Problematika

Aksident me vdekje.Nje i ri humb jeten!

[sgmb id=”1″]

Një i ri humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë. Aksidenti ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë Unazës së Elbasanit.

Një 61-vjeçar, Ilir Sh. me banim në Elbasan, u arrestua nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip Ford, është përplasur me  një motor me targa AP 200 të drejtuar nga D.M, 27 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë drejtuesi i motorit gjeti vdekjen.

Shoferi i arrestuar akuzohet për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”

Aksident me vdekje.Nje i ri humb jeten! Read More »

Atentati në Sukth, zbulohet ku strehohej Juxhin Dauti…Mister pse doli pa eskortë!

[sgmb id=”1″]

Pak ditë pas atentatit të ndodhur tek “Mbikalimi i Sukthit”, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi ish-efektivi Ervin Dalipaj dhe 27-vjeçari Juxhin Dauti, policia dhe prokuroria e Durrësit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se nga hetimet e bëra ka rezultuar se kohët e fundit i riu Dauti strehohej në një hotel luksoz, në qytetin bregdetar.

Mësohet se 27-vjeçari, i cili është akuzuar për një vrasje në Vlorë në vitin 2012 dhe që më pas është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dilte gjithnjë i shoqëruar nga dy automjete. Sipas hetuesve të çështjes, për shkak të hasmërive që kishte, Juxhin Dauti prej kohësh shoqërohej me eskortë. Fakti që ditën e atentatit dy viktimat kanë lëvizur të pambrojtur ka intriguar grupin hetimor. Marrja në pyetje e familjarëve të Juxhin Dautit pritet të hedhë dritë mbi personat që e ruanin atë dhe 38-vjeçarin Dalipaj. Gjithashtu, nga marrja në pyetje e të afërmve pritet të merret informacion se përse ditën e ngjarjes ata lëvizën pa eskortë, duke rënë në pritën vdekjeprurëse të atentatorëve. Ndërkaq, mësohet se prokuroi i çështjes së ekzekutimit mafioz, Drini Pali, u ka dërguar një sërë bizneseve në rrugën dytësore Maminas-Shijak-Durrës kërkesën për të dhënë pamjet filmike të kamerave të sigurisë në këtë segment rrugor.

Ndonëse hetimet po vazhdojnë me intensitet, policia dhe prokuroria e Durrësit ende nuk kanë persona të dyshuar në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e së martës. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se marrja e pamjeve filmike mund të hidhte dritë mbi atentatorët dhe itinerarin e tyre.

Aktualisht po bëhet krehja e të gjithë zonës së Shijakut për identifikimin e personave që kanë më shumë dijeni në lidhje me aktivitetin e Ervin Dalipajt dhe të Juxhin Dautit. Sipas hetuesve, pronarët e bizneseve afër vendit ku ndodhi ngjarja hezitojnë të japin pamjet filmike të kamerave të sigurisë, pasi kanë frikë nga organizatorët e atentatit ndaj 38-vjeçarit Dalipaj dhe 27-vjeçarit Dauti.

Hetimet

Sipas burimeve nga grupi hetimor, nisur nga skena dhe dinamika e krimit me dy automjete, dyshohet që pjesëmarrës në atentat të kenë qenë jo më pak se tre persona.

Në automjetin e parë “BMW X5”, kanë qenë dy persona, shoferi dhe pasagjeri, i cili ka qëlluar me kallashnikov nga xhami i parë i mjetit në drejtim të makinës tip “Audi S8”, në të cilën udhëtonin Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.GSH

Edhe në automjetin e dytë dyshohet se kanë qenë dy persona, por hetuesit e kanë të vështirë të përcaktojnë më shumë detaje, për shkak se filmimet e siguruara nuk tregojnë numrin e personave që morën pjesë në vrasjen e dyfishtë dhe as identitetin e tyre.

Hetuesit e çështjes pohuan se telefonat e gjetur në automjetin e viktimave janë duke u ekzaminuar për të parë e kontrolluar thirrjet telefonike të bëra prej tyre, para atentatit. Kompanive celulare u është kërkuar që në mënyrë urgjente të nxjerrin tabulatet telefonike. Fakti që dy viktimat janë larguar vetëm pak minuta pasi janë takuar me dy vajzat nga Tirana dhe nuk kanë qëndruar gjatë me to, pavarësisht se ato ishin të lira, apo që nuk kanë drekuar me to, por janë larguar me shpejtësi, dyshohet se dikush mund t’i ketë marrë në telefon.

Atentati në Sukth, zbulohet ku strehohej Juxhin Dauti…Mister pse doli pa eskortë! Read More »

FRIKË NGA GJAKMARRJA…PËR NJË KASOLLE BAGËTISH!

[sgmb id=”1″]

Pas vrasjes dje të një 60-vjeçari nga fqinji në Fushë-Mamurras, policia për shkak të frikës së ndonjë hakmarrje të mundshme ka vendosur patrulla pranë banesës së viktimës dhe asaj të autorit.

Krimi ndodhi pas debateve për kasollen e bagëtive.

Makina të policisë qëndrojnë në hyrje të të dy shtëpive në Fushë-Mamurras, aty ku të enjten u vra farmacisti veteriner.

