Problematika

Lajm i mire per banoret e fshatrave Dukat,Tragjas,Jonufer,Radhime e dukat fshat!

[sgmb id=”1″]

Lajm i mire per banoret e fshatrave Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime e Dukat fshat.
Ashtu sic konfirmoi pak dite me pare, drejtori i Ujesjelles Kanalizime, Dorian Xhelili, sot Keshilli Bashkiak i Vlores, miratoi marreveshjen paraprake te investimit ndermjet Bashkise se Vlores dhe Fondit Shqiptar te Zhvillimit per “Ndertimin e Ujesjellesit te Fshatrave Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime e Dukat fshat”. Keshilli Bashkiak miratoi edhe kontributin qe rrjedh nga kjo marreveshje ne masen 10% sipas pikes 2.1 te kesaj marreveshje ne vleren 357.336.000 leke. Per vitin 2017 vlera e financimit do te jete 6% ose 21.440.160 leke dhe 4% do te planifikohet ne buxhetin e vitit 2018.

Lajm i mire per banoret e fshatrave Dukat,Tragjas,Jonufer,Radhime e dukat fshat! Read More »

Të rinjtë e Kavajës nuk e lënë të flasë, Rama ulet dhe…

[sgmb id=”1″]

Rama nuk ka nguruar pa shkëmbyer batuta me të rinjtë në Kavajë, ku mbajti nje takim me ta. Ata e kanë pritur me shumë zhurmë dhe inovacion saqë e kanë ndalur së foluri.

Rama: Nga je ti nga Luzi ….Po ti nga je ti , nga je, nga je …

Qytetari: Kavaja..

Rama: Kavaja brenda…Po ju them që…ore ti.. dëgjo ti paske rilindur, të paska rilidur berberi je bërë tamam si tifozi i Bajerit. Po flas me ju dhe dua t’iu them që ne … Saliu thotë i sjellin me zor këtu, nuk po me lini me fol.

Rama: Do rri këtu pa fol derisa të pushoni. Unë edhe mund të shtrihem dhe t’ia fus gjumit.

 

Rama akuza PD-së dhe Saliut nga Kavaja: Kazanin e tradhtisë…..

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me të rinjtë e Kavajës, ku nga ata nuk i ka kursyer akuzat kundrejt Partinë Demokratike për bojkotin e zgjedhjeve për kryetar bashkie që do të zhvillohen më 7 maj në këtë qytet.

Në fjalën e tij ai është shprehur se PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha duan të ndalin zhvillimin e Kavajës dhe Shqipërisë.

“Ky është sheshi ku në vitet 90 kavajasit dolën ku të rinjtë dolën për të kërkuar demokracinë. Kavaja që ishte djepi i demokracisë, u kthye nga Saliu dhe PD në kazanin e tradhtisë. Asgjë s’u bë për Kavajën.

E lanë në pikë të hallit, e lanë pa rrugë, pa drita, pa shpresë. Sot duan të rikthehen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë, për t’u gjykuar me votë. Por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës dhe të ardhmen.

Duan të rikthen dhe të ndalojnë orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli. Për të përplasur qytetarët, familjet e zakonshme, duke i përçarë..”, tha Rama.

Të rinjtë e Kavajës nuk e lënë të flasë, Rama ulet dhe… Read More »

Nje lajm shume i mire per banoret e zones ! Bashkia Vlore ka miratuar sot …

[sgmb id=”1″]Nje lajm i shumepritur per banoret e zones konfirmohet sot ! Keshilli bashkiak vlore, sot miratoi 10%  te buxhetitper perfundimin e  ujsjellsit te zones.

Ky ka qene nje bashkefinancim i fondit shqiptar te zhvillimit. Pjesa per fshatin Tragjas  ka te beje me shtrirjen e linjave ne cdo shtepi  si dhe shtrirjen e degezimit per gjofrengun, deri ne xiogove.

Nje lajm shume i mire per banoret e zones ! Bashkia Vlore ka miratuar sot … Read More »

Shkarkohen 29 drejtues policie, emerohen 29 te tjere ! Ja emrat dhe pozicionet!

[sgmb id=”1″]

Policia e Shtetit, sot shkarkoi nga detyra 29 drejtues policie dhe në vend të tyre, emëroi po 29 të tjerë!!

Më poshtë do gjeni emrat  e drejtuesve të ri të policisë të emëruar sot, VENDLINDJEN e tyre dhe vendet e emërimit dhe pozicionet që do mbajnë!

