Problematika

Erëra të forta në bregdet/ Drejtoria Detare apelon marrjen e masave nga mjetet lundruese

Drejtoria e Përgjithshme Detare i bëri apel sot subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte, pasi në datat 20-23 dhjetor moti do të përkeqësohet.

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, shprehet Drejtoria e Përgjithshme Detare. /atsh

Erëra të forta në bregdet/ Drejtoria Detare apelon marrjen e masave nga mjetet lundruese Read More »

Bashkia e Tiranës miraton heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, Veliaj: Të mësojmë nga historia

Për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto objekte, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat.

Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit.

“Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën, ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë, dhe nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, ne duhet të jemi ata që mësojnë nga historia. Lipset të bëjmë disa gjëra me këtë vendim të KB: Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët per të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”, tha Veliaj.

Vendosja e depozitave do të lejohet vetëm në rastet kur pas raportit që do të përgatitet me inxhinierë konstruktorë të licencuar, do të ketë miratohet nga shumica e asamblesë së bashkëpronarëve.

“Ne do të lejojmë depozita në tarracë vetëm nëse inxhinierët konstruktorë të liçencuar i japin aprovim administratorit të pallatit se tarraca e tyre është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur atë peshë. Improvizime të tjera nuk do kemi. Kjo është edhe arsyeja pse do i kërkojmë çdo asambleje të pallatit që me administratorin e tyre të bëjë këtë verifikim, do i japim një leje të përshpejtuar kujtdo që do të bëjë depozitë të përbashkët të pallatit në katin përdhes ose në lulishten apo brezin që ka pallati rreth e qark, por kurrsesi nuk do vazhdojmë me këto rreziqe. Ka shumë qytetarë në Tiranë që më thonë: Po nuk jemi ne aq keq sa Laçi e Shijaku, ngaqë kishin parë skenat e kryeministrit që vizitonte disa nga këto ndërtime të tmerrshme. Do e marrim tani këtë vendim, që me shpresë VKB e Tiranës ta përsërisin edhe këto qytetet e tjera, se s’ka nevojë të degradojmë në atë fazë”, deklaroi Veliaj.

Një nga problematikat e hasura nga inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në terren, ishte pikërisht vendosja e depozitave të ujit në tarracat e pallateve duke sjellë jo vetëm amortizimin e këtyre objekteve, por edhe rrezikuar jetën e qytetarëve./atsh

Bashkia e Tiranës miraton heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, Veliaj: Të mësojmë nga historia Read More »

Moti i keq “pushton” Europën, dhjetëra të pla.gosur, ka dhe vi.ktima

Moti i keq që ka zgjatur për disa orë në disa vende të Europës, si Irlandë, Francë, Itali e Greqi ka lënë pas edhe vi ktima.

Në komunën italiane të Potencës, në jug të vendit, shkëputja e një çatie dhe rënia e saj në një palestër ku po stërviteshin një grup të rinjsh plagosi 8 prej tyre, ndërsa në gjendje të rë ndë u raportua në 28-vjeçare.

E reja iu nënshtrua operacionit dhe ndodhet ende rre zik për jetën.

Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ek streme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare.

Në zonat franceze, vigjilenca e forcave të shpëtimit u rrit në mbi 16 rajone në jugperëndim të vendit, ndërkohë 600 persona janë evakuar.

Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumenjve duke marrë me vete një burrë të moshuar francez.

Një tjetër në të 70-at mbeti i vrarë në rrugë nga rrëzimi i një peme, episod që u përsërit por pa pasoja serioze për banorët e tjerë të Pirenejve.

Erërat e vrullshme të enjten u nisën nga Mbretëria e Bashkuar.

Në Skoci ato frynë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur.

Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë.

Moti i keq “pushton” Europën, dhjetëra të pla.gosur, ka dhe vi.ktima Read More »

Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë pranë konsumatorëve me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në prag të festave të fundvitit.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë inspektuan 40 stabilimente të operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë shtazore, jo shtazore dhe produkte të mbrojtjes së bimëve.

Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur 20 masa administrative “paralajmërim”, janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara, si dhe janë marrë 3 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Gjithashtu nga drejtoria rajonale e AKU-së Tiranë, me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar 29 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum (mish dhe nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi, produkte të ndryshme ushqimore etj)./atsh

Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore Read More »

Vlorë/ AKU bllokon 2130 kg mish pule, ishte me salmonelë

Në Vlorë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 2130 kg produkt mish pule, e cila ishte ardhur nga Polonia pasi kishte prezencë të salmonelës.