Policia mori në siguri familjen Doda dhe Vukaj për shkak se ato tashmë janë futur në gjakmarrje.

Sapo 70 vjeçari Mirash Vukaj qëlloi për vdekje fqinjin e tij Zef Doda mu në portën e shtëpisë, nisën dhe respektimi i kodeve të gjakmarrjes.

Burrat e familjes së vrasësit u mbyllën brenda kurse ata të viktimës presin përfundimin e mortit për një vendim të ri.

Krimi ndodhi për kasollen e bagëtive të viktimës.

Gruaja e autorit kishte nxitur më parë të shoqin kundër fqinjit. Ajo shpesh i ankohej për erën e keqe që shkaktonte kasollja e Dodës.

Dhe para se 70 vjeçari të shkrepte pistoletën ajo pretendoi se ishte kërcënuar nga fqinji. Kaq është dashur që konflikti mes familjeve të përfundonte në vrasje.

Policia ka arrestuar të moshuarin Mirash Vukaj, dhe mori në pyetje të gjithë pjesëtarët e familjeve.

Nuk dihet për sa kohë forcat e policisë do të ruajnë familjet në konflikt, por tashmë mes tyre vështirë se gjakmarrja shuhet

FRIKË NGA GJAKMARRJA…PËR NJË KASOLLE BAGËTISH! Read More »

DEPUTETI SHQIPTAR: KY ISHTE SKENARI I HULIGANËVE MAQEDONË!

[sgmb id=”1″]

Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri ishte i pranishëm mbrëmë në tmerrin që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë. Në një prononcim për “Indeksonline”, përfaqësuesi i partisë së Zoran Zaevit, ka shpjeguar situatën e djeshme ku mbetën të lënduar një numër i madh i deputetëve, pas sulmit të disa huliganëve maqedonas.

Kjo ngjarje, sipas Zekirit, ishte e inskenuar dhe urdhëruar nga krerët e VMRO-së Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Mitko Cavkov. Ai thotë se forcat e rendit lejuan ‘horrat’ e maskuara të VMRO-se pa problem e futën në ndërtesën e parlamentit dhe të sulmojnë deputetët e shumicës parlamentare.

“Qëllimi i tyre ishte të ketë viktima. Fal Zotit deputetët shpëtuan edhe pse një pjesë e madhe me lëndime serioze. Në mesin e turmës të tërbuar kishte pjesëtar të policisë me maska në kokë dhe kriminel të njohur si dhe ish dhe funksionar të njohur të partisë së Gruevskit”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i LSDM-së thotë se kjo që ndodhi është demaskimi i plotë i partisë shoviniste në Maqedoni VMRO DPMNE.“Situata sot është e qetë dhe shpresojmë se organet kompetente do ti ndërmarrin masat e duhura për të arrestuar dhe nxjerrur para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e dhunës së mbrëmshme në Parlament”, është shprehur ai

DEPUTETI SHQIPTAR: KY ISHTE SKENARI I HULIGANËVE MAQEDONË! Read More »

NJË KAMION PA MBULES I MBUSHUR ME ZHAVOR TË TRASHË , NDOT RRUGËN TE GJYQI I VJETËR!

[sgmb id=”1″]

Një  kamion pa mbules i mbushur me zhavor te trashe qe vinte nga Lumi Vlorës ka kaluar ne rrugen te gjyqi vjeter, dhe si pasoj nje pjes e inerteve ka rëne në rrugë.

Menjëhere është vënë  re dhe nga policia, dhe në trasballkanike ka ndaluar kamionin dhe është marrë  masë me gjobë ndaj drejtuesit të mjetit.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bejn kujdes me këto veprime se ,ajo rrugë eshtë një  nga akset me të kalueshme si nga makinat e vogla dhe qytetarët ,pasi aty afer ndodhet dhe tregu i madhe i veshmbathjeve  dhe gjithcka .  rrezikohet  jeta e qytetareve pasi sasia e zhavorit që është hedhur në rrugë  është e madhe  .

Policia rrugore duhet te mari masa per këto raste  serioze që ndotin qytetin.

NJË KAMION PA MBULES I MBUSHUR ME ZHAVOR TË TRASHË , NDOT RRUGËN TE GJYQI I VJETËR! Read More »

IDENTIFIKOHET SHQIPTARI I VRARË NË ITALI NË MESNATË !

[sgmb id=”1″]

Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali në mesnatë. Siç bëjnë të ditur mediat italiane bëhet fjalë për 43-vjeçarin e identifikuar si Gaspër Reçi. Ai ishte duke ecur në këmbë kur nga një makinë, persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me 4 plumba duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Policia italiane thotë se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt familjar, mes viktimës dhe personave që e kanë qëlluar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi”, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar. Shqiptari ishte duke ecur në rrugë dhe për arsye ende të panjohura, u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua. Pasi u godit, burri gjeti vdekjen në vend.

Forcat e policisë dhe ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk qe e mundur të bëhej asgjë për shqiptarin.

