Problematika

SEKUESTROHEN 17 THASË ME PESHË TOTALE 90 KG. LËNDË NARKOTIKE !

[sgmb id=”1″]

Gjirokastër.

Goditet një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve”.

Operacion nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me SH.Ç.B.A.

Operacioni mbi bazën e një informacioni nga Linja Jeshile, 08009090, SH.Ç.B.A.

Sekuestrohen 17 thasë me peshë totale 90 kg. lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë luftarakë.

Ndalohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.

Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë.

Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë, u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kg. lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.

U bë ndalimi i shtetasit (personi që mirëmbante shtëpinë):

  1. D., 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

H.X. (pronari i shtëpisë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

SEKUESTROHEN 17 THASË ME PESHË TOTALE 90 KG. LËNDË NARKOTIKE ! Read More »

VRASJA PËR XHELOZI E ISMAIL LULIT, JEPEN DËNIMET PËR IGLI METËN DHE MARIO MEMËN!

[sgmb id=”1″]

Burgim të përjetshëm për Igli Metën dhe 28 vite e 4 muaj burg për bashkëpunëtorin e tij Mario Mema. Këto janë dënimet e dhëna sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Pesaro-s në Itali pas 7 ore seancë, raportojnë mediat lokale. Ndërkohë, prokuroria kishte kerkuar burgim per te dy .

Igli Meta është cilësuar përgjegjës për vrasjen e Ismail Lulit, 17 vjeç, të cilit iu pre fyti për motive xhelozie

VRASJA PËR XHELOZI E ISMAIL LULIT, JEPEN DËNIMET PËR IGLI METËN DHE MARIO MEMËN! Read More »

SKANDALI I RADHËS I ALBPETROL, RREZIKON ARBITRAZHIN !

[sgmb id=”1″]

Shoqëria Albpetrol, me drejtues Endri Pukën kërkon të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën me “Feniks Petrolium”, pa marrë në konsideratë pasojat.

Në një letër të kreut të Drejtësisë, Petrit Vasili thuhet se kjo nuk mund të ndodhë pa marrë mendimin e Avokaturës së Shtetit, pasi rrezikohet një shumë e majme në Arbitrazh.

Përveç kësaj, emisioni “STOP” sjell pamje të ndotjes nga shkeljet e Albpetrol dhe furnizimin e kamionëve direkt nga puset.

Drejtori Ekzekutiv i AKBN, Viktor Tushaj i ka dërguar një letër Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknurit dhe Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasilit, ku thuhet se Albpetrol është duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me “Feniks Petrolium” dhe se po penalizon Arbitrazhin, duke bërë që shumën prej 320 milionë dollarësh që kjo firmë do të fitojë në Arbitrazh të dalin nga xhepat e qytetarëve të thjeshtë

SKANDALI I RADHËS I ALBPETROL, RREZIKON ARBITRAZHIN ! Read More »

SHKATËRROHET BANDA E RREZIKSHME SHQIPTARE NË ITALI !

[sgmb id=”1″]

Karabinierët e Albenga-s në Itali kanë mbyllur, me arrestin e tre personave të shtunën mbrëma, një hetim që zgjaste për disa muaj.

Gjithsej janë kryer 34 arrestime, si pjesë e një organizate kriminale, 18 prej të cilëve në flagrancë.

Në territorin e Albenga-s është krijuar një partneritet me dy degëzime, një shqiptare dhe një marokene.

Organizata shqiptare në veçanti kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kreu i kësaj organizate vinte në dispozicion të bashkëpunëtorëve armë dhe kartëmonedha false.

Ndërsa drejtues të tjerë të bandës së shqiptarëve merreshin me sigurimin e kokainës dhe marihuanës, ndërsa grupi maroken me shpërndarjen.

Efektivët kanë sekuestruar armë, drogë e kartmonedha false

SHKATËRROHET BANDA E RREZIKSHME SHQIPTARE NË ITALI ! Read More »

Si kalohet nafta kontrabande nga Maqedonia ne Shqiperi!

[sgmb id=”1″]

Fiks Fare ka denoncuar sot futjen e naftës kontrabandë nga Maqedonia. Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballuar çmimin e lartë të naftës në vend.

Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 68  lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 110 lekë për litër, nga 178 lekë që e blejnë në Shqipëri.

Forcimi i rregullave për të parandaluar kontrabandën e karburanteve nuk do të thotë se pengon këtë aktivitet nëse nuk forcon kontrollin në pikat doganore, sidomos kur atë mund ta gjesh më lirë në vendet fqinje.

