Problematika

BLUSHI – BASHËS: JEP FIRMAT, SHKOJMË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE NJËKOHËSISHT

[sgmb id=”1″]

Pas deklaratës së sotme të kryedemokratit Basha për zgjedhjen e Presidentit nga populli reagoi edhe lideri i LIBRA-s, Ben Blushi.

Blushi e ftoi publikisht opozitën që të japë firmat e duhura që vendi të shkojë njëkohësisht në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.

MESAZHI I BLUSHIT

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne Kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit.

Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim.

Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë

BLUSHI – BASHËS: JEP FIRMAT, SHKOJMË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE NJËKOHËSISHT Read More »

Serbët në panik/ Shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, po përgatiten për luftë

[sgmb id=”1″]

Mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit të luftës me teori konspirative dhe artikuj për kinse organizimin dhe armatosjen e shqiptarëve në Kosovë, por edhe në vendet përreth.

Gazeta serbe “Alo” shkruan se “në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po bëhet mobilizimi dhe stërvitja e fshehtë e ekstremistëve shqiptarë dhe anëtarëve të organizatës AKSH, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve të kësaj gazete anëtarët e organizatës AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) janë të armatosur deri në dhëmbë, kurse stërvitjen e njësiteve të tyre e bëjnë natën në vende të fshehura mirë.

Analisti serb Sasha Borojeviq, konfirmon se në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po bëhet një mobilizim i fshehtë.

“Javën e fundit është duke u kryer stërvitje e natës dhe përgatitja e ‘terroristëve, pjesëtarë të AKSH’. Vlen të theksohet se përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare në Kosovë, nga vitin 1999 e deri më sot asnjëherë nuk e kanë çarmatosur ish-UÇK-në, as nuk kanë vënë në kontroll armatimin. Pjesa më e madhe e këtij armatimi vazhdon të jetë në duart e ish pjesëtarëve të UÇK-së. Krejt kjo tregon se shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe se nuk do të zgjedhin mjete për realizimin e këtij qëllimi…”, ka thënë Borojeviq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, në Kosova ka mbi 800 mijë armë ilegale dhe mbi një milion granata dore.

Analisti serb parashikon një kaos të madh në Maqedoni.

“Edi Rama me këshilltarin e tij për media po përgatit një masakër në Maqedoni, për të cilin do t’i fajësojë partitë pro-serbe, që do të jetë edhe si shkas për domino efekt të konfliktit në tërë Ballkanin”, thotë analisti serb.

Madje analisti serb shkon edhe më larg duke cituar një anëtar të AKSH-së, i cili, sipas tij thotë se “NATO është mike e AKSH” dhe se AKSH gëzon përkrahjen e pjesës më të madhe të banorëve në të gjitha viset e Kosovës.

Serbët në panik/ Shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, po përgatiten për luftë Read More »

ITALI: AKSIDENTI I FRIKSHËM, JA KUSH ËSHTË SHQIPTAR QË VDIQ!

[sgmb id=”1″]Është bërë publik emri i adoleshentit shqiptar që mbeti i vdekur disa ditë më parë në një aksident tragjik në Itali.

Viktima është Anxhelo Driza, 17-vjeç. Ai është një nga të rinjtë i cili ishte në bordin e makinës tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro (Piacenza) natën mes premtes dhe të shtunës (14 Prill), dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një banese.

Driza ndërroi jetë disa orë pas aksidentit në spitalin e Piacenza-s pas lëndimeve të marra, ndërsa tre të rinjtë e tjerë po mjekohen në spital (një në Piacenza dhe dy në Parma). Raportohet se ata janë në gjendje të rënë, por jashtë rrezikut për jetën.

Dje në Rivergaro, është mbajtur ceremonia e varrimit të Anxhelos. Njëqind njerëz kanë dashur ti jepnin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit në funeralin që u krye në varrezat e qytetit italian, sipas riteve islame.

Të gjithë shqiptarë

Të gjithë të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan portali lokal “Piacenza Sera”.

Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç ndërsa tjetri 20-vjeç.

Aksidenti

Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.

Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë.

Vetura u shkatërrua, ndërsa 4 të rinjtë mbetën të bllokua aty.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shqiptarët nga makina.

Hetimi

Nga testet e bëra ndaj drejtuesit të mjetit, del se ai nuk ishte as i dehur dhe as i droguar kur ndodhi aksidenti.

Në këtë pikë, shkaku i tragjedisë duket të gjendet te shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina. Sipas hetimeve të policisë, mjeti lëvizte me 130 km/h, një shpejtësi që e ka penduar drejtuesin që të ruajë kontrollin e veturës në kthesë.

Image

ITALI: AKSIDENTI I FRIKSHËM, JA KUSH ËSHTË SHQIPTAR QË VDIQ! Read More »

GREQI, KAPEN QINDRA KILOGRAMË DROGË

Policia greke ka zhvilluar disa operacione ndaj lëndëve narkotike në zonat veriore greke kufitare me Shqipërinë. Sipas burimeve zyrtare gjatë tre operacioneve në zonë e Janinës dhe Artës janë sekuestruar rreth 200 kilogramë marijuanë dhe arrestuar të paktën gjashtë persona.

