Problematika

FNSH DHE RENA HYJNË HESHTURAZI NË SHIJAK, MARRIN ‘TË FORTËT’ NË PYETJE ME AUTOBLINDA!

[sgmb id=”1″]

RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me autoblinda, janë parë sot në qytetin e Shijakut duke kryer një operacion në heshtje.  Ata kanë shoqëruar ‘paqesisht” për në Policinë e Durrës, të ashtuquajturit ‘të fortë” të këtij qyteti për t’i marrë në pyetje me qëllim zbardhjen e vrasjes së Ervin Dalipajt, ish-Shefit të Krimit Ekonomik dhe të Juxhin Dautit, të ekzekutuar në rrugën Tiranë – Vlorë.

Personat e shoqëruar me precedentë penalë, pjesa më e madhe, nuk kanë bërë rezistencë por kanë dhënë informacion lidhur me njohjen apo marrëdhënien që kanë pasur me viktimat.

Nuk dihet ende nëse ata kanë dhënë ndonjë informacion të vlefshëm për hetimin

FNSH DHE RENA HYJNË HESHTURAZI NË SHIJAK, MARRIN ‘TË FORTËT’ NË PYETJE ME AUTOBLINDA! Read More »

REAGIM QYTETAR; ANIJA NË PORTIN E VLORËS NGARKOHET ME NAFTË BRUTO NGA AUTOBOTET!

[sgmb id=”1″]

Anija ne portin e Vlores qe ngarkohet me nafte bruto nga autobotet shperndan ere shume te keqe, saqe nuk mund te rrish ne lokalet ne afersi te portit.

Ndotja e mjedisit nga era shume e keqe e naftes ka larguar klientet nga lokalet e zones ,madie era kundermuse vjen deri te rrethrrotullimin e Skeles,kjo ndodh si pasoj e mos zbatimit te rregullave te shkarkimit te naftes bruto nga autobotet ne anije.

Nuk dihet perse anija nuk furnizohet me nafte bruto ne molin e triportit, apo te petrolifetes ku dhe duhet ngarkuar dhe shkarkuar anijet me karburante te perpunuar ,dhe jo vetem kjo ,po autoboti ka ndaluar ne zonen e Skeles ,dhe me rrezik per qytetaret para 3 ditesh ,nuk e dime eshte ky autobot apo tjeter qe furnizon anijen.Ne disponojme foto qe na i kane hedhur qytetaret ,se u eshte dukur e cuditshme,edhe pse policia shkoi ne vend .

REAGIM QYTETAR; ANIJA NË PORTIN E VLORËS NGARKOHET ME NAFTË BRUTO NGA AUTOBOTET! Read More »

NJË ZJARR KA RËNË PAK CASTE MË PARË NË ZONËN E KËNETËS NË ORIKUM!

[sgmb id=”1″]

Nje zjarr ka rene pak caste me pare ne zonen e kenetes ne Orikum, por per fat te mire pa rrezikuar banoret.

Sipas informacioneve te fundit, dyshohet qe zjarri te kete rene per shkak te temperaturave te larta.

Per shuarjen e flakeve, nga te cilat jane krijuar shtellunga te medha tymi, ne vendngjarje kane mberritur zjarrfikesit.

zjarri i rënë mesditën e sotme në Orikum të Vlorës ka sjellë panik dhe frikë te banorët e zonës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur për të neutralizuar flakët. Policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e zjarrit.

NJË ZJARR KA RËNË PAK CASTE MË PARË NË ZONËN E KËNETËS NË ORIKUM! Read More »

ARRESTOHET VAJZA NGA ELBASANI, SHANTAZH TË DASHURIT TË MARTUAR ME VIDEO INTIME. JA CILA ËSHTË!

[sgmb id=”1″]

Policia e Tiranës njoftoi se dje arrestoi 28 – vjeçaren Xhensila Bylyku nga Elbasani, sepse Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Xhensila Bylyku është dënuar në mungesë për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim. Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij, shkruan Tch.

“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam rregjistruar bisedat e do t’ja nis bashkëshortes.Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet t’i dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në facebook.I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërisht dhe më tha  që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”,-shprehet kallzuesi në materialet hetimore.

Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba. Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.

ARRESTOHET VAJZA NGA ELBASANI, SHANTAZH TË DASHURIT TË MARTUAR ME VIDEO INTIME. JA CILA ËSHTË! Read More »

ZBULOHET SESI U EKZEKUTUA SHQIPTARI NË MES TË ROMËS, DYSHOHET PËR PAZARE TË DROGËS!

[sgmb id=”1″]

Media italiane ka zbardhur mënyrën sesi 43 vjeçari Gasper Reci është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Italisë.

Dëshmitarët kanë treguar se në momentin e vrasjes kanë parë një makinë “Smart” e cila i është afruar 43 vjeçarit.

Po sipas dëshmive, Reci është thirrur nga personat brenda në makiën dhe në momentin që shqiptari ka kthyer kokën, e kanë qëlluar për vdekje.

Po sipas medias italiane, Gasper Reçi ka qenë një person me precedentë penalë, pasi është dënuar për trafik droge.

Ekzekutimi i tij ndodhi në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergana, pak metra larg banesës së 43 vjeçarit nga Shqipëria.  Gasper Reçi është qëlluar me 4 plumba dhe pavarësisht ardhjes së ambulancës në vendngjarje, ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve.

Në shtëpinë e tij ka qenë e bija e cila me të dëgjuar të shtënat ka lajmëruar policinë.

