Problematika

Kasapët në alarm: Po hani mish me tumor, ja si po vriteni me lekët tuaja

Këto imazhe po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë tronditur konsumatorët e mishit.

Dy punëtorë me eksperiencë kanë pranuar shitjen e mishit që ka qenë i mbushur me tumore.

Në një postim viral në Tëitter ata kanë paralajmëruar publikun britanik, por jo vetëm.

Ata thonë se tumoret janë prerë nga mishi para se ai të rishitej.

Padyshim që njerëzit janë shokuar nga ky konstatim, pasi dy kasapët pretenduan se kjo është praktikë e zakonshme.

Studime të shumta të dekadës së fundit kanë ngritur shumë herë shqetësime alarmante, duke pranuar një korrelacion ndërmjet mishit të përpunuar dhe të kuq dhe sëmundjes vdekjeprurëse.

Sa i rrezikshëm është konsumimi i këtyre produkteve me tumor?

Konsumimi i produktit të sëmurë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Kur blini mish nga supermarketet, është e vështirë të dini nëse është apo jo në gjendje të mirë.

E vetmja mënyrë për të qenë i sigurtë se nuk është prekur nga tumoret është duke ditur se si ka qenë kafsha para se të pritet.

Edhe nëse blini nga një dyqan me reputacion, nuk ka siguri që kanceri nuk është copëtuar nga kasapët.

Kjo ndodh për shkak se aktualisht nuk ka ligje që ndalojnë këtë praktikë.

Madje dyqanet nuk kanë asnjë detyrim t’u tregojnë klientëve të tyre për rritjen e kancerit në kafshët që hanë.

Për të luftuar problemin, është e këshillueshme që të ulni sasinë e mishit që hani çdo ditë.

Kasapët në alarm: Po hani mish me tumor, ja si po vriteni me lekët tuaja Read More »

Mishi që vjen nga jashtë me probleme, gjalpi ka

Pedagogu i njohur Kristaq Bërxholli ka folur ditën e sotme për sigurinë ushqimore në vend dhe ka deklaruar se mishi që vjen nga jashtë është probleme. Sipas Bërxhollës në gjalpin në tregëtohet në vend ka vaj palme.

“Nuk mbushet tregu me mish pule. Tregu e mbushin e mish derri dhe viçi. Prodhimi vendas po merr një goditje tjetër. Vijnë viça nga Bullgaria, Maqedonia. Personalisht na kanë dalë që këto mishra janë me shumë probleme. Shërbimi Veterinar nuk është në punë. Për sigurinë ushqimore nuk është vetëm AKU, AKU është vetëm një pjesë. Qeveria e ka të konceptuar gabim sigurinë ushqimore.

Mishi është me ngjyrues pasi rri një kohë të gjatë në frigorifer. Raporti për mishin vendas i jep një goditje tregut. Ne kemi Institutin për të bërë këto analiza. Institucionet shtetërore janë bërë si pensione se aty janë punësuar njerëz që nuk kanë asnjë eksperiencë dhe s’ka kanë idenë kësaj punë. Raportet kryesisht nuk janë të besueshme pasi drejtohen nga biznesmenë. Drejtorët e institucionet ndërrohen si mbreti gratë.

Vaji i palmës te gjalpi kjo është e vërtetë dhe ka dalë . Ne i konstatojmë si probleme por nuk marrim masa për ta zgjidhur problemin.”, u shpreh Bërxholi 

Mishi që vjen nga jashtë me probleme, gjalpi ka Read More »

Vlorë:Prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE

Sipas burimeve për Vlora News, OSHEE ka kryer ndërprerjen e energjisë elektrike të Ujësjellësit, si dhe të zyrës së Shërbimit ndaj Klientit.

Por çudia më e madhe qëndron se prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE.Kur faturat nuk janë paguar prej vitesh pse nuk është marrë asnjë masë më parë por pikërisht tani?

Pyetje kjo e cila lind tek çdo qytetar i thjesht i Vlorës, të cilëve nuk u merret parasysh as mungesa e të ardhurave, as ndërprerja e pensioneve sociale, por me një afat prej pak muajsh u kryhet ndërprerja e energjisë, ndërkohë që mes institucionesh shtetërore kemi një tolerancë të tepruar.

Qytetarët të cilët drejtohen për të paguar detyrimet tek zyra e shërbimit ndaj klientit kthehen mbrapsht, nga mungesa e energjisë.

