Problematika

Vrasesi i Pablo Escobarit rrefehet pas 23 vitesh!

[sgmb id=”1″]

Pas 23 viteve në burg, vrasësi professional kolumbian ka vendosur që të “lehtësojë shpirtin e tij” duke pranuar se i ka vrarë 250 njerëz. Tani ai është bloger në youtube dhe ka më shumë se 250.000 ndjekës. Gjithashtu historia e tij e përgjakshme është bërë libër, film etj.

“Unë jam vrasës profesionist, vras njerëz për para. Gjithashtu kam vrarë shumë njerëz për shkak të dashurisë dhe respektit që kam për Pablo Escobar’in” thotë John Jairo Belasquez i njohur si Popey, vrasësi i paguar i trafikantëve më të famshëm të drogës në botë.
Pablo Escobar është përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve. Megjithatë, Escobar ende adhurohet nga populli i Kolumbisë për shkak se ai i ndihmoi shumë familje financiarisht.

Karteli i Pablo Escobarit ka vrarë 540 policë dhe ka plagosur 800 prej tyre. Ky kartel në vitin 1989 ka vënë një bombë në aeroplanin ku kishte pasagjerë të shumtë, me target për të vrarë presidentin e atëhershëm Cesar Gaviria. Por, Gaviria nuk udhëtoi me këtë aeroplan dhe kështu e pësuan vdekjen 107 njerëz të thjeshtë!

Vrasesi i Pablo Escobarit rrefehet pas 23 vitesh! Read More »

Shifra rekord, ja sa shqiptarë morën përgjigje negative për azil!

[sgmb id=”1″]

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete…

Gjykatat në vendet e BE-së kanë rrëzuar në masivitet kërkesat e shqiptarëve për azil në vitin 2016.

Sipas të dhënave të EUROSTAT të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian u kanë dhënë statusin e mbrojtjes 710,400 azilkërkuesve në vitin 2016, më shumë se dyfishi i numrit të 2015, por azilkërkuesve shqiptarë u është refuzuar kërkesa nga Gjykatat teksa mësohet se vetëm 3.1% e rasteve kanë fituar statusin e mbrojtjes në Shkallën e Parë të gjykatave.

Grupi më i madh i përfituesve të statusit të mbrojtjes në BE në vitin 2016 ishin qytetarë të Sirisë me 405,600 persona ose 57% të numrit të përgjithshëm të personave që kanë statusin e mbrojtjes në Shtetet Anëtare të BE-së), pasuar nga qytetarët e Irakut (65 800 ose 9%) dhe ata të Afganistanit (61 800, ose 9%).

Numri i vendimeve që u japin statusin e mbrojtjes sirianëve është më shumë se dyfishuar që nga viti 2015. Shumica e vendimeve i takojnë Gjermanisë.

Në vitin 2016 u dhanë mbi 1,1 milionë vendime në Shkallën e Parë për aplikimet për azil që u bënë në Shtetet Anëtare të BE-së, raporton “Monitor”.

Përqindja e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 61% për Shkallën e Parë në BE. Për vendimet përfundimtare në Apel, shkalla e njohjes ishte 17%.

Numri më i madh i personave me status të mbrojtjes u regjistrua në Gjermani (445 210 ose trefish krahasuar me 2015), pasuar nga Suedia (69 350 ose dyfishi i vitit 2015), Italia (35 450 ose 20% më shumë se me 2015), Franca (35 170, ose + 35%), Austria (31 750, ose 79%) dhe Holanda (21 825, ose + 28%).

Nga të gjithë personat, të cilëve u është dhënë statusi i mbrojtjes në vitin 2016 në BE, 389,670 personave iu është dhënë statusi refugjat, për 263,55 raste është dhënë mbrojtje shtesë dhe për 56,970 persona autorizime për të qëndruar.

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë, azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete.

Kosova ka pasur një përqindje më të lartë pranimi, në 4.9%.

Shifra rekord, ja sa shqiptarë morën përgjigje negative për azil! Read More »

Një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës ka denoncuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” një ngjarje të ndodhur në vitin 2015!