Fiks Fare ndoqi nga afër sesi realizohet ky aktivitet tregtar i paligjshëm, që nga momenti i blerjes në Maqedoni, mënyrat e transportimit dhe deri te kalimi në pikat doganore pa e deklaruar mallin e blerë, pavarësisht ligjeve dhe akteve nënligjore që janë në fuqi. Për të ndaluar një aktivitet të tillë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani pati nxjerrë një urdhër që më 12 maj të vitit 2015, për kufizimin e importit të karburantit.

Në këtë urdhër, i cili është ende në fuqi, deklarohet se “përjashtohet nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare, vetëm për sasinë deri në 200 litra për automjet dhe për çdo udhëtim.

Po ashtu, ky urdhër thotë që është i përjashtuar nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare që kryejnë transport ndërkombëtar nëpër zonën e tyre kufitare me thellësi maksimale prej 15 km vijë ajrore, me kusht që udhëtimet të kryhen nga banues të zonës kufitare, vetëm për sasinë deri në 150 litra për automjet dhe për çdo udhëtim”. Por në të vërtetë sa zbatohet ky urdhër dhe a është gjetur mënyra për t’iu shmangur atij.

Gazetarët e Fiks Fare tregojnë sesi shumë banorë të zonave kufitare gjejnë lloj-lloj mënyrash për të rritur kapacitetin e serbatorëve të makinave të tyre dhe i mbushin me naftë në Maqedoni, ku nafta kushton 110 lekë për litër.

Fillimisht gazetarët e emisionit investigativ shkuan në Strugë, ku u xhirua mbushja e serbatorëve të autoveturave me targa shqiptare, por edhe me bidonë në pikat e tregtimit të karburantit në Maqedoni, të cilat më pas udhëtojnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar me shtetin fqinj.

Madje një drejtues makine me targa shqiptare, kishte arritur të modifikonte depozitën e ujit që përdoret për larjen e xhamave me qëllim që t’i shmangej kontrollit doganor, të cilën e mbushte me naftë në Maqedoni dhe më pas e transportonte drejt Shqipërisë. Këtë depozitë uji, ai e kishte lidhur direkt me pompën e naftës, ndërsa naftën e serbatorit, ai nuk e harxhonte, pasi e mban rezervë për ta shitur. Por jo vetëm kaq, një tjetër bidon me naftë, ai e fut poshtë kofanos së mjetit, duke e importuar në vendin tonë.

Gjithsesi ai nuk është i vetmi, një shofer furgoni tregon se makinën e ka me dy serbatorë. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, ai shpjegon se një serbator e ka origjinal, ndërsa të dytin e ka marrë nga një tjetër makinë, pasi është më i madh për të transportuar sa më shumë naftë. Të gjitha këto mjete kalojnë pa problem në pikën doganore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, edhe pse transportojnë karburant kontrabandë.

Veç makinave të vogla e njëjta situatë ndodh edhe me kamionët. Nga biseda me punonjësit e policisë në doganë rezultoi se serbatori i kamionëve duhet të matet me shkop për të ditur sesa karburant ka brenda ose të verifikohet me peshën e kamionit.

Fiks Fare ndoqi sesi një kamion u mbush me karburant në Strugë dhe më pas u ndoq deri në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë për të kuptuar sesi shmanget kontrolli për sasinë e tepërt të naftës.

Në hyrje të doganës tonë vihet re sesi kamionët ndalojnë në rrugë dhe mbushen me gurë, para se të kalojnë në Shqipëri. Ky veprim bëhet me qëllim që kur të peshohet në doganë, pesha e tij mos të sjellë dyshim për karburant tepër, por ata justifikohen me faktin se peshojnë gurët dhe në këtë mënyrë nuk kontrollohet serbatori. Pas kësaj teknike, kamioni kalon pa problem në tokën shqiptare.

Një fakt të tillë të mbushjes së serbatorëve me karburant më shumë sesa lejohet, e pranon edhe një punonjës karburanti. Në bisedë me gazetarët e Fiksit, ai tregon që kamionët mund të marrin deri në 400 ose 500 litra, por duhet të kesh mik në doganë

Si kalohet nafta kontrabande nga Maqedonia ne Shqiperi! Read More »

Gjenden dy çanta të mbushura plot me drogë në kufirin shqiptaro-grek!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve në kufi të gjelbër me Greqinë nga Kapshtica, konkretisht në vendin e quajtur “Piramida 54”, Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjetën 121 pako të mbështjella me letër natriban, me kanabis sativa.

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.

FOTO/ Gjenden dy çanta të mbushura plot me drogë në kufirin shqiptaro-grek

Gjenden dy çanta të mbushura plot me drogë në kufirin shqiptaro-grek! Read More »

MASAT E REJA/ NËSE E KENI ‘SHKELUR’ ME ALKOOLIN, KY APARAT DO T’U BLLOKOJË MAKINËN!