Vlorë:Prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE Read More »

Shqiptarët po hanë ushqime me ngjyrues dhe me helme

Shoqata Albanian Food Industry në një studim të fundit nxorri në pah se produktet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona, në një pjesë të mirë të rasteve dështojnë në testet e sigurisë.

Sipas studimit shqetësues të pakta janë ato ushqime të cilat nuk kanë shfaqur probleme dhe përmbushin standardet e kërkuara dhe kjo më shumë lidhet me frutat dhe lëngjet e tyre.

“Nga gjetjet rezulton se kategoria fruta-perime është 100% pa probleme dhe me parametra brenda normave europiane.

Ky është një tregues pozitiv përsa i përket kësaj grup kategorie që tregon se fermerët apo kompanitë që merren me kultivimin e fruta perimeve janë të kujdesshëm në përdorimin e substancave gjatë mbjelljes, rritjes dhe kultivimit të tyre.

Përsa i përket kategorisë së lëngjeve të frutave, 100% e tyre rezultuan me nivelin e metaleve në përbërjen e tyre, brenda normave.

Kjo tregon që prodhuesit janë të ndërgjegjshëm përsa i përket lëndëve të para, kushteve higjeno-sanitare në stabilimente, përbërësve dhe paketimit të kësaj kategorie”, thuhet në studimin tronditës.

Sakaq tregtia e produkteve ushqimore jashtë standardeve higjieno-sanitare vijon të jetë problem.

Shqiptarët po hanë ushqime me ngjyrues dhe me helme Read More »

Përpiquni të maskoni rrathët e zinj

Rrathët e zinj janë problem shumë i shpeshtë të cilin e vuajnë thuajse të gjithë. Por te disa bien më shumë në sy dhe shkaku nuk njihet.

Kur rrathët e zinj shfaqen në moshë të re (15 deri 25 vjeç), fajin e ka trashëgimia. Pas tridhjetepesë viteve, shfaqja e tyre ka të bëjë me ndryshimet e moshës.
10 Asian Actresses Of Irresistible Beauty
10 Asian Actresses Of Irresistible Beauty
Lëkura nxihet për disa arsye. Së pari, në zonën nën sytë ka një grumbull enësh gjaku dhe pigmenti dhe me kalimin e moshës, kur lëkura hollohet, këto bëhen më të dukshme.

Së dyti, me kohë, lëkura dhe dhjami rrëshqasin poshtë, duke formuar një të dalë gjysmërrethore, e cila lëshon hije dhe i bën më të dukshëm rrathët e zinj.

Kozmetologët edhe sot vazhdojnë të punojnë për zbulimin e enigmës së rrathëve të zinj, por ende nuk kanë pasur sukses. Ata janë përpjekur t’ i taposin me laser enët e gjakut, ta fshijnë pigmentin me anën e laserit, që përdoret për fshirjen e tatuazheve, por…pa rezultat.

Problem i ngjashëm janë njollat e pigmentit rreth syve, që formohen zakonisht te njerëzit me lëkurë të errët. Edhe mënyrën për t’i zhdukur ato, mjekët ende nuk e kanë gjetur.

Këshilla:

* Mos blini kremra, që gjoja ju shpëtojnë nga rrathët e zinj; ky është shpenzim krejt i kotë.

* Rrathët e zinj mund të maskohen me ndihmën e produktit maskues, i cili përmban dioksid të titanit ose zinkut (ose të dy bashkë). Këto minerale kanë vetinë për ta kthyer dritën dhe jo vetëm e maskojnë vendin ku vihen, por edhe e ndriçojnë atë.

* Zgjidhni një mjet maskues apo produkt me bazë mineralesh; ata janë më të qëndrueshëm se ata me bazë dylli (këto të fundit bëjnë mirë për puçrrat). Mjetet me bazë dylli ngrohen në lëkurë dhe “rrëshqasin”, prandaj fshihen më lehtë.

* Mos abuzoni me produktet maskuese. Mos e lyeni të gjithë pjesën nën sy. Vendoseni atë te gropëza nën këndin e brendshëm, ku rrathët e zinj bien më shumë në sy, pastaj shtrijeni drejt tëmthave dhe poshtë në formë trekëndëshi.

Përpiquni të maskoni rrathët e zinj Read More »

Trump kundërshton Turqinë, tashmë Izraeli do të ketë…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka thënë të martën udhëheqësve izraelitë dhe arabë se planifikon ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke ndërmarrë një vendim të rrezikshëm simbolik, që do t’i jepte fund një politike dhjetravjeçare amerikane dhe do t’i dëmtonte përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Trump pritet të kumtojë vendimin e tij të mërkurën, dy ditë pas skadimit të një afati të tij për të vendosur nëse do ta mbajë ose jo Ambasadën amerikane në Tel Aviv.

