Problematika

Sizmologët zbulojnë një vatër të re tërmeti në vend

Sizmologët zbulojnë një vatër të re tërmeti në vend: Lëkundjet e fudnit nuk kanë lidhje me 26 Nëntorin

Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar prej 24 Shtatorit 20 lëkundje sizmike në vend, 15 prej te cilave me epiqendër në Belsh të Elbasanit.

Lëkundjet e shpeshta të tokës këtë fund Shtatori kanë rikthyer frikën e tërmeteve.

Sizmologët pranojnë se kjo është një zonë e re në hartën sizmike të Shqipërisë, por nuk i shohin ato të lidhura me lëkundjet e forta të vitit të kaluar.

“Është një zonë që ka një stil tektonik dhe një ndërtim gjeologjik ndryshe nga zona e Durrësit”, i tha Tv Kla, sizmiologu, Rexhep Koçi.

Pak e vështirë për shkencën e gjeologjisë sot që pas një ngjarjeje të shfaqur qoftë edhe të rastësishme apo të ndjekur në mënyrë rigoroze të parashikosh se çdo të vijë pas kësaj ngjarje”.

Tërmeti më i fortë i 36 orëve të fundit ishte ai prej 4.5 Rihter me epiqendër në Cërrik. Po sa të rrezikuara janë ndërtesat nëse lëkundjet sizmike janë më të forta?

“Ato ndërtesa që nuk janë ndërtuar brenda kushteve teknike të paktën ato kushte që ka pasur Shqipëria janë të rrezikuara, ato që janë brenda kushteve nuk rrezikohen”.

Vendndodhja e Shqipërisë mes 2 pllakave tektonike asaj Afrikane dhe Euroaziatike, e bën një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Ndaj sipas ekspertëve është domosdoshmëri që për të gjitha ndërtimet të aplikohet Eurokodi, por ky i fundit nuk është miratuar zyrtarisht.

/NOA.al

Sizmologët zbulojnë një vatër të re tërmeti në vend Read More »

Mot i keq/ Parashikimi për javët në vazhdim shqetësues

Qeveria shqiptare lëshoi sot përmes ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, një alarm për motin e keq, duke paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë shqetësuese.

“Intensiteti i lartë i reshjeve siç e kemi parë edhe në Itali vjet apo në Francë më parë, mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese”, deklaroi Olta Xhaçka në një dalje të posaçme për mediat para pak minutash.
“Moti i keq mund të na ekspozojë në situata të papritura. Ndërtimet e pakontrolluara dhe kolektorët e bllokuar na ekspozojnë ndaj problemeve të ndryshme kur prurjet janë të nivelit të lartë. Forcat e Armatosura janë në gadishmëri. Jam shpresëplotë se falë asaj që kemi bërë nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara në Shkodër e Lezhë”, u shpreh Xhaçka.
Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Mot i keq/ Parashikimi për javët në vazhdim shqetësues Read More »

Po licia sekuestron pr ezervativë të përdorur, të paketuar për tu shitur serish

Po licia në Vietnam ka konfiskuar rreth 345 mijë pr ezervativë të përdorur të cilët ishin pastruar dhe rishitur si të reja, raportuan mediat shtetërore.

Mediat kanë publikuar dhjetëra çanta të mëdha që përmbajnë prezervativë të përdorur të shpërndara nëpër dyshemenë e një depoje në provincën jugore të Binh Duong. Po licia tha se çantat peshonin mbi 360 kilogramë, e barabartë me 345 mijë preservative.

Pronari i magazinës tha se ata kishin marrë një “futje mujore të pr ezervativëve të përdorur nga një person i panjohur”, raportoi gazeta shtetërore Tuoi Tre.

Një grua e ndaluar gjatë operacionit i tha po licisë se profilaktikat e përdorura fillimisht ziheshin në ujë, pastaj thaheshin dhe paketoheshin për t’u shitur sërish.

VTV tha se nuk ishte e qartë se sa prej pr ezervativëve të ricikluar ishin shitur tashmë.

Gruaja e ndaluar tha se kishte marrë 0.17 dollarë për çdo kilogram pr ezervativë të ricikluar që prodhoi. /noa.al/

Po licia sekuestron pr ezervativë të përdorur, të paketuar për tu shitur serish Read More »

Furtuna godet Romën/ Paralajmërohet Shqipëria në fundjavë

Erëra të forta kanë prekur sot pasdite Italinë, kryesisht rajonin e Romës. Në fundjavë pritet që fortuna të zhvendoset dhe të godasë edhe disa pjesë të Shqipërisë.

Nga erërat e forta në Romë, pemët kanë rënë mbi makina, duke krijuar panik.

Mbi 60 ndërhyrje janë kryer në pak më shumë se një orë në Romë nga policia lokale për shkak të erës së fortë.

Pjesa verilindore e kryeqytetit italian u prek më shumë, me degë dhe pemë që binin në rrugë.

Në “via di Torrevecchia”, një pemë ra duke goditur një makinë të parkuar.

Fatmirësisht asnjë lëndim nuk u regjistrua. Kryqëzimi i “Viaducti Jubilee 2000”, në “via Tiberina”, u mbyll për rreth dy orë për shkak të një peme që ra në rrugë.