Sipas hetimeve të para, dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Nuk ka dëshmitarë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet. Policia ka marrë në pyetje edhe një shokun e tij, i cili ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo ka dëgjuar krismat

IDENTIFIKOHET SHQIPTARI I VRARË NË ITALI NË MESNATË ! Read More »

VLORË ; POLICIA RRUGORE BLINDON SKELËN ,KA GJOBITUR 90 DREJTUES AUTOMJETESH!

[sgmb id=”1″]

Postoblloqe të shumta të policisë rrugore janë ngritur në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit të vlores që nga fillimi i kësaj jave.

Gjithashtu postoblloqe të policisë rrugore janë ngritur edhe brenda në qytet si tek kryqëzimi, tek zona e Skelës .

Në të njëjtën kohë shërbime të përforcuara të policisë rrugore janë ngritur edhe përgjatë autostradës Vlore Fier , si dhe në akse të tjera rrugore që mbulon Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë .

Efektivët e policisë rrugore kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në automjetet që qarkullojnë nëpër akset kryesore rrugore. Objekt i kontrollit kanë qenë kryesisht mangësitë në dokumentacionin e automjeteve, përdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi i kaskës mbrojtëse tek mjetet motorike etj.

Nga kontrollet e ushtruara Policia Rrugore e Qarkut Vlorë gjatë këtyre ditëve të fundit ka gjobitur 90 drejtues automjetesh, ndërkohë që mësohet se 8 makina janë sekuestruar nga efektivët e rrugores. Shkeljet më të shpeshta të Kodit Rrugor, për të cilat janë gjobitur drejtuesit e mjeteve kanë qenë mangësitë në dokumentacionin e mjeteve dhe mos vënia e rripit të sigurimit.

VLORË ; POLICIA RRUGORE BLINDON SKELËN ,KA GJOBITUR 90 DREJTUES AUTOMJETESH! Read More »

KANDIDATURA E ILIR METËS ËSHTË PRITUR JO ME PAK SURPRIZA NGA QARQET POLITIKE NË VEND!

[sgmb id=”1″]

Kandidatura e Ilir Metës është pritur jo me pak surpriza nga qarqet politike në vend. Seanca do të jetë në orën 17:00 dhe deri atëherë nuk pritet të ketë një reagim nga ana e LSI-së dhe kreut të saj Meta.

‘’Shuplaka’’ mëson se Meta që prej orës 10:15 ndodhet në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit dhe prej aty nuk ka shumë lëvizje.

Deri më tani është parë që vetëm ministrja e Integrimit Klajda Gjosha të ketë hyrë dy herë.

LËVIZJET QË ÇUAN METËN DREJT KANDIDIMIT PËR PRESIDENTl:

Zhvillimet politike në vendin tonë morën dje një kthesë mjaft të rëndësishme. Kur u duk se tensioni u përshkallëzua me fjalimin në Kuvend të Gramoz Ruçit me tone të larta ndaj kreut të Kuvendit Meta, pas kësaj gjithçka do të merrte kthesën e madhe.

Në Kuvend në tre raundet e para nuk kishte një emër për të zënë postin dhe nëse digjej dhe raundi i katërt PS-ja kërcënonte se do të zgjidhte një emër edhe pa LSI-në pasi votat sipas Ruçit i kishte. Ai i kërkoi kreut të Kuvendit që në rast se deri sot nuk zgjidhej presidenti i ri vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

‘’Ne i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, mos na detyroni ta zgjedhim presidentin vetëm. Unë shpresoj të mos na detyroni dhe as e marrim përsipër të shkelim këtë forcë poltike.

Prandaj z.kryetar ju takon juve si forcë politike, që jeni vendosur si negociator dhe keni kaq kohë, pse mos ta them troç që keni anuar nga ana tjetër. Prandaj ju kërkoj edhe juve të reflektoni, të mos e mbyllni këtë parlament vetëm për ata të çadrës. Do ju kërkoja të mblidhnit Konferencën e Kryetarëve, ose të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditësh.”, u shpreh ndër të tjera dje Ruçi.

Pas kësaj Meta lajmëroi menjëherë mbledhjen e Kryesisë, nga ku dolën me dy propozimë konrete për postin e Presidentit: Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë një tjetër takim u zhvillua në Vilën 30 mes Ramës dhe Metës ku me shumë gjasa është vendosur që Meta të votohet zyrtarisht sot në Kuvend.

Edhe Partia Socialiste mblodhi Kryesinë e saj ku 18 firmave të LSI-së për Metën President iu bashkuan dhe deputetët e Ramës. Pas mbledhjes Balla deklaroi se PS-ja do të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës për President.

Dje në ‘Top Story’ Rama deklaroi se Meta është Presidenti që i duhet vendit pasi ai mund të ketë marrëdhënie të mirë me të gjithë.

“Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve. Më njeri që është me PD-në po jo në PD se Ilir Meta nuk ka. Ai ka marrëdhënie të mira me të gjithë, flet me të gjithë. Me kalimin e kohës edhe PD-ja do ta kuptojë këtë. Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë”, tha dje Rama.

KANDIDATURA E ILIR METËS ËSHTË PRITUR JO ME PAK SURPRIZA NGA QARQET POLITIKE NË VEND! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com