P.S. Sot u emërua me detyrën e zv/drejtorit të policisë në Vlorë edhe protestuesi i plagosur në demonstratën e “21 janarit” para kryeministrisë! Suksese_ne_jete

–Në drejtorin e përgjithshme të Policisë së Shtetit:

Idajet Faskaj, lindur në Lushnje – drejtor I krimit organizuar

Sokol Selfollari, lindur në Korçë – drejtor për trafiqet dhe narkotikët

Aida Hajnaj, lindur në Fier – drejtor e kufirit e emigracionit

Sokol Bizhga, lindur në Gjirokastër – drejtor forcave operacionale

Shkëlqim Saço, lindur në Vlorë – drejtor I studimeve strategjike

Niko Brahimaj, lindur në Vlorë – drejtor për krime të rënda

Fredi Agastra, lindur në Korçë – drejtor në standartet profesionale

–Në drejtorin vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit:

Gjovalin Loka, lindur në Mirëditë — drejtor në Shkodër

Dylaver Shimaj, lindur në Shkodër — drejtor në Berat

Alfred Çepe, lindur në Sarandë — drejtor në Durrës

Arben Dashi, lindur në Koplikë — drejtor në Elbasan

Ardi Veliu, lindur në Sarandë — drejtor në Tiranë

Albert Nushi, lindur në Lushnje — drejtor në Fier

Gentjan Shehaj, lindur në Fier — drejtor në Vlorë

Lorenc Panganika, lindur në Korçë — drejtor në Korçë

Bledar Çeliku, lindur në Durrës — drejtor në Lezhë

Arben Skëndo, lindur në Kuçovë — drejtor në Korçë

Idajet Hoxha, lindur në nga Lushnja — drejtor kufiri në Shkodër

Arben Joca, lindur në Tiranë — drejtor kufiri në Korçë

Luan Hyseni, lindur në Përmet — drejtor kufiri në Vlorë

Manol Dhamaj, lindur në Vlorë — drejtor kufiri Gjirokastër

Bashkim Shehu, lindur në Kukës — drejtor kufiri në Kukës

Ilirjan Balla, lindur në Berat — zv/drejtor në Shkodër

Shkëlqim Pepkolaj, lindur në Kukës — zv/drejtor në Kukës

Koço Dafa, lindur në Tepelenë — zv/drejtor në Gjirokastër

Fatmir Hoxha, lindur në Fier — zv/drejtor në Berat

Adriatik Tafçiu, lindur në Dibër — zv/drejtor në Dibër

Sokrat Godo, lindur në Kuçovë, (I plagosur me 21 janar) — zv/drejtor në Vlorë

Shkëlzen Rexhepi, lindur në Dibër — zv/drejtor në Lezhë”

Shkarkohen 29 drejtues policie, emerohen 29 te tjere ! Ja emrat dhe pozicionet! Read More »

NJË PERSON QË MBANTE THIKË ARRESTOHET AFËR PARLAMENTIT NË LONDËR!

[sgmb id=”1″]

Një person është arrestuar në rrugën e famshme ‘Whitehall’, rrugë kjo që është afër ndërtesës së Parlamentit të Britanisë së Madhe në Londër.

BBC raporton se arrestimi ka ndodhur pas një incidenti që ndodhi në këtë rrugë, ndërkohë që një dëshmitar ka thënë se në vendin e ngjarjes ka parë dy thika, një prej të cilave ishte thikë e madhe e bukës

Përmes një komunikate, Policia londineze ka bërë të ditur se nga incidenti nuk është lënduar askush.

Ndërkaq, raportohet se ndërtesa e Parlamentit dhe disa godina përreth janë izoluar nga Policia.

Fotografitë kanë treguar një prezencë të madhe të forcave të sigurisë në atë vend.

NJË PERSON QË MBANTE THIKË ARRESTOHET AFËR PARLAMENTIT NË LONDËR! Read More »

ARRESTOHET NË GREQI TRAFIKANTI SHQIPTAR!

[sgmb id=”1″]

Sipas mediave greke në apartamentin e çiftit policia ka gjetir një sasi të madhe droge, rreth 3 kilogramë e 151 gramë heroinë si dhe 24 pilula narkotike.

Por ajo që ka habitur oficerët e policisë, ka qenë vendi secret ku shqiptari fshihte drogën… në banjo!

Sipas policies greke 52 vjeçari, emri I të cilit nuk bëhet me dije, kishte krijuar në një pjesë të murit të banjos një hapësirë të fshehtë për të fshehur kilogramët e heroinës. Sipas hetimeve, shqiptari dhe gjorgjiania e përzienin drogën me paracetamol dhe allçi, duke rrezikuar jetën e përdoruesve

ARRESTOHET NË GREQI TRAFIKANTI SHQIPTAR! Read More »

VLORË: ARRESTOHET NË FLAGRANCË PËR “NDËRTIM TË PALIGJSHËM”!

[sgmb id=”1″]

Drejtoria e Policisë së Shtetit Drejtoria Vendore Policisë Vlorë Vlorë, më 27.04.2017

Njoftim për shtyp Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë për “Ndërtim të paligjshëm” shtetasin: – Berti Çakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier.

Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Partizani” Vlorë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt (banesë) pranë zonës së quajtur “Tregu i Orizit”, pa lejet përkatëse ligjore.

VLORË: ARRESTOHET NË FLAGRANCË PËR “NDËRTIM TË PALIGJSHËM”! Read More »

Breshëri arme ndaj banesës së 39-vjeçarit në Durrës!

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnate në fshatin Shkallë, Manëz të Durrësit.

Persona ende të paidentifikuar nga Policia, kanë qëlluar me breshëri arme në drejtim të banesës së një 39-vjeçari me inicialet E.T. 

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

E njoftuar për ngjarjen policia nisi hetimet dhe gjeti rreth banesës 18 gëzhoja.

Policia e Durrësit thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Breshëri arme ndaj banesës së 39-vjeçarit në Durrës! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com