[sgmb id=”1″]

Një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës ka denoncuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. Gruaja pretendon se është dhunuar nga fqinji i saj, dhe nga ana tjetër akuzon policinë se nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhura.

85-vjeçarja Dije Muhaj se bashku me djalin e saj, Fatmirin, akuzojnë fqinjin e tyre Ferdinandin për dhunë fizike. Ato thonë se Policia dhe Prokuroria e Vlorës, kanë manipuluar dëshminë e gruas duke e kthyer në një të akuzuar, çështja e së cilës ka përfunduar në Apel.

I kontaktuar direkt gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur”, punonjësi i policisë së Vlorës Adif Meta, tregon versionin e tij për ngjarjen.

“Unë kam qenë në detyrë atë ditë, dhe kam marrë informacion nga zyra operative për një ngjarje në fshatin Tërbaç. Kam shkuar menjëherë në fshatin e gruas, dhe kur kam pyetur gruan çfarë ke: më ka thënë që shtetasi X ka tentuar të më dhunojë.

I shoqëruar edhe nga kolegia, e kemi shoqëruar gruan në komisariat. Dhe më pas kemi shkuar të shoqërojmë personin që ajo pretendonte se e kishte dhunuar.

Mua më ka thënë: më ka ardhur Fanua në shpi pa rroba, i kam bërtitur dhe ka ikur me vrap. Gruan e kemi shoqëruar bashkë me kolegen në polici. Madje unë gruas i kam dhënë edhe lekë, se nuk kishte për t’u kthyer në shtëpi. Gruaja ka bërë takim me prokurorin në komisariat, edhe me mjekun ligjor.

Kemi shoqëruar atë ditë 7 persona nga fshati Tërbaç, dhe të gjithë kanë dëshmuar se ai që pretendohej për dhunues ka qenë në mal në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja”, thotë punonjësi i policisë Adif Meta.

Një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës ka denoncuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” një ngjarje të ndodhur në vitin 2015! Read More »

Basha, Ramës:Ku po të con mushka?! Ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale!

[sgmb id=”1″]

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, duke folur nga cadra e lirisë, i ka dhënë përgjigje të prerë kryeministit Edi Rama dhe ofertës së tij se opozita ka 48 orë për të vendosur hyrjen e saj në zgjedhje.

“Dje na tha ultimatum se kemi 48 orë për t’u bërë edhe ne pjesë e fasadës, e alibisë, e teatrit të kulullave, 48 orë që opozira të bëhet alibia e teatrit të kukullave që do vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve, që kriminelët të jenë në kuvend, në bashki, që ligji të shkelet më të dyja këmbët dhe opozita të jetë fasada. Përgjigjja ime është kjo: ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale për asgjësimin e republikës së vjetër”- tha Basha, gjatë fjales se mbajtur sot te cadra e protestes.

“Nuk di si i ke bërë ti planet për 18 qershorin, ku po të con mushka, por nuk do të qeverisësh dot asnjë orë të vetme pas 18 qershorit, ndaj ke vetëm një rrugë bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru bashkë me republikën e vjetër, qytetarët nuk do të kthehen pas”- tha Basha.

Basha, Ramës:Ku po të con mushka?! Ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale! Read More »

Një histori e pazakontë ka ndodhur midis një gruaje, nënë e dy fëmijëve nga një qytet bregdetar i Shqipërisë dhe një emigranti shqiptar në Greqi.

[sgmb id=”1″]

Një histori e pazakontë ka ndodhur midis një gruaje, nënë e dy fëmijëve nga një qytet bregdetar i Shqipërisë dhe një emigranti shqiptar në Greqi. Miqësia virtuale e tyre në rrjetin social “Instagram” është pasuar me një histori gjobëvënieje dhe një dënim me burg për djaloshin.