Disa pemë u rrëzuan gjithashtu në lagje të tjera, midis sheshit “ Santa Emerenziana” dhe “Vescovio”. Furtuna me erëra të forta deri në 65 kilometra në orë vazhdojnë të fryjnë mbi aeroportin e “Fiumicino”.

Metereologët kanë parashikuar se shtrëngatat dhe rrymat ajrore do të zhvendosen përtej Adriatikut dhe do ta godasin disa pjesë të Shqipërisë.

Autoritetet vendase kanë paralajmëruar shira të rrëmbueshëm dhe kanë bërë thirrje për marrjen e masave paraprake.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar sot letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu.

Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorëës dhe Gjirokastrës.

Duke cituar të dhënat e IGJEUM, theksohet se në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje.

Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

Apeli shkon për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen situata të rënda.

/NOA.al

Furtuna godet Romën/ Paralajmërohet Shqipëria në fundjavë Read More »

Paralajmërimi i IGJEUM: Ky qytet do përmbytet, të jeni të përgatitur për cdo situatë

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar banorët e Qarkut Shkodër se ekziston rreziku i përmbytjeve gjatë 5 ditëve në vazhdim.

NJOFTIM!!
Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër; Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona. Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për cdo situatë emergjente të mundshme:

-NËSE JETONI NË NJË ZONË TË RREZIKUAR OSE QË KA SHUMË MUNDËSI PËR TU PËRMBYTUR INFORMOHUNI DUKE TELEFONUAR NË NUMRAT E EMERGJENCËS 128 , 119, 112.

-SHMANGNI LËVIZJET DHE QARKULLIMIN ME MAKINË NË RRUGË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET SEPSE UJI MUND T’JU BLLOKOJË MAKINËN.
-NËSE MAKINA JU BLLOKOHET NGA UJI, DILNI NGA MAKINA DHE LARGOHUNI MENJËHERË NË NJË VEND MË TË LARTË.

-NË ASNJË ÇAST MOS PINI UJË NGA ÇEZMA PASI MUND TË JETË BURIM INFEKSIONI.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër ka marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

Në vijim të këtij komunikimi ju bëjmë me dije se janë marrë masat për të njoftuar komunitetet pranë zonave të rriskut në territorin e Qarkut Shkodër duke i urdhëruar të shkëmbejnë informacion pranë strukturave bashkiake dhe qendrore, për parandalimin e situatës emergjente.

Në këto kushte dhe në zbatim të planit të masave është urdhëruar të njoftohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative si dhe të koordinohet puna me të gjithë strukturat reaguese në nivel bashkive për monitorimin e situatës së pritshme.

KËRKO NDIHMË:

-SHËRBIMI I URGJENCËS 126

-SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129

-SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128

-SHËRBIMI I POLICISË RRUGORE 127

Paralajmërimi i IGJEUM: Ky qytet do përmbytet, të jeni të përgatitur për cdo situatë Read More »

Shqiptarët në kampin Al-Hot/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Lirimi i të rriturve i pamundur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Liban, për të diskutuar rreth riatdhesimit të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin Al-Hol në Siri. Në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, në Top Channel, ministri tha se nuk do të “ushqejë shpresa të kota”, por shtoi se ka vijuar një sërë takimesh me autoritete përgjegjëse në Liban.

Ai theksoi se riatdhesimi i tyre nuk është aspak i lehtë, ndërsa shtoi se për të rritur, që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.

“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hol është shuam i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundur evakuimin e atyre fëmijëve. Ne patëm plane ambicioze vitin e kaluar, por dy ngjarje të mëdha bënë që axhenda të ndryshojë, tërmeti dhe pandemia dhe të gjitha planet u shtynë, u ndryshuan. Situata vijon të mbetet e nderë në Liban. Nuk dua të jap shpresa të kota, por ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritetet përgjegjëse në Liban. Në kamp janë shumë njerëz të vendeve të tjera po ashtu.

Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera. Është me rëndësi të punojmë me kujdes. Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritetet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë. Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritetet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga ai ferr”, tha Lleshaj.

Shqiptarët në kampin Al-Hot/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Lirimi i të rriturve i pamundur Read More »

Këngëtarja e njohur: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë

Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada.

Në muajin Qershor të këtij viti, djali i saj ndahet nga jeta dhe dhimbja për të është ende e freskët dhe shumë e madhe. Gjatë gjithë programit, ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët dhe shprehet se tashmë ka mbetur e vetme sepse vetëm atë fëmijë kishte.

Burbuqe tregoi se martesa e saj nuk shkoi ashtu sikurse duhet dhe një vit pas lindjes së djalit, pikërisht në vitin ’87, ajo vendos të divorcohet.

Ndarja ndodhi për arsye keqtrajtimi, por artistja tregoi gjithashtu edhe një rast kur ish-bashkëshorti i saj i ngriti një kurth dhe kjo ishte një tjetër motiv, që e detyroi atë të ndahej prej tij.