Deri më tani hetimet e policisë së Romës janë shtrirë në disa pista, por kryesore mbetet ajo e pazareve të drogës

ZBULOHET SESI U EKZEKUTUA SHQIPTARI NË MES TË ROMËS, DYSHOHET PËR PAZARE TË DROGËS! Read More »

“Si ua dhashë anglezëve vajzën dhe s’e pashë më”, flet e përlotur nëna nga Kuçova pas 23-vitesh!

[sgmb id=”1″]

Ajo e dha të bijën për birësim kur e vogla sapo mbushi 1 vjeçe e disa muaj. Fëmija u mor nga një çift anglez në vitin 1993, ndërsa në atë kohë, Besikoja nga Kuçova dhe i shoqi i saj, u kërkoi çiftit anglez që herë pas here tu dërgonin foto e video të vajzës.

Situata ishte normale deri në vitin 1997, kohë kur Besikoja dhe familja e saj humbën kontaktin me çiftin anglez dhe nuk dëgjuan më asnjë gjë për të bijën.

Mes lotësh, duke kujtuar skamjen, vuajtjen dhe dhimbjen e asaj periudhe, çka e detyroi në dhënien e fëmijës tek çifti i huaj, Besikoja tregon momentin kur u nda nga e bija, vetëm një vjeçe e disa muajshe.

E mbaja në krahë dhe momentin e fundit që e lëshova, më kapi në dorë, tha “Mama”. Më kapi fort. Nuk ecte në këmbë se ishte ende e vogël. Kam 6 fëmijë bashkë me atë vajzë. Kam të njëjtën shtëpi që kur ka ikur vajza. Jetoj në të njëjtin vend në varfëri”, – tha Besikoja në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo rrëfeu se për shkak të varfërisë e ka mbajtur vajzën 6 muaj në shtëpi dhe më pas e çoi në çerdhen distrofike.

Ishim 6 fëmijë të tjerë në shtëpi dhe nuk kishim me çfarë të ushqeheshim. Nga 6 muaj deri në 1 vjeç e gjysmë vajza ndenji në distrofi. Anglezi kishte dy çuna të tij dhe donte edhe një vajzë. Punonte me ndihmat humanitare. Ne shkonim javë për javë që e takonim motrën. Na thanë që ishte i interesuar”, – tregon vëllai i vajzës së birësuar nga çifti anglez.

E ëma tregon se sapo mësoi që të bijën ia kërkonin për birësim, refuzoi dhe nuk pranoi në asnjë mënyrë. Madje ajo shton se e mori vajzën në shtëpi dhe në çerdhe çoi një tjetër fëmijë që kishte sjellë në jetë.

Nuk doja ta jepja. Ma ka kërkuar 2-3 muaj rresht në shtëpi. Vinte herë pas here. E mora vajzën në shtëpi kur mora vesh që donin të ma merrnin. Mora të parafundit dhe çova të fundit,” – tregon Besikoja.

Ajo shprehet se fillimisht çifti anglez u premtoi se do merrnin vajzën dhe më pas do të merrnin dhe pjesën tjetër të familjes.

Kur na u mbush mendja ne, erdhi çifti anglez, një përkthyes dhe një gjykatës, por në gjendjen civile ekziston ende e regjistruar në trungun tonë familjar”, – tregon Besikoja.

“Si ua dhashë anglezëve vajzën dhe s’e pashë më”, flet e përlotur nëna nga Kuçova pas 23-vitesh! Read More »

Motori përplaset nga një makinë tip ‘Ford’, humb jetën 27 vjeçari!

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Motori me targa AP 200 me të cilin po udhëtonte u përplas nga një makinë tip ‘Ford’ që drejtohej nga I.Sh. 61 vjec në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Drejtuesi i motorit, Domeniko Muho 27 vjec, banues në Elbasan, u dërgua për ndihmë mjekësore në Tiranë, por ndërroi jetë duke mos u mbijetuar plagëve.

Motori përplaset nga një makinë tip ‘Ford’, humb jetën 27 vjeçari! Read More »

Tifozët ekstremistë nga Serbia drejt Maqedonisë për t’u bashkuar me protestuesit anti-shqiptarë!

[sgmb id=”1″]

Grupe tifozësh nga Serbia kanë shkuar në Maqedoni, për t’u bashkuar me protestuesit anti-shqiptarë atje, dhe të tjerë pritet t’u bashkohen, rapotojnë mediat në Beograd.

Mediat serbe, shkruajn se një grup prej rreth pesëdhjetë tifozëve të njohur si Delije, janë organizuar mbrëmë pas trazirave në Parlamentin maqedon, dhe tani ndodhen atje, në pritje të zhvillimeve të reja, përcjellë gazetametro.net.

Në Shkup, përveç tifozëve të Zvezdës, raportohet të kenë shkuar edhe grupe të vogla të tifozëve të klubeve tjera sportive serbe, duke u bërë bashkë me tifozët e Vardarit, sipas tyre për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm eventual i shqiptarëve.

Mediat serbe thonë se përveç tifozëve serbë, në drejtim të Shkupit janë nisur edhe tifozët rus nga Shën Petersburgu.

Situata në Maqedoni ka eskaluar në dhunë brenda objektit të Kuvendit, pasi kryetar u zgjodh deputeti i BDI’së Talat Xhaferi.

Tifozët ekstremistë nga Serbia drejt Maqedonisë për t’u bashkuar me protestuesit anti-shqiptarë! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com