“Kthesa” e fortë ka ndodhur kur gruaja, nënë e dy fëmijëve, ka kërkuar të ndërprisnin komunikimin. Ngjarja ka ndodhur në muajt qershor-korrik 2016 kur emigranti Alfred Sahitaj ka hapur një adresë denigruese me emrin e saj në “Facebook”, ku ka publikuar foto intime dhe ka kërcënuar se do t’ua dërgonte miqve të saj.

Gjatë vazhdës së kërcënimeve, ku i ka kërkuar edhe marrëdhënie seksuale, Sahitaj i ka marrë asaj dhe një shumë prej 300 eurosh. Kallëzimi i të dëmtuarës e çoi emigrantin 27- vjeçar si të pandehur në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe u dënua me 2 vjet burg. Vendimi u kundërshtua në Apel, ku pak ditë më parë një Kolegj Penal, i kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, la në fuqi fajësinë, por vendosi për të një masë dënimi më të butë, 1 vit e 8 muaj burg.

HISTORIA

Referuar vendimit të fajësisë për Sahitajn, një kopje e të cilit zotërohet nga Panorama, rreth muajve qershor – korrik të vitit 2016, kallëzuesja E. ka hapur një adresë në rrjetin social “Instagram”, me emrin e saj. Ndër të tjera ajo ka marrë ftesë për ta pranuar si shok edhe nga i pandehuri Alfred Sahitaj, i cili kishte adresën “fredos kuks…”. Kallëzuesja e ka pranuar ftesën dhe mes tyre ka pasur komunikime. Në ditët e fundit të muajit korrik, rezulton se kallëzuesja ka dashur të ndërpresë kontaktet me të pandehurin, sepse jo vetëm është ndierë e bezdisur nga thirrjet e herëpashershme të tij, por edhe sepse nuk i ka pëlqyer më tej biseda me të. I pandehuri Alfred ka insistuar në vazhdimin e lidhjes elektronike e vijimin e bisedave me të, por kallëzuesja e ka bllokuar komunikimin.

PROFILI “E… KURVA” NE FACEBOOK

Në këtë kohë, në ditët e fundit të korrikut 2016, i pandehuri Alfred, duke përfituar nga marrëdhënia e krijuar me kallëzuesen, ka arritur të hapë një faqe në “Facebook”, në emër të saj, madje me shprehje ofenduese, duke e emërtuar faqen “E… Kurva”, në të cilën ka publikuar foto intime të kallëzueses. Pasi është njohur me këtë fakt, rezulton se kallëzuesja ka rihyrë në kontakte me të pandehurin, duke kërkuar prej tij që të fshijë fotot e të mbyllë adresën e hapur prej tij, por përgjigjja e të pandehurit ka qenë mohuese, madje e ka kërcënuar se fotot e saj do t’i shpërndante tek adresat e të gjithë miqve të saj.

GJOBA 300 EURO

Insistimit të kallëzueses për të mos i hapur probleme edhe për faktin se është e martuar e më fëmijë, i pandehuri Alfred i është përgjigjur me kërkesën e dërgimit të një shume parash në euro, në këmbim të fshirjes së fotove. Pas debatesh mes tyre, rezulton se kallëzuesja, me qëllimin që t’i japë fund kësaj situate, provohet se ka pranuar kërcënimin e të pandehurit Alfred dhe ka dërguar në adresën e dhënë prej tij, në Greqi, nëpërmjet një agjencie transferimi parash, shumën prej 300 eurosh, duke paguar edhe komisionin prej 22 eurosh. Këtë vlerë i pandehuri Alfred pohon se e ka tërhequr. I pandehuri, me qëllimin e përfitimit pasuror, ka insistuar në vijimin e lidhjes mes tyre, madje edhe i ka kërkuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Kundërshtimit të kallëzueses, i pandehuri i është përgjigjur duke e kërcënuar përsëri me publikim të fotove në adresën e mëparshme të hapur prej tij.