[sgmb id=”1″]

Më tepër kontrolle në rrugë, ulje e mëtejshme e limitit të lejuar të alkoolit dhe përdorimin e frymë– testuesve, aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit

Janë këto disa prej masave që do të ndërmerren për parandalimin dhe minimizimin e aksidenteve të shkaktuara nga drejtimi në gjendje të dehur i automjeteve.

Strategjia për zvogëlimin e dëmeve të lidhura me alkoolin në 4 vitet e ardhshme parashikon ashpërsim të masave me qëllimin për minimizimin me gati 15 për qind të numrit të aksidenteve, duke vënë në dukje se një pjesë e ndjeshme e tyre janë të lidhura me konsumin e alkoolit nga shoferët, duke përfshirë edhe këmbësorët e dehur.

MASAT

Aktualisht përqindja e lejuar e alkoolit në gjak është 0.02 për qind. Ajo që parashikohet është ulje e mëtejshme e këtij limiti, kryesisht për shoferët e automjeteve të rënda të transportit të pasagjerëve dhe të mallrave, si dhe për shoferët e rinj në moshë ose rishtarë.

Një tjetër risi është fakti që për të rinjtë nën 21 vjeç është menduar që toleranca të jetë zero, çka do të thotë se konsumimi i alkoolit në këto grupmosha do të jetë rreptësisht i ndaluar.

Një ndër praktikat që po shqyrtohet për t’u aplikuar edhe në vendin tonë është ajo për instalimin e frymë-testuesve. Këto të fundit janë aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit.Megjithatë, kjo është një masë që është menduar për ata të cilët në mënyrë të përsëritur janë shkelës të ligjit. “Instalimi obligues i këtyre aparateve në makinat e ish-të dënuarve që kanë drejtuar automjet në gjendje të dehur po rezulton i efektshëm në uljen e incidencave të përsëritura”, nënvizohet në strategji.

Sakaq, parashikohet edhe intensifikim i kontrolleve nga ana e uniformave blu. “Policia mund të ndalojë të gjithë ose një pjesë të caktuar të shoferëve, ndërkohë që testi i frymëmarrjes mund të imponohet nëse policia ka arsye për të dyshuar se shoferi është i pirë”.

KONSUMUESIT

Grupmoshat nga 24 deri në 35 vjeç janë ato të cilat konsumojnë më tepër pijë alkoolike apo me përmbajtje alkooli. Ndonëse nuk ka të dhëna të viteve të fundit, në hartimin e strategjisë grupi i punës u është referuar të dhënave që kanë dalë nga Shërbimi Alkoologjik pranë QSUT-së mbi numrin dhe moshën e përdoruesve.

Kështu, numri total i pacientëve të trajtuar gjatë periudhës 6- vjeçare (2010-2015) nga ky shërbim ka qenë 2534. Nga ky total, 13 pacientë (0.51%), 117 pacientë (4.62%) i përkasin grupmoshës 16-18 vjeç, 882 pacientë (34.81%) i përkasin grupmoshës 19-25 vjeç, 1516 pacientë (59.83%) u përkasin.

MASAT E REJA/ NËSE E KENI ‘SHKELUR’ ME ALKOOLIN, KY APARAT DO T’U BLLOKOJË MAKINËN! Read More »

LABORATOR DROGE NË BANESË, ARRESTOHET SHQIPTARI ME 83 KG MARIJUANË!

[sgmb id=”1″]

Policia italiane ka arrestuar me akuzën e trafikut të drogës, shtetasin shqiptar Arian Bashmeta 42 vjeç, banues në qytetin e Sanremos.

Në banesën e tij është gjetur një lobarator i vërtetë droge  për përgatitjen e konfeksionimin e dozave të saj.

Në kantinën e shtëpisë së shtetasit shqiptar janë sekuestruar rreth 83 kg marijuanë. Për të fshehur aromën e fortë të drogës e për të mos ngjallur dyshime tek fqinjët e tij, trafikanti shqiptar kishte pozicionuar në kantinë mjaft deodarante ambienti.

Arian Bashmeta për shkak të aktivitetit të tij ilegal, më vitin 2015 është dëbuar nga shteti italian.

Në 2016 ka hyrë në mënyrë klandestine në Itali, ku është arrestuar në Breshia për dhunim të dekretit të dëbimit e është riatdhesuar përsëri drejt Shqipërisë.

Pak kohë më parë është rikthyer në qytetin e Sanremos, duke përfituar nga bashkëshortja e tij e cila zotëron leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Arian Bashmeta konsiderohet një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në provincën e Sanremos.

Sasia e drogës e sekuestruar në banesë, do të sillte për shqiptarin një përfitim prej 100 mijë euro.

LABORATOR DROGE NË BANESË, ARRESTOHET SHQIPTARI ME 83 KG MARIJUANË! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com