Problematika

Mësuesja njofton gjimnazistët: Rama në Kavajë, ne do ta presim!

[sgmb id=”1″]

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka njoftuar që në mëngjes takimin e tij në Kavajë me votuesit për herë të parë, duket se shkollat i kanë marrë masat për njoftimin dhe mbledhjen e nxënësve për të qenë pjesë e takimit.

Në një video shpërndarë nga PD-ja, një mësuese e gjimnazit Aleksandër Moisiu në Kavajë, me emrin Elona Bizhdili njofton nxënësit në 5 minutëshin e pushimit mes orëve të mësimit, teksa ata ishin në klasë për aktivitetin me Ramen.

“Presionet i ben ne menyre te perditshme shefja e zyres Arsimore ne Kavaje Sonila Peza, ajo i merr me liste prezence mungesat e mesuesve ne cdo organizim partiak te PS”- denoncon PD-ja.

“Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet nga keshilli i nxenesve, me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet…!- u thote ajo nxenesve.

Mësuesja njofton gjimnazistët: Rama në Kavajë, ne do ta presim! Read More »

Frika e Ervin Dalipaj pas mesazheve kërcënuese: Ku i strehoi vajzën e gruan!

[sgmb id=”1″]

Ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj kishte marrë mesazhe kërcënuese për hakmarrje pas vrasjes së Gazmend Çollakut. Për këtë arsye ai kishte marrë masa.

Dalipaj, kishte filluar t’i ndruhej një hakmarrjeje të mundshme, pas dërgimit të disa mesazheve në familjen e tij, se do hakmerreshin për gjakun e Gazmend Çollakut, shkruan “Shqiptarja.com”. 

Frika nga hakmarrja  atij i është shtuar akoma dhe më tepër, kur në Durrës persona të paidentifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e Denis Shtrazajt, duke lënë një fëmijë të plagosur.

Prej kësaj dite, Dalipaj ka filluar të marrë masa, ku gruan dhe vajzën e tij 7-vjeçare e ka çuar në Elbasan, te prindërit e nuses. Ndërkohë që vetë qëndronte i fshehur në banesa të ndryshme të mara me qira dhe hotele, si në Vlorë, Tiranë dhe zona periferike të Durrësit.

Dalipaj kurrë se ka pranuar vrasjen e Çollakut duke pohuar se në dosje ishin manipuluar provat hetimore.

Por çfarë ka ndodhur? Vrasja e Gazmend Çollakut u krye në vazhdën e një seri krimesh në qytetin e Durrësit, ku disa prej tyre janë ende të pazbardhura.

Frika e Ervin Dalipaj pas mesazheve kërcënuese: Ku i strehoi vajzën e gruan! Read More »

Ndahet nga e dashura, ushtari 28 vjeçar pi fostoksinë, në gjendje të rëndë për jetën

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Korçës, kur një ushtar ka tentuar t’i japë fund jetës në gjende të rëndë psikologjike.

Erald Seiti, 28 vjeçar, ka marrë vendimin e rëndë fill pas ndarjes nga e dashura. Ngjarja është regjistruar në Korçë. 

I riu ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në Tiranë, drejt spitalit Ushtarak.

Ndahet nga e dashura, ushtari 28 vjeçar pi fostoksinë, në gjendje të rëndë për jetën Read More »

Beri propagande per kryeeministrin,shkarkohet mesuesja!Rama:Do dalin nga sistemi…

[sgmb id=”1″]

Pas videos së shpërndarë në media ditë e sotme, ku një mësuese bënte propagandë në shkollë, për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kavajë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Arsimit.

 Ka qenë vetë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka njoftuar shkarkimin nga puna të saj, që sipas saj, ka shkelur urdhërin për të mos bërë propagandë politikë në klasë.

“Keqardhje për mësuesen që ka shkelur urdhërin tim të prerë për të mos bërë propagandë politikë në klasë! Në zbatim të urdhërit, mësuesja do të largohet menjëherë, që sot, nga sistemi arsimor.

