Problematika

Rrëfimi prekës i nënës së 3 fëmijëve: Bashkëshorti më detyronte të pija ilaçe për të fituar kempin. Më zhvishte dhe më rrihte barbarisht!

[sgmb id=”1″]

Dhuna e ushtruar ndaj një 36-vjeçareje e ka detyruar të ndahet me fëmijët e saj. Dhurata Hajdari, nëna e tre fëmijëve rrëfen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 peripecitë që ka kaluar në 15 vite martesë.

Ajo është dhunuar në mënyrën më barbare nga ish-bashkëshorti. Skandali qëndron në faktin se ky i fundit e ka detyruar të pi ilaçe vetëm e vetëm që familja të fitonte kemp. Në momentin që bashkëshorti ka tentuar ta shtrojë në psikiatri, pasi ishte kusht për të fituar kempin, Dhurata ka ikur nga shtëpia. Ata janë divorcuar dhe gjykata ia ka dhënë fëmijët burrit të saj duke e detyruar nënën për të paguar ushqimet për fëmijët.

Sot ajo apelon për ndihmë, pasi ish-bashkëshorti i ndalon takimet me fëmijët duke shkelur vendimin e Gjykatës. ë rrëfimin e saj.

Dhurata, thua që është e paimagjinueshme ajo që ke kaluar?
E pabesueshme.

Të është kërkuar që të abortosh fëmijën e dytë dhe të tretë sepse burri jot thoshte se nuk ishin të tijtë?
Po. Edhe sot nuk është i bindur. Ai thoshte kjo është e sëmurë. Merrte fletë për kemp kundrejt parave. Por, ai është për kartelë, për t’u shtruar në Elbasan.

Je dhunuar në sy të familjes?
Jam rrahur në sy të fëmijëve të mi dhe prindërve të tij. Më zhvishte dhe më rrihte. Mi griste rrobat. Më ka gjuajtur barbarisht.

Po fëmijët i ka rrahur?
Ushtronte dhunë ndaj fëmijëve por më tepër ndaj meje.

Nuk arrite t’ia provoje Gjykatës dhunën e tij?
Ai përfitoi se unë nuk bëra denoncim. Nuk doja të shkatërroja familjen. Nuk doja që ta përjetonin fëmijët. 15 vjet e dhunuar nga ai dhe nuk e mora njëherë guximin.

Kishe frikë?
Nuk kisha frikë por mendoja për të mos shkatërruar familjen. Por, kur erdhi fundi tragjik dhe ai donte të më shtronte në Elbasan, nuk kisha mundësi tjetër.

Po familja jote ku ishte?
Unë tek prindërit e mi shkoja rrallë sepse nuk më lejonte ai. Telefon nuk mbaja se nuk ma linte ai. Nuk kisha kontakt fare me prindërit e mi. Edhe kur shkoja iu thosha prindërve, ata nuk donin të shkatërroja familjen. Babi më thoshte kuptohuni, gjejeni gjuhën bashkë por me të ishte e pamundur.

Kur e morët vendimin për t’u larguar nga shtëpia?
Herën e fundit që jam larguar, ka qenë 3 shkurt, e martë e vitit 2015. Ishte ora 11:30. Familjarët, vjehrra, vjehrri, bashkëshorti më kanë mbyllur në dhomë me kyç për të më shtruar në Elbasan. Pasi më kyçën, ulërimat e mia ‘hapni derën se dua të dal nuk shtrohem në Elbasan’. Pas 15 minutash më kanë hapur derën dhe kam ikur tek familja ime. I tregova prindërve të mi historinë time dhe ata me lot në sy nuk arrinin ta besonin. Kam ndenjur atë natë tek prindërit dhe ditën tjetër jam kthyer tek shtëpia e ish-burrit me babain. Ata i thanë do ta shtrojmë në Elbasan. Babai iu tha që nuk mund ta shtrosh në Elbasan kur çupa ime është e saktë, ajo punon, mban familjen, të vjen pas nga toka.

Por ata kishin marrë vesh që nëse nuk shtrohesha për dy ditë në Elbasan do më ndërpritej kempi. Ata nuk pranuan dhe unë u largova në shtëpinë e prindërve.

Çfarë bëre pas divorcit?
Pas divorcit mora një shtëpi me qira në Lushnjë për të punuar. Fëmijët ia dhanë Shpëtimit. Gjykata dha një vendim për detyrim ushqimor ndaj meje. Isha e detyruar të gjeja punë. S’kisha mundësi në Lushnjë, shkova në Divjakë ku rri me qira por s’ka punë. Kam qiranë pa paguar ende.