Sipas policisë greke krahas shtetasve shqiptarë dhe grekë të përfshirë në trafikun e drogës janë ndaluar edhe shtetas austriakë.

Policia greke thotë se ka shtuar kontrollet në zonat kufitare me Shqipërinë ku kohët e fundit vijon me ritëm të shtuar trafiku i marijuanës. Brezi i kufirit tokësor nw kufirin jugor dhe juglindor shqiptar shërben si rrugëkalim i sasive të mëdha të lëndëve narkotike që u kultivuan vitin e shkuar në Shqipëri. Sipas hetimeve policore rrjetet e trafikut depozitojnë afër zonave ndërkufitare sasi të mëdha të drogës të cilat më pas transportohen përmes korrierëve për në brendësi të territorit grek.

Pak kohë më parë Policia shqiptare zbuloi rreth 12 tonë marijuanë në një zonë rurale në Përmet. Dyshohet se lënda narkotike ishte grumbulluar në një ish-depo të rezervave shtetërore ushqimore, për t`u transportuar drejt Greqisë.

GREQI, KAPEN QINDRA KILOGRAMË DROGË Read More »

E JEP MAKINËN ME QIRA, JA KTHEJNË BASHKË ME DROGË

Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë duke punuar për arrestimin e një 31-vjeçari me inicialet F. K., banues në Krujë.

Ndaj tij ka bërë denoncim 28-vjeçari me inicialet M. D., banues në Prezë, i cili ka kallëzuar se në datën 15 prill 2017, në fshatin Ahmetaq, i ka dhënë kruanit 31 vjeç me qira makinën tip “BMW”.

Por kur ai e ka kthyer mjetin në datën 21 prill 2017, gjatë kontrollit pronari ka gjetur brenda makinës një sasi prej 9 gramësh kanabis sativa. Pas kësaj, i riu ka bërë denoncimin në polici, ndërsa po kërkohet arrestimi i 31-vjeçarit nga Kruja.

E JEP MAKINËN ME QIRA, JA KTHEJNË BASHKË ME DROGË Read More »

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë/ Banorët e turistët kundërshtojnë, shkatërrimi është i tmerrshëm

Ndërtimi i Hidrocentraleve në  Lumin e Valbonës, ka bashkuar banorët edhe zërin e vizitorëve, organizatave mjedisore brenda dhe jashtë vendit, që kanë dalë në mbrojtje të ekosistemit të kësaj Lugine.

Sipas tyre ky vendim do të prishë peisazhin natyror, florën, faunën dhe turizmin. Një nga banoret është Katerina Bon, e njohur si amerikania që jeton në Valbonë, e cila i është përkushtuar ruajtjes së ekosistemit të Luginës.

“Në shtator të 2016 nisi ndërtimi i dy HEC-eve që do të dëmtojë 5 nga 20 kilometrat e lumit kryesor.

Shkatërrimi është i tmerrshëm sepse nuk prek vetëm lumin, por rrit temperaturën, pakëson gjallesat të cilat edhe mund të vdesin” thotë ajo.

Sipas Katerinës qeveria shqiptare e ka në dorë dhe duhet të ndalojë ndërtimin e HEC-eve.

“Rreziku është nëse ndërtimi i HEC-eve vazhdon. E kemi thirrur qeverinë në gjykatë por për ta është e lehtë ta shtyjnë gjyqin.

Ne mund ta ndalojmë ndërtimin në 2 mënyra: duke dorëzuar një garanci financiare por që nuk kemi mundësinë  ose duke bindur qeverinë që të ndalojnë ndërtimin”.

Ndërkohë Katerina ka edhe një mesazh për të gjithë. “Ne duhet të jemi zëri i lumit”.

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve  dhe ka statusin e Parkut Kombëtar në një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë/ Banorët e turistët kundërshtojnë, shkatërrimi është i tmerrshëm Read More »

MASKAT I ZËNË PRITË DHE E GODASIN ME GURË, KORÇARI PËRFUNDON ME PLAGË TË RËNDA NË SPITAL

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mbrëmjen e sotme, pasi disa persona me maska i kanë zënë pritë një qytetari dhe e kanë goditur atë me mjete të forta.

“Shuplaka” mëson se ngjarja ka ndodhur diku te rruga “1 Maji”, ndërkohë që 37-vjeçari  po kthehej për në shtëpi. Ai është sulmuar nga dy persona me maska, të cilët e kanë goditur me gurë dhe pastaj janë larguar.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar, Marsel Miliadhi,  është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo deri më tani ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ai bën me dije për “Shuplaka-n” se nuk i njihte agresorët dhe për më tepër nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes dhe për të zbuluar autorët

MASKAT I ZËNË PRITË DHE E GODASIN ME GURË, KORÇARI PËRFUNDON ME PLAGË TË RËNDA NË SPITAL Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com