AKU sqaron në njoftimin e saj: “Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.”

Njoftimi i plotë i AKU-së: AKU bllokon sasinë prej 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike të ardhur nga Polonia. Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis. Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

Vlorë/ AKU bllokon 2130 kg mish pule, ishte me salmonelë Read More »

Siguria ushqimore/ 1850 kontrolle në stabilimentet e operatorëve dhe në pikat e inspektimit kufitar në një javë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj jave kreu 1 850 kontrolle në stabilimentet e operatorëve të biznesit ushqimor dhe në pikat e inspektimit kufitar.

AKU bën të ditur se në terren janë kryer 357 inspektime të programuara dhe 158 inspektime të pa programuara si dhe janë marrë në total 151 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 253 tregues analitikë, nga të cilat 1 ka rezultuar jo konform.

Sipas AKU-së, në pikat e inspektimit kufitar janë kontrolluar 1 305 ngarkesa me produkte ushqimore, duke marrë 58 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform.

Janë vendosur 151 masa administrative “paralajmërim”, 8 masa administrative “gjobë” me vlerë 1 260 000 lekë, masë administrative “bllokim produkti” për 2,63 tonë mish si dhe produkte të ndryshme ushqimore.

Po ashtu, vendosi masë administrative dhe “asgjësim produkti” për 169 106 tonë pije freskuese, pije alkoolike, mish, nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi dhe produkte të tjera ushqimore, etj.

“Janë adresuar 10 kërkesa për notifikimin e 154 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 134 etiketa, ndërsa 20 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim”, – thuhet në njoftimin e AKU-së.

AK njoftoi se gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun, e-mail, numri jeshil dhe rrjete sociale, ka marrë 4 raste denoncimi nga qytetarët./atsh

Siguria ushqimore/ 1850 kontrolle në stabilimentet e operatorëve dhe në pikat e inspektimit kufitar në një javë Read More »

Fake news-et më rezistente sesa viruset

Fake News dhe urrejtja në internet u përhapën me mekanizma shumë më të ndërlikuar sesa ato që përcaktojnë ngjitjen e viruseve të vërteta, sipas një studimi për simulimin e fenomeneve të përhapjes në rrjetet sociale, botuar në revistën ”Plos One” nga studiuesi Marco Cremonini i Universitetit të MilanoS së bashku me Samira Maghool, të Universitetit Alzhara të Teheranit.

“Studimi ynë është përqendruar në një temë me interes të madh: marrëdhëniet midis fenomenit që përhap lajmi i rrEmë dhe reagimi të personave individualë të përfshirë në to’’, shpjegon Cremonini.

”Qëllimi ynë është të kuptojmë se si përhapja e një sëmundje virale , një varësi ose një lajm i rremë, të ndryshojë mënyrën se si njerëzit veprojnë dhe anasjelltas. Ky ndikim i ndërsjellë është i vështirë për tu kuptuar, sepse vetëdija e njerëzve ndryshon”, thekson studiuesi.

“Kur një sëmundje përhapet, për shembull, njerëzit bëhen të vetëdijshëm dhe reagojnë për të mbrojtur veten e tyre, duke kufizuar infeksionin. Në rastin e një varësie, të shohësh miqtë e mi që bëhen skllevër mund të më bëjnë që t’i imitoj ata ose të largohem prej tyre”, shtoi ai./atsh

Fake news-et më rezistente sesa viruset Read More »

Tjeter tërmet i fu.qishem godet vendin, epiqendra në detin Adriatik

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ende vijojnë lëkundjet sizmike në vend. Dje në orën 23:14 Shqipëria u lëkund sërish.

Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter, me qendër në detin Adriatik ka lëkundur sërish vendit.

Pas tij, ka pasur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm edhe 5 lëkundje të tjera, por me magnitudë shumë të ulët. Nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tr agjik, pasi hu mbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lë nduan dhe 47 u nxorrën gja llë nga rrë nojat.

Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëm e materiale, mijëra banesa janë d ëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë

Tjeter tërmet i fu.qishem godet vendin, epiqendra në detin Adriatik Read More »