Zyrtarët palestinezë kanë bërë të ditur se Trump i ka thënë presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, she Shtetet e Bashkuara do ta zhvendosin ambasadën në Jerusalem.

Edhe Jordania ka thënë se presidenti amerikan ia ka dhënë lajmin e njëjtë mbretit Abdullah II, raporton The New York Times.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se një zhvendosje e tillë nuk do të ndodhte menjëherë, kryesisht për arsye logjisttike.

Si rezultat i kësaj, Trump pritet të nënshkruajë një urdhër që do të autorizonte administratën ta mbante stafin e ambasadës në Tel Aviv edhe gjashtë muaj të tjerë.

Vendimi i Trumpit për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet – dhe për të zhvendosur ambasadën e vendit në Izrael – është ndërmarrja e tij më e rrezikshme deri më tani në diplomaci në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësit arabë dhe evropianë paralajmërojnë se kjo do të mund të dëmtonte çfarëdo inciative paqësore, e madje edhe të nxiste një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm.

Trump kundërshton Turqinë, tashmë Izraeli do të ketë… Read More »

Vlore:Ndihma ushqimore per te permbyturit

Ndihmat ushqimore për të përmbyturit

Ndihmat e para ushqimore kanë nisur të mbërrijnë në shtabin e improvizuar në konviktin e shkollës Industriale në Vlorë.

Ushqimet e shportës, buka, uji e medikamentet do të nisin shpërndarjen nesër.Ndërkohë ushqime në formen e donacioneve do të mbërrijnë nga Kosova dhe Maqedonia.

Me procesin e paketimit është ngarkuar Zare Balla, dr e konviktit, e cila tha se 150 pakot e para janë gati.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Vlore:Ndihma ushqimore per te permbyturit Read More »

Rama përplaset në Pekin me Malin e Zi për hir të Ulqinit

Korridori i Kaltër është rruga që pritet të ndërtohet vitin e rardhshëm dhe do të lidhë Kroacinë me Greqinë, duke kaluar nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Gjatë samitit që u zhvillua para dy ditësh në Kinë, qeveria e Pekinit ra dakord për të financuar studimin e fizibilitetit nga një kompani kineze, për të siguruar më pas të gjithë tenderin e madh të ndërtimit.

Por pikërisht, pas nënshkrimit të Memorandumit në mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe kompanisë kineze “Pacifik”, kanë nisur përplasjes mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi për caktimin e pikave ku do të kalojë autostrada.

Qeveria e Malit të Zi kërkon që Korridori i Kaltër të kalojë nëpër aksin aktual të autostradës së Podgoricës, gjë që e çon rrugën në Han të Hotit duke kaluar nga Malësia e Madhe.

Por Edi Rama ka kundërshtuar këtë itinerar duke ngulmuar kalimin nga Ulqini. Siç mësohet, Rama u ka thënë se nuk bëhet fjalë aspak për nacionalizëm por kështu justifikohet korridori bregdetar, pasi kalon nga vija bregdetare: Ulqin-Velipojë e më pas në Shëngjin-Patok e kështu me radhë. Ndërsa version nga Podgorica e bën autostradën malore.

Ky detaj është i rëndësishëm pasi do të duhet të vendoset tani nga kopania kineze “Pacifik” e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Kjo betejë që po zhvillohet ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, është shumë e rëndësishme për qytetin e Ulqinit, i cili është lënë në xhep të githë autostradës që lidh bregdetin dalmat me pjesën e Adriatikut të Ulqinit dhe derdhjes së lumit Buna.

Podgorica synon që të mos e transferojë në Ulqin rrugën që pritet të derdhë në qytetin shqiptar një numër të madh turistësh, të cilët tani dynden vetëm në Budva, duke i siguruar qytetit të madh malazez një shifër marramendëse fitimesh nga industria e turizmit.

Deri tani nuk ka pasur as një mobilizim për këtë çështje nga ana e partive politike shqiptare në Mal të Zi, kryesisht ata të Ulqinit, pasi ata janë të zëna në përplasjen mes vetes dhe sherrin për ashensorin në kala.

Rama përplaset në Pekin me Malin e Zi për hir të Ulqinit Read More »