Mësuesit dhe nxënësit janë të lirë të aktivizohen politikisht, por jashtë mureve të shkollës.

Kam parë mësues dhe nxënës që marrin pjesë edhe në takimet televizive të Çadrës, po asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë dhe nuk do t’u hyjë për arsye politike.

Por, asnjë nxënës apo mësues/e që nuk dëshiron të marrë pjesë në takime politike, as nuk mund të urdhërohet ta bëjë këtë, as nuk do të cënohet kurrë pse nuk aktivizohet politikisht për këdo qoftë!”, -shprehet Nikolla.

Më herët, kryeministri Edi Rama, duke foluar nga foltorja e Kuvendit, tha se nëse do të ketë raste të tjera, ato do të përjashtohen nga sistemi.

“Sapo më ka informuar ministrja e arsimit se në media është publikuar një video ku mësuesja u thotë në klasë fëmijëve që të shkojnë në takimin që kemi në Kavajë. Ministrja e ka shkarkuar nga sistemi arsimor atë mësuese dhe unë dua ta them sot qartë dhe prerë… çdo mësues dhe mësuese ka lirinë të angazhohet politikisht me çdo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit por edhe të etikës së shkollës që ne duam, nëse e bën në klasë. 

Ne kemi patur plot video për mësuesit apo nxënës në çadër dhe nuk ka asnjë dëshmi të vetme se atyre tu ketë hyrë gjë në këmbë. Për ne është e qartë dhe shumë e thjeshtë. Shkollat janë shkolla dhe në atë hapësirë është shteti garanti i të gjithë fëmijëve nxënësve mësuesve, se ata janë të lirë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda shkollës pa qenë të kërcënuar, e as të sugjeruar që të marrin pjesë në aktivitetet e partive politike. Nëse më tregoni mësuese apo mësues që bëjnë politikë në klasë, ata do të dalin nga sistemi. Nëse më tregoni për mësues që bëjnë politikë jashtë ambienteve të shkollës , për ata kam respekt. Kufiri është shkolla!”, -tha Rama. 

Beri propagande per kryeeministrin,shkarkohet mesuesja!Rama:Do dalin nga sistemi… Read More »

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve.

[sgmb id=”1″]

Eshtë e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetëm nga Facebook Live, por nga media sociale në përgjithësi. Duket sikur Interneti mban një pasqyrë për natyrën njerëzore. Shumë prej atyre që shohim të reflektohen janë banale dhe të parashikueshme, por disa prej gjërave që na thotë për veten tonë janë ashtu si vrasja e Goduin, thellësisht shqetësuese

Çdo kompani normale që do të kishte një produkt tnë gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë

Thënia e vjetër “kujdes se çfarë kërkon” të vjen menjëherë në mendje. Pak kohë më parë, Facebook filloi Facebook Live, një shërbim që u mundëson përdoruesve të transmetojnë video të drejtpërdrejta para botës. Menjëherë pasi u aktivizua shërbimi, themeluesi dhe CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se ai do të mbështeste të gjitha mënyrat “personale dhe emocionale dhe të papërpunuara” me të cilat njerëzit komunikojnë. Përdoruesit u inkurajuan të “shfaqeshin live” në mjedise të rastësishme – duke pritur bagazhin në aeroport, për shembull, ose duke ngrënë në një restorant.

Vini re frazën “të papërpunuara”. Facebook Live ka transmetuar tashmë live momentet kur një burrë me aftësi të kufizuara lidhet, rrihet dhe pritet me thikë. Në mars, dyadoleshentë në Chicago u shfaqën live duke përdhunuar një adoleshente. Dhe afro 40 përdorues të Facebook e panë videon, pa e raportuar tek Facebook apo policia.