Pse iu dhanë Shpëtimit fëmijët dhe jo ty?
Nuk e di. Sot janë njerëzit që e meritojnë kempin me të vërtetë e nuk iu jepet, nuk e marrin dot, ndërkohë e marr unë që jam e saktë. Nuk jam për ato ilaçe, kur mi jepnin ndihesha shumë keq.

Ke qenë në gjykatë, ekspertiza vërtetoi që ti ishe normale, pa asnjë problem?
Po isha, ashtu më nxori pa asnjë lloj problemi.

Po a luftove ti për fëmijët?
Vendimi që u mor ishte i papritur. Nuk shkova për apel, nuk e ndoqa. Gabim, por ishte dhe mungesë në të ardhura. Që të ndjekësh dhe Apelin duhen akoma më shumë para.

Ishe ti që kërkove zgjidhjen e martesës?
Jo, bashkëshorti.

Ai e ka rifilluar jetën e tij?
Ai është martuar vjet në tetor me një grua nga Belshi me dy fëmijë por brenda 20 ditëve ajo i ka ikur. Pasi iku ajo, në nëntor a dhjetor vjet më mori në telefon dhe më kërkoi të kthehesha tek fëmijët. Shpëtimi më tha bëje për fëmijët. I thashë nëse ti ke ndryshuar unë jam e gatshme ta bëj për fëmijët. Se s’ka nënë në botë që i kthen kurrizin fëmijëve. Ai tha nuk kam ndryshuar por a i pi ti ilaçet dhe a e merr kempin, unë i thashë jo.

Rrëfimi prekës i nënës së 3 fëmijëve: Bashkëshorti më detyronte të pija ilaçe për të fituar kempin. Më zhvishte dhe më rrihte barbarisht! Read More »

“Çmendet” sarandioti, terrorizon gruan mes lokalit për fëmijën

[sgmb id=”1″]

Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për dhunë në familje.

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitër Xhollo, 29 vjeç, banues në fshatin Dërmish, pasi dje dyshohet se ka shkuar në një lokal pranë vendit të quajtur “Ura e Kranesë”, vend në të cilin gjendej bashkëshortja e tij me fëmijën e tyre dhe ka tentuar t’i marrë me forcë djalin, në një kohë kur kjo e fundit është e pajisur ne Urdhër Mbrojtjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar nga neni 321 i Kodit Penal.

“Çmendet” sarandioti, terrorizon gruan mes lokalit për fëmijën Read More »

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta dhe reshjet e shiut të rëna mbi Vlorë kanë përmbytur rrugët e qytetit.

[sgmb id=”1″]

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta dhe reshjet e shiut të rëna mbi Vlorë kanë përmbytur rrugët e qytetit. Kjo përmbytje ka sjellë probleme në shumë rrugë kryesore e dytësore po ashtu edhe në shumë blloqe banimi. Më problematike situata ka qenë pranë rrugës së portit, i pari segment rrugor që përmbytet në ditë me shi, por edhe pranë Lagjeve “28 Nëntori” dhe “Pavarësia” ,rruga kryesore Vlorë -Skelë . Duke mos harruar dhe rrugën dytësore te shkolla Qemal Ataturku ,që sa herë bie shi nuk funksionojnë kanalizimet ,madje në momente të caktuara ka patur edhe bllokim të rrugës për shkak të ujit, ndërkohë që vështirësi ka patur edhe tek qytetarët e shumtë dhe nxënësit e shkollave të cilët janë bllokuar në lëvizje.

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta dhe reshjet e shiut të rëna mbi Vlorë kanë përmbytur rrugët e qytetit. Read More »

Joshte djemtë për seks, më pas i gjobiste, 19-vjeçarja dënohet me 2 vjet burg!

[sgmb id=”1″]

Gjykata ka dënuar me 2 vjet burg një vajzë 19-vjeçare, pasi joshte me marrëdhënie seksuale persona të ndryshëm që njihte në rrjetet sociale, por i gjobiste më pas duke i shantazhuar me kërkesë të dy shokëve me të cilët bashkëpunonte.

Oligerta Bodini dënohet me 2 vite burg
Është kjo e shkuara e Oligerta Bodinit 19-vjeçares nga Rrogozhina të cilën një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 2 vite burg.

Për Marim Lekën dhe Edmond Sinën dy djemtë që qëndronin pas vajzës e cila ishte si grackë për personat që do gjobiteshin krimet kanë dhënë 5.6 vite burg përkatësisht për Lekën 3 vite dhe Sinën 2 vite e 6 muaj.