Burbuqe Rada: Atë banesë e mori nga babai i tij, ishte sekretar partie dhe merrte shtëpitë pa problem. Kjo nuk ishte shtëpi e atij ishte shtëpi e shtetit. Ai e mori atë banesë se po ndaheshim me bashkëshortin dhe e mori që mos i zija dhomën, siç ka qenë atëherë.
Eni Çobani: Deri në atë kohë banonit me vjehrrin dhe vjehrrën në një banesë shtetërore?

Burbuqe Rada: Po! Për çudi nuk e mendoja se do merrnin dhe shtëpi. Më çojnë mua tek mamaja bashkë me çunin dhe kur vjen aty e dija që kishin marrë shtëpi dhe kishte çuar të gjitha rrobat e mia pa dijeninë time tek ajo shtëpia. Më vjen, prekem, dhimbja është shumë e madhe kur kujtoj ato historitë e mia që i kam kaluar me shumë dhimbje në një moshë të re. I them mos më ço në Allias ose në Kombinat, jo më tha do marrim në shtesat e Tiranës së re. Ndërkohë plaçkat i kishte çuar në Allias me qëllimin e vetëm që atje të më fuste dy-tre veta brenda në shtëpi, të më kapte në flagrancë, sikur më kishte kapur në flagrancë.

Eni Çobani: Të të bënte kurth?

Burbuqe Rada: Të më fuste njeri brenda aty dhe kur të shkoja unë të hapja derën ishte tjetri brenda, ky të vinte nga mbrapa dhe unë të isha me dikë brenda. Këtë ia kam thënë dhe atij dhe më tha po të vije ti nëse më doje mua. Jo i thashë, unë nuk vija. Në atë kohë zonja Eni, kam Zotin lart që as një fjalë, nuk kam gënyer kurrë në jetën time dhe nuk kam pse ta bëj. Në atë kohë kam lajmëruar policinë, komitetin e partisë, sekretarin e partisë së bllokut ku jetonim ne dhe të frontit, nuk kam lajmëruar vetëm komitetin e partisë që kapte 21 Dhjetorin sepse do ta merrte vesh babai i tij dhe do bënte ndonjë gjë. Policia ka shkuar atje dhe ka gjetur vetë i treti.

Eni Çobani: Banesën e kishin zënë disa burra të themi?

Burbuqe Rada: Po ishin siç më kishin treguar mua.

Eni Çobani: Për të krijuar kurthin ty pra, kur ti të shkoje në banesë do gjeje këta burra brenda dhe ai të pretendonte se ti kishe bërë tradhëti bashkëshortotre?

Burbuqe Rada: Po, kjo është e vërtetë! Edhe ndarjen e bëra për keqtrajtim, por do ta duroja zonja Eni nëse nuk do të ishte ky kurthi, nuk do ta ndaja. Por që të thoja për kurth nuk më dilte njeri dëshmitar, sepse ishin shokët e tij dhe personi që do futeshe brenda.

Eni Çobani: Shumë e rëndë! /tvklan

Këngëtarja e njohur: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë Read More »

Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit kundër dhënies së kësaj trashëgimie arkeologjike me koncesion për menaxhim te privati

Sudiuesi Auron Tare, ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, u shpreh kundër dhënies së kësaj trashëgimie arkeologjike me koncesion për menaxhim te privati.

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur t’ia japë Butrintin me koncesion për 10 vite kompanisë britanike “Prince & Pearce”, dhe ky duket se është një rast unik në Europë.

“Situata në 10-vjeçarin e fundit në Butrint lë për të dëshiruar, si situata e vizitorëve dhe ekspeditat arkeologjike, shkolla e restaurimit e cila nuk është më”, – thotë Auron Tare.

Më tej ai shton se kjo do t’i hapë rrugën kompanive të tjera private për të marrë në menaxhim trashëgimi kulturore, ku sipas tij nuk është çudi nëse një kompani greke merr në menaxhim Gjirokastrën apo Tepelenën.

“Megjithatë do të thosha me gjithë këtë situatën që ka trashëgimia kulturore në Shqipëri, Butrinti i qëndroi, i rezistoi”.

“Në asnjë mënyrë nuk mund t’i jepet një fondacioni të huaj për menaxhim. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë ne do të mund të kemi shumë mirë një fondacion grek që mund të marrë Gjirokastrën, Tepelenën, apo Krujën”, theksoi Tare.

Sipas ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, teksa ishte i ftuar në “Ora News”, – “PPP në trashëgiminë kulturore është shumë e rrezikshme. Nuk mund t’u jepen të huajve. Nuk kemi një model tjetër në Europë. Ose do të pranojmë që Butrinti ka falimentuar, dhe i jepet një pale të huaj”.

“Ose themi që Butrinti është i suksesshëm, dhe nëpërmjet një fondacioni të mblidhen të gjithë ekspertët më të mirë shqiptarë. Por duhet të jetë një bërthamë shqiptare, nuk mund ta dorëzosh trashëgiminë tënde te një i huaj”, – tha Auron Tare.

/NOA.al

Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit kundër dhënies së kësaj trashëgimie arkeologjike me koncesion për menaxhim te privati Read More »