Me sa duket ishte vetëm preludi. Të dielën në mëngjes, Robert Goduin, një 74-vjeçar po ecte në rrugë në Cleveland, Ohio, duke parë punën e vet. Atij iu afrua një 37-vjeçar me emrin Steve Stephens, që i kërkoi të thoshte emrin “Joy Lane”. Goduin e tha, dhe pas kësaj Stephens e qëlloi për vdekje. Stephens hodhi më pas tre video në Facebook, mes orës 11.09 dhe 11.22. Në të parën, shpallte qëllimin e tij për të kryer vrasje. Dy minuta më vonë, hodhi në Facebook një filmim të vrasjes. më pas në 11.22 doli “live” në Facebook duke u rrëfyer. Facebook e mori raportin e parë për vrasjen në orën 12.59 dhe e çaktivizoi llogarinë e Stephens 23 minuta më vonë. Joy Lane ishte emri i të dashurës së tij, me të cilën kish patur vështirësi kohët e fundit.

Facebook, natyrisht, është i tmerruar nga e gjithë kjo. “Ky është një krim i tmerrshëm dhe ne nuk lejojmë këtë lloj përmbajtjeje në Facebook,” tha një zëdhënëse në një deklaratë të dërguar në Uashington Post. “Ne punojmë shumë për të mbajtur një mjedis të sigurt në Facebook dhe jemi në kontakt me organet e zbatimit të ligjit në raste emergjencash, kur ka kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë fizike”.

Dakord. Por çfarë është kjo? Kompania ka një blog zyrtar të dedikuar për Facebook Live. “Që nga dalja e Facebook Live,” thotë artikulli në 18 prill – domethënë dy ditë pas vrasjes së Goduin – “kemi parë njerëz dhe botues anembanë botës që shfrytëzojnë mundësinë për të ndarë përvojat e tyre, teksa ato ndodhin, sidomos gjatë momenteve të rëndësishme kulturore. Ne kemi qenë të frymëzuar nga kreativiteti që kemi parë”.

Pra, po shohim shfaqjen e një modeli: një përqindje e vogël e përdoruesve të Facebook (dhe duke qenë se janë 2 miliardë tillë, ky është një numër i konsiderueshëm njerëzish) janë psikopatë, sociopatë ose të çmendur. Disa gëzojnë duke shkaktuar dhimbje ndaj të tjerëve dhe – më keq – transmetojnë veprimet e tyre për sytë e botës. Deri kohët e fundit, kjo dëshira e fundit ka qenë e vështirë për t’u plotësuar. Por tani teknologjia digjitale, në formën e aplikacioneve të tilla si Periscope dhe shërbime të tilla si Facebook Live, u ka ardhur në ndihmë. Mendojeni si kanali “Psikopatët jemi ne”.

Çdo kompani normale që do të kishte një produkt tnë gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë.

Duket se Facebook mund të kërkojë më shumë para, për reklama që vendosen në video, kështu që shërbimi Live sjell më shumë fitime. Duke pasur parasysh këtë, problemet e PR që vjen nga abuzimet me shërbimin nga psikopatët, është thjesht kostoja e të bërit biznes. Përveç kësaj, a nuk do të ishte gabim të lejonim disa të marrë, që të frenonin kreativitetin e njerëzve që dëshirojnë të “ndajnë përvojat e tyre ashtu si ato ndodhin, veçanërisht gjatë momenteve të rëndësishme kulturore”?

“E gjithë jeta njerëzore është aty”, ka qenë dikur një slogan i “News of the World”, tashmë e mbyllur. Nuk ishte asnjëherë e vërtetë për atë organ. Por është e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetëm nga Facebook Live, por nga media sociale në përgjithësi. Duket sikur Interneti mban një pasqyrë për natyrën njerëzore. Shumë prej atyre që shohim të reflektohen janë banale dhe të parashikueshme, por disa prej gjërave që na thotë për veten tonë janë ashtu si vrasja e Goduin, thellësisht shqetësuese.

