore të vendit kanë shkaktuar edhe një viktimë.

Situata duket e njëjtë edhe në veri, ku reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, ndërsa raportohet se rruga Qafë Thore-Theth është e bll okuar aktualisht për shkak të rë nies së një orteku.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcneës.al se orteku ka rënë mbrëmë në këtë zonë duke bllo kuar përkohësisht rrugën. Mësohet se aktualisht është duke u punuar për hapjen e saj dhe mundësimin e lëvizjes së mjeteve. /abcnews.al

Lajm i fundit/ Or teku i dëborës bll okon rrugën në Theth Read More »

As gjesohen 25 shpendë në një fshat të Vlorës

25 shpendë janë asgj esuar në fshatin Aliban të Vlorës për shkak të gripit të shpendëve.
Mësohet se asgj ësimi u bë pas shfaqjes së rastit te gripit të shpendëve në një fermë oborri në Aliban.
Gro posja është kryer në fshat larg zonave te banuara.

Ditën e djeshme Ministria e Bujqësise konfirmoi vatrën e re të gripit të shpendëve në Vlorë.
Ndërkohë që në fshatin Aliban të intervistuar për radio tv shqiptar banorët shprehen se nuk kanë dijeni për një vatër infeksioni dhe se pulat e tyre janë të vaksinuara dhe të shëndetshme.

Ata mohojnë që në fshatin e tyre të ketë një vatër infeksioni sa i përket gripit të shpendëve dhe nga ana tjetër thonë se deri më tani nuk u ka ng ordhur asnjë pulë.

As gjesohen 25 shpendë në një fshat të Vlorës Read More »

Lajm i fundit/ Zgjerohet harta e gripit të shpendëve. Në Vlorë një vatër e re infeksioni

Një vatër e re infeksioni me gripin e shpendëve u identifikua në 24 orët e fundit në qarkun Vlorë.

Zv/Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një konference për mediat tha se “në 24 orët e fundit kemi pasur një rast të ri të konfirmuar në qarkun Vlorë, fshati Aliban”.
Ajo tha se Bashkite do marrin masa per te ndaluar tregtimin e shpendeve te gjalla ne mjedise te hapura te pamiratura.

“Kemi marrë zotim nga bashkitë për bashkëpunim për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjalla në mjedise të hapura të pamiratuara për shitje”, tha zv ministrja.

“Jemi në monitorim të territorit dhe vazhdojmë fushatën sensibilzuese. Ushqimet në tregun tonë janë të kontrolluara, nuk ka rr ezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara mbi 70 gradë”, theksoi ajo.

Lajm i fundit/ Zgjerohet harta e gripit të shpendëve. Në Vlorë një vatër e re infeksioni Read More »

Dëshmi tr onditëse e punëtorit të fabrikës: ‘Ja cfarë brenda sallamit…’

Shumë prej jush mund të jenë kurioz për të ditur se si prodhohet sallami.
Një dë shmi tro nditëse është publikuar në li dhje me atë që ndodh pas dyerve të fabrikave që prodhojnë sallam.

Një punëtor që ka punuar në një prej fabrikave më me emër në Tiranë, ai që de noncon atë që e quan kr im ushqimor.

Punëtori thotë se ka punuar në disa procese dhe se e di shumë mirë se si “funksionon” çdo gjë. Sipas tij, sallami i ska duar rietiketohet për te dalë përsëri në treg.

Po kështu te salçiçet te çdo lloj sallami, në qoftë se ka një të bardhë picul e vogël ajo është lëkura e derrit.

Përveç saj i shtohet edhe kockë e bluar.

Dëshmi tr onditëse e punëtorit të fabrikës: ‘Ja cfarë brenda sallamit…’ Read More »

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka komentuar situatën energjetike në vend

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka komentuar situatën energjetike në vend.

Balluku është shprehur se qeveria shqiptare ka investuar që skenarët e ndërprerjes së energjisë të mos përsëriten më.

Në një intervistë për Euronews, Balluku tha se kriza energjetike lidhet me situatë gjeopolitike të nxitur nga tregjet e naftës, me të cilën sipas saj po përballet edhe Europa.

A mund të rikthehen imazhet e gjeneratorëve si dikur, ekziston një skenar i tillë?

Balluku: Ne kemi investuar, kemi planizur që ai skenar të mos kthehet kurrë. Sot që flasim jemi në kushte lufte, është një situatë jo politike e nxitur nga tregjet e naftës. Ky është një cikël i mbyllur për disa aksioneve që janë ndërmarrë.

As Shqipëria dhe as Gjermania nuk ishin të përgatitur që të përballeshin me këtë krizë. Ne nuk duam që shqiptaret të përballen me ndërprerjen e energjisë dhe me rritjen e çmimeve.

Për të gjithë shqiptarët, ministrja dha edhe një lajm të mirë, se në ditët në vijim pritet të ketë reshje shiu, duke bërë që situata hidrike në vend të përmirësohet.

“Kemi edhe disa lajme të mira. Presim reshje në datat 2, 3, 4 dhe 5 prill në Kaskadën e Drinit, në Maqedoninë e Veriut dhe Alpe që janë vendburime për këtë kaskadë dhe depozitat e dëborës që do na ndihmojë në maj dhe qershor. Por kemi bërë edhe blerje afatgjata të energjisë për të mos dalë në treg çdo ditë”, tha ministrja.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka komentuar situatën energjetike në vend Read More »

Dhu nohet gazetarja dhe operatori i emisionit shqiptar, zbuluan ska ndalin me pulat e ngo rdhura

Në vend ka rënë gr ipi i shpendëve, ku janë go ditur shumë pulari dhe më mijëra pula kanë ng ordhur.

Në li dhje me këtë është shënuar një skandal sot në Sukth pranë kompanisë së mbarshtrimit të pulave në “Ovidal”.

Bëhet me dije se sot gazetarja e “Fiks Fare”, Antela Lika dhe operatorët kanë shkuar në kompani për të investiguar pas disa den oncimeve nga gazetarët, ku edhe janë k ërcënuar.

Gjatë investigimit është konstatuar se në pularinë gjigante, “Ovidal”, nuk kishte asnjë pulë ndërkohë që ajo përpara sëmundjes ka mbarshtruar me mijëra. Aty është zbuluar se kompania në mënyrë ilegale ka gr oposur pulat pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa procedurën strikt të dizi fektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ng ordhura në prani të specialistëve.

Në momentin që gazetari dhe operatori po xhironte në vend është kë rcënuar nga përfaqësues të kompanisë duke iu drejtuar gazetares “je femër ndryshe do të përfundoje me pulat e ngo rdhura”, dhe kanë përdorur forcë ndaj kameramanit dhe kanë th yer krejtësisht kamerën.
“Alfapress” raporton se në vendin e ngjarjes ka shkuar po licia me drejtorin e përgjithshëm të pol icisë Gledis Nano dhe ministrin Bledi Çuçi. Ekipi është shoqëruar me makinat e pol icisë deri afër ambienteve të Top Chanel, ndërsa pritet nisja e një proc edimi pe nal ndaj dhu nuesve dhe kompanisë, “kryesisht”. Ska ndali do të shfaqet i plotë (me pamje dhe investigimin përkatës) këtë mbrëmje në emisioni “Fix Fare”

Dhu nohet gazetarja dhe operatori i emisionit shqiptar, zbuluan ska ndalin me pulat e ngo rdhura Read More »