MESAZHET NE FACEBOOK

Kjo situatë ka sjellë revoltimin e kallëzueses, e cila jo vetëm që ka refuzuar vijimin e kontaktit, por i ka bërë të qartë që nuk do ta paguante më tej. Në një nga SMS-të që ajo ka shkëmbyer në “Messenger”, të rrjetit “Facebook” me të pandehurin, i ka thënë ndër të tjera: “ore ça ke me mua …më lër rehat në shtëpinë time, pse më bje më qaf, të dhash lekët e mbyllëm atë muhabet, ça do tani s’e kuptoj, u betove për vëllanë… po të them mos e zgjat më këtë muhabet do më detyrosh t’u them burrit dhe vëllezërve, më bëri presion do t’u them…”, ndërsa i pandehuri Alfred Sahitaj i përgjigjet: “ouuuu, ok thuj pra ta shohim kush jam un e kush je ti. Klm”. Pas këtij momenti, e dëmtuara ka njoftuar bashkëshortin për ngjarjen dhe ka bërë kallëzim në Polici./Panorama

Një histori e pazakontë ka ndodhur midis një gruaje, nënë e dy fëmijëve nga një qytet bregdetar i Shqipërisë dhe një emigranti shqiptar në Greqi. Read More »

Policia arreston 12 persona, konfiskon 825 kg marihuanë!

[sgmb id=”1″]

Policia e Kosovës me drejtori rajonale në Ferizaj ka realizuar një operacion policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike ku është konfiskuar një sasi prej 825 kg marihuanë, gjashtë vetura dhe 26 telefona celularë.

Ky operacion është zhvilluar në tre faza të aksioneve policore.

Në operacionin e fundit më 30 prill në fshatin Sojevë, në një shtëpi të pabanuar me 20 tavolina druri e kan kamufluar marihuanën dhe kanë hasur në 500 kg.

Droga ka ardhur nga Shqipëria, e Kosova ka qenë vend transit për të udhëtuar drejt vendeve perëndimore.

Janë arrestuar mbi 12 persona dhe dy të tjerë në kërkim. Prej këtyre një është maqedon ndërsa të tjerët kosovarë, njofton Klan Kosova.

Dy nga të dyshuarit kanë qenë të njohur për policinë për vepra penale me narkotikë.

Ky operacion ka zgjatur tre muaj. Hetimet janë duke vazhduar.

Policia arreston 12 persona, konfiskon 825 kg marihuanë! Read More »

Dogana e Kosovës kap 20 kg drogë në kufi me Shqipërinë!

[sgmb id=”1″]

Njësiti i Doganës në bashkëpunim me policinë, ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kilogramë lëndë narkotike.

Komunikata e dërguar për media nga Dogana e Kosovës, sqaron se në rastin e parë një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë, është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.

“Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg”, thotë në njoftim.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë.

“Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe”, thotë njoftimi i Doganës.

Në të dy rastet personat janë arrestuar nga policia derisa raste janë dorëzuar në stacion.

Njësiti i Doganës në bashkëpunim me policinë, ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kilogramë lëndë narkotike.

Komunikata e dërguar për media nga Dogana e Kosovës, sqaron se në rastin e parë një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë, është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.

“Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg”, thotë në njoftim.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë.

“Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe”, thotë njoftimi i Doganës.

Në të dy rastet personat janë arrestuar nga policia derisa raste janë dorëzuar në stacion.

Dogana e Kosovës kap 20 kg drogë në kufi me Shqipërinë! Read More »

Shkarkohet nje tjeter drejtor kufiri per arsye kalimi te paligjshem te kanabisit!

[sgmb id=”1″]

Pas heqjes së Perlat Çullhajt nga Policia e Durrësit, më në fund është larguar edhe drejtori i Policisë Kufitare në këtë qark, njëkohësisht edhe drejtori i Kufirit në Portin e Durrësit.

Boke Budini është shkarkuar nga detyra pas kalimit të tonelatave të drogës nëpër portin e Durrësit, që është përgjegjësia e tij direkte.

Boke Budini i emëruar në këtë detyrë që në vitin 2013, është shkarkuar 2 ditë mnë parë në datën 29 prill.

Në vend të tij është emëruar Lindita Nushi

Shkarkohet nje tjeter drejtor kufiri per arsye kalimi te paligjshem te kanabisit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com