Këta tre shtetas u prangosën dhjetorin e vitit 2016 pasi prej më shumë se 1 muaji kërcënuan e santazhuan një të ri nga Kavaja duke i marrë një sasi të konsiderueshme pasi në rast se s’paguante rrezikonte jetën pasi kishte ngacmuar Oligerta Bodinin dhe pse 19 vjeçarja e ftonte vetë për marrëdhënie seksuale.

Joshte djemtë për seks, më pas i gjobiste, 19-vjeçarja dënohet me 2 vjet burg! Read More »

U liruan nga amnistia, 3 ish-të dënuarit kapen sërish për vjedhje!

[sgmb id=”1″]

U liruan nga amnistia e fundvitit por nuk zunë “mend”. 5 ish- të burgosur kanë rënë sërish në prangat e policisë pasi akuzohet se janë të dyshuar për dia vjedhje të ndodhura ditën e fundit, ku 3 prej tyre janë ish- të dënuar që kanë përfunduar nga amnistia.

Policia bën me dije se deri tani janë arrestuar 2 prej të dyshuarve, ndërsa 3 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Vjedhja e fundit që ata dyshohet të kenë realizuar ka ndodhur tri ditë më parë, në magazinën e një fabrike që ndodhet në rrugën e “Qelqit”.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se gjatë këtij operacioni u arrestuan dy persona, Danjel Dulellari, 27 vjeç, dhe Elton Halili, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa u shpallën në kërkim edhe shtetasit me iniciale F.H., 18 vjeç e D.T., 30 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje dhe që kishin përfituar nga amnistia e fundit.Gjithashtu, edhe një tjetër person, i cili paraprakisht është identifikuar me inicialet L.S., por ende nuk dihen gjeneralitetet e sakta të tij. /albeu.com

U liruan nga amnistia, 3 ish-të dënuarit kapen sërish për vjedhje! Read More »

Ktheheshin nga Greqia, aksidentohet makina, pesë të plagosur, një rëndë.

[sgmb id=”1″]

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Zvezdë, në Korçë, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur .

Mësohet se automjeti tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, ndërsa ata u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve, shtetasi me inicialet B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ktheheshin nga Greqia, aksidentohet makina, pesë të plagosur, një rëndë. Read More »

Tronditëse, 14 vetë në një familje gramshiote mbijetojnë vetëm me përshesh me ujë.

[sgmb id=”1″]

Përsheshi me ujë është vakt i përditshëm për familjes Kishta në fshatin Marshan të Gramshit. Përveçse varfërisë në banesën e tyre, të vegjlit e kësaj familje vuajnë edhe nga sëmundjet.

Realitet i hidhur për dy familjet Kishta që jetojnë në të njëjtën çati. 14 anëtarë jetojnë në dy dhoma, ndërsa foshnja vetëm pak muajsh ka për dhomë korridorin e banesës.

60 mijë leke të vjetra ndihme ekonomike janë e vetmja e ardhur për 14 frymë, ndërsa vetë familjarët flasin për sfidat për mbijetesë me të cilat përballen çdo ditë.

Fqinjët u përpoqën të ndihmojnë të paktën foshnjën duke i ndërtuar një dhomë, por nuk u lejuan nga policia për këtë ndërtim pa leje. Shpresa për ndihma është gjithçka që i ka mbetur kësaj familjeje.

Tronditëse, 14 vetë në një familje gramshiote mbijetojnë vetëm me përshesh me ujë. Read More »

Zbardhet ngarja e RENDE në Durrës: Shkojnë të plagosur në spital, pasi vranë rojen!

[sgmb id=”1″]

Një sherr banal për motive të dobëta ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur në fshatin Rrushlull të Durrësit.

Dy persona kanë shkuar ne spitalin rajonal të Durrësit të plagosur me thikë, Y.SH rreth 60 vjec dhe E.Xh rreth 50 vjeç. 

Me mbërritjen e policisë, është mësuar se më herët dy personat janë konfliktuar në fshat me një person të tretë me inicialet L.Q, rreth 40 vjeç. 

Policia zbuloi më tej se L.Q kishte ndërruar jetë nga goditjet me thikë gjatë konfliktit me dy burrat e tjerë, tashmë në spital.

Sipas të dhënave të para nga policia e Durrësit, tre personat që janë konfliktuar, viktima dhe dy të plagosurit janë roje të një rezervati në Rrashbull. 

“Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thotë Policia në një njoftim paraprak. 

Zbardhet ngarja e RENDE në Durrës: Shkojnë të plagosur në spital, pasi vranë rojen! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com