Ndoshta kjo është arsyeja përse Facebook mendon që ne nuk duhet të vrasim korrierin. Eshtë një variant i argumentit të Shoqatës Kombëtare të Pushkatarëve: armët nuk vrasin njerëz – janë njerëzit që vrasin njerëz. Dhe është një gjepur.

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve. Read More »

FLASIN VAJZAT QË ISHIN ME DAUTAJN DHE DALIPAJN PARA ATENTATIT!

[sgmb id=”1″]

Nga atentati i dyfishtë që ndodhi dje në Sukth ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kanë dalë në pah të tjera detaje.

Gazetari i “Panoramës” Leonidha Musaj, raporton se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentati dhe janë marrë në pyetje nga policia. Ata mësohet se janë nga Tirana dhe kanë pohuar se kishin një miqësi të vjetër më dy të rinjtë.

Sipas vajzave ata janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn, në një kafe afër një pikë karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta.

Vajzat më tej janë shprehu se nuk ishin në dijeni të atentatit dhe se ngjarje e kanë marrë vesh nga mediat sociale, shkruan “Panorama”.

Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk ishin në dije nëse viktimat kishin probleme me ndonjë person. Pas kafes sipas tyre të dy djemtë janë larguar me mjetin e tyre ndërsa vetë vajzat janë larguar me makinën e tyre.

FLASIN VAJZAT QË ISHIN ME DAUTAJN DHE DALIPAJN PARA ATENTATIT! Read More »

FSHATI NË HARRESË, BANORËT: NUK NA VINË NUSET, E DI SA ÇUNA BEQARË KA KËTU!

[sgmb id=”1″]

Të lënë në harresë për thuajse çerek shekulli, banorët e fshatit Skilaj kërkojnë t’u rregullohet rruga qe i lidh me aksin nacional. Uji që shkon në shtëpitë e banorëve është i përzierë me ujëra të zeza. Jo më larg se dy muaj më parë 4 fëmijë të këtij fshati u prekën nga hepatiti.

“Duam rrugë të shtruar dhe të sistemuar. Të rishikohen telat e korrentit se janë të kohës së komunizmit”, shprehet një prej banorëve.
“tek shkolla 8-vjecare kur bie shi bashkohen telat, rrezikohen fëmijët nga korrenti”, tregon një banor tjetër

Në fshatin me 1 mijë banorë nuk kërkojnë vetëm ujë, drita, dhe kanale vaditëse por edhe nuse. Ata thonë se vajzat nuk pranojnë të martohen me djemtë, për shkak të kushteve të këqija në këtë fshat të njësisë administrative Karbunarë në Lushnje,

“Nuk na vinë nuset, e di sa çuna beqarë ka këtu…30”, shprehet një grua.

“Ne paguajmë taksë gjelbërimi, ndriçimi, për plehrat, ndërkohë që këtu s’ka asnjë kusht. Shumica je djemve janë beqarë nën 27 vjeç pa perspektivë, thotë një i ri.

Fshati Skilaj ndodhet 9 km nga qyteti i Lushnjes, por mungesa e rrugëve ka bërë që këtyre banoreve t’u shtohet largësia me qytetin.

FSHATI NË HARRESË, BANORËT: NUK NA VINË NUSET, E DI SA ÇUNA BEQARË KA KËTU! Read More »

LEZHË, SEKUESTROHET 300 KG KANABIS, NJË I ARRESTUAR !

[sgmb id=”1″]

Lezhë
Operacion antidrogë i koduar ” Epilog”
Sekuestrohen 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallen 2 të tjerë në kërkim

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , pas një pune hetimore disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar “Epilog” ku u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në banesë në Ishull – Lezhë.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull – Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull -Lezhë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale

“Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal

LEZHË, SEKUESTROHET 300 KG KANABIS, NJË I ARRESTUAR ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com